Berisha, ndihmoi Greqinë në betejën kundër zjarreve

Drejt Athinës një kompani e përbërë nga gjashtë automjete zjarrfikëse dhe dyzet forca të specializuara.
Zjarret e këtyre ditëve kanë sjellë në kujtesën e grekëve gushtin e vitit 2007, kur zjarret shkatërruan sipërfaqe shumë të mëdha në gadishullin e Peloponezit, por edhe më pak, në rrethinat e Athinës.
Kryeministri Berisha shprehu solidaritetin e qeverisë ndaj popullit grek dhe qeverisë së një vendi mik, i cili në këto momente po përballet me një katastrofë natyrore si pasojë e djegies së mijëra hektarëve pyje nga zjarre që kanë dalë jashtë kontrollit. "Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare po ndjekin me shqetësim dhe keqardhje situatën e rëndë humanitare që po përjetojnë banorët dhe qeveria greke, si pasojë e përfshirjes në zjarr të shumë zonave të banuara në vendin fqinj. Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, i gjendet pranë në këto çaste të vështira popullit grek dhe qeverisë së vendit mik. Në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar, kryeministri Berisha i shpreh solidaritetin duke i ofruar ndihmë logjistike dhe në njerëz, në të cilën përfshihet një kompani zjarrfikësesh të përbërë nga gjashtë automjete zjarrfikëse dhe dyzet forca të specializuara", thuhet në deklaratën e mbrëmshme të qeverisë. Bilanci më i fundit flet për rreth 170.000 dynim sipërfaqe pyjore të shkrumbuara në zonën më të gjerë të Maratonës historike, dhjetëra shtëpi të djegura dhe qendra të tëra të banuara, banorët e të cilëve janë shpërngulur përkohësisht për t`i shpëtuar manisë shkatërrimtare të zjarreve që ndihmohen nga erërat e forta 7-8 bofor. E gatshme për të dërguar ndihmë u shpreh qeveria e Shkupit, me dy helikopterë M-17, por edhe ajo e Ankarasë pas telefonatës së solidaritetit që kryeministri turk Erdogan i bëri sot kryeministrit Karamanlis. Ndihmë të menjëhershme dërguan vendet evropiane si Italia, Franca, Austria dhe sot, Spanja. Zjarret vunë në pozitë të vështirë qeverinë që insiston nëpërmjet kryeministrit të saj se, "përpjekja ishte mbinjerëzore dhe mekanizmi shteteror unik edhe operativ". Kjo kur kryetari i opozitës socialiste Papandreu, që vajti në vendin e zjarreve foli për "katastrofë kombëtare" , kurse një pjesë tjetër e opozitës për "përgjegjësi direkte të qeverisë" me paaftësinë e saj por edhe sistemin ligjor që favorizon interesat e njerëzve që lakmojne dhe djegin sipërfaqet pyjore në dëm të mjedisit.
Dyshime për shkaqet
Kryeministri Kostas Karamanlis bëri një fluturim me helikopter mbi zonat e katastrofës, para se të drejtonte një mbledhje të qeverisë mbi situatën. "Po bëhet një betejë e madhe shumë e vështirë nga forcat zjarrfikëse, mjetet ajrore, vullnetarët, banorët e zonave të prekura, një betejë në kushte të pabarabarta, që e vështirësojnë shumë punën për shuarjen e zjarreve", tha kryeministri. Policia apeloi ndaj qytetarëve që kishin ndërmend të ktheheshin dje nga pushimet, ta shtynin për një ditë kthimin e tyre dhe të mos përdornin hyrjet veriore të autostradës, me qëllim që mos të pengonin kalimin e lirë të mjeteve zjarrfikëse e të autoboteve me ujë. Prokuroria e Athinës ka urdhëruar fillimin e hetimeve rreth shkaqeve që provokuan zjarrin fillestar të së premtes në mbrëmje.
Presidenti i Unionit të kryebashkiakëve, i deklaroi agjencisë zyrtare të lajmeve, se ai zjarr ishte vënë qëllimisht. Ai e mbështet dyshimin e tij në faktin se zona ku nisi zjarri, nuk kishte as banesa, as objekte të tjera, madje as rrugë automobilistike, por veç pyll. Ai thekson se në të njëjtën kohë, në zonën në fjalë shërthyen edhe tri zjarre të tjera, ndoshta për të ç'orientuar shërbimin zjarrfikës.
Zjarret e këtyre ditëve kanë sjellë në kujtesën e grekëve gushtin e vitit 2007, kur zjarret shkatërruan sipërfaqe shumë të mëdha në gadishullin e Peloponezit, por edhe më pak, në rrethinat e Athinës. Rreth 70 persona humbën jetën nga ato zjarre. Tashmë, i vetmi ngushëllim është se nuk ka viktima.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kimete Berisha:Gjykata Speciale nuk bëhet kundër UÇK-së, por kundër teje dhe PDK-së!
» Berisha: Nesër festë kundër komunizmit
» Berisha: Opozita propagandë kundër vizave
» Berisha: Shqipëria në luftë të pakompromis kundër korrupsionit
» Berisha: Nesër, protestë mbarë popullore kundër regjimit kleptokratik të Edi Ramës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi