Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faton Abdullahu:Obama, islami dhe ne

Shko poshtë

Faton Abdullahu:Obama, islami dhe ne Empty Faton Abdullahu:Obama, islami dhe ne

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 11, 2009 2:35 pm

Obama, islami dhe ne

Faton Abdullahu


Tash sa kohë jemi dëshmitarë të marrëdhënieve aspak të mira dhe jo rrallë konfliktuoze ndërmjet botës myslimane në njërën dhe asaj perëndimore në anën tjetrën, të cilat marrëdhënie, presidenti amerikan Obama në fjalimin e tij para ca ditësh në Kajro, por edhe në qasjet e tija të tjera, preferoj, me shumë të drejtë, të mos i shtroj kështu, por t’i reduktoj, ato perëndimore vetëm në SHBA, për të mos folur kështu edhe në emër të shteteve të tjera të këtij blloku. Ky raport gjithsesi i ndjeshëm e problematik, mund të reduktohet edhe sa i përket botës myslimane, çka në një mënyrë gjithashtu doli edhe nga fjalimi i sipërpërmendur.
Qasja e Obamës përkatësisht, ndaj botës islame përgjithësisht, është kualitative, pragmatike dhe po shihet qartë se është bërë e domosdoshme. Për rrjedhojë kjo politikë u konstruktua kështu, për faktin se gjithnjë e më shumë në planin gjeostrategjik, marrëdhënieve jo të mira me botën myslimane, (të tensionuara tani edhe me Iranin dhe Sirinë) po u shtohen edhe përkeqësime të reja, sidomos me Korenë Veriore, me disa shtete latino-amerikane, posaçërisht me Venezuelën, ndërkaq nuk po ndreqen ato me Rusinë ende e papërmirësueshme dhe aleate gjithnjë e më e madhe jo vetëm e Iranit, sikundër dhe ato me Kinën jo kooperative.
Kjo politikë e re e administratës amerikane, po interpretohet ngushtë dhe jo drejtë, dhe tani me Obamën ajo është përmirësuar. Po harrohet kështu se qasja amerikane ndaj Afganistanit apo Irakut konkretisht edhe kundër fundamentalistëve që zgjodhën terrorizmin si metodë veprimi, nuk e ka bërë SHBA-në anti islame, ashtu sikundër nuk e ka bërë atë anti budiste, kur ka sulmuar Vietnamin as edhe anti ortodokse, kur ka përkeqësuar marrëdhëniet me BRSS-së. Thjesht sepse filozofia politike amerikane kohë është liberal-demokracia prandaj qasjet dhe veprimet gjeopolitike dhe të tjera të ngjashme, duhet në rend të parë vlerësuar duke pasur parasysh liberal-demokracinë. Dhe nga ky aspekt, janë SHBA-të ato që janë për lëvdatë posaçërisht me atë çfarë kanë bërë pas shembjes së Murit të Berlinit në gjithë Evropën Lindore dhe më pas me ish Jugosllavinë dhe konkretisht edhe me shqiptarët. I vetëdijshëm për këtë Obama jo vetëm një herë nënvizoi dhe argumentoj se bota perëndimore, leva kryesore e të cilës janë SHBA-të, është në këtë shkallë zhvillimi dhe demokracie, falë shtyllës kryesore mbi të cilat sendërtohet ajo e kjo është liberal-demokracia, duke mos harruar të përmend se nuk do të ketë përdorim force në eksportimin e saj, por as nuk do të lejohen ekstremistët të të gjitha ngjyrave të përdorin dhunën për qëllimet e tyre. Në anën tjetër janë ekstremistët islamist (dhe jo pak të tjerë që nuk mbesin shumë mbrapa si p.sh. Rusia) ata të cilëve u konvenon ta kualifikojnë SHBA-në si anti islame, çka jo pak ju ka shkuar për dore, sidomos duke shfrytëzuar paragjykimet mbi islamin tek qytetarët amerikanë pas sulmeve të 11 shtatorit, me çka edhe kanë ushqyer filozofinë e tyre politike duke i keqpërdorur bazat e fesë islame dhe kamufluar ato, për lëvizjet dhe qëllimet e tyre politike dhe terroriste fundamentaliste.
Qasje Obamës e cila me të drejtë u interpretua si shtrirje e dorës për pajtim, ka hapur debate anekënd botës. Shqiptarët në Ballkan, nuk i takojnë plotësisht asaj që njihet si bota myslimane. Kjo vazhdon të jetë kështu jo vetëm pse ka të krishterë shqiptarë, as edhe pse ne e kemi një sekularizëm unik që bazohet në traditën krejt të veçantë ku e drejta zakonore është një nga shtyllat, por edhe pse ideologjia jo vetëm politike e aspiruar tash dy decenie nga ne është liberal demokracia dhe se gjeostrategjia integruese është struktura euroatlantike. Prandaj thënë ndryshe, çështja është se ky raport aktual i ShBA-së me botën islame, nuk prek në asnjë version thelbin e konstruktit përmbajtjesisht superlativ, mbi çka sendërtohen tash sa kohë raportet e Kosovës dhe përgjithësisht të shqiptarëve me evroperëndimorët dhe me SHBA-në në veçanti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi