Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KEK-u nuk do t’ua falë borxhet minoritetit serb!

Shko poshtë

KEK-u nuk do t’ua falë borxhet minoritetit serb! Empty KEK-u nuk do t’ua falë borxhet minoritetit serb!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 9:43 pm

KEK-u nuk do t’ua falë borxhet minoritetit serb!

Ismail Shabani, Bota Sot
Intervistë me Justina Shiroka-Pula, ministre e MEM-it


KEK-u nuk do t’ua falë borxhet minoritetit serb! Justa%20(Small)
Sa të jem gjallë
Nuk mendoj se energji bërthamore do mund të prodhohet në Kosovë, të paktën përderisa unë të jem gjallë. Nuk ekzistojnë premisat për këtë, dhe nuk ka asnjë shenj në horizont. Por, Kosova do të arrijë në periudhën afatmesme të shfrytëzojë gati tërësisht hidopotencialet e saj. Këtu përfshihen ndërtimi i HC Zhur dhe i një numri të konsiderueshëm hidrocentralesh të vogla, një pjesë të të cilave tashmë i kemi para-vlerësuar, dhe mjaft të tjera do t’i identifikojmë dhe vlerësojmë gjatë periudhës 2009-2019.
Falja e borxheve nuk është aktualisht në diskutim. Konsumatorët e komunitetit serb do të trajtohen njësoj si konsumatoret shqiptare si dhe çdo konsumator i minoriteteve të tjera.



“Bota Sot”: Në cilin vit do të mund të fillojë të eksportojë rrymë Kosova?
Shiroka-Pula: Ne i kemi bërë parashikimet afatgjate të nevojave vendore për energji elektrike për periudhën e ardhshme 10-vjeçare. E kemi kryer këtë me disa skenare që konsiderojnë nivele të ndryshme të rritjes ekonomike të vendit. Sa i përket përgjigjes së kësaj pyetje, me duhet të them se Kosova do të fillojë neto të eksportoje energji elektrike vetëm atehere kur do të jetë në gjendje të mbulojë kërkesat vendore. Kjo nuk përjashton shkëmbimin e shtuar të energjisë me vendet e rajonit, sidomos pasi të jetë përfunduar ndërtimi i linjes 400kV me Shqipërinë dhe i një tjetër linje të dytë të tillë me Maqedoninë, e cila është në planet tona zhvillimore. Pastaj, të mos harrojmë se në tregun rajonal dhe Evropian te Energjisë parashikohet të ketë edhe konkurrence jo e vogël. Kjo nënkupton se Kosova do të arrijë të eksportoje energji elektrike për aq sa ajo do të mund të jetë konkurruese në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike. Për këtë duhet të jemi realistë dhe të mos jemi më optimist se sa duhet. Ne do ta gjenerojmë energjinë nga linjiti që është ndotësi më i madh ndër lëndët djegëse konvencionale, pra edhe që do të penalizohet më shumë kur bëhet fjalë për çmimin e kreditëve të karbonit që pritet të jenë më të larta se aktualisht pas vitit 2012, kohë kjo kur një tjetër marrëveshje botërore do ta zëvendësojë Traktatin e Kiotos.
Kosova nuk mund të prodhojë energji bërthamore
“Bota Sot”: Cilat janë resurset që do të mund të shfrytëzohen në të ardhmen, a mund të prodhojmë energji, përveç nga qymyri dhe uji, nga era, energjia diellore, ajo atomike, dhe kur mund të ndodhë kjo?
Shiroka-Pula: Nuk mendoj se energji bërthamore do mund të prodhohet në Kosovë, të paktën përderisa unë të jem gjallë. Nuk ekzistojnë premisat për këtë, dhe nuk ka asnjë shenj në horizont. Por, Kosova do të arrijë në periudhën afatmesme të shfrytëzojë gati tërësisht hidopotencialet e saj. Këtu përfshihen ndërtimi i HC Zhur dhe i një numri të konsiderueshëm hidrocentralesh të vogla, një pjesë të të cilave tashmë i kemi para-vlerësuar, dhe mjaft të tjera do t’i identifikojmë dhe vlerësojmë gjatë periudhës 2009-2019. Vështirësitë këtu lidhen me ngadalësinë në percaktimin e rrugës që do të ndjekim për tërheqjen e investimeve private. Unë kam qenë dhe jam për një proces të hapur, transparent dhe konkurrues për shfrytëzimin e hidropotencialeve. Por, deri tani rezulton e vështirë që me këtë qasje të bashkohen gjithë aktoret relevantë. Ne do arrijmë të bindim këdo për këtë rrugë, sepse atë e kërkon Kushtetuta e Kosovës dhe ligji për ujërat. Burimet e tjera te ripërtëritshme janë pjese e politikës tonë. Kështu shpejt do të kemi gjenerim nga era në Golesh, por me pas edhe në të tjera zona ku ka mjaft erë. Po ashtu, MEM ka realizuar dy projekte demonstrative të ngrohjes së ujit sanitar me energji diellore; kjo në QKUK dhe në Konviktet e Studentëve të UP. Edhe një projekt i tillë i tretë do të realizohet me buxhetin e MEM për 2009. Edhe ECLO do të ndërtojë deri nga mesi i vitit 2010 disa projekte demonstrative të energjisë diellore në ndërtesa publike si shkolla dhe spitale. Ndërkohë ZRrE ka miratuar tarifa të veçanta nxitëse për energjinë elektrike të prodhuar nga uji apo edhe era. Këto masa janë nxitësit më të mirë për zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme në Kosovë.
“Bota Sot”: A do t’i falen borxhet konsumatorëve serb? Dhe a janë duke paguar ata rrymë tani për tani KEK-ut?
Shiroka-Pula: Falja e borxheve nuk është aktualisht në diskutim. Konsumatorët e komunitetit serb do të trajtohen njësoj si konsumatoret shqiptare si dhe çdo konsumator i minoriteteve të tjera. Nuk ka përse të bëhet dallim. Sa i takon pagesës nga komuniteti serb, unë vet kam qenë maksimalisht e angazhuar ta mbështes KEK sh.a. në nismën për ta bindur atë komunitet të fillojë të paguajë energjinë e përdorur. Ka rezultate pozitive dhe ne do të vazhdojmë në këtë rrugë të nisur. Kushdo, duhet dhe do ta te paguaje një ditë energjinë elektrike të harxhuar.
“Trepça” pika më problematike e sektorit minerar në Kosovë
“Bota Sot”: Çfarë do të bëhet me Trepçën, do të mund të fillojë punën, apo vetëm pas privatizimit?
Shiroka-Pula: Trepça është pika më problematike dhe e komplikuar e sektorit minerar në Kosovë. Qeveria ka mbështetur dhe do te vazhdojë të mbeshtesë në periudhën afatmesme aktivitetet bazike të Trepçes. Problemi është jo vetëm ekonomik, por edhe social. Unë mendoj se duhet të ndërgjegjësohemi e përgjegjësohemi sa më parë se nuk mund ta ri aktivizojmë Trepçen (pra ta kthejmë në ikonën tonë të njohur botërisht) pa e ristrukturuar atë, pa ndarë nga ajo ato biznese që premtojnë të jenë fitimiprurëse në kushtet e tregut të hapur, të lirë dhe konkurrues. Një Trepçë e ristrukturuar do të kërkojë investime të mëdha, të cilat do të duhet të vijnë kryesisht nga sektori privat. Kjo është sfida jonë, pra si ta përgatisim Trepçën të presë investime private, jo thjesht të privatizohet apo likuidohet, por të rivitalizohet ashtu që të punësojë shumë e prodhojë mjaft, pra të sjellë fitimet maksimale të mundëshme për Kosovën, duke shfrytëzuar në mënyrë efiçiente/racionale burimet minerale dhe ruajtur njëherësh edhe mjedisin. Kjo është edhe politika që ne në kuadër të Straetgjisë Minerare për periudhen 2010-2025 kemi parashikuar për Trepcën, dhe do t’ja propozojmë këte shpejt Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi