Tefik Selimi: Vjeshtori i kohërave...
Faqja 1 e 1
Tefik Selimi: Vjeshtori i kohërave...
ME KRIJUESIT TANË
Vjeshtori i kohërave...
Nga Tefik Selimi
Poetët janë më të “çuditurit” në jetë. Ata jetojnë me artin e bukur. Arti i madhëron. Pse jo? E kanë “fuqinë” magjike. I magjeps. Dhe, arti i tyre është një dhunti e natyrës. Janë krijues me dhunti të rralla arti. Ata në vehte e posedojnë një botë interesante. Dhe, janë interesantë. Kanë “unin” e “etjes” së jetës. Po në këtë rrugë kaherë është nisur i riu nga Zhegra e Karadakut, Sabit Rrustemi, krijues. Pse jo? Sabiti e ka datëlindjen diku në kurrzirmal të Kurexhajve. Aty e ka rrënjen apo gjenealogjinë e familjes së vet. Ky vend gjendet afër kufirit Kosove-Serbi. Dhe, shpeshherë Sabiti e ka rrëfyer këtë vend me ato tregime e poezi të nënshkruajë me pseudonimin Kurt Rexha. Sepse, familja e tyre ishte e ardhur nga të parët etij, Kurti dhe Rexha – Kurexhaj. Si shkollar i gjimnazit, ai qe nxënës shumë i dalluar në mësime. Sidomos, në letërsi. Ishte i tëri poet arti. Ishte edhe atë kohë me interesime të shumta. E ndihmonte autorin e këtyre radhëve në botimin e revistës “Gjimnazisti” të Gjimnazit “Zenej Hajdini” të Gjilanit. E filloi vjerëshërimin në atë revistë bashkë me Agim Ramadanin, Mehmetali Rexhepin, Shefik Shkodrën e me disa tjerë gjilanas. Si kreu gjimnazin, ai vazhdoi studimet në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Këtu hyri në botën e artit që aq shumë e deshi. E filloi krijimtarinë e vet në revistën “Jeta e re”, mandej “Bota e re” të studentëve, “Flaka e vëllazërimit”, “Rilindja”, “Fjala” e në disa gazeta tona në Kosovë e Maqedoni. Ishin kohë të rënda. Të rënda, për faktin se, çdo gjë përcillej e përgjohej nga regjimi i asaj kohe serb. Sabit Rrustemi shkruante pa u ndalë. Filloi të shkruajë dhe në revistën për art e kulturë “Fjala” Dhe, në numrin 1 prill të vitit 1981 ai botoi tregimin me titull “Nën maskat e mysafirëve”. Tregimi që e tronditi vendin. Dhe, thonë, po sa doli gazeta në fjalë, ajo u konfiskua menjëherë. Nuk u la asnjë numër në shitje. Autori i këtyre radhëve e pati marrë po atë ditë. E lexova gazetën në fjalë. Sabiti ishte në qendër të vëmendjes. Një tregim shumë aktual për atë kohë. Thashë vetit, “ky njeri sot e ka vështirë. Do ta pësojë nga kjo”. Po këto ditë, edhe Adem Salihaj, nga Ferizaji, koleg të studimeve, botoi në gazetën e studentëve “Bota e re” tregimin me titull: “Edhe unë do të çohem”,. Një tregim që e ftoi popullin në kryengritje. Është me motiv vietnamez, por është aktualieti ynë kosovar i Pranverave të Mëdha. Personazhet janë shumë interesante: Ti-Ju (Tito i Jugosllavisë) Shë-Li) Shqipëria e Lirë dhe Ko-Ro), Kosova e Robëruar. Mendova: ja arti çka bën?! E ka fuqinë e vet më shumë se arma! Armë e një kohe. E, Sabit Rrustemi, ish nxënës imi, një poet i hajthëm, i zbehtë, me pak veçanti të jashtme dhe, nga brenda, sikur ka një botë të pashterrshme arti. Sabiti e ka një botë të thellë poetike. Një karakteristikë e tij është se, kur flet, sikur ato fjalë “rrëfejnë” ndonjë ngjarje pa u ndalë... Dalin nga goja e tij ato fjalë të lehta, të buta, por edhe shumë me domethnënie e të këndshme. Dhe, ai ka krijuar vargje në kohën kur ishte “kohë” e ndalur. Ai nuk e ka ndalë atë hov e tij krijues edhe atëherë kur ishte gjendje e jashtëzaonshme. Botonte nëpër gazeta, revista tona, të cilat ia patën droen sëmirzinjtë. Pse jo? Krijoi edhe prozë. Emri i tij lidhej me trollin e të parëve. Kur e shihte se është mjaft kohë e nder, ai krijonte edhe për konkurse letrare. Botoi krijime letrare me pseudonimin Kurt Rexha e me ndonjë emër tjetër. Poezia e tij është një pjesë “tjetër” e letërsisë. Edhe redaktorët i ka mahnitur për artin e tij të thellë. Në një kohë jo aq të largët, Hasan Mekuli, gjer sa ishte duke na pyetur në provim, tash i ndjerë, e kërkoi para studentëve Sabit Rrustemin, poet. Pyeti: “A e njeh dikush Sabit Rrustemin? Ky njeri më duhet. Dua ta njoh. E çmoj”. Kur e njohu, atëherë i pati thënë: “Ta kemi kursyer poezinë e botuar në revistën “Jeta e re”, se ajo ishte e tillë si ishte dhe, nuk guxuam ta botonim si të tërë. Puno e krijo!!! Puna të qoftë mbarë!” E, Sabit Rrustemi vazhdoi të krijojë vargje për kohën, vendin, njerëzit, për të rinjtë, fshatarin, vendlindjen, dëshmorët e për të gjithtë nga pak. Ky njeri pati një fuqi të madhe poetike. E nisi vargun heret, në moshën e re. Erdhën kohët “tjera”. Sabitin e gjeti kjo kohë në vlugun e krijimtarisë. Nuk bënte vargje sa për të thënë, por shkruante vargje që dridhnin shpirtin e njeriut. I merrte ngjarjet atje kah Karadaku i Idriz Seferit, por këto i sjellte në aktualiet ynë kosovarë, siç ka shtuar A. Salihaj, “Koro Ro (Kosova e Robëruar). Sabiti e përgjoi kohën, Ishte kohë e vendimeve të mëdha. Ky nuk del atje të bërtas për Kosovën Republikë, por brenda, në letër shkruan tregimin “Nën maksat e mysafirëve” Ky tregim u botua në revistën “Fjala” 1 prilit 1981. Sabit Rustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terzijaj, fshat në afërsi të Zhegrës, komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë. Në vitin 1977 botoi poezinë e parë në revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinë. Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit « Nën maskën e mysafirëve », të botuar në revistën « Fjala » më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton permbledhjen e parë të poezive «Ku i la lisat era » të dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja. Më pas boton edhe "Besoj në një diell" (Fjala 1992,) « Variacione për lirinë », Rilindja 1997 dhe « Ëndrra që puthet », Rozafa 2001, që të gjitha poezi si dhe dy përmbledhje tregimesh, "Pika e Zezë », Flaka e vëllazërimit, Shkup 1993 dhe "Maska e Mysafirëve" , Buzuku, Prishtine ,1997. Në vitin 1994 ka botuar prozën dokumentare "Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës " nga shtëpia botuese « Plejada » nën drejtimin e shkrimtarit tashmë të ndjerë Beqir Musliu si dhe një album poetik "Natyrë me vaj" po nga kjo shtëpi dhe me parathënie të Beqir Musliut. Sabit Rrustemi, një mandat ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës dhe përpos krijimeve letrare e publicistike, merret edhe me veprimtari politike. Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2005. Është i martuar, baba i pesë fëmijëve. Jeton në Gjilan. Momentalisht në përgatitje ka një libër me poezi.

Gjilan, 23 gusht
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tefik Selimi: Artisti që po e pushton botën...
» Tefik Selimi: Bota madhështore e një piktori...
» Tefik Selimi: Rrëfime për masakrën e Lashticës?!
» Tefik Selimi: Nëna Kadenxhikja dhe puna e saj qëndresë
» Moikom Zeqo: Migjeni, piramidë kufitare midis kohërave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi