Uk Lleshi:FEMRAT SHQIPTARE
Faqja 1 e 1
Uk Lleshi:FEMRAT SHQIPTARE
Uk Lleshi:FEMRAT SHQIPTARE
Para se të thelloheni në leximin e këtij shkrimi dua t’ju lus të më bëni një favor. Ju lutem ndaluni për gjashtëdhjetë sekonda dhe mendoni cilat janë femrat të cilat janë pjesë e jetës suaj: nëna, gruaja, gjyshja, motra, vajza, tezja, halla, mbesa, shoqja, e dashura e zemrës, kolegia e punës, apo ndoshta shefja juaj! Asnjëri nga ju, qoftë femër apo mashkull, nuk mund të thoni që nuk keni së paku një femër në jetën tuaj. Ky artikull është për femrat, apo, për të qenë më i saktë, për femrat shqiptare dhe pozitën e tyre në shoqëri.
Sipas librave të gjenezës thuhet që jeta njerëzore nis me Evën dhe Adamin ose Havën dhe Ademin. Të vërtetën e ekzistimit të femrës dhe mashkullit prej fillimit të jetës nuk e konteston as teoria e evolucionit. Pra femra është e pranishme barasvlershëm që prej zanafillës së historisë njerëzore.
Në agun e lindjes së tij, njerëzimi mbijetonte nga gjuetia dhe femra ishte qendra e familjes apo e strukturës shoqërore, sepse ajo drejtonte bazën e strehimit dhe vendoste për ndarjen e gjahut të vrarë. Kjo periudhë njihet si koha e femrës ose matriarkatit. Më pas, kur njerëzimi zbuloi mbjelljen e kulturave bujqësore dhe zbutjen e kafshëve, roli i femrës u bë dytësor. Në këtë stad të zhvillimit nevoja për zgjerim të territorit dhe mbrojtje nga konkurruesit agresorë solli në plan të parë burrin luftëtar dhe të ashpër. Kishte ardhur koha e mashkullit ose patriarkatit, e cila kohë, pak a shumë, vazhdon edhe sot në shumicën e shoqërive kombëtare apo shtetërore. Sido që të jetë, një faktor shumë i rëndësishëm që, në kohën e sotme, dallon shoqëritë moderne dhe të zhvilluara nga ato të prapambetura është pozicioni i barabartë i femrës me mashkullin. Në këto shoqëri femra është faktor kyç në shumë fusha prej politikës, biznesit, kulturës e deri te arti.
Sot në botë ka shumë vende që japin femra të shquara apo udhëhiqen nga sosh të jashtëzakonshme. Momentalisht janë 17 vende, lidershipi i të cilave është femëror. 11 prej këtyre drejtueseve të shtetit janë zgjedhur direkt nga votuesit. Dilma Rousseff, ish-guerilase dhe kandidate për kryetare të Brazilit, një ndër shtetet që po fiton peshë gjithnjë e më shumë në skenën botërore, ka shanse të mira të bëhet gruaja më e fuqishme në planet, nëse zgjidhet në postin e kryetares, duke tejkaluar edhe fuqinë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Femrat janë duke avancuar edhe në lëmenj të tjerë, p.sh. më 2009 ato rrëmbyen çmimin “Nobel” për ekonomi, kimi, fiziologji-medicinë dhe letërsi. Në listën e 400 njerëzve më të pasur në botë, të përpiluar nga revista amerikane “Forbes”, në dhjetëshen e parë dy janë femra. Shkurt e qartë, femrat kanë hipur lart në hierarki. Ato janë shefe ekzekutive të korporatave të fuqishme, si fjala vjen: Irene Rosenfeld e Kraft Foods, Indira Nooyi e Pepsit apo Gail Kelly e Westpac. Femrat e suksesshme i gjen kudo: në media, në muzikë, gjykata, botën akademike dhe në ushtri.
Në Amerikë, në vendin më të zhvilluar dhe më fuqishëm në botë, marsi i vitit 2010 solli një ndryshim të paparë deri më sot. Për herë të parë në historinë e Amerikës fuqia punëtore përbëhet nga më shumë se 50 për qind prej femrave. Në vitin 1945 meshkujt ishin 70 për qind e këtij elementi të produktivitetit. Edhe shumica relative e pozicioneve menaxheriale mbahen nga femrat. Për çdo dy meshkuj të diplomuar në Amerikë tri femra marrin diplomë fakulteti. Padyshim, merita kryesore për progres u takon femrave amerikane, por edhe shoqëria ka përgatitur një terren shumë të përshtatshëm që gjinia femërore të arrijë maksimumin e potencialit të vet. Fitues kanë qenë dhe janë edhe femrat, edhe shoqëria.
Ku janë shqiptarët dhe femrat shqiptare në këtë konstelacion të ndryshimeve nëpër botë dhe ndërrimeve nëpër vendet tona në Ballkan, sidomos gjatë tranzicionit të dy dekadave të fundit? Përgjigjja e sinqertë është: gati në fund të pusit! Kjo pozitë jo e mirë e femrës sonë nuk është si rezultat i mospërpjekjeve të femrave shqiptare të përmirësojnë pozitën e tyre dhe të shoqërive ku jetojnë. Përkundrazi.
Ndër shqiptarë në ditët e sotme ka disa femra që kanë qenë dhe janë shumë të suksesshme. Arritjet e tyre i gjen në rezistencën tonë, në arsim, në media, në sport dhe në aktivitete kulturore. Porse rezultatet e tyre janë kryesisht pasojë e angazhimit vetjak të femrave tona dhe krejt pak të përkrahjes së shoqërisë dhe të sistemeve tona. Femrat shqiptare në sistemin e kaluar kanë përjetuar ndryshime dramatike pozitive, porse tangjenti i ngjitjes nuk e ka zgjeruar këndin. Ka bile edhe paradokse, p.sh. shpeshherë, posaçërisht në dekadën e fundit, ka ngjarë kur femrat shqiptare dalin nëpër botë dhe çajnë përpara si në shkollim, ashtu edhe në karrierë. Ato i gjen nëpër Evropë e Amerikë, në shkollat më prestigjioze, duke punuar për kompani të njohura, duke menaxhuar spitale, botuar në gjuhë të huaja apo edhe duke ngritur biznese. Femrat tona shkëlqejnë kudo në botë, kurse krejt më pak nëpër vendet e shqiptarëve në Ballkan.
Kjo nuk ndodh ngaqë nuk kemi femra profesionale, të kualifikuara dhe të gatshme, por ngase shoqëritë shqiptare janë të mbufatura nga fodullëku injorant mashkullor dhe frika e tyre nga konkurrenca. Për ilustrim, përfaqësueset tona të gjinisë femërore, fatkeqësisht, nuk marrin gati fare pjesë në vendimmarrjen politike. Ka më shumë se njëzet vjet që në universin e politikës shqiptare ka vetëm një kryetare të Kuvendit në Tiranë dhe asnjë pretenduese kundër liderëve tonë burrërorë për pozita të larta shtetërore. Një gjendje e tillë duhet gjithsesi të alarmojë- edhe femrat, por sidomos politikanët tanë meshkuj, që kujtojnë se ndoshta nuk duhet të pensionohen kurrë. Situata nuk duket më e mirë as në rrethet akademike, shkencore, artistike dhe të biznesit.
Zhvillimet shoqërore në shekullin e 21-të si dhe ekonomitë e sotme kërkojnë inkuadrim efiçient të faktorit femër në procese. Shumë hulumtime shkencore kanë ardhur në përfundim që fuqia intelektuale është ajo që përcakton vlerën e një personi në makinerinë e zhvillimit dhe progresit modern. Femrat dhe meshkujt kanë kapacitet të njëjtë intelektual. Ç’është e vërteta, këto studime kanë treguar që femrat kanë një avantazh të vogël përkundrejt meshkujve në aftësinë komunikuese dhe të inteligjencës sociale. Duke marrë parasysh tendencën planetare të interesit më të madh të femrave për shkollim dhe kredenciale formale, gjithçka flet për nevojën imediate të interesimit të shoqërive shqiptare për femrën.
Tradicionalisht është konsideruar normale që femra shqiptare të rrinte në shtëpi, t’i bindej burrit, babait dhe vëllait. Këto kushtëzime janë dëshmuar të dëmshme dhe të papajtueshme me të tashmen dhe progresin. Femrat tona medoemos duhet të fillojnë të shtyjnë çështjen e tyre në mënyrë më agresive. Meshkujt shqiptarë deri me sot janë treguar të papërgjegjshëm dhe të paaftë të kuptojnë që ecja përpara e femrave është ecje edhe e meshkujve, prandaj femrat shqiptare duhet të ripozicionohen dhe të njëmendësojnë të drejtat dhe interesat e veta duke përdorur fuqinë e tyre votuese, përfaqësuese dhe të krijimit të rrjeteve.
Shkëputja e shqiptarëve nga prapambetja nuk do të ndodhë pa një revolucion në marrëdhëniet gjinore dhe vendosjen e femrave shqiptare në fronin të cilin ato, natyrshëm, do të duhej ta kenë menjëherë afër, dhe në të njëjtën lartësi, me karriget mbretërore të meshkujve shqiptarë. Kush ka dyshime për këtë nuk e kupton botën moderne.
Dhe për fund, para se të dilni nga leximi i këtij shkrimi, dua t’ju lus të më bëni edhe një favor tjetër. Ju lutem ndaluni për tre minuta dhe kujtoni cilat janë femrat të cilat janë pjesë e jetës suaj: nëna, gruaja, gjyshja, motra, vajza, tezja, halla, mbesa, shoqja, e dashura e zemrës, kolegia e punës, apo ndoshta shefja juaj!
Asnjëri nga ju, qoftë femër apo mashkull, nuk mund të thoni që nuk keni së paku një femër në jetën tuaj. Përndryshe as nuk do të kishit lindur, sepse nuk do të kishit pasur nënë. Le të ndihmojmë të gjithë në fitoren e femrave shqiptare: do të jetë fitorja e të gjithë neve.
Prishtinë, 15 tetor 2010, Koha Ditore
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mizoritë e Ballkanit: Ja si dhunuan turqit femrat në trojet shqiptare (Foto)
» Cikël poetik nga Martin Lleshi
» Cikël poetik nga Martin Lleshi
» Cikël poetik nga Martin Lleshi
» Samir Lleshi:Bashkimi kombëtar ka nisur
» Cikël poetik nga Martin Lleshi
» Cikël poetik nga Martin Lleshi
» Cikël poetik nga Martin Lleshi
» Samir Lleshi:Bashkimi kombëtar ka nisur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi