Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ziko Ll. Kapurani: Mbeta pinjoll i fëshfërimës së blertë (Cikël poetik)

2 posters

Shko poshtë

Ziko Ll. Kapurani: Mbeta pinjoll i fëshfërimës së blertë (Cikël poetik) Empty Ziko Ll. Kapurani: Mbeta pinjoll i fëshfërimës së blertë (Cikël poetik)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 12:37 am

Ziko Ll. Kapurani: Mbeta pinjoll i fëshfërimës së blertë (Cikël poetik)

Ziko Ll. Kapurani: Mbeta pinjoll i fëshfërimës së blertë (Cikël poetik) U1_Ziko-Ll-KapuraniZiko Ll. Kapurani u lind nga prindër vllehë në zonën e Sarandës në Janar të vitit 1951. Pas dy klasave të para në shkollat fillore të minoritetit grek, vazhdoi mësimet në shqip. Mbaroi shkollën e mesme të përgjithëshme në qytetin e Korçës. Shëmbëlloret e tij nuk e ndihmuan dot të ngjitë shkallët e universitetit për arsye se rrethi i tij familjar ishte kundërshtar i vendosur politik i diktaturës së kuqe në Shqipëri me të burgosur, të arratisur, të dëbuar politikë. Përpjekjet për të botuar në vitet ’70 librin “Poezi të blerta,” u kthyen në ëndra, të cilat u realizuan mbasi theu qafën diktatura e vdekjes. Mbas viteve ’90 ka botuar përmbledhjet poetike: “Një degëzë ahishte,” “Dashuritë e mia,” “Një tango e vjetër,” “I kthyer në re.” Në prozë ka botuar përmbledhjen me tregime “Të ndaluarit” dhe romanin “Të gdhirë në bunker.” Ka kontribuar në shkronjat greke me vëllimin poetik “Pemë në dëborë,” (“Δέντρο στα χιόνια”) dhe me përmbledhjen me tregime “Valixhia e rëndë” (“Η βαριά βαλίτσα.”) Aktualisht është sekretar i Lidhjes së Krijuesve të Emigrantëve Shqiptarë të Greqisë veriore e më gjërë me qëndër në Selanik “Dega e Blertë.” Krijimet e tij i boton në tre gazetat prestigjioze në shqip, që botohen në Greqi: “Gazeta e Athinës,” “Albania press” dhe “Tribuna.” Prej vitit 1991 jeton familisht në Selanik.

Ziko Ll. Kapurani

MBETA PINJOLL I FESHFERIMES SE BLERTE

Cikël poetik

Një degëzë ahishte

I merrni qytetet me reklama,
Me tym, kurvicka, kthim shpine,
I merrni plastiket nëpër kangjella,
Veç më lini një degëzë ahishte.

Një degë ahishte nga pylli thellë,
Ku dua të ulem dhe nurin t’i pi,
T’i vjedh erën, puthjen e blertë,
Me fëshfërimën e gjethes të rri.

Pak e nga pak, kështu pa u ndjerë,
Të kthehem në një tundje ahishte.
Një thëllëzë gjumi s’do ta zerë,
Po s’erdhi nën mua të mblidhet.

Ballkonet selanikase

Ca nënoke atje ndehin rudhat e mundin
Me tesha erë sapuni që presin pakëz diell,
Nëpër filxhanë kafesh rrezet t’ia rrufin,
Ta nisin pastaj më të bardhë nëpër qiell.

Si gjokse grash ballkonet këndshëm dalin
Ku shkojnë etshëm e mbushen sytë tanë,
Herë me copra qielli, që në qiell të marrin,
Herë me magji, që zbardhin nën fustanë...

Brazda fushe

Jetën time le pas një brazdë në fushë,
Nga djersa, nga lodhja lyer, stolisur.
Atje si laraskë, që sqepin të mbushë,
Hidhet plis më plis shpirti im i uritur.

Një brazdë të hapur le pas këtë jetë
Lidhur trup e endra nëpër grimca
Shkrirë nën pika shiu nga retë,
Ngrohur nën një diell me dy cica.

Selanikut

Nën hije ullinjsh çlodh ti të dielën,
Mbi divanë dallgësh ulesh fshaçe...
E kam dhe unë një degë të blertë,
Një fshat me diellin zog në bahçe.

Mos më shih ka të lidhur në hu,
Të mbllaçit ciklën e vapës tënde!
Streha ime nën qerpik ka qiell blu,
Mbi gjoks, të çkopsitur iso kënge.

E kam një odë nën dy dega bredhi,
Mbi dy tufa çaji mbirë majë gurit,
Që mallin fsheh me thëllëza ledhi,
Pa çka se e ka tej dritës së syrit..

Nuk di ajo lajka që botën të grishë,
Dhe vonë e ndrojtjur më merr këngë.
Selaniku im, ti nuk je sa një pishë
Që veri për mua fsheh nën mëngë!

Borigës sime

Të mbuluan beftë cullufet e borës,
Çfryrjet e jugut u ronitën ballit tënd,
U rreshke, moj boriga ime e kodrës,
T’u zbraz gjoksi, s’të rrjedh më lëng.

Të ra pakëz nuri, s’ke më fëshfërimë,
Thinjët era t’i shpalos nën trishtim.
Veç unë ndajnatë të vij një cicërimë,
Të të thërmohem si misër mbi gjinj.

Shi dhe diell

Shi me diell anës lumit bie sot,
“Martohen jevgat” thotë fshati.
Sa shumë dashkan qiellin, o zot!
Sa shumë i dashka qielli e fati!

Ziliqar diellit i ze syrin një re,
Për jevgën me muzgje në naze,
Përdridhjet fine për llëre ia ze
Dallgët e hopa-ve në një valle.

Por mbetet veç pika mbi tundje
Mbi gërsheta pika e mbi gjinjtë.
Dhe dielli hap rrugën me bryle,
Shaminë t’i rrëmbejë e të ikë.

Dashuri

Nga hapja e çajit më dole aromë,
Dhe mbi tufa hyra thumb i bletës.
Çele në degët e ahishtes së njomë
Të mbetem pinjoll i së blertës.

Me shiun e imtë u vare mbi gjethe,
Mbi barin e zemrës më vesove maj,
Në buzë m’u ngjite kur kisha etje
Dhe me ujin që pi në gotë të mbaj.

Asaj që dua

Duaje, të lutem, hënën që na rriti,
Mos ma quaj shterpë për thertore
Se ç’vodhi përmbi ne e spërnditi
Dhe mbeti blegërimë mbi bregore.

Duaje grindjen e erës nëpër gjethe,
Fijet e barit mbetur thonjëve të mi
Se dhe gurët me të cilët më theve,
Janë prej hënës së kodrës përbri.

Një bukurosheje në rrugë

Një natë të vetme e desha me ty,
Të humbas mes cicave kryeneçe,
Të lag grykën me syrin tënd blu,
Dhe buzët të të cimbis për meze.

Dredhitë ndër gishta të t’i marr,
Të më shkasin e prapë t’i ndjek,
T’i ze për cepi, t’i hedh në zjarr,
E zjarrin, po t’i preku, ta djeg.

Do të të rrëmbej kështu, harbuçe,
Do të të hedh i dehur në një cep,
Do të të nxjerr lakuriq ballë syve,
Di unë pastaj ç’kostum të të qep.

Aty ndaj të gdhirë, në një mëngë
Pupël në të marrin një tufë resh,
Ti do çfaqesh, do humbësh si Hënë,
Do rendësh nëpër qiell të më gjesh.

Do më gjeni

Në doni të dini për poetin,
Që grazhdin e lopës bën lirikë,
Ca lajthishte ma dinë sekretin
Dhe keckat që më lëpijnë për kripë.

Pyesni ca dëllinja, një plep,
Zogjtë e fshehur nën shkurre.
Ata zemrën më mbajnë në sqep
Fije bari për foletë e tyre.

Do më gjeni çezmë në një lug,
Të rrjedh në një govatë të drunjtë,
T’ju kthej nga rruga e t’ju puth,
T’ju lag me pak vesë nga sytë.

Në doni të dini më shumë,
Pyesni një kalivë nën bregore,
Atje krahët do m’i gjeni shtrungë
Dhe shpirtin gjuhëzë këmbore.

Për ZSH: Edmond Shallvari
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ziko Ll. Kapurani: Mbeta pinjoll i fëshfërimës së blertë (Cikël poetik) Empty Re: Ziko Ll. Kapurani: Mbeta pinjoll i fëshfërimës së blertë (Cikël poetik)

Mesazh nga ziko kapurani Wed May 12, 2010 2:37 pm

Ziko Ll. Kapurani

B A L A D A V L L A H E

Kenget popullore vllahe, ne te cilat vllahu ka derdhur madheshtine shpirterore te tij, duke u lindur prane nje jete gjithmone ne levizje, kane marre ne natyren e tyre shtegetimin
e lumenjve, te zogjve, te reve, te ererave, vete ngjyren e stineve. Dhe me shume ngjajne me akordet e zileve, qe mbushnin lendinat, shpatet, malet. Ndoshta zilet u ngjajne atyre.
Keshtu, per t'i degjuar, kane ndaluar udhetaret e perjetshem: Dielli, Toka, Koha me te gjithe komponentet e tyre. Per t'i marre dhe percjelle keta zinxhire magjike te shpirtit, keto
kumbime neper hone shpatesh e gjoksesh viteve, jam ulur kembekryq odave me pleq mjekerbardhe, te cilet, me goden e rakise perpara, ne nje menyre krejt origjinale, te
paperseriteshme, nxirrnin nga laringu dertin, dashurine, fjalen e bukur. I kam degjuar ne kasollen me kashte nen murmuritje shiu dhe jam munduar, qe para se te ikin, bashke me
eshketoren, masatin, gurin e sterrallit, t'u mbaj ne jete kengen e zemres se tyre. Kjo kenge vjen e krehur bukur, e paster, gjithe shendet. E kane lare stinet, vete dora nikoqire e
vllaheshes tok me tjerrjen e leshit per te shajaktat e jetes. Ate e ka qendisur vllahu tok me furken per te dashuren, e ka kulluar tok me qumeshtin. Kenga kryesore e tij eshte balada.
Neper balada ngrihet e gjalle nje thike e pabese e fshehur pas nje nate, per nje sinor kullote, per nje vllaheshe te bukur, per nje egoizem fisnor. Eshte nje pusie nxituar, e rrembyer,
e nxehte, dritheruese. Kjo mbetej vethe ne vesh per te sjelle pastaj hakmarrje, gjakderdheje gati te verbera. Si forca te verteta te natyres. Ketu nenvizoj, te mos kete keqkuptime qe
jeta vllahe ish nje lufte e ftohte. Perkundrazi. Paqia ish zonja me e madhe e staneve, por kenga i ngrihet gjithmone asaj qe te godet, te papritures, jo te zakoneshmes.
Vllahu nuk ngurroi asnjehere te kembeje egersine e maleve, te shtegetimeve, te jetes nomade, me te buten, qytetaren. Kjo shpjegon dhe shperndarjen e tij ne te gjithe Ballkanin.
Pavaresisht se ai shquhet si nje blektor i pashoq, me shume shquhet si nje nikoqir i prones, i fjales, i kultures, i progresit. Kjo shpjegon qe shume vepra ballkanike, dhe jo vetem,
mbajne vulen e tyre. Por me shume dua te "le xhadene e te marr rrugen" qe me pelqen, kengen. Dhe nje balade ngjethese:
Tek ca male te larte e te rende
Te ashper, me plloca ne menge,
Rritet bari e kalbet, moj lele,
Nuk ka nje blegerime dele,
Nje kembore te hape zene,
Nje qen qe te lehe, o lele!
E gjithe kjo se ketu ka ndodhur dicka e jashtezaneshme, ketu ka ndodhur nje gjeme. Nje kapedan zbret dredherimave te rruges se shpatit. Zbret dhe kendon lehte me te
fershellyer. Befasisht degjon nje ze. Dikush, i cili ka zene pusi, i jep urdher te dorezohet. Trimi i pergjigjet:
Te dorzohem, nuk jam cupe,
Pas ti merr fjalen e rende!
Nderkohe, ne vend te dialogut, degjohet nje krrisme dyfeku... Djaloshi vritet. Nuk vonon dhe mbi plaget e tij vjen vrasesi;
Cili je, o trim, me thuaj,
Mbi ke shtira sot, ta di.
Dhe i plagosuri me frymen e fundit, thote:
Tre djem kishte nena ime,
Kolen kapedan nder brigje,
Mihan larguar kurbeti..."
Me nuk foli... Ish i treti.
Pra, eshte nje vellavrasje, qe nuk mund te kaloje pa shkaktuar tronditje. Balada eshte kenga me e fuqishme e folklorit vllah. Ai, vllahu, ish nje balade e gjalle. Jeta per 'te ish nje
loder. E vinte ne rrezik per ngacmimin me te vogel. Ja nje ngacm tjeter sinonim"
Atje lart tek kumblla e eger,
Sot u vrane tre vellezer...
Vllehet, duke e quajtur vehten e tyre rrace e zgjedhur, nuk linin mize t'u kalonte nen hunde. Prandaj, perkrah asaj dashurie, respekti, perkrah asaj bese midis tyre, hidhte hapin e
saj edhe vrasja. Dhe e dini c'thote balada ne fund te saj?
Te tre mavrinjte shkuan kot,
Nje fjale nuk e gjeten dot.
Te mos mendoje dikush se keto ishin reagime te pandergjegjeshme te nje kohe te prapte, apo te disa njerezve te eger. Jo. Ky fenomen eshte aktual, shqetesues ne te gjithe
globin. Bile shume me i sofistikuar. Vllehet, te ndare ne frasherote, krestenjote, mixhidonj dhe perivolinjote, kurre nuk u pane te ndryshem midis tyre. Frasherotet- nga Frasheri, apo
kullunjatet- Kolonja, ishin te njejtet dhe mbaheshin me lart se mixhidaret, te cilet mbanin ushkur ne panatallona, por qe ishim me nikoqire se kullunjatet, te cilet bridhnin me kuaj
me shale. Frasherotet, nuk pranonin te benin krushqi me mixhidonjet- Kefallovriso- Janine. Mirepo, duke pare se te tjeret ishin nikoqire dhe kishin vajza te bukura, e ulen koken dhe
kerkuan krushqi me 'ta. Gjuha e tyre nuk kish ndryshim ne dialekt, per shembull si me perivolinjotet. Vllehet e Pindit, te Sheshit- Vollos, jane me prejardhje nga Frasheri i Permetit.
Dialekti i tyre, mbiemrat, ndjesia e tyre, e verteton kete me se miri. Por keta jane vetem nje perqindje, jo i gjithi geni vllah. Kam vene re se Mecovo dhe Voskopoja, te dyja keto
kryeqendra vllahe te kohrave te ndryshme, i pershtaten nje relievi shume te ngjashem.
Balada me e madhe vllahe eshte shkaterrimi i Voskopojes nga turqit dhe satrapi Ali Pasha, apo koshadhi Sali Butka, per te cilin, jo rralle, nga raciste te ndryshem, flitet me
simpati. Nje kenge vllahe thote:
Voskopoli metropoli vllahe,
me gjashtedhjetemije banore
dhe shtatedhjete kisha,
E dogji Ali Pasha....
Forma se si vllehet kendojne baladen e tyre, eshte e pakrahesueshme me menyren e trevave te tjera te gjuheve te ndryshme. Ata perdorin me shume zanoret e, o, i dhe u. E-ja
ngrihet dhe duke humbur -u- ne, i japin nje bukuri, nje nocion te plote te nje balade prekese. Dridhjet mjaft ngjethese te zerit, thone me shume se fjalet. Kengetaret e moshuar
zakonisht, kane nje force demoniake ne interpretimin e kesaj kenge. Besomeni. Nuk e kam te degjuar. E kam te pare me syte me mi. Jam roberuar. Dhe tani qe shkruaj per 'ta, kam
frike se nuk do ta shpreh dot shpirtin e tyre vigan. Padyshim qe melodia e tyre ka ndikim nga gjithe popujt e tjere ballkanas, sidomos nga jugu shqiptar. Por kurresesi te njejta. Ato
jane vllahe dhe vetem vllahe. Bile edhe laringu fonik, eshte krejt i vecante nga popujt e tjere ballkanike. Zeri i tij vjen i mbushur, aspak i thate, i nxjerre per nga jashte me mjeshteri
dhe talent te pakrahesueshem. Ata jetonin afer natyres. Dhe si te tille, jane origjinale gjer ne palce. Balada e tyre e kenduar ka ndikim te drejtperdrejte nga relievi sa i thyer, aq dhe i
sheshte ku ngrysen e gdhihen pas nje tufe te bardhe.. Dhe ja nje balade tjeter:
C'kendon aq bukur o birbil,
Ou, ou, oi, oi.
Keshtu ti sot percjell nje trim,
Ou,ou, oi, oi.
Sado t'i afrohem kenges se tyre, nuk shpreh dot me shume se nje grimce te shekujve vllehe. Midis fiseve te njohura, si per te provuar forcen, lindnin vrasje, qe ktheheshin ne
kuje baladash. Nje e tille ndodh midis fisit te njohur te Pituleve dhe Hristaqeve. Thjesht per kullota.
"Merr kutine, thur cigare, more Janaq!" Dhe ne te thururen e cigares: "Sec t'u hodhen tre njeheresh, Xhoxh Pitul dhe dy barinj". Por dhe ngjarjet e medha te shekujve nuk mbeten
menjane. Ja se si kendojne vllehet per luften e Janines:
Janina fshat me hajdute,
Nuk mbeti trim pa vrare,
Atje u vra dhe Zisa im.
Zisa kapedan ne male
Perreth brezit dy gjerdane,
Qe te dy brinjas goditur.
Mandej, drama e baladave nderhynte ne castet me te medha te gezimit. Ato priteshin prej befasimeve te nxehta. Ndersa ne nje dasme ne stan, vallja sa vjen e zmadhohet, "ne
mes te blerimit rrotullohet", pertej u cfaq nje kalores. Askush nuk e njihte ate. "Cili je," i thote me plaku, "Prej c'tymi, prej c'oxhaku?" "Nente vjet nizam i ikur, prej nente diejsh i
perzhelitur, I fejuar nente vjet..." Ai ish i fejuari i pare i nuses. Dhendri nuk duroi. Rrembeu pushken dhe e zbrazi mbi kalores. Kaloresit nuk i vjen keq, pa Doniken nuk ka pse rron.
Nusja Donika flak vellon dhe bie mbi 'te pa fryme.
Nuk mbeti pa kenge dhimbje edhe djegja e fshatrave vllahe nga gjermanet, te cileve u drejtohet me mallkimin t'i shuhet emri. Po drama me e madhe, balada me raskapitese qe
goditi kete komb, ish diktatura gjysemshekullore enveriane. Nga zoterinj, ata u kthyen ne mjerane. Shtegetimit te tyre shekullor, u del perpara nje cete kusaresh te armatosur.
Megjithe tmerret e qelive, ata nuk pushuan se kenduari. Dhe ja:
U ngrita nje nate, pa u gdhire,
Bera kryq per dite te mire. ...
Mu ne qafen e Muzines,
Gje s'i lane celnik Ndines.
Mbi kuaj hipen ca rrufjane,
Qe nuk njihnin gjen' e gjalle.
Dhe me tej:
Prapa ktheji Vasil dhente,
Hoxha mos i haje me qente.
Shume vllehe, duke mos duruar dot kete zgjedhe, u arratisen. Dhe kenga u ngrit:
Sa mire bene qerratenjte,
Shpetuan nga qeli' e vdekjes".
Te prasmit kaluan nje nga nje neper burgje, ku shume prej tyre nuk u kthyen me. As varri nuk u dihet.
Nga aq e aq qe me duhet te shkruaj per baladen, apo dramen vllahe, po e mbyll me nje kenge te kengetarit popullor, voskopojarit Pandi Zguri, i cili i thurri te vellait te burgosur
politik, i cili u shpreh se pushtetaret e kuq, nuk dinin c'ish pasuria. Si te tille, ishin te destinuar te vdisnin.
Pese cupa zinxhir prapa,
Mbi dy djemte rene nata,
Mbi vellezer nata shtrire,
Mbi gjithe fisin muzg i ngrire".
Vllehet nuk kishin asgje te perbashket me komunistet e draper cekanit. Ata i perkasin prones. Jane nikoqire. Pikerisht per te mbrojtur mundin e tyre, jeta u eshte kthyer ne nje
balade qe dhemb gjer ne kocke.

ziko kapurani

Numri i postimeve : 1
Registration date : 02/05/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi