Kadri Mani: Masakra e Tivarit - Mursel Demolli
Faqja 1 e 1
Kadri Mani: Masakra e Tivarit - Mursel Demolli
MASAKRA E TIVARIT
MURSEL DEMOLLI
17.7.1924
Nga Kadri Mani
Sot më 27.7.2009, sërish e vizitojmë zotin Mursel Demollin në shtpinë e tij në Gjilan: kunata e tij, zonja Xhemile, më njofton që të dal në derën e sipërme se Mursei ka dalë te fqinji. Shkoj e thërras dhe dalim me taksi në qytet te fotografi Sela, i cili na bënë fotot falas!
Zotni Murseli më flet për shëndetin e vet të dobët: i kanë lëviz dy unaza kurrizore dhe mjeku ia ka rekomanduar diskun. E ka martuar birin e vet në shpirt, Dritanin, me një nuse të mirë e cila e këqyrë si babanë e vet. Të rinjtë kanë dy fëmijë, çun e gocë.
E kujton të ndjerën bashkëshorten e vet, Bahtijen (1936), të cilës nuk i qiti ortake as pas vdekjes, të cilën mbyti trysnia; e kujton me nostalgji të thesksuar gruan e vet të mirë... dhe e ruan kujtimin e saj...
I kujton edhe bashkëfshatarët e vet nga Tivari: Zeneli i Hasanit, nën Xhami, përtej lumi, edhe një tjetër?
Dalim në fqinjësi të Mursel Demollit, sipas një thënie: dil në fqinjësi e pyet se si i ke punët në shtëpi!
Zotni Ali Rashiti (8.7.1933): Me Murselin jemi fqinj e shokë të pandashëm që 37 vjet. Se çka ka heq ky në Tivar, tepër që është gjallë!
Zonja Xhemile Begoviq- Murseli (boshnjake): Jam e veja e të ndjerit Vesel Demollit, vëllait të Murselit, pra Murselin e kam kunat dhe sivëlla. Është shumë njeri i mirë; eh se çfarë ka heq ky, mendve zarar! Por edhe tash përpëlitet me shpirt ndër dhëmbë nga pasojat e torturave të atij udhëtimi të tmerrshëm...
Burri më vdiq para 6 vjete nga trysnia e lartë. Kam një çun e një gocë, që të dytë të martuar. Çuni punon në Gjermani, regullisht më dërgon para...
Lindita Rashiti, juriste 28-vjeçare: Baca Mursel është një fqinj yni, shumë njeri i mirë, e duam të gjithë...
Sot është e diele, 13.5.2007, kur e vizituam në shtëpinë e tij në Gjilan, zotni Mursel Demollin, njëri nga të shpëtuarit gjallë nga Masakra e Tivarit!
Në shtëpinë e tij e gjeta duke biseduar me të fqinjin e tij, të riun Bujar Rashitin, i datëlindjes 12.11.1977 (vëllai i tij i cili jeton në Zvicër, Afrim Rashiti, i datëlindjes (11.11.1975): të rinjtë e duan fort xhaxhin e tyre Mursel Demollin, për sjelljet e tija shembullore dhe për vuajtjet e tij e rrëfimet nga ferri... i fotografuam bashkë...
Murseli tash jeton në Belgjikë, por ka ardhur që ta rregullojë pensionin. Ai i përmendi edhe dy bashkëvendës e bashkëvuajtës nga Krileva, të mbijetuar nga ato masakra: Zenel e Hysen Cakolli. Pastaj mora vesh se është edhe një i humbur nga Llabjani, quhet Ahmet Zeqiri?
Sot është data 10.6.2007, kur e vizitova Mursel Demollin në shtëpinë e vet në Gjilan, që t’ia jepja fotografitë nga vizita e kaluar: cingëron telefoni, por nuk mund ta marrë lidhjen ngase e paska një defekt në telefon, sakaq, vjen nga fqinjësia e tij, kunata e vet, zonja Xhemile, se familja të sidjalit të tij, Dritanit, në Belgjikë, qenka shtuar me një bebe-djalë!- dhe e thërret që nga telefoni i tyre të bisedojë drejtpërdrejt: Murselit i rrjedhin lotët e gëzimit ndërsa i mbathë do gallabere që të shkojë në fqinjësi për bisedën telefonike... dhe desha ta marr në Akademinë Përkujtimore të katër dëshmorëve të Gjilanit të rënë në luftën e Sllupçanit për çlirimin e popullit shqiptar nën okupimin maqedonas, ai edhepse njëherë pranoi ftesën dhe u nis të vinte, vrik u pendua: ngase ishte ca larg dhe ai i lodhur nuk mund të ecte, duhej ta merrnim një taxi, por edhe ngaqë u preokupua me lindjen e djalit dhe duhet të rrinte në shtëpi për t’i pritur vizitorët për përurime, u kthye në shtëpi.
* * *
Unë atëherë i kam qenë 16/17 vjeç, kur na i kanë mbledhur këshilltarët, në fshatin tonë dhe na kanë tubuar neve të rinjve dhe të vjetrit ish-ushtarët. Kështu edhe në secilin fshat: sefte Krilevën, Gllogovicën, Dabishevcin, Hajkobillën, Kremenatën, Gregjenikun, Rahovicën, Leshtarin, Strezovcin, Kosovicën... edhe na kanë ftillue për në Gjilan. Kemi qenë nja 1500 veta, po. Edhe na kanë bërë rresht nga katër. Atëherë babai mua m’i pati dhënë dy napolona, pati qenë në Shqipëri atëherë... dhe na ftilluan nga Gjilani për Ferizaj. Në Ferizaj na kanë dërgue ku ka qenë ushtria, në anën e majtë, aty na kanë dhënë pak pushim, nuk na kanë lënë më shumë se dhjetë minuta, vetëm sa janë ndërruar “mbrojtja popullore” (Narodna Odbrana), dhe na kanë marrë të tjerët e hajde bacë për Shtimje, në Shtimje kemi arritur aty para mbrëmjes, ka qenë koha shtatë javë para Shëngjergjit (1945), edhe aty një pushim në një lëndinë, dhe menduam se këtu sonte do ta bënim sabah, ama edhe tash u mashtruam në parashikimin tonë të dëshiruar, edhe këtu, si pak më parë, sapo janë ndërrua përcjellësit, fill na kanë ftilluar, për Rahovec. Kur kemi shkuar në Rahovec, aty te xhamia, edhe aty pushim, unë isha lodhur fort: e kam pasur mixhën, gjuhën serbe nuk e ka ditur mirë... më këshillonte: Mursel, ruaju e mos u habit, e mos u ndaj, se kallaballëk njerëz, dhe kemi arritur në Suharekë, unë kisha etje të madhe, isha kallë për ujë dhe jam larguar e kam hyrë në një përroskë të pi ujë në dofarë pusa, por rojtarët më kanë shtyer dhe nuk më kanë lënë të pi ujë... atëherë mixha më tha: Mursel, bën sabër deri në Prizren, dhe në Prizren na kanë shti në një shkollë, kish pas kashtë të shtruar dhe na kanë shti aty, dhe aty gdhimë dhe aty kemi qëndruar tri ditë, në Prizren.
Aty i kemi pastruar rrobat dhe të tretën e ditës në mëngjes na kanë ftilluar: na kanë dhënë bukë dhe nga një kofshë mish pule gati papjekur, unë nuk mund e haja, ama mixha e hante disi... kur jemi shkuar te Ura Fshejtë, atje, të do kaçuba na dhanë edhe një pushim: dhe na thanë se edhe këtu duhet buajt; një magjup deshi të mbytet në lumë, por e nxorën e nuk e lanë të mbytet! Sidomos nga të rinjtë që moliseshin e nuk mund të ecnin, vetëm jua jepnin nga një plumb dhe i linin rrugës... dhe kështu derisa jemi hyrë në Shqipëri: e në Shqipëri natën, i kishin bombarduar urat, dhe me trapa na kalonin disi, grupe-grupe na qitnin përtej e na ftillonin... Dhe atyre përrojeve e atyre kodrave, unë as e dija se ku jemi e kah po shkojmë, kur u zdrit e pamë se ishim hyrë në Shkodër: aty jemi ndalur në njëfarë lëndine, dhe kemi nisur ta hanim nganjë kafshatë bukë. Dhe fill jemi nisur: kemi arritur afër qytetit, po nuk na kanë lënë të hynim në Shkodër, por na kanë çue anash në të majtë: aty kishin qenë do depo, ama unë nuk mund ta di se çfarë depo kanë qenë?- dyshemeja ishte me beton, kishin shtuar kashtë... aty vinin fëmijët e na binin bukë kallamboqe dhe na e shitnin nga një gotë unë...një gotë ujë e paguanim 5 (pesë) lekë... në mbrëmje kemi ra me fjetë, unë isha i lodhur dhe më kishte zënë gjumi menjëherë, kur aty kah mesi i natës, më thirri mixha dhe një fqinji ynë: zgjohu o Mursel se po na largojnë prej këtu... dhe njëfarë bregu teposhtë na kanë zhdjergur, kishte qenë një lumë, mbase Drini- por e kishin prishur, apo bombarduar urën dhe na qitnin me barka parti-parti andej lumit, kur qitnin andej në tokë, nuk na linin fare aty, po na mbërtheni tutje, edhe mua më morën përpara, e kam pasur një bluzë, ma ka pas blerë babai, rahmetlia, me kopsa të versda, si ma ka ngjitur rojrati për setre, të gjitha kopsat m’i këputi e m’i qiti në tokë! Dhe më vërviti tutje; mixha im reagoi, shqip se serbishten nuk e dinte:
-Mos e nguc djalin! Edhe njëherë e prek djalin, tjera fjalë na dalin se nuk mund të ju durojmë më... dhe më mos na i ngucni djemtë rinj, se këta janë të rinj dhe nuk po dinë... as ne nuk po e dimë se ku po na çoni i çka po na bëjnë...dhe filloi marshi tutje, ata shoqëria jonë na kishin pritur, ishin ulur në një vend, u bëmë bashkë dhe tregonin se e paskan hedhur në lumë një rojtar, dhe pas një marshi, sërish u ndalëm në një breg aty. Leu dielli dhe u ndalëm aty nga Tivarit, u ndalën të pushonim dhe po hanim bukë; na i dhanë do konserva, po mua nuk më haheshin, nuk isha mësuar... e haja bukën thatë, buka e bardhë, prej fasules, dhe aty në muhabet e sipër, do më të vjetër po thoshin: ne e patëm, po nuk po e bajmë gajlën tonë, se ne e kemi kullotë tonën, por këta të rinjtë po na dhemben se shkuan poshtë... Kah po zhdirgjeshim bregut, qëlloi një malazias i gjatë me kapelë të kuqe... (është shlyer incizimi)
Masakra e Tivarit
Në tavolinë kemi Broshurën (pa kopertina, në 36 faqe) për Msakrën e Tivarit nga z. Azem Hajdini, njëri nga 768- rekrutët që ngelën gjallë nga ajo masakër ku u masakruan 3.760.- kosovarë, me nismën e Beogradit e me bekimin e Tiranës.
Faridini i di këto, por duke qarkulluar vetëm në qarqet socialiste-fashiste- i ka arsyetimet e veta!!! Kurse ne për katër vjet e gjysmë, kemi kontaktuar me persona e shtresa të ndryshme. Këtu po sjell dëshminë e gjeneralit në pension, z. Sejdin Avdiu:
-„Kur pashë se tre rekrutë kosovarë që kërcyen nga Ura e Zogut, për t`iu dhënë fund torturave, vrapova te komandanti, Tuk Jakova, dhe i raportova“.
-„Aani çka, -më tha- përderisa i kanë dënuar vëllezërit tanë jugosllavë, ata edhe janë armiq;- dhe ke kujdes e spastrohu se nuk je komunist i mirë“!!! Kurse gruaja e tij-greke, Marika, partizane, motra e „heroit“ Xhorxhi Martini, ra në konflikt me Gruan time:
-“Përse shkonit ju në Fushën e Sremit!?- në vend se ta çlironit Kosovën!?“
- „Nuk jemi ardhur të ju çlirojmë juve!- çlirohuni vetë!!!“
-Dhe përderisa kjo bushtër flet me këtë gjuhë, jemi të prirur ta dyshojmë edhe vetë „heroin“, se nuk mund të ishte një mall më i mirë; kujto fjalën e urtë: Ai stan, atë bylmet ka!
Po me këtë titull, poeti Sadri Ahmeti, boti poemën:“Masakra e Tivarit“
“MASAKRA E TIVARIT, PSE!?!
Poqese bëjmë një retrospektivë historike, do të shohim se Serbia-Jugosllavia gjatë shekujve, qëllim kryesor ka pasë dhe ende ka shfarosjen fizike të shqiptarëve. Këtu edhe duhet kërkuar përgjigjen për rastet e Tivarit, për deportimin e shqiptarëve nga trojet e veta.
Më 31.3.1945: 4310 shqiptarë uj masakruan nga serbët e malazezët, në Tivar. Djemk e burra të zgjedhur të të gjitha viseve etnike shqiptare: të Mitrovicës, të Shalës së Bajgorës, të Drenicës, të Skënderajt e të Gllogofcit, të Vushtrrisë, të Podujevës, të Llapit e Gallapit, të Kamenicës, të Preshevës e Bujanovcit, të Vitisë, Gjilanit, Prishtinës, të Lipjanit, të Kaçanikut e Ferizajt; të Suharekës, Prizrenit, Dragashit, Opojës, të Pejës e të Gjakovës, të Klinës e Istogut; të Tetovës, Manastirit, Gostivarit, Shkupit dhe viseve tjera të Kosovës, thërrasin politikanët tanë, historianët, poetët, shkrimtarët, dhe të gjitha institucionet shkencore shqiptare, me sa zë kanë:
-Ku është gjaku ynë, ku gjenden eshtrat tanë? A janë përgjigjur gjakësit e vërtetë të këtij krimi të paparë në histoiri? A u vjen rëndë gjaku ynë atyre që kanë mbyllur gojën, sytë e veshët?! Atyre politikanëve “memecë” që në një mënyrë ndihmuan realizimikn e këtij skenari të turpshëm. Atyre që gjatë kohë ndihmuan në varrojen e gjatë dhe skutimin e këtij tmerri të paparë e të papërshkruar në historinë njerëzore. Ku vajtën e ku janë, pse heshtën qe 50 vjet? E, pse heshtin sot?!...”[1]
Vërtet pse heshtën enveristë-fadilistët dhe kombëtarë-ndërkombëtarët, madje jo që nuk i akuzojnë fqinjët tanë terroristë, por për turpin e tyre marrin anën e xhelatëve kundër viktimave, sikur që janë: Xhon Bolton, Karla del Ponte, Kapllan Resuli- Buroviqi, Naom Çomsky, Havier Solana...!?!
SKUTIM, -I m. sh.-E,-ET. Mënjanimi, fshehja e realitetit në sytë e opinionit.[2]
SKUTOHEM vetv. Mënjanohem, mbyllem në vetvete por edhe nga opinioni publik[3]
SKUT/OJ kal. –OVA,-UAR. Mënjanoj a fsheh dikë a diçka nga sytë e opinionit.[4]
[1] Azem Hajdini- Xani: fjalë e re (neologjizmë) “MASAKRA E TIVARIT” (MEMOARE), Prishtinë, 1998, f. 17-18.
[2] Azem Hajdini- Xani: fjalë e re (neologjizmë) “MASAKRA E TIVARIT” (MEMOARE), Prishtinë, 1998- në parathënie.
[3] Azem Hajdini- Xani: fjalë e re (neologjizmë) “MASAKRA E TIVARIT” (MEMOARE), Prishtinë, 1998- në parathënie.
[4] Azem Hajdini- Xani: fjalë e re (neologjizmë) “MASAKRA E TIVARIT” (MEMOARE), Prishtinë, 1998- në parathënie.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!
» Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I)
» Masakra e Tivarit, si u vranë 8 mijë shqiptarë
» Xhafer Leci:MASAKRA E TIVARIT THERRET PER DREJTESI
» Apostol Duka:Dëshmi dhe udhëkryqe të historisë-Masakra e Tivarit
» Ismet M. Hasani: Masakra e Tivarit (I)
» Masakra e Tivarit, si u vranë 8 mijë shqiptarë
» Xhafer Leci:MASAKRA E TIVARIT THERRET PER DREJTESI
» Apostol Duka:Dëshmi dhe udhëkryqe të historisë-Masakra e Tivarit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi