Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Super sulmuesi Frederik Kanoute

Shko poshtë

Super sulmuesi Frederik Kanoute Empty Super sulmuesi Frederik Kanoute

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 2:04 am

Super sulmuesi Frederik Kanoute 12867


Super sulmuesi Frederik Kanoute i cili luan në ligën spanjolle të futbollit, një ndër më të shikuarat, jo vetëm që e agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit por gjithashtu e sheh agjërimin si forcim për të.




"Mundohem ta respektoj fenë time dhe ta zbatoj aq sa mundem," tha Kanoute dje për Goal.com që është një ndër sajtet udhëheqëse për tifozët e futbollit.

"Ka shumë lojtar musliman që njerëzit nuk dinë asgjë për ta si në Angli, Spanjë, Francë dhe në liga të tjera gjithashtu" pohoi Kanoute, sulmues i KF të Seviles në Spanjë.

"Por për besimin e tyre dhe agjërimin e Ramazanit ata nuk dëshirojnë ti tregojnë botës."

Sulmuesi 32 vjeçar, megjithatë insiston se agjërimi i Ramazanit nuk po i sjell atij problem në klubin e tij apo me tifozët e tij.

"Të gjithë kanë qenë të mirë ndaj meje dhe ata kuptojnë," tha Kanoute që ka prejardhje Franqezo Maliane.

"Gjatë Ramazanit unë jap të gjitha për klubin tim dhe mundohem që mos ti poshtëroj kolegët në ekip apo tifozët."
Kanoute i njohur për shpejtësinë, fuqinë dhe tekniken e tij ka ndihmuar klubin e tij Sevilen që të kualifikohet në UEFA në vitin 2008 dhe direkt për në Ligen e Kampionëve në vitin 2009.Super sulmuesi Frederik Kanoute 12868

Ai ishte emëruar Lojtari i Vitit në Afrikë në vitin 2007, i pari lojtar i huaj që mban këtë titull prestigjioz.

Kanoute ishte një ndër finalistët në shpërblimet për Lojtarin më të mirë Afrikan në vitin 2007 të përzgjedhur nga BBC-ja

Kanoute thotë se zbatimi i obligimeve të tij fetare e bën atë më të fortë dhe më të mirë.

"Personalisht, besimi e ndihmon lojën time dhe loja ime më ndihmon që të jem më i shëndetshëm dhe më bën më të fortë," pohon ai.

"Nuk ka kundërthënie sepse njerëzit që dinë për Islamin e dinë se agjërimi të jep fuqi dhe nuk e dobëson muslimanin."

Doktori Yacine Zerguni anëtar i Komitetit Mjekësor për Sporte të FIFA-s pajtohet gjithashtu.

Zerguni ka bashkëpunuar me Qendrën për Hulumtime dhe Vlerësime Mjekësore të FIFA-s në një studim për efektet e zbatimit të agjërimit.

"Ky është muaj i disiplinës fizike dhe mendore, i cili duhet gjithashtu të jetë pa sjellje agresive apo të pashëndetshme," tha për Goal.com kur u pyet se nëse Ramazani është i pajtueshëm për tu praktikuar nga lojtarët e nivelit të lartë.

"Ramazani është i menduar të jetë periudhë e pastrimit të brendshëm dhe meditimit; periudhë e rigjenerimit."Është shumë larg prej dëmeve."Kanoute njihet si praktikues i Islamit i cili rregullisht e falë namazin bile edhe në dhomat e ndërrimit.Vitin e kaluar ai refuzoi të veshte pantallonat e një firme reklamuese për një faqe interneti të bastoreve për shkak se bastoret janë të ndaluar në Islam.

Ekipit të tij iu deshtë të largonte reklamën e bastores në mënyrë që ky ti reklamonte ato dhe si kthim morri paratë të cilat i dha për një organizatë humanitare Islame.Super sulmuesi Frederik Kanoute 12869

Në vitin 2007 ai e shpëtoi të vetmen xhami në qyteti e Sevilës nga mbyllja.

Kanoute pagoi €510.860 në mënyrë që muslimanët e Seviles të mos mbesin pa xhami.

Ai ka themeluar një fondacion në atdheun e tij Mali për të ndihmuar jetimët. /islamonline/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi