Rexhepi nuk e mban premtimin
Rexhepi nuk e mban premtimin
Rexhepi nuk e mban premtimin
Besnik Boletini
“Faktori ndërkombëtar në parim po e përkrah rindërtimin, edhe pse nganjëherë UNMIK-u dëshiron që të faktorizohet më tepër se sa realisht ka kompetenca”, thotë Rexhepi.
“Ky është proces që do të vazhdoj, sa të kemi buxhet ne, do të vazhdojmë rindërtimin e shtëpive atje. Rindërtimi i këtyre shtëpive nuk është proces që do të bëhet vetëm këtë vit, por do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm”, theksoi Rexhepi.
Prishtinë, gusht - Vështirësitë për kthimin e shqiptarëve në veri nuk kanë të ndalur, ndërkohë që as qeveria e Kosovës dhe as ajo lokale e Mitrovicës nuk e kanë ndërmend të bëjnë më shumë. Javën e kaluar EULEX-i dhe UNMIK-u ua ndërprenë punimet shqiptarëve në emër të sigurisë pasi serbët dolën t’ua ndalonin shqiptarëve punën, ndërkohë që vetë po vazhdonin me punime në ndërtimin e banesave kolektive, pikërisht në tokat e shqiptarëve të shpërngulur.
Nga veriu besohet se janë të shpërngulur më shumë se 20 mijë shqiptarë, shtëpitë e të cilëve u dogjën shkatërruan nga forcat serbe gjatë luftës, ose mbahen të uzurpuara nga pas lufta prej serbëve.
Prej kur ka filluar rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë, problemet rreth rindërtimit të këtyre shtëpive nuk kanë pasur të ndalur, në njërën anë serbet lokal vazhdojnë të kundërshtojnë këto rindërtime, duke shkrepur edhe armë, por edhe duke sulmuar me gurë ekipin e punëtorëve, që merret me rindërtimin e shtëpive. Por, situata po mbahet nën kontroll falë vetëpërmbajtjes së popullatës, bashkëpunimit të mirë me strukturat komunale, si dhe angazhimit të strukturave të sigurisë.
Për shkak të këtyre problemeve shpesh gjendja e sigurisë në “Kroin e Vitakut” është acaruar, dhe si pasojë disa herë është ndërprerë procesi i rindërtimit të shtëpive atje. Përveç problemeve me serbët, punimet së fundi janë ndërprerë për shkak të një fatkeqësie të rëndë që ka ndodhur në fshatin Suhadoll, kur një kamion i kompanisë që merret me rindërtimin e shtëpive, ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në një shtëpi dhe si pasojë kanë humbur jetën tre fëmijë.
Punimet të cilat pritej të fillonin të hënën e shkuar u shtynë nga ky pretekst për një javë, siç tha kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ‘shtyhen për një javë, derisa të përfundojnë të pamet’. Por, si duket ky rast vetëm ka qenë një shkas për të zvarritur sa më shumë rindërtimet atje dhe kthimin. Dhe si duket doktori kësaj here nuk do të dal në fjalë. Rexhepi thotë se punimet për rindërtimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut”, pritet që të vazhdojnë javën e ardhshme. “Tash edhe drejtori i kompanisë kontraktuese është në paraburgim për shkak të aksidentit që ka ndodhur në fshatin Suhadoll, do të bisedohet me grupet punuese të hënën dhe pritet që gjatë javës së ardhshme të rifillojnë punimet për rindërtimin e shtëpive”, thotë Rexhepi pa saktësuar ndonjë ditë apo datë dhe pa zënë në gojë të pamet për fatkeqësinë, të cilat zakonisht zgjasin një javë.
“Serbët këtu reagojnë kohë pas kohe, edhe pse nuk kanë arsye që të reagojnë, mirëpo është me rëndësi, që me faktorin ndërkombëtar duhet t’i kemi gjërat e qarta dhe faktori ndërkombëtar në parim po e përkrah edhe pse nganjëherë UNMIK-u dëshiron që të faktorizohet më tepër se sa realisht ka kompetenca”, u shpreh Rexhepi. Rindërtimi i shtëpive është një proces që llogaritet të zgjatë edhe vitin e ardhshëm, por kjo varet nga disa faktor si gjendja e sigurisë, mjetet financiare dhe kushtet klimatike.
Qeveria e Kosovës ka premtuar që do të kthejë një mijë familje shqiptare të zhvendosura nga veriu. Por, me ritmin aktual duket se nuk do t’ia arrijë t’i kthejë deri në fund të mandatit as një të dhjetën e atyre familjeve.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mimoza Rexhvelaj: Premtimin....
» Kurti: Përgjegjësinë për bisedimet e mban Thaçi
» Thaçi: Premtimin e realizova para kohe
» Polonia mban zi për presidentin
» Qeveria e re mban mbledhjen e parë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi