Mexhid Yvejsi: Jeta, Ramazani dhe Kur'ani
2 posters
Faqja 1 e 1
Mexhid Yvejsi: Jeta, Ramazani dhe Kur'ani
JETA, RAMAZANI DHE KUR’ANI
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
“Të jesh i informuar në mënyrë adekuate,
do të thotë të jetosh në mënyrë efikase.”
Norbert Wiener, Babai i informatikës moderne.
A jeni të informuar në mënyrë adekuate? A jetoni në mënyrë efikase? Si duhet duhet të jetojmë? Këto janë pyetje filozofike. Filozofia bën pyetje të tilla.
Filozofia merret me idetë për botën, idetë për njerëzit dhe idetë se si duhet jetuar. Qëllimi i filozofisë është të konceptojë pyetjet e duhura dhe jo të gjejë përgjigjet e sakta.
Filozofia e vetme, e pranueshme, e cila i drejtohet “shpirtit” në hemisferën perendimore është pragmatizmi. Pragmatizmi paraqet besimin se e vërteta është relative, ndryshon sipas llogarisë së fitimit ose humbjes. E vërteta matet me atë se sa kryen punë në praktikë. Çdo individ, thonë pragmatistët, të vërtetën e ndërton me veprat e tij duke pasur parasysh gjithmonë fitimin sa më të madh. Por, fitimi sa më i madh, jo rrallë, ju krijon probleme edhe më të mëdha…Fitimi sa më i madh ju sjellë shpesh humbje edhe më të mëdha…Absurdi i jetës…!
Për individin, në këtë shoqëri, ka vetëm vetmi, mungesë, zbrazësi, mungesë vlerash, mungesë identiteti dhe dëshprim, që janë pjellë e kushteve njerëzore të shoqërisë materialiste perendimore. Një numër në rritje autorësh shpirtërorë e kritikojnë shoqërinë perëndimore për cektësi në përpjekjet për të shmangur problemet, vuajtjet dhe dhimbjet. Një prej tyre, Matew Fox-i (1983) komenton:
“Sot në Amerikë…do të gëlltiten shtatëdhjetë e pesë milionë valiume…. Veç kësaj, rreth tridhjetë milionë njerëz do të nguliten përpara telenovelave; duket se kultura jonë nuk di të reagojë ndaj dhimbjes. Dhimbja ndeshet kudo- e thellë, e patregueshme, e pafundme, kozmike…”
Kjo dhimbje e dhimbshme ndeshet kudo nëpër trojet shqiptare; vrasje, plaçkitje, krime, mashtrime, përdhunime, droga, prostitucioni, korrupcioni, ngujimi përpara telenovelave që përhapin pleh, bërllog, lufta për pushtet, pa shtet,…aman o Zot…! Absurdi jetës! Njeriu për ta rregulluar jetën e vet, të shoqërisë, dhe për të arritur lumturinë ka nevojë për besim në Krijuesin, All-llahun e Madhnueshëm, i Cili i drejtohet shpirtit të tij, e udhëzon atë kah mirësia e largon nga e ligësia dhe e frymëzon kah devotshmëria…. Njeriu për të shpëtuar duhet udhëzuar jo sipas mençurisë njerëzore, por në pajtim me këshillat Hyjnore. Meqë jemi në muajin e bekuar të Ramazanit, le të fillojmë me agjërimin. Ç’është agjërimi?
All-llahu i Madhnueshëm iu drejtohet besimtarëve:
“O ju që keni besuar, agjërimi ju është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Kur’an-i, 2:183)
Po të kthehemi në histori do të gjejmë plotë dëshmi për agjërimin. Dëshmitë kryesore janë në Shkrimet e Shenjta Hyjnore.
Në Besëlidhjen e Vjetër, në Librin e Levitikut, është ky urdhër:
”Ky ligj le të jetë për ju i pandryshueshëm: agjëroni e mos bëni asnjë punë…” (Besëlidhja e Vjetër, Levitiku, 16:29-31)
Kurse në Besëlidhjen e Re, në Ungjillin sipas Mateut, shënohet Mësimi mbi Agjërimin, ku, ndër të tjera, shkruan,: “Edhe kur të agjëroni, mos u mërrolni porsi shtiracakët…” (Besëlidhja e Re, Mateu, 6:16)
Për besimtarët myslimanë, agjërimi është bërë obligim në vitin e dytë të Hixhretit, ose me 623, sipas kalendarit Gregorian, që të bëhemi të devotshëm. Të devotshëm ka kuptimin: të kemi dashuri, nderim të thellë, të jemi të bindur dhe besnik deri në fund… Me devotshmëri rritet vetëdishmëria, shtohet ndjeshmëria. Këte e kuptojnë vetëm besimtarët dhe besimtaret, e kuptojnë të gjithë që n’emër të All-llahut agjërojnë. Besimtarët e devotshëm agjërojnë me gëzim, me kënaqësi, sepse e kuptojnë se agjërimi u ndihmon shumë jo vetëm në sferën shpirtërore, por edhe në anën fizike, trupore, dhe atë mendore.
Ka nga ata ose ato që agjërojnë sa për të agjëruar, ka nga ata që agjërojnë për ta përjetuar. Agjërimi sa për të agjëruar nuk sjellë dobi, përveç se etje dhe uri. Agjërimi i përjetuar është vërtet i bekuar. I bekuar siç është edhe vet muaji i Ramazanit, muaj aq i madhëruar…Po, përse ky muaj është i bekuar, muaj aq i madhëruar? Po, përse ky muaj është caktuar për të agjëruar? Krijuesi i Gjithësisë e zgjodhi këtë muaj për të mirën e njerëzisë, sepse:
“Muaji i Ramazanit që në te (filloi të shpallet) Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe shqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga rrena, mashtrimi.) (Kur’an-i, 2:185)
Kur’an-i është Fjala e All-llahut që i është shpallur, zbuluar, frymëzuar, Muhammedit (a.s.), nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, Ruhul Kudus. Kjo shpallje, pra, ka filluar në këtë muaj të bekuar. Ky muaj’i bekuar, i madhëruar, i shenjtëruar, është caktuar si muaj’i agjërimit sepse është muaj’i shpërblimit. Ramazani është muaj’i zbulesës, i qëndresës, i shpresës. Është muaj’i mirësive, i begative i fshehtësive. Ramazani është muaji’i barazisë, i afërsisë, i pjekurisë, i gjallërisë. Është muaj’i vështirësive, i lehtësive, i befasive. Ramazani është muaj’i vlerave superiore, muaj’ që sjellë fitore, muaj’i Mëshirës Hyjnore, muaji kur bleron pranvera shpirtërore, muaji’i Zbulesës Hyjnore…
Zbulesa Hyjnore-Kur’ani i Madhëruar është Libri i Librave, Libër i Shenjtëruar; është Libri më i lexuari, më i kërkuari, më i nderuari.
Kur’an-i është Libër përkujtues, shqarues, udhëzues, dallues, shërues, bekues, është Libër mëshirues. Kur’an-i është Libër plotë dituri, është Libër plotë urtësi. Dituria dhe urtësia e Tij s’ka të sosur, sepse Kur’ani është Libër i përsosur.
Kur’an-i është Dritë nga Drita e cila është përmbi çdo Dritë… Ramazani është hapi i parë për sigurimin e nevojave shpirtërore, ndërsa Kur’an- i është kushtetuta më thelbësore për t’u informuar në mënyrë adekuate, për të jetuar në mënyrë efikase... Kur e pyetën Albert Ajnshtajnin (1879-1955), shkenctarin më të madh të shekullit të kaluar, se cili është kuptimi i jetës njerëzore..? Ai tha: “ Përgjigjja e kësaj pyetje kërkon një fe…”
Shumica e kombit shqiptar, rreth nëntëdhjetë përqind, e zgjodhën një fe, fenë Islame. Shekuj më parë, kur shqiptarët u Islamizuan-atëherë shpëtuan. Shpëtuan sepse nuk u asimiluan…
Sot, nga të gjitha anët, mbrenda e jashtë trojeve shqiptare, feja Islame, e cila na shpëtojë, e cila është mburojë, akuzohet me shpifje, fyhet, pengohet, sulmohet nga armiqë të lloj-llojshëm. Por, me gjithë këtë, fakti se ka armiqë tregon mjaft qartë se ka merita. Besimtarët me shembullin e tyre i bindin edhe të tjerët në vërtetësinë e besimit të pastër, të vërtetë, me qëndrueshmëri, besnikëri, me devotshmëri… Këte më së miri e dëshmon jeta, e dëshmon Ramazani, e dëshmon Kur’ani…Lavdi Zotit!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Mexhid Yvejsi: Jeta, Ramazani dhe Kur'ani
[per femije]
IMAGJINATA E NJE FEMIJE
Bedri imagjinonte
sot do te shkoj shume larg,
do te shkoj ne qiellin e shtate
per te pare te MADHIN ZOT.
Jam shume i lumtur
po kapercej rre dhe ylber,
era po me tund sa andej-kendej
une fluturoj si avjon ne qiell.
Babi dhe mami me kane treguar
ZOTI yne eshte lart
kur t'i do te komunikosh
bej sexhde sa me pare.
Une sexhden e fillova lart ne qiell
te jem sa me afer ZOTIT tim,
Ai e di sa shume e dua
te me japi ndihme mua.
O ,sa lumturi ndjeva
kur ZOTIN e gjithesise kisha pran,
me buzeqeshi, me ledhatoj,
me uroj jete te mbar.
Prindeve te mi ja tregova
kete imagjinate ne qiellin e shtate,
dhe me ZOTIN E MIRESISE vertet u takova
erdhen me puthen dhe nga gezimi qan.
IMAGJINATA E NJE FEMIJE
Bedri imagjinonte
sot do te shkoj shume larg,
do te shkoj ne qiellin e shtate
per te pare te MADHIN ZOT.
Jam shume i lumtur
po kapercej rre dhe ylber,
era po me tund sa andej-kendej
une fluturoj si avjon ne qiell.
Babi dhe mami me kane treguar
ZOTI yne eshte lart
kur t'i do te komunikosh
bej sexhde sa me pare.
Une sexhden e fillova lart ne qiell
te jem sa me afer ZOTIT tim,
Ai e di sa shume e dua
te me japi ndihme mua.
O ,sa lumturi ndjeva
kur ZOTIN e gjithesise kisha pran,
me buzeqeshi, me ledhatoj,
me uroj jete te mbar.
Prindeve te mi ja tregova
kete imagjinate ne qiellin e shtate,
dhe me ZOTIN E MIRESISE vertet u takova
erdhen me puthen dhe nga gezimi qan.
myvela dervishaj- Numri i postimeve : 58
Registration date : 17/11/2009
Similar topics
» Mexhid Yvejsi: Ç'është ky muaj - Ramazani?
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
» Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
» Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
» Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
» Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi