Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rritet presioni ndërkombëtar

Shko poshtë

Rritet presioni ndërkombëtar Empty Rritet presioni ndërkombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:20 pm

Rritet presioni ndërkombëtar

Shqipe Osmani, Bota sot
Dy udhëheqësit qendror ndërkombëtar në Kosovë, Feith dhe Kermabo kanë takuar kryeministrin Thaçi në selinë e tij, në kërkim të marrjes së premtimit për të pranuar nënshkrimin e protokollit nga EULEX-i me Serbinë.

Rritet presioni ndërkombëtar ++km%20th%20Kopie
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur përfaqësuesin civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith dhe shefin e EULEX-it, Yves De Kermabon.
Presioni
“Mendoj se bashkësia ndërkombëtare është duke u mundur të gjej forma të presionit dhe kam frikë se kjo qeveri nuk do të mund ta përballoj këtë lloj presioni dhe do të lëshoj pe ashtu siç ka lëshuar edhe në të kaluarën”, thotë Salihaj.
Marrëveshje
“Nuk mund të them se bëhet fjalë për ndonjë presion, por them se institucionet e Kosovës duhet të jenë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, natyrisht edhe për protokollin do të duhej të kishte paraprakisht një marrëveshje...”, thotë Gashi.



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të hënën Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith dhe shefin e EULEX-it, Yves De Kermabon. Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë për procesin e decentralizimit, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës dhe për çështje tjera aktuale. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi theksoi vazhdimësinë e përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Misionin Civil Ndërkombëtar dhe me Misionin e EULEX-it, në funksion të zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit dhe perspektivës evropiane të tij. Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar thellësisht në avancimin e konceptit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efikase, në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, si dhe plotësimin e të gjitha kritereve për integrim në institucionet e Bashkimit Evropian dhe në NATO, - është shprehur kryeministri Hashim Thaçi. Nga ana e tyre, përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith dhe shefi i EULEX-t, Yves De Kermabon, kanë vlerësuar përkushtimet e qeverisë dhe të gjitha institucioneve kosovare për zhvillimin e proceseve pozitive në vend, duke potencuar angazhimet në kuadër të procesit të decentralizimit, mbajtjen e zgjedhjeve të lira, si dhe bashkëpunimin e frytshëm për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës. Z.Feith dhe z.Kermabon në takim janë shprehur për thellimin e bashkëpunimit me qeverinë, për të gjitha çështjet me interes për qytetarët e Kosovës.
Nuk bëhet e ditur nëse në këtë takim është biseduar edhe çështja e shumë përfolur e nënshkrimit të prokolllit për bashkëpunim me policinë e Serbisë. Derisa, përfaqësues të opozitës konsiderojnë se takime e tilla mund të shërbejnë edhe si presion që bashkësia ndërkombëtare po i bënë përfaqësuesve të shtetit të Kosovës për nënshkrimin e protokollit.
Ka qenë e pamundur të kontaktojmë me zyrtarët qeveritar për të mësuar më shumë për rrjedhën e takimit të së hënës ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe përfaqësuesve të EULEX-it dhe ICO-së.
Opozita pa dashur të paragjykoj se në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e protokollit, konsideron se në rast të një bisede të tillë qeveria do të duhej të ishte më transparente për t’iu ikur kështu komenteve dhe paragjykimeve në opinion. Adem Salihaj, nënkryetar i LDD-së, thotë se bashkësia ndërkombëtare dhe EULEX-i konkretisht, por edhe qeveria duhet t’i bëjnë transparente veprimet e tyre, dhe të bëjnë publike në tërësi atë që është diskutuar dhe të shohim se a po bëhet një lloj presioni për çështje tjera me qëllim që të pranohet ky protokoll i bashkëpunimit me Serbinë. “Mendoj se bashkësia ndërkombëtare është duke u mundur të gjej forma të presionit dhe kam frikë se kjo qeveri nuk do të mund ta përballoj këtë lloj presioni dhe do të lëshoj pe ashtu siç ka lëshuar edhe në të kaluarën”, thotë Salihaj. Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi, nuk ka dashur të paragjykoj për përmbajtjen e takimit të sotëm të kryeministrit me përfaqësuesit ndërkombëtar, ngase siç tha ai, takimet me përfaqësuesit ndërkombëtar janë të shpeshta dhe ky është obligim kushtetues i tyre që të bashkëpunojnë ngushtë në veprimet për interesat e qytetarëve. “Nuk mund të them se bëhet fjalë për ndonjë presion, por them se institucionet e Kosovës duhet të jenë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, natyrisht edhe për protokollin do të duhej të kishte paraprakisht një marrëveshje dhe jo të krijohet në opinion një shqetësim dhe pastaj të vihet në situatë kur autoritetet e vendit ta kontestojnë lidhjen e asaj marrëveshje”, tha Gashi.
Javën e kaluar autoritetet e Kosovës, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi kane refuzuar nënshkrimin e Protokollit në mes të EULEX-it dhe Serbisë, duke shprehur qëndrimin se marrëveshje të tilla mund të bëjnë vetëm institucionet e Kosovës. Derisa krerët e shtetit refuzojnë nënshkrimin e këtij protokollit, përfaqësuesi i EULEX-it, Iv de Kermabo është shprehur optimist se në takimet e ardhshme do të arrihet një konsensus me udhëheqësit e Kosovës, duke parashikuar edhe takime të tjera për këtë qëllim. Nënshkrimi i protokollit kundërshtohet edhe nga spektri politik duke vlerësuar se nënshkrimin e protokollit mund ta bëjnë vetëm institucionet e Kosovës, por jo EULEX-i në emër të Kosovës, sepse me këtë veprim do të bie ndesh me misionin e tij që ka në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi