Kastrioti i lan borxhet ndaj presidentit Rugova
Faqja 1 e 1

| 01.03.2009
Pamje e objektit të shkollës fillore “Pandeli Sotiri”, që do ta marrë emrin e dr.Ibrahim Rugovës
Kastrioti i lan borxhet ndaj presidentit Rugova
Hamdi Tovërlani, BOTA SOT
Përjetësojnë emrin e presidentit Rugova
Një iniciativë e kamotshme, por e merituar e emërtimit të një shkolle në Kastriot me emrin e dr. Ibrahim Rugovës, po shndërrohet në realitet. Iniciativën e bërë publike prej vitesh nga “Bota sot”, deputeti lokal i LDK-së, z. Nexhmedin Kelmendi-Nici, e ktheu në nismë zyrtare. Kjo nismë u bë realitet në seancën e fundjavës të Asamblesë Komunale të Kastriotit.
Nisma për emërtim e propozuar nga kombëtarja “Bota sot”, nga autori i shkrimit, është përkrahur nga të gjithë dashamirët, sidomos ata që e kanë njohur mirë ish-presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, në komunën e Kastriotit, ku ai punoi mësues për disa vjet.
Pasardhësi
Në njëvjetorin e Pavarësisë, pushteti lokal në Kastriot bëri edhe gjestin e parë të madh, kur liderit shpirtëror dhe fizik të popullit shqiptar, dr.Ibrahim Rugovës, i ndau mirënjohje për meritat e tij të pakontestueshme, për sjelljen e aktit të shpalljes së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur. Të gjithë të pranishmit në atë solemnitet patën rastin që në skenë ta shohin dhe ta pëlqejnë pasardhësin e dr.Ibrahim Rugovës, djalin e tij të dytë, z.Ukë Rugovën, që la përshtypje me rastin e pranimit të mirënjohjes, por edhe më tepër të falënderimit të shkurtër, por përmbajtjesor, për këtë akt madhor.
Gjesti i dytë, dhe i menjëhershëm, i vendimit për emërtimin e shkollës fillore me emrin e dr. Rugovës, solli një gëzim të papërshkrueshëm në Kastriot. Ishte kjo “shlyerja” e radhës e borxhit ndaj presidentit historik, i cili hapat e parë prej mësimdhënësi, i bëri pikërisht në këtë shkollë, në vitin 1968, e cila atëbotë e mbante emrin “Vëllazërimi”. Ata që kanë pasur rastin dhe fatin atëherë të punojnë dhe të njihen personalisht me Rugovën, me pietet e mbajnë mend personalitetin e tij, si njeri tejet të vendosur, që donte dhe dinte ta kundërshtonte tërë atë çka ishte jashtë kontekstit mësimor, sidomos të imponuar nga pushtetmbajtësit serbë. “Atëbotë askush nuk ka paramenduar se një njeri, mbi të gjitha i qetë dhe i tërhequr, do të bëhet sinonim i rezistencës paqësore dhe vigan i luftës historike për të drejtat e vetëvendosjes të popullit shqiptar në Kosovë. Por, kjo ndodhi, dhe unë personalisht jam krenar, që kam pasur fatin të punoja me dr.Rugovën”, thotë mësuesi Bujar Maloku. Por, ai thotë se do të ndihet krenar edhe tani pasi shkolla ku punuan bashkë me Rugovën tani po merr emrin e Presidentit. “Tashmë jam edhe më krenar, që edhe për disa muaj do të punoj në shkollën që do ta mbajë emrin e tij”, thotë mësuesi i vjetër, z.Bujar Maloku, i cili shumë shpejt do të pensionohet.
Rrëfimi për Rugovën
Në Kastriot dr.Rugova kujtohet ende shumë mirë për rastin e kundërshtimit të një komunisti serb, i cili kishte ardhur me detyrë të caktuar të mbante "orë politike", pas eskalimit të demonstratave të vitit 1968, si në Prishtinë, ashtu edhe në tërë Kosovën. Dr.Ibrahim Rugova, që ishte i vendosur në rreshtin e fundit, qëndronte kokulur dhe i thelluar në mendime. "Kjo për ty nuk bënë përshtypje?", kishte pyetur komunisti serb dr. Rugovën, duke parë se fjalët e tij po shkonin bosh. "Ju jeni për politikë, e ne për t`i edukuar nxënësit", ia kishte kthyer dr. Ibrahim Rugova përgjigjen e ashpër, duke korrigjuar gjithnjë hartimet. Këto fjalë të papritura, aq fort e kishin nevrikosur komunistin serb, saqë ai menjëherë kishte kërkuar që të largohej dr.Rugova nga procesi arsimor. Falë gjindshmërisë së një drejtori shembullor të asaj kohe, z.Tahir Aliut, përjashtimi nuk u bë.
Kolektivi i shkollës fillore "Vëllazërimi" në atë kohë ishte shndërruar në çerdhe të arsimtarëve të përndjekur, të cilët i mbante afër drejtori Tahir Aliu, si mësuesin Esat Menzelgjiun, arsimtarin Adem Kutllovcin dhe shumë të tjerë. “Historia, tashmë pas plot dyzet vjetëve, i arsyeton veprimet e dr.Ibrahim Rugovës, duke e nxjerrë në pah orientimin e tij dhe të familjes së ngushtë, që shkonin gjithnjë në favor të popullit shqiptar. Dr. Rugova do të mbetet edhe gjatë sinonim i urtësisë, që me politikë paqësore diti t`i orientojë veprimet e miqve ndërkombëtarë, sidomos të SHBA-së, për një Kosovë të lirë dhe sovrane. Kastriotasit janë ata që kanë arsye t`i orientojnë mendimet e veta nga personi që diti ta ndryshojë historinë e popullit shqiptar, të pritur me shekuj. Dr. Rugova ka merituar që moti që shkolla ku ka punuar ta mbajë emrin e tij dhe ne të gjithë jemi krenarë që u realizua kjo iniciativë aq e pritur”, thotë Nexhmedin Kelmendi, të cilit i takojnë meritat e jashtëzakonshme për realizimin e vendimit në Asamblenë Komunale të Kastriotit. Ai falënderon kolegët e tij nga gjashtë subjektet politike që përfaqësohen për përkrahje unanime, në kryerjen e iniciativës së ndërmarrë, por edhe rezonimit të mençur e të urtë për respektimin edhe të figurave të tjera historike: Komandantit Legjendar Adem Jasharit, emrin e të cilit do ta mbajë palestra e re sportive, të luftëtarit të paepur për çështje kombëtare në rrethin e Artakollit, Aziz Krasniqit-Zhilivodës, përmendorja e të cilit do të ngrihet në “Sheshin e Lirisë”, të luftëtarit të ditëve të para Fahri Fazliut, përmendorja e të cilit do të zërë vend në afërsi të Stacionit të Hekurudhës ku ka punuar dhe “bijës së madhe shqiptare” Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës, busti i së cilës do të ngrihet në parkun që do të ndërtohet.

Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Similar topics
» Adem Demaçi rikthehet me urrejtjen ndaj presidentit Rugova
» Pse Krasniqi dhe Thaçi nuk kërkojnë zbardhjen e atentateve ndaj Presidentit Rugova?
» Hashim Thaçi dorëzon kërkesën për ndriçimin e tentim – atentatit ndaj presidentit Rugova
» Fanë Rugova: Gazeta “Bota sot” po e mban gjallë idealin e presidentit Rugova
» Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi