Çerkin Bytyçi:Rajoni i Vërrinit - atraktiv edhe për vizitorët e jashtëm
Faqja 1 e 1

Rajoni i Vërrinit - atraktiv edhe për vizitorët e jashtëm
Çerkin Bytyçi
Vendlindja në sytë e një kurbetçari
Burimi i lumit Gurra në Poslisht që paraqet atraktivitet të veçantë dhe vizitohet nga shumë të interesuar.
Interesimi për të kaluar pushimet në vendbanimet fshatare në Kosovë, në një të ardhme të afërt, gjithësesi se do të aktualizohet, sikundër në shumë vende perëndimore, ku fshati, konsiderohet si vendpushim tejet i rëndësishëm, që ndodhet larg vendpushimeve të zhurmta. Për adhuruesit e turizmit fshatar mund të ofrohen shumë befasi sidomos në rajonin e Vërrinit të Prizrenit.
Është pak e njohur se dikur, fshatrave të Vërrinit, ua mësynin numër i madh i vizitorëve jo vetëm nga Prizreni, të cilët , gjatë verës me vapë, freski gjenin në këto anë, me burime të pasura të ujit, me drunjë të lartë e plotë hije, me florë e faun të begatë, me ushqim ekologjik etj. Kështu, në veçanti, fshati Poslisht, me freskinë që i krijonte burimi i ujit të Gurrës së ftohtë, gjelbrimi dhe flladi nga drunjët e lartë, ishte vend tejet tërheqës, krahas Kërk-bunarit, Vlashnjes e grykës së Lumbardhit mbi qytet, për piknik të qytetarëve nga Prizreni, të cilët këtu arrinin që herët në mëngjes (fillimisht në këmbë e më vonë me pajtona, qerre, biçikleta, vetura etj.) dhe qëndronin deri vonë në mbrëmje. Dalja në “teferiç” e tyre në Poslisht, ishte e organizuar. Përveç shijimit të freskisë në ditët me vapë, përgatitej ushqim dhe organizoheshin lojëra të ndryshme.
MT/ Formimi i një asociacioni për zhvillimin e një turizmi në fshatrat e Vërrinit, do të ishte i rëndësisë së madhe
Poslishti, pra, vite me rradhë ishte qendër e afërt për rekreacion sidomos për qytetarët e Prizrenit por freskinë dhe kënaqësinë që ofronte natyra në te, e shfrytëzonin edhe shumë qytetarë të komunave fqinje madje edhe vizitorë (turist) të huaj të cilët gjatë qëndrimit në Prizren, vizitonin edhe këtë vendbanim të rëndësishëm me perspektivë turistike.
Përveç bukurive natyrore, këtu ndodhen edhe disa objekte të rëndësishme që paraqesin atrakcion për vizitorët si mulliri i vjetër që është në funksion madje, sipas dokumenteve të shkruara historike që para vitit 1348, pastaj Tyrbja e Babës Zenun, xhamia, rezervuari i pasur i peshqëve dhe objekte të vjetra e të reja banimi. Dikur, në këtë fshat turistik ishte tejet i zhvilluar sporti i peshkimit, mbase për këtë, kushte tejet të favorshme ofronte uji i burimit përkatësisht lumi Gurra që buron në këtë fshat. Të moshuarit e mbajnë në kujtesë se përgjatë lumit, vëreheshin peshkatarët e pasionuar të cilët arrinin nga Prizreni dhe qytetet tjera për të gjuajtur në ujin e ftohtë të Gurrës.
Ndaj, ky vendbanim dhe vendbanimet tjera të Vërrinit, padyshim se duhet të zënë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Kosovës. Për këtë flasin shumë karakteristika që duhet të shfrytëzohen në të ardhmen e afërt. Parasëgjithash, ekzistimi i shumë obejkteve nga trashëgimia kulturore, që në të kaluarën por edhe aktualisht vizitohen me interesim nga numër i madh i qytetarëve. Sidomos Tyrbja e Babës Ymer në fshatin Lez, Tyrbja e Babës Zenel në Lybeçevë, xhamia e vjetër në Leskovec, Guri i Kallugjerit në malin Gjerman, mbi fshatin Hoçë e Qytetit, pastaj shtëpitë karakteristike të ndërtuara nga guri në fshatin Kushtrim (Billushë) etj.
Guri Kallugjerit, përndryshe, i përket një vendbanimi të fortifikuar që është karakteristikë e vendbanimeve të tilla që lindën kur shoqëria Ilire arriti një nivel më të zhvilluar të saj. Prandaj, mbetet punë për hulumtime arkeologjike sepse këtu mund të ketë ekzistuar nga lashtësia një vendbanim shpellorë.
Shumë gra nga qyteti, të moshuara dhe me veshjen karakteristike me pshtjellak e shami mbi kokë, deri vonë vinin këmbë nëpër Hoçë të Qytetit dhe shkonin për të vizituar Gurin e Kallugjerit. Mbahej mend të ishte thënë për to: - “Erdhën llatinkat”, “Shkuen llatinkat”, “Jepju ujë llatinkave” etj. Kjo është një dëshmi e mirë se Guri i Kallugjerit është trashëguar nga latinët përkatësisht ky monument ishte pronë e shqiptarëve të konfesionit katolikë, të cilët, mund të supozohet se janë përndjekur pasi që në epokën e Stefan Dushanit, në Kosovë, ka pasë përndjekje të mëdha të shqipëtarëve katolikë që nuk pranonin konvertimin në ortodoksë. Kjo përndjekje ishte legalizuar në Kodin e Car Dushanit. Ndaj, ndoshta një fat i tillë i ndoqi edhe latinët e trevës së Vërrinit. Afirmimi i vlerave të trashigimisë kulturore të Gurit të Kallugjerit dhe objekteve tjera nga e kaluara e largët dhe e afërt në Vërri, do të riafirmonte interesimin për të tërhequr vizitorët.
Prandaj, formimi i një asociacioni për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në fshatrat e Vërrinit, do të ishte i rëndësisë së madhe. Kjo do të mundësonte që një numër i banorëve të këtyre fshatrave, pa ekonomi të zhvilluar dhe pa vende pune, ti rreken turizmit fshatar, duke krijuar mundësi për vendosje të vizitorëve dhe gostitje të tyre mbi bazën e mikpritjes së njohur tradicionale. Me programet e zhvilluara, vizitorëve do t´iu mundësohet shetitje nëpër malet e kësaj ane, piknik, mbledhje të bimëve, fruta të pyllit e të tjera. Përveç kësaj, në pjesën më të madhe të fshatrave mund të organizohen edhe programe të përpunuara dëfryese. Për turistët fare lehtë mund të krijohen mundësitë e një pushim aktiv në fshat të cilët mund të shijojnë edhe vlerat kulturore e artistike të Vërrinit, specifike për rajone tjera. Këto vendbanime ekzistojnë nga lashtësia. Me organizimin e gjurmimeve arkeologjike në vendin e ashtuquajtur Te Tumat në Hoçë të Qytetit, mund të ndodh të bëhen zbulime të rëndësishme për historinë e kësaj ane që do të jet tejet interesante për vizitorët. Sikundër edhe hulumtimet për egzistimin e dy vendbanimeve në lashtësi, siç pohojnë dokumentet historike të vendbanimit Zagraçka dhe Hoça. Ndërkaq, afirmimi i ekzistimit të fshatit Arbëri (Leskovec) nga koha e Bizantit, është tejet e rëndësishme për tërheqjen e vizitorëve dhe njohjen e tyre me një vendbanim aq të lashtë. Në Arbërinë e sotme ndodhet edhe Lagjja e Arbneshit kurse dihet se vendbanimet me etnonimin arbnesh janë shumë të vjetra (që nga koha e Bizantit). Pokështu, edhe ngritja e fshatit turistik në vendbanimin e zhdukur në malin Gjerman, që sipas dokumenteve të shkruara historike ishte i njohur si Truallishta German, do të ishte me vlerë të jashtzakonshme për zhvillimin e turizmit në komunën e Prizrenit.
MT/ Rrjeti rrugor i asfaltuar mundëson qarkullim të lehtë pothuaj në çdo fshat
Vendbanime të zhdukura janë edhe Podlevica dhe Gradçanica në afërsi të fshatit Kushtrim (Billushë) që për informim të vizitorëve ka rëndësi të madhe. Billusha, përndryshe është një nga vendbanimet e lashta që në dokumentet e shkruara përmendet madje nga viti 1308 dhe paraqet një pikë interessate turistike.
Riaktivizimi i disa festave tradicionale që dikur bënin jetë në këto fshatra si Dita e barinjëve në Hoçë të Qytetit (organizohej me rastin e çethjes së dhenëve dhe ishte ditë feste për gjithë fshatin), pastaj garat e pelivanëve që organizoheshin në Arbëri (Leskovec), Malësi të Vërrinit (Lybeçevë) e Hoçë të Qytetit, vrapimet tradicionale të kuajve që organizoheshin në Kushtrim (Billushë) dhe Hoçë të Qytetit, do të paraqitnin atrakcion të vërtetë dhe zgjonin interesim për vizitorë të shumtë. Aq më parë ngase manifestime të tilla, nuk organizohen askund në Kosovë. Poashtu me vlerë do të ishin edhe ripërtrirja e riteve dhe lojërave interesante popullore të pasura në këtë trevë si dhe zejet e lashta që ushtroheshin me pasion e që do tiu ofrohen vizitorëve dhe paraqitnin pjesë interesante për një program kulturor në sferën turistike. Për të shijuar këto vlera, do të ishin të mjaftueshme dhe të preferueshme shtëpitë e banorëve të fshatrave në Vërri të përshtatura për turizëm fshatar, në të cilat i presin përjetime që nuk harrohen dot ofruar nga mikëpritja, bujaria, natyra e bukur dhe thesari kulturor.
Rrjeti rrugor i asfaltuar viteve të fundit, mundëson qarkullim të lehtë pothuaj në çdo fshat të Vërrinit. Poashtu edhe rrugët për shetitje nëpër malet dhe natyrën pitoreske të kësaj ane rrëzë Bjeshkëve të Sharrit, mundësojnë shijim të freskisë, bukurisë, këngëve të zogjëve dhe gurgullimës së ujit në burimet dhe lumenjët e këtij nënqielli.
Është koha kur duhet të punohet në këtë drejtim duke hartuar programe konkrete, me të cilat mund të sigurohen investime në interes të zhvillimit të turizmit fshatar dhe krijimin e kushteve për punë të banorëve të kësaj treve. Kjo do të ishte me rëndësi sidomos për pengimin e migrimit të mëtejshëm të banorëve veçanërisht të disa vendbanimeve që pothuaj kanä mbetur të zbrazta.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çerkin Bytyçi: Në Hoçë të Qytetit, fshat në afërsi të Prizrenit
» Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar
» Sali Bytyçi:KUR EDHE DHIMBJA KA BUKURI...(Për librin “Dhimbë e bukur”, të përgatitur nga Reshat Sahitaj dhe Begzad Baliu)
» Enver Bytyçi:"Po edhe këtë na e bëre, o Sali Berisha"!?
» PËRSHËNDESIM VIZITORËT E FORUMIT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi