Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja edhe maskarada e “politikës së re”

Shko poshtë

Ja edhe maskarada e “politikës së re” Empty Ja edhe maskarada e “politikës së re”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:57 pm

Ja edhe maskarada e “politikës së re”

Luan Myftiu
Politikani mediokër

Kjo është pasthirrma e pashprehur e shumë socialistëve. Të djathtët, që e njihnin ideatorin e saj, kanë pasur arsye të mos i besonin kësaj sajese, me të cilën Ali Babai u përpoq të maskonte zullumet e veta. Se, si mund të shpikë një platformë drejtuese origjinale ai që nuk distancohet nga një e kaluar kriminale? Ai që nuk sheh me admirim ata që u vetëflijuan për të ardhur këto ditë? Si mund të jetë politikan novator njeriu me paragjykime klasore? Si mund të bëhet misionar ai që rrjep qytetarët e vet? Si mund të shfaqet si liberal nostalgjiku fanatik i epokës së “kopaçes”? Si mund të shndërrohet në humanist ai që përbuz të nëpërkëmburit e pafajshëm të diktaturës? Jo! Të djathtët e dinin se ky slogan nuk mund të ishte veçse një maskë e re për të mashtruar sidomos të majtët, që ëndërronin ta shihnin të ndryshuar partinë e tyre të nëmur nga Historia. Dhe jo vetëm socialistët, që kanë aderuar në të pse u ka zënë rrota bishtin, por dhe ata që, ndonëse të futur në mëkat me “kopaçe”, kanë synuar një të majtë, në të cilën të mund të lanin me qëndrime të ndershme të kaluarën e tyre, ndoshta, të turpshme.
Ideator i kësaj “Politike të re” u shfaq befas Edvin Rama. Politikani mediokër që akuzoi të djathtën për primitivizëm dhe njollosi imazhin e vendit me shpifje të turpshme. U shfaq, pra, neokomunisti enverist dhe anarkisti liberal, që i nxori herët kthetrat e një despoti të qeshur. Duke qenë pa kontribute, tentoi t’i mposhtë në PS të përkushtuarit e saj me forcën e gënjeshtrës, të sugjestionit “modern”, të përçartjeve patetike, që s’u besonte as vetë. Dhe krijoi një politikë aq të re, sa ngjante si dy pika uji me gjithë të vjetrat e neveritshme të epokës së “qoftëlargut”. Ngriti, pra, në art hipokrizinë. Modernizoi urrejtjen klasore. Spekuloi me delikatesën fine të lirísë. Tentoi të krijonte nostalgji për diktaturën. duke poshtëruar me korrupsion demokracinë. Nuk pranoi humbjen dhe u tall me pluralizmin duke ushtruar bllokime e bojkotet arrogante. I trajtoi deputetët e vet si zagarë gjahu dhe i talli duke u vënë në buzë bilbil e në duar daulle. Si liberal, nisi herët politikën e përjashtimit. Si popullist, ia kaloi dhe “ustait” të vjetër, si në dhembshurinë e shtirë, ashtu dhe në megalomaninë e sëmurë. Edvini e bëri veten qendra e botës, një lloj misionari misterioz e çudibërës. Duke mos bërë asgjë, u vetëproklamua reformator i madh. Si gjahtar i mjerimit, nuk la kasolle pa mbushur me lotë krokodili, ndërkohë që fatkeqësitë kombëtare ia faturoi si gjëma korruptive kundërshtarit. Si lider europian, u bë shpirt i mohimit të çdo progresi dhe etalon i shpifjeve më skandaloze. “Politika e tij e re” mbeti tërë kohën një sofizëm. Të gjithë socialistët pritën të ndodhte mrekullia, ndaj shkuan në zgjedhje me duart në xhepa. Madhështia e ideve të këtij sharlatani u prodhoi humbjen më banale.
Misionari Rama mallkoi dhe gjithë komisionarët e vet pse firmosën ndershmërisht proces-verbalet dhe ngulmoi deri ditën e fundit që numërimi i votave të fillonte nga e para. Si demokrat, edhe sot nuk e pranon humbjen. Si konstruktiv, nuk u ul një herë në një debat të lirë televiziv me liderët kundërshtarë. Si kolegjial, personalizoi totalisht fushatën zgjedhore. Si ithtar i drejtësisë, pengoi sa mundi reformat në gjirin e saj. Mik me krimin, nuk harroi të bëhej mik edhe me gjurmuesit e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi