Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:A do të fitojë Evropa edhe kësaj here luftën e humbur të Serbisë?

Shko poshtë

Teki Dervishi:A do të fitojë Evropa edhe kësaj here luftën e humbur të Serbisë? Empty Teki Dervishi:A do të fitojë Evropa edhe kësaj here luftën e humbur të Serbisë?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 8:22 pm

A do të fitojë Evropa edhe kësaj here luftën e humbur të Serbisë?


Teki Dervishi:A do të fitojë Evropa edhe kësaj here luftën e humbur të Serbisë? 17teki%202
Teki DERVISHI


Polic-ballkanikun Serbi e ka konstituar Evropa (pas rënies së Perandorisë Osmane) duke e shndërruar këtë vend nga Pashallëku (i Beogradit) në një shtet patericë që lufton “për interesa” të Evropës dhe Rusisë. Argumenti që përmenda më lart, mund të dëshmohet konkretisht nga relacionet historike arkivore të kongreseve dhe konferencave të Fuqive të Mëdha në kohën kur ShBA-të nuk konsideroheshin si fuqi relevante botërore. Ky shtet policor i ka humbur të gjitha luftërat e tij të nxitura nga Rusia. Por, pas luftërave të humbura në terren, (dy luftërat ballkanike) Serbia ka arritur në “tavolinën diplomatike” t’i kthejë territoret e humbur në luftë, dhe ta rikthejë policinë dhe ushtrinë në vendet ku më parë i kishte humbur luftërat. Kjo “traditë” po vazhdon edhe sot kur BE (EULEX-i) duke mos e pranuar shtetformimin shqiptar, i kthen policët dhe ushtarët civil (paramilitarët e strukturave të ashtuquajtura paralele) si dhe administratën e shtetit terrorist të Pashiq-Millosheviq-Tadiqit në Kosovë.
A do të lejojnë shqiptarët edhe në shek. 21 t’u reprizohet historia? Po, nëse shoqëria civile, klasa intelektuale dhe ajo politike nuk ndërgjegjësohen deri në nivel të autokritikës ndaj qëndrimeve që kanë mbajtur 10 vjet (1999-2009) kundruall okupatorit 1244. Të mos vazhdojmë ta gënjejmë popullin se UNMIK-u nuk është më në Kosovë, të dihet se Këshilli i Sigurimit nuk e ka suprimuar Rezolutën 1244, sovranitetin e Serbisë.
Shqiptarët sot janë në një situatë të ngjashme me fundin e Luftës së Dytë Botërore, kur me 1948 u shkel Konferenca e Bujanit, një marrëveshje kjo midis serbëve dhe shqiptarëve që, pas luftës, trojet shqiptare dhe shqiptarët të bashkoheshin në një shtet të vetëm. Edhe sot kemi të bëjmë me një “shtet-vegël” ushtarake policore të Fuqive të Mëdha (përjashto ShBA-të) që quhet Serbi. Ky është shteti që e ka trilluar historinë e tij që nga Lufta e Kosovës (1389), shteti që historinë e tij e vjelë nga mitet dhe legjendat folklorike, shteti që të gjitha luftërat e tij të humbura i kremton si fitore. Kaq “mitologjike” dhe “legjendare” Serbia edhe sot vazhdon të zbatojë politikën e saj tradicionale ndaj Shqipërisë (etnike). Politika e Serbisë është një folklor me fabul të përgjakshme. Vetë fakti se politika e shtetit të Serbisë asnjëherë nuk ka arritur të dal jashtë kriterit të saj tradicional, kjo është dëshmi se ajo asnjëherë nuk ka arritur ta modernizojë politikën e saj, të bëjë politikë adekuate që i përshtatet kohës dhe rrethanave që vazhdimisht ndryshojnë gjatë proceseve të zhvillimit të civilizimeve planetare. Prandaj, nuk ka shanse demokratizimi i Serbisë, as heqja dorë e saj nga tradita okupatore e trojeve shqiptare, sepse pa këtë rol, Serbia as nuk do të mund të ekzistojë si shtet i kumbullave. Vetëm kur shqiptarët të vetëdijesohen dhe të mobilizohen që ta zhbëjnë shtetin e Serbisë, njësoj si po e zhbën sot Serbia shtetin shqiptar, vetëm atëherë Fuqitë e Mëdha mund ta revidojnë politikën e tyre antishqiptare.
Politika serbe asnjëherë në histori nuk ndryshoi, sa do që koha dhe rrethanat ndryshojnë dhe përjashtojnë “modelet” e vjetra, të cilat nuk mund të inkorporohen në situatat reale të lëvizjeve iluministe botërore. Pas të gjitha (pa përjashtim) luftërave të humbura të Serbisë, ky shtet tradicionalisht policoro-ushtarak, fillon ofensivën politike “diplomatike”. Popujve të shtypur në këtë shtet (që një kohë u quajt Jugosllavi Monstrume), u është “kultivuar” bindja se serbët, aq sa janë ushtarë të mirë (të luftërave të humbura), po aq të fortë e kanë edhe diplomacinë (që ua bën Evropa dhe Rusia). Ç’është e vërteta, kjo “prepotencë” mitologjike mbi “fuqinë” diplomatike të Serbisë, lindet nga arroganca të cilën e mbëlton inferioriteti i varësisë së Serbisë nga Evropa. Pa bajonetat e Evropës në krahun serb, shqiptarët do ta gëlltisnin Serbinë veç për dy ditë!
Shteti i trilluar i Serbisë (në territoret shqiptare) vazhdon edhe sot të veprojë si një adoleshent (fëmijë i papjekur) që lazdrohet duke vrungulluar me armë. Gjithmonë pas luftërave të saj të humbura, duke vringëlluar me armë, Serbia i ka vënë kushte “paqes” dhe kusht ka qenë që luftën e humbur në terren, Evropa t’ia fitojë në “tavolinën e diplomacisë”, dhe Serbia të rikthejë ushtrinë dhe policinë në vendin ku e ka humbur luftën, siç bën sot EULEX-i. Diplomacia serbe e ka vetëm një atue: destabilizimin e Ballkanit, patentimin e situatave dramatike, (organizon krime “teatrale terroriste” kundër “varreve serbe”, për t’i përdorë si “argumente” se ajo është viktimë e komplotit ndërkombëtar në krye me “Vatikanin”. Pastaj Vatikani (Evropa “komplotiste” katolike në koalicion me ortodoksinë kundër protestantëve) me mish e me shpirt përpiqet ta “bind” Serbinë (Rusinë) se ajo nuk është komplotiste kundër Serbisë, dhe këtë e dëshmon duke e shpërblyer për krimet kundër civilëve që bën Serbia nga kur ekziston si banana shtet i Rusisë, si “roje” e Evropës kundër “myslimanëve” të Ballkanit. Edhe sot, Evropa në mënyrën më transparente politike, po e shpërblen Serbinë për krimet që i ka bërë, askund tjetër, pos në Bosnje dhe Kosovë. Papa Benedikti deklaron se “Kosova është djep i krishterimit”, duke harruar sa papate shqiptare ka pasur Vatikani.
Pra, me një shtet që ekziston vetëm si terrorist, neve na detyrojnë të bëjmë politikë paqësore. Sidoqoftë, disa herë gjatë historisë, këtë politikë paqësore e kemi provuar me Serbinë. Është koha që ushtrisë dhe policisë serbe të mos i kundërvihemi më me “akademinë pacifiste” shkollë kjo që Evropa e hapi për shqiptarë. Ruaju, se ai që të ka vrarë dje, të vret edhe sot, dhe do të të vrasë edhe nesër, po e lejove. Shën Pali këshillonte: dy herë mos e ndjek rrugën e gabuar!
A do ta vazhdojnë shqiptarët politikën pacifiste ndaj “marrëveshjeve” të MUP-it të Serbisë me BE-në, BE-në që quhet 1244! Me “neutralitetet” duhet ta refuzojmë “neutralitetin” e tyre ndaj shtetit të Kosovës. T’i injorojmë, jo më shumë seç na injorojnë ata. Le të qëndrojnë këtu me forcat e tyre ushtarake policore, të dihet se sot për sot ende nuk kemi fuqi t’i largojmë. Por, vazhdimi i bashkëpunimit me 1244-shin, është bashkëpunim me armikun kundër çështjes së drejtë shqiptare dhe kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës fituar me gjakun e martirëve shqiptarë të rënë gjatë 100 vjetëve të okupimit. A nuk i keni parë si na urrejnë dhe janë cinik ndaj nesh?! Duke i konsideruar si “miq” dhe “çlirimtarë”, ata kanë kujtuar se ne jemi popull servil dhe poltron! Është koha të kuptojmë se ata janë miq dhe çlirimtarë të Serbisë, e jo të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi