Polonia mban zi për presidentin
Faqja 1 e 1
Polonia mban zi për presidentin
Polonia mban zi për presidentin
Presidenti polak, Les Kazçinski, bashkëshortja e tij Maria, dhe një numër zyrtarësh të lartë të Polonisë humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit, derisa i afroheshin aeroportit të Smolenskut, qytet në perëndim të Rusisë. Udhëheqësit botërorë i kanë shprehur ngushëllimet e tyre popullit polak. Kutitë e zeza janë gjetur, rusët akuzojnë pilotin se injoroi këshillat.
Presidenti polak Lech Kaczynski ka humbur jetën gjatë një aksidenti ajror në aeroportin e Smolenskut, në Rusi.
Lider antikomunist
Lech Kaczynski është në postin e presidentit që prej vitit 2005.
Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit.
Sëbashku me vëllain e tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj.
Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohet edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolikë si shumë njerëz në Poloni.
Përpara se të hynte në politikë, të dy vëllezerit njiheshin si artistë kinemaje kur ishin ishin fëmijë.
Më vonë ata u bën aktivë në lëvizjen që kontribuoi në rënien e komunizmit në Poloni në vitet 1980.
Polonia vajton: qirinj dhe lule jashtë pallatit presidencial në Varshavë
(E plotësuar) - Aeroplani, që kishte në bord 96 persona, u përplas derisa përpiqej të ulej në një mot gjithë mjegull. Të gjithë personat që gjendeshin në aeroplanin e tipit Tu-154 vdiqën.
Në mesin e viktimave janë dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Polonisë, Sllavomir Skrzipek, shefi i shtabit të ushtrisë, gjeneral Francizek Gagor, dhe zëvendësministri i Jashtëm, Andrzej Kremer. Delegacioni polak do të merrte pjesë në ceremonitë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Katinit.
Paraardhësi i Kazçinskit, Aleksandër Kvashnievski jo pa hidhërim nënvizoi “simbolizmin e tmerrshëm” të dy tragjedive të ndodhura në një distancë kohore prej shtatë dekadash. “Ky incident tragjik sikur e mallkoi Katinin”, tha Kvashnievski.
Presidenti rus, Dimitri Medvedev, përmes një fjalimi tepër emocional, i shprehu ngushëllimet popullit polak.
“Gjatë ditëve të fundit, së bashku kemi zhvilluar disa ceremoni përkujtimore për Katinin. Së bashku mbajtëm zi për viktimat e kohërave totalitare. Les Kazçinski po udhëtonte drejt Rusisë që personalisht t’u bënte homazhe oficerëve polakë të vrarë. Nderimi i tij për ta ishte si president dhe si qytetar polak. Rusët ndajnë me ju dhimbjen dhe zinë”, tha Medvedev.
Ky i fundit caktoi kryeministrin Vladimir Putin të drejtojë hetimet e tragjedisë. Putin gjendet në vendin e aksidentit.
Kryeministri polak, Donald Tusk, mbajti një takim të jashtëzakonshëm të kabinetit qeveritar dhe në përputhje me Kushtetutën, detyrat e presidentit përkohësisht i kaluan Bronisllav Komorovskit, që është kreu i Dhomës së Ulët të Parlamentit.
Tusk e cilësoi aksidentin si, “ngjarjen më tragjike në historinë e pasluftës së Polonisë”.
“Kjo tragjedi më ka prekur si njeri, por si kryetar i Qeverisë duhet të marr të gjitha masat e nevojshme lidhur me hetimet dhe kujdesin për familjet e viktimave. E di se askush nuk mund ta ndalojë dhembjen. Personalisht jam i kapluar nga dhembja, por kjo nuk na shmang nga detyrimet. Shteti polak po funksion dhe duhet të funksionojë”, tha Tusk.
Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Majkëll Hirshman, ndodhet në Varshavë dhe solli atmosferën në kryeqytetin polak.
“Nuk isha larg nga pallati presidencial kur u dha lajmi në mëngjes. Njerëzit vinin dhe vendosnin lule e ndiznin qirinj. Automjetet e mediave filluan të mbërrinin përpara pallatit presidencial dhe ishte e qartë për të gjithë se kjo nuk do të ishte një ditë si gjithë të tjerat”, tha gazetari i Radios Evropës së Lirë, Hirshman.
Shiritat e zinj nisën të shfaqen në dritaret e kryeqytetit polak.
“Erdha për të ndezur një qiri, pasi ka vdekur presidenti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë. Jam thellësisht i tronditur”, tha për Radion Evropa e Lirë, një banor i kryeqytetit polak.
Udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës shprehën ngushëllimet pas vdekjes tragjike të presidentit polak dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të këtij vendi.
Presidenti amerikan, Barak Obama, i shprehu kryeministrit polak, Tusk, ngushëllimet më të thella për të dhe popullin polak.
Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se “ishte i tronditur” nga vdekja e “njërës prej figurave që ka përcaktuar historinë moderne të politikës në Poloni”.
“Ne i dimë vështirësitë nëpër të cilat kaloi Polonia dhe sakrificat e kontributin që edhe ai dha për pavarësinë dhe lirinë e Polonisë”, tha Braun.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se “lutjet shkojnë për popullin e Polonisë që është në zi”. Në Afganistan veprojnë 2200 trupa polake.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, në emër të Bashkimit Evropian, deklaroi se BE-ja i ofron mbështetje Polonisë që “po përballet me një tragjedi të këtij lloji”.
Presidenti dhe kryeministri i Kosovës gjithashtu ngushëlluan popullin dhe institucionet polake. Edhe Tirana zyrtare u është bashkuar vendeve të tjera në ngushëllimet për popullin polak.
Kazçinski po udhëtonte drejt Rusisë për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të Masakrës së Katinit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mijëra oficerë dhe intelektualë polakë u ekzekutuan në pyllin e Katinit nga policia sekrete sovjetike dhe forcat e Ushtrisë së Kuqe.
Kazçinski, 60 vjeç, u zgjodh president në vitin 2005, pasi mundi në zgjedhjet presidenciale kryeministrin aktual, Donald Tusk.
Kazçinski dhe vëllai i tij binjak, Jarosllavi, ishin ndër figurat kryesore të politikës polake. Kazçinski ishte aleat i kreut të lëvizjes së Solidaritetit, Les Valesa, e më pas ishte themeluesi i Partisë për Ligj e Drejtësi. Ai ishte larguar nga partia në vitin 2005, kur u zgjodh president. Kazçinski kishte deklaruar se do të garonte për një mandat të dytë presidencial në zgjedhjet e parapara për në vjeshtë.
Aeroplani Tu-154 i prodhimit rus, që përdorej për delegacionet zyrtare polake ishte 20 vjet i vjetër.
Sipas Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit ka pasur 66 aksidente të aeroplanëve Tu-154, gjashtë prej të cilave kanë ndodhur në pesë vjetët e fundit. Kompania ajrore ruse “Aeroflot”, së fundi largoi nga përdorimi gjithë aeroplanët e këtij lloji.
Po hetohet dhe mundësia e gabimit të pilotit. Gjenerallejtënant Aleksandër Aljoshin, zëvendëskomandant i forcës ajrore ruse, tha se kontrollorët e trafikut e kishin këshilluar pilotin të ulej në një aeroport tjetër, për shkak të shikueshmërisë së dobët nga mjegulla. Aljoshin tha se ekuipazhi i injoroi këshillat.
Zyrtarët polakë thanë se prej kohësh kanë dashur zëvendësimin e aeroplanit që bën transportin e personaliteteve të larta të vendit, por ndërrimi është shtyrë për mungesë fondesh.
* * * * * *
Katastrofë shtetërore
Korrepondenti i BBC-së në Varshavë, Adam Easton thotë se aksidenti ishte një katastrofë për popullin polak.
Kryeministri i vendit, Donald Tusk njoftohet se ka qarë kur mori vesh lajmin.
Avioni i zotit Kaczynski ishte duke u perpjekur të ulej në aeroportin Smolensk, në kohë me mjegull kur u përplas në një pyll dhe mori flakë.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme polake, konfirmoi se nuk kishte të mbijetuar në mesin 88 personave në bord.
Me presidentin udhëtonte edhe bashkëshortja e tij 60 vjeçare Maria dhe disa zyrtarë të lartë të shtetit.
Ata shkonin në Smolensk për të marrë pjesë në 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku më shumë 20 mijë oficerë polakë u vranë nga policia sekrete sovjetike gjatë luftës së Dytë Botërore.
Avioni Tupolev i presidentit ishte prodhim i vitit 1960 dhe disa zyrtarë në të kaluarën kishin kërkuar që të zëvendësohej me një avion modern.

Reagime
Presidenti Dmitri Medvedev i Rusisë i ofroi ngushëllimet e ti Polonisë për tragjedinë.
Kryeministri Vladimir Putin, do të kryesojë hetimin që do të kryhet për shkaqet e aksidentit.
SHBA, ofroi ngushëllimet për atë që e cilësoi si një tragjedi të tmerrshme për Poloninë.
Bashkimi Evropian shprehu solidaritet me Poloninë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ishte thellësisht e shokuar nga ngjarja.
Kryeministri, Gordon Brown, shprehu trishtimin e tij dhe e përshkroi presidentin Kaczynski si një prej aktorëve të shquar në historinë moderne politike.
Edhe Tirana zyrtare iu bashkua mesazheve ngushëlluese të liderëve botërorë.
Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe vlerësimin për presidentin e ndjerë të Polonisë. (rel/bbc/bs)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Polonia tredhë pedofilët
» POLONIA NDERON VIKTIMAT E AKSIDENTIT, PREMTON PËR TË MOS HARRUAR
» Telegrame ngushëllimi nga Polonia, familjes Podrimja dhe popullit Shqiptar
» Rexhepi nuk e mban premtimin
» Qeveria e re mban mbledhjen e parë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi