Dibran Demaku:Një ndodhi në plazh
Faqja 1 e 1
Dibran Demaku:Një ndodhi në plazh
Një ndodhi në plazh
Dibran Demaku
Tregimi i së dielës në diasporë
Ditë vere. Me plot rreze të nxehta dielli. Plazhi është i mbushur me vizitorë. Unë me shokun tim Besnikun kemi ardhur tash sa ditë këtu në bregdet për pushime verore. Kemi ardhur pikërisht në këtë plazh sepse këtu vijnë turistë nga të gjitha anët e botës.E bashkë me turistët vijnë edhe vajza të bukura që unë dhe shoku im Besniku i kemi shumë për qejf. Shpresojmë se do të njihemi me ndonjë dhe do të kalojmë bukur. Sepse edhe pushimet janë më të këndhme kur ke në shoqëri një bukuroshe.
Por disi nuk po na ecën. Jemi tash sa ditë në pushime dhe ende nuk i kemi gjetur ato që kemi ëndërruar. Bile në njëfarë mase sikur e kemi humbur besimin në vetëvete. Ditët po na kalojnë njëra pas tjetrës ashtu monotone dhe pa asnjë ngjarje të rëndësishme. Ndërkaq sa u përket vajzave të bukura, këtu ka me bollëk, vetëm se ne nuk po na ecën se nuk po na ecën. Asnjëra nga ato nuk po na e varë.Unë kam filluar të merzitem me këtë monotoni,por Besniku vazhdimisht më këshillon që mos të ngutem sepse patjetër që një ditë do të na buzëqeshë fati.Unë habitem me durimin dhe shpresën e çelniktë të tij se dëshirat dhe ëndrrat verore do të na plotësohen një ditë.
Edhe sot si edhe ditëve të mëparshme kemi dalë në plazh. Dhe gjëja e parë që bëjmë sapo vendosemi në plazh është hulumtimi. I lëmë rrobat tona në një vend të caktuar dhe fillojmë me endjet tona poshtë e lartë me të vetmin synim: Të gjejmë nga një vajzë të bukur…
Ecim e ecim derisa lodhemi në këtë vapë që përvëlon gjithçka. Bile nga qëndrimi i gjatë nën rrezet e diellit lëkura jonë përveq se është nxirë dhe ka marrur ngjyrën e çokolatës edhe është trashur në një mënyrë të çuditshme, për të mos thënë të tmerrshme. Rrallë, shumë rrallë hyjmë në ujin e detit sepse sikur nuk kemi kohë. Ndalemi para ndonjë femre të bukur dhe mondohemi të kontaktojmë me te, por pa sukses. Ato nuk na e varin fare. E femra të bukura këtu, siç thash pak më parë, ka me bollëk: Që nga ato tonat, të kombit tonë e deri tek kinezet e japonezet.
Sot derise po ecnim nëpër plazh dhe po hulumtonim, sytë na shkuan tek dy vajza të bukura që kishin zënë vend në një kënd dhe po rreziteshin.Vendosëm që të afroheshim dhe të merrnim kontakt me to. Para se të afroheshim e biseduam bashkë se në cilën gjuhë do t`u flisnim. Besniku këmbëngulte që të flisnim në gjuhën tonë, ndërkaq unë i thoja se do të ishte më mirë që t`u flisnim në gjuhën angleze. Në këtë mënyrë edhe sikur ato të ishin tonat, ne do të kishim përparësi, sepse do të mendonin që ne jemi turistë anglezë dhe patjetër që do të pranonin të shoqëroheshin me ne.
Dhe pasi ramë dakort që t`i përshëndesnim në gjuhën angleze, që thënë të drejtën unë nuk e zotëroja gjithaq, ndërsa Besniku e qante,u afruam tek ato.
-Mirëdita zonjusha! - i përshëndeti Besniku në anglisht dhe ato njëzëri po në anglisht na e kthyen përgjegjen. Dhe pasi Besniku gjithnjë duke buzëqeshur i pyeti se a mund të uleshim afër tyre dhe ato pranuan,ne u ulëm.
-Klara! - u prezentua njëra nga ato duke ma zgjatur mua dorën, ndërkaq tjetra që po përshëndetej me Besnikun quhej Vera.
Tash na doli një problem që më parë nuk e kishim paramenduar. Si të prezentoheshim para tyre! Po të tregonim emrat tonë të vërtetë ato do ta kuptonin se jemi të vendit dhe jo anglezë. Dhe derisa unë po luftoja me vetë vetën se çfarë emri duhej të thoja po të më pyeste Klara se si quhem, Besniku si i shkathtë që është me një buzëqeshje në fytyrë u prezentua:
-Unë jam Blejku, ndërsa shoku im quhet Xhani!
-Gëzohemi!-thanë ato të dyja njëzëri dhe duke buzëqeshur. Dhe derisa buzëqeshnin ato dukeshin edhe më të bukura. Ndërkaq unë po mendoja me vetën time se si të filloja bisedën me Klarën gjithnjë duke u frikësuar se do të thoja ndonjë fjalë që nuk i përkiste gjuhës angleze dhe ato pastaj do ta kuptonin se ne nuk ishim turistë anglezë. Dhe po ta kuptonin këtë ato kishte rrezik të largoheshin dhe pastaj vaj halli për ne! Ndërsa Besniku me Verën po bisedonin si të njiheshin prej kohësh, Klara po më shikonte mua në një mënyrë të çuditshme, shikim ky që mua po më torturonte. Kisha mbetur në këmbë si një hu gardhi dhe nuk po dija se si të veproja.
-Eja e ulu këtu pranë meje! - më ftoi Klara dhe një qeshje ju paraqit në buzë. Qeshja e saj mua sikur më hutoi edhe më shumë.
-Çfarë ka ky që rri kështu në këmbë! - iu drejtua Klara Besnikut. Besniku e ktheu shikimin nga ajo dhe duke buzëqeshur i tha: E ka magjepsur bukuria jote dhe ai si i ndrojtur që është nuk po di se si ta shprehë adhurimin e tij për ty, ndërkaq mua po në anglisht mu drejtua: Ulu afër Klarës dhe mos rri ashtu si një hu gardhi! Pas fjalëve të Besnikut ato të dyja qeshën me të madhe, ndërkaq unë e shfrytëzova këtë rast dhe u ula afër Klarës. Pasi u ula ashtu në mënyrë instiktive pa thënë asnjë fjalë fillova që ta lëmoj krahun e Klarës. Ajo e befasuar nga ky veprim i imi ju drejtua Besnikut:Ti pak më parë më the se shoku yt është i ndrojtur, ndërkaq ky ka filluar të më lëmojë në krah pa më thënë asnjë fjalë!- dhe qeshte.
-I tillë është shoku im! - ia ktheu Besniku duke qeshur dhe vazhdoi: Në fillim duket si i ndrojtur, por pastaj kur fillon është i tmerrshëm…
-Po pse nuk e flet asnjë fjalë?! - u dëgjua pastaj zëri i Klarës që nuk dihej se kujt i drejtohej, mua apo Besnikut.
-Shoku im nuk i ka për qejfi llafet. Ai ka dëshirë që menjëherë të kalojë në vepër! - ia ktheu Besniku gjithnjë duke qeshur.
-Por ndonjë fjalë duhet ta thotë. Nuk ka lidhje se çfarë. Për shembull lë të thotë: Të dua! - fliste Klara dhe qeshej.
-Të dua! - i thash unë pa një pa dy. Vetëm se si më doli një zë nga i cili u habita edhe unë vet.
-Ha,ha,ha! - u qesh Klara me të madhe dhe vazhdoi: Si i del këtij zëri, sikur nuk ka ngrënë bukë tash sa ditë…
-E ka nga emocionet! - ia ktheu Besniku. Nga dashuria e madhe që ka për ty!...
-Ngadalë, ngadalë!-u dëgjua zëri i Klarës i cili përseri nuk dihej se kujt i drejtohej, mua apo Besnikut. Pastaj pasi pushoi pak vazhdoi: Unë as që i kam thënë ende se e dua, prandaj si u dashuroka ky kështu?!
-Shoku im është sensibël dhe kur e takon një vajzë të bukur si ti, ai menjëherë dashurohet në te! - ia ktheu Besniku.
-Ashtu?! - sikur u qudit ajo. Këtu në plazh ka mjaft vajza të bukura dhe shoku yt Xhani mund të dashurohet në të gjitha! Dhe nëse edhe ato e dashurojnë atë, si do t`i vejë halli kësaj pune!
-Është e vërtetë se këtu në plazh ka edhe shumë vajza të tjera të bukura, por ai është dashuruar vetëm ne ty që je më e bukura.
-Po unë nuk jam e bukur?! - u dëgjua për herë të parë zëri i Verës tek ju drejtua Besnikut.
-Ti je këtu më e bukura shpirt! - ia ktheu Besniku dhe pa një pa dy e puthi lehtë në buzë.Tjetra nuk reagoi fare. Kjo do të thoshte se shoku im, Besniku, ia kishte arritur qëllimit.
Tani rradha ishte tek unë. Duhej ta puthja Klarën! Por disi një frikë e brendshme më pengonte: „Po sikur ajo mos ta pranojë puthjen time?!“- e pyesja vetën. „Do ta puth edhe sikur të pëlcas qameti!“. Dhe derisa unë po bëja luftë me vetën time se si të bëja, Klara ashtu e djersitur e tëra nga rrezet e forta të diellit ishte ngritur në këmbë dhe na e drejtoi pyetjen: Do të vijë ndonjëri nga ju me mua në ujë? Unë nuk e duroj më dot këtë nxehtësi. - dhe pa marrë përgjegje nga ne u nis drejt ujit të detit. Pas saj u nis edhe Vera. Unë dhe Besniku nuk shkuam pas tyre. Pasi ato të dyja tashmë kishin hyrë në ujë dhe po notonin bukur larg nga vendi ku ndodheshim ne, Besniku mu drejtua: Çfarë ke kështu që sillesh si i hutuar? Ato mund të dyshojnë tek ti dhe mund të largohen.
-Si të them?! – ia ktheva Besnikut. Çfarë të flas!Ti e di se unë nuk e di mirë anglishten.
-Punë e madhe se nuk e di mirë anglishten! Fol aq sa di. A nuk e kuptove se edhe ato nuk e flisnin mirë anglishten?! Sa e kuptova unë ato vijnë nga Gjermania, sepse tek- tuk deri sa flisnin u shpëronte pa dashur edhe ndonjë fjalë e gjuhës gjermane.
-Ashtu mendon ti?! - e pyeta unë.
-Po, po ato janë nga Gjermania. E kuptova nga theksi se si e flisnin anglishten.
-Çfarë mendon si do të bëjmë me to?! - pyeta pastaj unë.
-Unë mendoj se sa kohë të qëndrojnë ato në plazh të qëndrojmë edhe ne.Pastaj kur ato të ikin nga plazhi të largohemi edhe ne së bashku me to.
-Po ti a i pyete se a ishin vetëm apo me ndokend?
-Jo dhe as që më shkon në mendje një gjë e tillë! - ma ktheu Besniku.
-Ti me tënden mbarove punë. Ti e puthe dhe ajo pranoi. Ndërkaq ajo e imja nuk e di se si do të më pranojë dhe a do të pranojë fare! - ia ktheva Besnikut.
-Gjithmonë je kështu i nguruar dhe pa vetëbesim në vetën tënde, Artan! - ma ktheu Besniku.
-Paj, çfarë të bëj! I tillë jam dhe vështirë se do të ndryshoj. - ia ktheva Besnikut duke qeshur.
-Ato po kthehen! Edhe pak e do të dalin nga uji! - ia ktheva unë. Duhet të vendosim se ku do të shkojmë!...
Kur?
-Vera, Klara, delni nga uji se u bë vonë. - u dëgjua një zë mëshkulli prapa krahve tanë. E kthyem shikimin andej dhe pamë një njeri bukur në moshë që i thërriste ato. Mua më shkoi në mendje se ai mund të ishte babai i tyre, apo babai i njëres nga ato.
-Ja, ja edhe pak, babi e do të dalim. - ia kthyen njëzëri ato.
-Gjermanet tua! - ia ktheva Besnikut e në zërin tim sikur ndjeva një dhëmbje.
-Jo, jemi ne turistët anglezë! - ma ktheu Besniku duke qeshur dhe vazhdoi: Të ikim sa nuk janë kthyer! Të të them të drejtën më vie turp nëse ato e zbulojnë të vërtetën.
-Të ikim, të ikim! - u pajtova edhe unë. Vetëm edhe kjo ditë na shkoi ashtu kot.
-Çka t`i bësh kështu e kanë fatin anglezët! - ma ktheu Besniku me një buzëqeshje të çiltër.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi