Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse femrat e duan shefin mashkull?!

Shko poshtë

Pse femrat e duan shefin mashkull?! Empty Pse femrat e duan shefin mashkull?!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 5:31 pm

Pse femrat e duan shefin mashkull?!

E përgatiti: Diella XHOKLI
Pse femrat e duan shefin mashkull?! Shefi

Shumica e femrave e kanë pranuar që me më dëshirë do ta donin një shef mashkull, se sa femër. Shefat meshkuj janë më pak të prirë për ndryshime të shpejta të disponimit dhe janë menaxher më të mirë, ka treguar hulumtimi

2/3 e të punësuarve e kanë pranuar që e preferojnë mashkullin si mbikëqyrës dhe udhëheqës të tyre. Ato kanë zbuluar se meshkujt për dallim nga femrat, në rolin e shefit janë më autoritativ, janë më të mirë në marrjen e vendimeve dhe më lehtë komunikojnë. Por shefet më mirë i delegojnë punët dhe më shpejt i lavdërojnë të punësuarit. Rezultatet e hulumtimit të cilën e ka bërë web faqja britanike ‘onepoll.com’ ka treguar që 40 përqind e femrave, të cilat i udhëheqin fermrat, thanë që punën e njëjtë ma mirë do ta bënin se sa shefet e tyre.
Pse femrat e duan shefin mashkull?! Shefe
63 me 37 përqind për mashkullin shef
Hulumtimi po ashtu ka treguar se femrat janë më të mira kur duhet që ‘të heqin’ qafe disa probleme të të punësuarve në sektorin që e udhëheqin, por meshkujt janë ata që më mirë e udhëheqin punën. Në pyetjen se a më shumë do të dëshironin një femër apo mashkull si shef, 63 përqind e femrave kanë thënë që e preferojnë një mashkull, ndërsa 37 përqind do ta dëshironin një femër. Shefet më shumë dhe më shpesh ‘bien pre’ e ndryshimit të shpejtë të disponimit dhe me vete i marrin problemet private në punë, ndërsa çdo e gjashta femër e ka pranuar që e ndien tensionin e caktuar në raport me shefen.
Pse femrat e duan shefin mashkull?! Shefee
Meshkujt më vizionar
'Është treguar se meshkujt kanë vizion më të mirë për kohën më të gjatë në të cilën do të zhvillohej puna. Por femrat gjinden më mirë në ato situata të padëshiruara, që shfaqen kohë pas kohe, pasi që për dallim nga meshkujt, janë më të dëgjueshme. Është interesante që shumica e femrave mendojnë që më mirë do ta kryenin punën se sa shefet e tyre, derisa një numër i vogël kanë pranuar që do të mundeshin më mirë të punojnë se sa shefi i tyre. Këto rezultate paqyrojnë mashkullin si shumë më ambicioz dhe më të fortë, por kjo natyrisht ende nuk është ‘përfundim i dëshirueshëm dhe definitiv’', tha zëdhënësi i grupit, që e zhvilloi këtë hulumtim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi