Këze (Kozeta) Zylo: Vuajtje të pafundme, sikur të kishin gjuajtur Zeusin me gurë
Faqja 1 e 1
Këze (Kozeta) Zylo: Vuajtje të pafundme, sikur të kishin gjuajtur Zeusin me gurë
Vuajtje të pafundme, sikur të kishin gjuajtur Zeusin me gurë
…“Pafajësia frymzuese e nanës e mirënjohja ime e gjallnueme nga dashuria e saj, u banë dy krahët e fuqishëm të qindreses s’ndergjegjshme, dy gurët themeltarë të bindjes sime në kundërshtim pa kushte të shtypjes komuniste dhe çnjerëzimit që ajo solli në rrethin tonë shqiptar”.
Marrë nga libri “Pika Loti” me autor prof. Sami Repishtin
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Kopertina gri me kafe të errët, dhe hijet e zeza që ravijëzojnë një rreth, ku së largu duket një dhomë e zezë burgu me një dritare të vetme, më rrënqeth të tërën, e mollëzat e gishtave më mpihen, kur filloj të shfletoj faqet e librit me “Tregime nga burgu”.
Që në fillim provova një ndjesi të çuditshme, një dridhje të brendshme, të frikshme...
Eshtë brendia e ngjarjeve me ngjyrat e errta përreth, që ka një përqasje gati-gati të njëjtë me Ferrin e Dantes…
Duke hapur librin me kujdes, ndalem në tregimin e parë kushtuar nënës së tij të shtrenjtë me titull: “Të falem nanë”!
E kujt më tepër në këte botë i është dhimbsur më shumë se çdo gjë, arratisja e të birit të saj nga Atdheu, ndarja përgjithmonë, përveçse nënës së tij?
Kësaj nëne shenjtore që kishte kaluar një fëmijëri të vështirë, ngase kishte ngelur jetime, iu desh që të përballej me burgimin e djalit, me ndarjen e tij përgjithmonë, por edhe me persekutimin dhe internimin e saj, pikërisht nga arratisja e djalit.
Vazhdoj të jem gati-gati në një gjendje midis konshiencës dhe subkonshiencës, dhe duke lexuar më tej tregimet e burgut, më duket sikur përpara më dalin pjesë të shkëputura nga libri: “Lufta dhe Paqja” të Tolstoit, ku shkruhet:
“Të gjithëve ju desha. Nuk ia theva zemrën askujt. C’më batë mue të mjerës!”
Tolstoi – Lisa
Djali e adhuron nënën, e ka mbi çdo gjë, autori e ka kujtimin më të ëmbël, që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës së tij, ndaj shpeshherë në sytë e tij del portreti i saj.
Ai e kujton atë duke punuar gjatë darkës vonë me shtiza, çorape, fanella, e duke marr fijet e ndryshme nga rrobat e shkyeme, për të veshur fëmijët e saj, ndërsa ata bënin detyrat, kurse nëna e tyre ju hidhte vjedhtas shikimin herë tek njeri, herë tek tjetri fëmijë.
E kur fëmijët rreth saj e kapnin këtë shikim, atyre ju dukej sikur ju thoshte:
“Ju jeni gjithçka për mue!”
Autorit i dhëmb, i dhëmb shumë vuajtja e nënës së tij, ndaj dhe shkruan:
“E shkreta nanë! Sikur ta kishte ditë se fati i saj do të kishte qënë ai që është sot, ndoshta do ta kishte shkime njëherë e përgjithmonë buzëqeshjen që i ndriste fytyrën, që i stoliste buzët e që unë i ruej si kujtimin ma t’amël të jetës sime”!
Këto skena të kujtojnë Marien përballë Krishtit, vuajtjet për birin e saj të kryqëzuar…
Edhe këtu shohim nënë e bir përballë vuajtjeve torturuese të lotëve të nxehtë të nënës dhe të birit, i cili po arratiset nga dhimbjet e gozhdëve të burgut…!
Në këtë ndarje tragjike vazhdoj të lexoj më tej:
“ U ngrita menjihere. E mora në krahët e mi. Pa e zbulue fytyrën e pa e ndalue vajin e dënesën, ajo mbështeti kokën mbi sup e u lëshue krejtësisht, si foshnje e pafuqi mbi kraharorin tim. E mbajta afër meje e, me nji afsh që kurrë nuk e jetova përsëri e shtrëngova në gji krijesën ma t’dashtun për mue…që pak ma vonë do ta braktissha përjetë..”. f.40
Por nuk mjaftoi dhimbja për nënën, një tjetër dhimbje i shtohet brenda gjoksit të tij ne mërgim duke e qarë për së gjalli vëllanë e tij.
Është ngjethëse kur lexon rrëfimin: “Elegji për vllanë” f.143
Autori dëgjoi në mërgim se i kishte vdekur vëllai i pafajshëm në një kamp internimi
komunist.
Ky kumt i zi ja ka këputur shpirtin autorit ndaj dhe shkruan një nga elegjitë më prekëse të librit.
Ai dhe pse jetonte tashmë në ishullin e begatë, buka i zinte fytin, i ndrydhte zemrën, kur kujtonte fytyrën e vëllaut që vuante, fytyrë e pafajshme ëngjëllore.
Prof. Repishti kërkon të kishte frymën e poetit që t’i mblidhte me kujdes fjalët e fshamjet që nxori për vëllaun, dhe pastaj të shkonte tek argjendari mjeshtër dhe t’i lutej atij me i gdhendë si petale floriri të lidhun në vargje të gërshetuara për ta varur në gjoksin e tij si medaljon…
Më vonë autori mori vesh se e gjithë kjo kishte qenë një shpifje, një metodë e zezë psikologjike që përdorte regjimi kundër emigracionit politik.
Ai e qau për së gjalli vëllaun e tij të dashur.
Kjo torture psikologjike çnjerëzore nuk ka se si të mos ta bëjë autorin të mendojë se edhe Shenjtnia padyshim duhet të ketë kalue nëpër të njëjtat shtigje të vështira…e heroizmi i njimendtë!
I shfletojë me radhë faqet e librit mbushur me tregime të vërteta, të marra nga qielli i zymtë, ku pemët ulin degët e tyre nga pesha e dhimbjes si në gjysmë shtize për vdekjet që i kanë ndodhur popullit shqiptar, për varret e harruara…
Profesor Repishtin nuk e trondit vetëm vdekja e vëllaut te tij, por atij i dhëmb gjithcka njerëzore, i shpon në kockë dhe vdekja e ish mësuesit të tij të nderuar,
prof. Prenkë Kaçinarit, që regjimi e çoi në vetëvrasje.
Profesori i filozofisë kishte vazhduar studimet në Montepellier të Francës, ku aty u njoh me diktatorin Hoxha.
Atë e burgosën sepse ishte në Partinë e Ballit Kombëtar dhe nga terrori psikologjik që ushtruan karshi tij, ai mori vendimin e vetëvrasjes në varrezat e Tiranës.
Letra që i kishte lënë familjes përpara aktit të vdekjes, të çon shpirtërisht si lexuese në një gjendje sa konkrete aq dhe surrealiste.
Vdekja është dhënë në paralelizëm figurativ me natyrën dhe përshkruhet mjeshtërisht nga pena e autorit.
Natyrën me një bukuri të pashoqe nga bardhësia e borës që zbriste me përtesë në qytetin e rënduar nga mundimet, mund ta shijonin vetëm fëmijët, të cilët hukateshin në avull të ngrohtë, e shkriheshin duke qeshur me borën e bardhë.
Ndërsa ai profesori i filozofisë, po ikte nga kjo botë, se nuk mund ta përballonte atë torturë psikologjike në trurin dhe trupin e tij.
Përpara kësaj gjendjeje më del përpara skica e Migjenit, “Bukuri qe vret”, ndërsa Migjenin e trondit vdekja nga mjerimi, prof.Repishtin e trondit vdekja e njeriut nga njeriu!
Krisma drejt vehtes, për t’i dhënë fund jetës i detyruar nga rrethanat, është një nga dramat më tronditëse, sa shpesh të duket sikur ja kanë kaluar dhe dramaturgëve më të mëdhenj botërore, ndoshta, ndoshta do të vijë një ditë, që drama e popullit tim të nxjerrë një Shekspir dramaturg, që të trondisë botën, për barbarizmat që u kryen brenda vendit, aty ku i dha fund jetës, profesori i filozofisë.
Ja drama që lexoj në këtë libër:
Profesori u ndal…dhe natyra heshti dhe në vetminë e një fushe plot kryqe, një krismë e mbytur tingëlloi e vetme.
Autori e vajton dhe nderon ish mësuesin e tij, ai e vajton ashtu sic u ka hije burrave, ndërsa bora vazhdonte të mbulonte trupin e profesorit në varreza…
Ky tregim, të con në antikitet në një thënie të Antigonës se: “Nuk lindi për t’u ngopur në tryezën e urrejtjes, por lindi të ushqehet nga dashuria e të gjithëve…”
Rrëfimi mbyllet me letrën origjinale të viktimës shkruajtur më 3 Shtator 1956, në orën pesë mbasdreke, duke ju drejtuar kunatit të tij Mark Lezhjen, dhe që është marrë nga z.Fritz Radovani.
Ja c’shkruante profesori i filozofisë në letrën e tij:
“I dashtun Mark (Të dashtunit e mi),
…Edhe pse pak çaste më mbetën, kur unë përfundimisht po shkëputem nga kjo jetë…
Vendosa me krye këtë akt dobësije, do ta queni, por për mue ky asht akt kurajoz.
Vuejta tepër, e tashma s’po mund të duroj. Po i nap fund të gjitha vuejtjeve të mia…
Në vendin ku do të vras vehten, dëshiroj të varrosem”…
Profesorit të filozofisë nuk iu çua amaneti në fund, një rit i lashtë, një rit që u përdhos nga vandalët.
Atij nuk i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes), por e detyroi regjimi gjer në asgjësimin e vehtes.
Autori nuk e dëshironte kurrë këtë mallkim për mësuesin e tij, as dhe unë si lexuese, por gjatë leximit të letrës, mora puls dhimbjesh, duke më dhënë çelësin magjik në dorë, për të ndjerë se dhe varret flasin, veçanërisht në Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur…!
Endrrat dhe rrëfimi i kujtimeve ngjethëse nëpërmjet lëndës konkrete në këtë libër, zbulon eingmat dhe misteret e pafundme të sistemit.
Ai u çjerr maskën “Miteve” që sot dëgjohen si krrokama korbash në honet e thella, ku mundohen akoma të djegin foletë e argjendta të bilbilave.
Pasi e përfundoj librin “Pika Loti” të shkruar mjeshtërisht nga një autor që ka qenë i burgosur, internuar, dëbuar nga vendi i tij, vërej se faqet e librit u lagën dhe nga pikëzat e lotëve të mi, ndjej se ka çkycur portat e rënda të heshtjes, dhe si një fërshëllimë suferinë ulëritëse të erës, trondit vdekjen dhe hap kapakun hermetik të saj duke thyer copat e akullit të heshtjes, jo duke u përmbytur si titaniku, por duke e nxjerrë titanikun në sipërfaqe nga përmbytja e madhe...
Në këtë libër prozë poetike, ndjejmë së brendshmi kalvarin e vuajtjes, ku autori operon suksesshëm dhe sheh nga afër se si mbarë një popull po ngjitej në rrugën e Golgotës duke e kryqëzuar pa faj.
Ai pohon se aq shumë ka vuajtur populli shqiptar, sa duket sikur e ka gjuajtur Zeusin me gurë.
Gusht, 2009 Staten Island, New York
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KEZE (KOZETA) ZYLO CIKEL POEZISH
» Keze (Kozeta) Zylo: Cikel poezish
» Nga Këze Kozeta Zylo:BAC U KRY
» Këze Kozeta Zylo: Për ty, Flamur
» Këze Kozeta Zylo: Të hesht...!
» Keze (Kozeta) Zylo: Cikel poezish
» Nga Këze Kozeta Zylo:BAC U KRY
» Këze Kozeta Zylo: Për ty, Flamur
» Këze Kozeta Zylo: Të hesht...!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi