Pentagoni përdor faqet sociale të komunikimit në Internet
Faqja 1 e 1

Departamenti amerikan i Mbrojtjes është institucioni i fundit qeveritar që hyn në botën e rrjeteve sociale në internet. Zyrtarët që i takojnë brezit të atyre që janë mësuar me postën e rregullt dhe ndoshta e-mailin, po përpiqen të vënë mesazhe në Twitter, të shkruajnë në bloge dhe të krijojnë miq në Facebook.
Vetëm para pak vjetësh, posta elektronike ishte një mënyrë e re, madje edhe entuziasmuese për të komunikuar. Tani ajo kohë duket e largët. Dërgon një mesazh, pret për përgjigjendhe është një lidhje mesvetëm dy njerëzve
Mënyra e re e komunikimit, e njohur si media sociale, apo rrjetet sociale, përfshin një audiencë të jashtëzakonshme që ndjek bisedën dhe merr pjesë.
“Hyn në dialog, apo bisedon njëkohësisht me shumë njerëz”, thotë eksperti i medias sociale Xhef Livingston, i Shoqatës për Studimet e Medias së re dhe autor i librit “Tani nuk ekziston më”.
Ai thotë se koncepti i ri pas faqeve popullore të internetit si Facebook, MySpace dhe Twitter krijon si një sfidë, ashtu edhe një shans për çdo organizatë, si një departament i qeverisë që do ta shpërndajë mesazhin e vet tek ata që do të tërheqë.
“Ajo që shumë organizata, ushtarake, qeveritare apo korporatat duan të bëjnë me mediat sociale është angazhimi i njerëzve”.
Ideja e angazhimit, ndërveprimit me një audiencë është e re për organizata që janë mësuar me një komunikim me një drejtim me publikun, siç është nxjerrja e deklaratave të shtypit. Dhe në faqet e internetit mediat sociale, angazhimi është shumë i hapur dhe mund të përfshijë audio dhe video.
“Që tani deri më 31 gusht, shefi i shtatmadhorisë do që gjithkush në ushtri, në familjet ushtarake apo që është i interesuar për njerëzit që shërbejnë në ushtri që t’i dërgojnë pyetjet në video”.
Kështu shprehet Oficeri i Marinës Uilliam Selbi në një nga kanalet e Pentagonit në YouTube, duke ftuar gjithkënd që të dërgojnë një pyetje me video për shefin e shtatmadhorisë, Admiralin Majk Mallen. Rrjetet sociale janë përdorur kryesisht nga të rinjtë, por admirali 62 vjeçar i ka pranuar ato me kenaqësi.
“Për udhëheqësit, dhe po flas veçanërisht për vete, mendoj se është vërtet e rëndësishme që të komunikosh dhe t’i kuptosh rrjetet sociale, sigurisht jo për t’i përdorur aq lehtësisht sa të rinjtë, por t’i kuptosh sepse të komunikosh kështu dhe të qarkullosh informacion, qoftë informacion administrativ apo të lidhur me luftën, është e një rëndësie kritike”.
Përveç planeve për një “takim” në YouTube, admirali ka një faqe në Twitter dhe një në Facebook.Sekretari i Mbrojtjes, 65 vjeçari Robert Gejts e pranon se admirali Mallen është “më i përparuar teknologjikisht” sesa ai, por zoti Gejts tha se po përpiqet ta ndryshojë këtë. Gejts thotë se do që të përdorë median sociale për të komunikuar me të rinjtë, veçanërisht dy milionë pjesëtarët e ushtrisë amerikane, me moshë mesatare 22 vjeç.
“Si të komunikojmë më mirë me ta? Si t’i marrim reagimet e tyre për ato që bëjmë ne? Si ta kuptojmë më mirë se çfarë mendojnë ata? Po ashtu, përsa i takon komunikimit strategjik, kjo është mosha e shumë njerëzve në gjithë botën me të cilët ne po përpiqemi të komunikojmë. Dhe si mund të lidhemi me ta në një mënyrë të tillë që ata ta kuptojnë”.
Njeriu që ka zgjedhur Gejts për ta futur Departamentin e Mbrojtjes në botën e medias sociale, është shefi i tij i ri i marrëdhënieve me publikun, Prajs Floid.
“Nuk është i njëjti mesazh, i paketuar ndryshe. Lloji i komunikimit, dialogu, angazhimi është i ndryshëm. Jo vetëm që ne marrim reagime nga njerëzit, tek të cilët ndikojnë politikat tona, por ai angazhim në thelb mund të ndryshojë politikat tona”.
Floid inauguroi faqen e re të internetit për çështje publike www.defense.gov këtë javë.Aty përfshihen lidhjet me faqet e medias sociale të departamentit në Facebook, Twitter, Flickr dhe të tjera dhe Floid po fton njerëzit të bëjnë pyetje për Sekretarin Gejts si edhe të përmendin shqetësimet e tyre kryesore për mbrojtjen amerikane.
Ai e pranon që ka sfida, por thotë se departamenti i mbrojtjes nuk donte që ta braktiste fushën e re të medias sociale dhe të lejonte që njerëz të tjerë të flisnin në këto rrjete për çështjet e mbrojtjes, pa pasur mundësi të shprehte mendimin e vet. //iç//

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pentagoni forcon kontrollin në Ballkan

» ISIS përdor pulat për sulme vetëvrasëse [foto]
» Kristo Frashëri: A duhet dënuar Skënderbeu se u përdor nga Enveri?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi