Dr. Përparim Demi:Maskarada e shkombëtarizimit
Faqja 1 e 1

Maskarada e shkombëtarizimit
Dr. Përparim Demi
Kombin tënd mund ta lëndosh me shumë mënyra, mjafton të pranosh faktin që megjithse ke lindur shqiptar, i përket një rase tjetër njerzore, një populli tjetër që ti as që e njeh, një tjetër kulture, të huaj për njerëzit e tu, një tjetër vëndi, ku nuk ke shkelur asnjëherë. Më keq akoma është kur ke zgjedhur përkatsin ndaj një kombi tjetër, i cili me shkekuj është përpjekur të na zhduki nga faqja e dheut, i cili na mohon egzistencën, i cili na ndalon gjuhën dhe na mbyll shkollat, i cili kriminelat tanë i bën heronj, ndërsa viktimat tona të pafajshme, qoftë këto dhe foshnja apo të moshuar, i quan armiq të popullit të vet pasi guxojnë të jetojnë.
Që të mohosh kombin tënd sot nuk të duhet shumë kurajo, pasi nuk bën asnjë akt heroizmi, përkundrazi, është një akt demostrativ, mjafton të pranosh lëmoshën, të heqish dor nga krenaria, ta lësh pështymën e huaj të thahet në fytyrën tënde, të puthish dorën që të godet dhe të falenderosh xhelatin kur të rrjep lëkurën. Kur mohon kombësinë tënde për të pranuar një tjetër kombësi , atë të dushmanit tënd, shpesh detyrohesh të ngresh dolli për kusarin, pushtuesin, kriminelin, kur ky të ka hyr me zor në shtëpinë tënde. Ti urosh jetë gjatë dhe begati atij që të thithi pikën e fundit të gjakut dhe ta morri kafshatën e fundit të bukës. Atij që ta ndaloi të mendosh dhe ndonjëherë që të jetosh do të duhet ti marrish leje. Atij që i mban duart në xhepat e tua, për të numuruar qindarkat e fundit që të kanë mbetur.
Kur mohon kombin, pas kësaj jeton gjithë jetën me frikë. Dridhesh në rrugë kur një i njohur të thëret me emrin e parë, që ta ka vënë babai dhe me të cilin të ka përkëdhel nëna kur ishe foshnjë. Shmangesh nga shokët e fëmijërisë apo njërëzit e fisit, që të mos komprometohesh. Nuk i flet nënës në telefon nga puna, se ajo nuk di veç shqip me të fol, bile nuk përgjigjesh fare kur sheh prefiksin + 355, pamvarsisht kush të merr. S'guxon të ngresh zërin kur padroni të ul rogën, të shan me nënë dhe me babë, të hedh në rrugë si leckë e përdorur. Ti hesht, ul kokën, fillon nga e para, kërkon punë tjetër, dhe uria të shtyn drejt shpërbërjes.
Kur mohon kombin, kënaqesh që paske një shans, të duket sikur nuk je më shqiptar. Bile që të bëhesh i besueshëm se nuk je më ti, fillon të shash kombin tënd në publik, bëhesh më katolik se Papa, më i huaj se i huaji. Shan vëndin tënd të vobekt, shan fatin tënd që ke lindur aty ku nuk duhet, shan Zotin pse bëri Shqipërinë. Mundohesh të qeshish dhe të qash në gjuhën e huaj dhe të harosh se si ke kënduar dikur. Shpesh lë gruan për të marrë të huajën, lë të dashurën e zëmrës shqiptare për kurvën e huaj, sillesh si një prostitutë e braktisur.
Shumë shqiptarë ndruan kombësinë për të ndruar vëndin, për të plotsuar një kusht të atij vëndi ku deshën të shkojnë, për tu bërë të pranueshëm atje, dhe ikën pa kthyer kokë nga turpi. Ndërkohë që disa nga këta, pasi shkelën mbi veten e tyre, për të bërë karjerë, iu desh të plotësojnë dhe një kusht tjetër, iu desh të bëheshin antishqiptarë. Mund të takosh grekër të ndërsyer kundër shqiptarëve, këtë e kuptoj, besoj se nuk janë të gjithë, por kur takoj shqiptarë të ndërsyer kundër shqiptarëve, që dalin grek e përmbi grekër, më vjen të pështirë. Kur këtë e bëjnë për të mbijetuar në Greqi është njëra, por kur këtë marifet e bëjnë duke qënë në mes të Shqipërisë duke ngrënë bukën e popullit shqiptar, është komplet tjetër gjë, është shumë më e fëlliqur. Për të parën greku të pranon, por të mban nën vëzhgim, të mban nën vete, të përdor, për këtë të dytën të lavdëron, bile të paguan. E kur këtë punë e bëjnë jo për të mbijetuar por për para, s'kanë më as din as iman si i thonë fjalës, as nënë as babë, kurkush si beson më, e kanë ngrën turpin me bukë dhe iu është nxirë fytyra, iu është bërë shollë. Këta janë mercenarët ideal, të cilët zakonisht vriten pas lufte, hiqen qafe, pasi nuk bëjn më lazëm. Ne u themi shkurt renegatër, por janë më tepër se kaq.
Ata shqiptarë që ndrojnë kombësinë, nuk e bëjnë nga altruizmi, nuk e bëjnë se e duan popullin tjetër më shumë, apo e njohin më mirë. Ata e bëjnë për veten e tyre, të nxitur nga egoizmi meskin, e shohin si të vetmen rrugë për të fituar duke shitur të vetmen gjë që u ka mbetur, identitetin e tyre. Kur s'ke identitet, s'ke as dinjitet dhe as personalitet, pra nuk i hyn kujt në punë dhe nuk të respekton më njëri.
Maskarada që po bëjnë sot ”grekrit” e çkombëtarizuar në jugun e Shqipërisë, do lëj gjurma të thella në atë tokë të larë me gjak për tu çliruar. Mallkimet e dhjetra mijra viktima të genocidit grek do i shoqërojnë dhe në varr të gjith ata që mohojnë kombin e tyre për tu shitur mercenarë. Po hape varr, në varr do biesh.
Ata bëjnë mirë të ikin e të mos kthehen më, se litari po u mblidhet dhe se kanë të gjatë. Toka shqiptare ka pa ditë edhe më të zeza dhe nuk ka humb, e jo sot, që ka zot një popull të tërë shqiptar që do i shtypi si miza këta mercenarë, këto shushunja që na kanë dalë. (Bukuresht, 15.04.2011)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përparim Demi: Maskarada e shkombëtarizimit
» DR. Përparim Demi:E vërteta e të pavërtetave
» Agim Gashi dhe Përparim Demi
» Përparim Demi: Bisedime me halle
» Dr.Përparim Demi: Rreziku i imagjinuar shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi