Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faton Abdullahu:Kamerat, pasi t’i njohim keqpërdorimet

Shko poshtë

Faton Abdullahu:Kamerat, pasi t’i njohim keqpërdorimet Empty Faton Abdullahu:Kamerat, pasi t’i njohim keqpërdorimet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2009 9:08 pm

Kamerat, pasi t’i njohim keqpërdorimet

Faton Abdullahu


Ditëve të fundit, pas një kërkese të ngritur tashmë në çështje, po krijohet përshtypja se ata që kërkojnë vendosjen e kamerave me rastin e numërimit të votave në zgjedhjet e ardhshme komunale, janë për transparencë dhe se kanë ndërmend të fitojnë shumë vota, ndërkaq ata që nuk janë aq në favor të kamerave e kanë me sherr, sepse humbjet duan t’i amortizojnë me hile. Sigurisht se në gjithë këto që po thuhen lidhur me zgjedhjet dhe kamerat, ndoshta mund të ketë diçka edhe të vërtetë, por është shumë herët për ta fajësuar apo avancuar dikë për diçka që do të zhvillohet më vonë. Ndërkaq gjithsesi opozitës i ka shkuar për dore ta ngrit punën e kamerave në moralizim elektoral e të fitoj ca poenë politik. Por që të kuptohet drejtë çështja e kamerave dhe e zgjedhjeve të ardhshme, duhet t’i hedhim një vështrim të kaluarës, konkretisht mënyrës se si janë bërë zgjedhjet e kaluara në Kosovë.
“Zgjedhjet në Kosovë ishin nga më të mirat në rajon, plotësisht transparente dhe demokratike”. Nëse ju kujtohet ky është konstatimi i përgjithshëm edhe i ndërkombëtarëve edhe i vendorëve lidhur me zgjedhjet e fundit. Përgjegjës kryesor për to ishin ndërkombëtarët. Ato nuk janë kontestuar nga askush. As nga ndonjë parti që ka mundur të dalë e pakënaqur me rezultatet, as nga ndonjë grup qytetarësh, as nga ndonjë subjekt ndërkombëtar që ka monitoruar zgjedhjet. Përkundër kësaj, në çarshi e në oda jo rrallë është dëgjuar se ka pas keqpërdorime, ka pas malverzime, ka pas vjedhje votash e shumë çka tjetër të kësaj natyre. Janë thënë edhe gjëra konkrete, se në cilin fshat apo bashkësi lokale ka ndodhur kjo, apo edhe cili grup njerëzish apo qytetarësh ka bërë gjëra të tilla. Por asgjë zyrtare. Përkundrazi zyrtarisht është konstatuar me rrahagjoks“zgjedhjet ishin shembull”. Ky vlerësimi zyrtarë ta kujton atë thënien e njohur angleze “to good to be true” - shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Por ja që kështu paska qenë. Kështu e paska kërkuar momenti historik nëpër të cilin po kaluaka Kosova e pasluftës. Para të gjithë atyre që na e donin të keqen, para Rusisë e Serbisë, para Kinës e Greqisë, dreqit e t’birit, duhej që Kosova të krijonte përshtypjen se po funksionon si shtet, se e meriton shtetin, se di dhe mundet të legjitimoj subjektet politike, për rrjedhojë edhe institucionet e dala nga këto zgjedhje. Prandaj nuk duhej dhe nuk mund të kishte keqpërdorime, prandaj u pranuan aleancat e jonatyrshme, dhe për rrjedhojë edhe nuk dihej dhe nuk dihet as sot shumë çka, si ishte dhe se çka ka ndodhur në këto zgjedhje. Mirëpo krejt këto thuhej se u bënë për një interes më madhorë - për pavarësinë e Kosovës. A duhej të ishte kështu domosdoshmërisht, apo dikujt edhe i leverdiste ky arsyetim patriotik, përderisa ata arrinin aty ku ndahej torta e pushtetit.
Por demokracia e vërtetë nuk duron gjëra të tilla. Demokracia po të jetë e mirëfilltë nuk mund të flijohet për asnjë gjë tjetër të ashtuquajtur madhore, sepse pa këtë parim, gjërat madhore nuk mund të jenë të tilla. Aq më pak demokracia mund të flijohet në diçka kaq fundamentale si zgjedhjet, të cilat janë shtylla e demokracisë, përndryshe të metat e shoqërisë të determinuara nga kjo mungesë bëhen të pariparueshme.
Dhe tani zgjedhjet e nëntorit do të marrin një karakter tjetër, sepse tani ato organizohen nga ne, jo nga ndërkombëtarët si deri më tani. Vendorët do të jenë përgjegjësit kryesor, apo së paku kështu thuhet tani. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse kësaj radhe lindi dyshimi për numërimin fer të votave dhe për rrjedhojë doli kërkesa se duhet të vendosen kamerat; (vallë a nuk ka pasur të tilla dyshime te ndërkombëtarët apo nuk ka pasur kurajë për ta deklaruar këtë). Asgjë e keqe lidhur me kërkesën për kamerat, asgjë e jashtëzakonshme. Kanë vendosur kamera edhe të tjerët. Kështu bëri edhe Shqipëria në zgjedhjet e fundit. Por për çudi kërkesa për kamerat te ne u refuzua nga KQZ-ja, jo me ndonjë sëkëlldi. Nuk ishte ndonjë problem i madh, nuk u bë hataja, thjeshtë nuk do të ketë kamera, fundja nuk na qenkan edhe të lira.
Për të gjithë ne është e njohur se në çfarë fazash ka kaluar Shqipëria që të vij deri te zgjedhjet e fundit për të vendosur që kamerat duhet të vihen domosdoshmërisht. Atje të gjithë janë pajtuar, edhe vendorët, pozita e opozita, edhe të huajt, se ka pasur keqpërdorime, se janë bërë manipulime me rastin e zgjedhjeve. Dhe për rrjedhojë edhe janë vendosur kamerat. Tek ne është pak më ndryshe. Në të vërtetë është shumë më ndryshe. Ne nuk e kemi njohur këtë realitet. Apo thënë më saktë, ne nuk e kemi shijuar të hidhëtit e vjedhjes së votës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi