Antologji e poezisë shqipe në anglisht
Faqja 1 e 1
Antologji e poezisë shqipe në anglisht
Antologji e poezisë shqipe në anglisht | |||||
Antologjia përmban afro 50 autorë me rreth 250 poezi dhe sikurse thotë vetw autori synon të bëjë të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët. Zoti Elsie thotë për BBC-në se me përkthimet e tij ai synon të nxisë interesin për letërsinë shqipe ndër të huajt. Fatos Ahmati i BBC-së bisedoi me zotin Elsie. Elsie: Antologjia është një antologji historike, fillon me fillimet e poezisë shqiptare deri në ditët e sotme. Janë afërsisht 50 autorë dhe rreth 250 poezi, poezi gojore, e poezia letrare. BBC: A mund të na përmendni ndonjë nga autorët më në zë dhe që ju i keni më për zemër në këtë antologji? Elsie: Të gjithë autorët që kam përkthyer unë i kam për zemër. Ka poezi që përkthehen dhe ato që nuk përkthehen dhe unë gëzohem kur më del një poezi në përkthim. Ka dhe autorë shumë të mirë, që nuk përkthehen ose që përkthehen me shumë vështirësi. Ka dhe autorë të tjerë që dalin, të paktën nga unë dhe gëzohem për të gjithë, p.sh për letërsinë bashkëkohore me autor si Zef Zorbo apo Martin Camaj, Rrapi, Agolli, Mihal Hanxhari më ka pëlqyer shumë, Azem Shkreli, të cilin e kam botuar në një libër të veçantë që ka dalë para disa muajsh në Los Angelos. Ka dhe shumë autorë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria. BBC: Çfarë ju ka shtyrë që ta përgatitni këtë antologji të poezisë shqipe? Elsie: Unë gjithmonë kam dashur të prezantoj letërsinë shqiptare në përgjithësi dhe kam përshtypje që letërsia shqipe është më e fortë në fushën e poezisë. Çuditërisht do të thoja se për ne perëndimorët poezia është diçka krejt skajore, që nuk e lexojmë shumë, kurse në botën shqiptare poezia është qendra e letërsisë shqiptare. Gjithmonë kam patur dëshirë të botoj një antologji dhe më në fund ka dalë. BBC: Sa kohë ju është dashur për të hartuar këtë antologji të poezisë shqipe? Elsie: Unë fillova me një antologji tjetër para shumë viteve, në vitet ’90 besoj, të poezisë bashkohore shqiptare që u botua dhe në Londër dhe që prej asaj kohe kam përkthyer pjesë-pjesë vepra të ndryshme, autorë të ndryshëm, i kam vendosur në internet në faqen time të internetit (www.albanianliterature.net) dhe mendova që kishte ardhur koha për një botim, një libër. BBC: Sa i vështirë ka qenë përkthimi nga shqipja në anglisht i këtyre poezive? Elsie: Vështirësia varet shumë nga poezia dhe nga poetët. Ju e dini që unë kam përkthyer "Lahutën e Malësisë të Gjergj Fishtës". Kjo ishte për mua përkthimi më i vështirë në jetën time dhe them që nëse arrij të përkthej Fishtën, çdo gjë tjetër është e lehtë. Nuk është punë e lehtë. BBC: Me kë poezi keni ndjerë kënaqësi më të madhe gjatë këtij përkthimi? Elsie: Unë dashurohem me çdo poezi që përkthej, kështu që kur jam duke punuar me një poet apo me një poezi, është ky poeti që më intereson më shumë, pastaj filloj me një tjetër dhe është ai që më pëlqen më shumë. BBC: Ju thatë pak më parë se synimi i botimit të Antologjisë Shqipe dhe krejt librave tuaj në shqip, është për ta bërë sa më të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët. Në fakt çfarë interesi ka pasur për këto botime? Elsie: Besoj se Antologjia e Poezisë nuk është diçka që shitet shumë, janë vetëm pak njerëz që interesohen për poezinë shqiptare, është dhe një tirazh i vogël. Kurse për librat e tjerë, varet nga tema. Historia për shembull shitet më shumë, proza mund të shitet më shumë, varet nga librat. Nuk them që jam bestseller, nuk kam asnjë pretendim për këtë. BBC: Në mos gaboj z. Elsi, ju këtë vit keni nxjerrë rreth pesë libra. Çfarë libri tjetër keni në dorë? Elsie: Disa libra janë botuar. Siç e thashë është Azem Shkreli që u botua në Los Angelos. Kam botuar Udhërrëfimi i Eduart Lear, piktori anglez, që u botua në Londër para disa muajve dhe tani ka dalë në gjuhën shqipe. Kam botuar gjithashtu Përshkrimin e Evlija Çelebiut, në gjuhën shqipe. Kam disa projekte, por nuk dua të flas konkretisht sepse nuk di nëse do të realizohen apo jo. Problemi im kryesor është për të gjetur një botues për librat. Ide kam shumë, por është mjaft e vështirë të gjesh botues sepse tregu është i vogël. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monica Mureşan: Stolia e artë e poezisë shqipe
» Monica Mureşan: Drita vegimtare e poezisë shqipe
» Agron Tufa: Fytyra e mërzitshme e poezisë shqipe
» Reshat SAHITAJ:Ali Podrimja - Princi i poezisë Shqipe
» Arbenita Rrmoku:KONKURS I POEZISE SHQIPE NE INTERNET
» Monica Mureşan: Drita vegimtare e poezisë shqipe
» Agron Tufa: Fytyra e mërzitshme e poezisë shqipe
» Reshat SAHITAJ:Ali Podrimja - Princi i poezisë Shqipe
» Arbenita Rrmoku:KONKURS I POEZISE SHQIPE NE INTERNET
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi