Petraq Kote:FREDERIK RREPJA, i dënuar në dy burgje, i lirë në lirikë! (1940 – 2006) Nga Petraq KOTE.
Faqja 1 e 1
Petraq Kote:FREDERIK RREPJA, i dënuar në dy burgje, i lirë në lirikë! (1940 – 2006) Nga Petraq KOTE.
Petraq Kote:FREDERIK RREPJA, i dënuar në dy burgje, i lirë në lirikë! (1940 – 2006)
Të shkruarit është jetë qeni, por e vetmja jetë që vlen të jetohet.
Gustave Flaubert
Dikur Rreshpja kishte evoluar mbi këtë urtësi të hidhur të bërësit të Madame Bovary (1857) : Unë nuk shkruaj, përshkruaj… më sakt poetoj.
Frederik RRESHPJA ishte i dënuar të jetonte në dy burgje njëherëshi. Në burgun e madh Shqipëri dhe në më të tmerrëshmin e vogël, atë të Spaçit a kush e di se me ç’emër tjetër! Ky i vogli e kishte bërë dhe s’e kishte bërë të “ egër “ Frederikun, por burgu i madh, supertmerri Shqipëria ( e rrethuar me tela me gjëmba për rreth trurit të sajë e këta tela me gjëmba, me rrymë elektrike. Të mos hynin e të mos dilnin mend ) e kishte daltuar të “ hidhur “, “ vetmitar “… “ fatthënës “ si Dodana e Tomorrit. Ai kurrë nuk u zemërua me pasojën, urreu shkakun, shkaktarët dhe nuk e shau kurrë Atmëmëdheun siç e shau Fishta, Konica etj.. Ai e dinte… asnjëherë ndonjë poet nuk u bë më i madh se Atdheu i tij!... dinte thënien e Sokratit " Poetët janë vetëm interpretë të Zotit ". Këto pasqyrime e kozmogoni haluçinante në shoqërim, ndikuan imazhinisht mbi ‘të, mbi jetën që natyra i kishte rezervuar para e pas burgjeve, duke e transformuar edhe më madhërisht drejt gjeniut të lirikës e larguar përfundimisht nga letërsia e zakonshme ( oridinere ). Por më e sert ndaj tij u tregua harresa, u tregua mospërfillja shoqërore. Gjat këtij “ apokalipsi “ dhimbje - mishërimi, shpirti i tij shkroi në faqet e veta në katër opuse perlat e lirikës së vërtetë moderne bashkëkohore shqiptare. Nuk ka muzikë më të bukur poetike se ajo e krijuar nga Rreshpja. Një vers mban brenda vetes një koncert të tërë.
17 vjetët e burgut ose 17 vdekjet + 1, Rreshpja i mbylli në varrin e madh, vete, e bashkë me ‘to edhe hakmarrjen ndaj burgfutësve. Është varr shumëfish ai i Rreshpjes në “ Rrëmaj “ ku shkruhet fatkeqësisht vetëm një emër… Frederik Rreshpja
Rreshpja radhitet i pari në letërsinë artistike Shkodrane, që dikur kishte emrin Letësia Shqiptare.
Herë, herë kjo letërsi gjen veten dhe riemërohet përsëri Letërsi Shqiptare. Ka ca poetë si Primo Shllaku atje që po ndërtojnë një Rozafë të Re poetike, pa baladën e ç’besës.
Frederik Rreshpja është poeti më i formësuar etikisht, estetikisht...
Shumica e poetëve perpiqen të frymëzojnë atë që ndjejnë, por shpesh nga thellësia e shpirtit gjithçka del e transformuar, një pjesë nga leksiku i pa përputhur me ndjenjën dhe një pjesë nga shndërrimet e pavetëdijshme.
Lirika realizohet e plot ose siç i themi mistifikohet, gjithëshprehet kur, frymëzimi, ndjenja, leksiku, ligjërimi, ecin në të njëjtë kohë, në të njëjtën sens, në të njëjtën hapësirë shperthimesh.
Poezia e tij ka formën dhe përmbajtjen më të lartë etike, estetike e për arsye komunikimi shoqërore realizohet në stadin sipëror dhe ripërtëritës me një pastërti stereo, të paktën deri tani. Filozofia
e zhvillimit brenda një poezie rreshpjane, ka tjetër orë, tjetër jetë, tjetër vdekje. Ka dukuri të tjera natyra e saj, ka të tjera përmasime e ripërmasime.
Edhe zhargonet e gjuhës shqipe në poezinë e Rreshpjes tingëllojnë ndryshe. Nuk shqetsojnë, nuk shkaktojnë dhimbje, zbrazëti, përçmime. Çdo poezi e këtij poeti ka një antologji të tërë figurash, filozofish, përmbajtesh, misteresh… ndaj dhe mund të quhet poezi abys.
Shfaqja e Rreshpjes si poet përputhet me ardhjen në letërsinë e kuqe shqipe të një talenti të fuqishëm, ndoshta më të fuqishmit të shekullit të xx-të ( Rreshpja ka ende poezi të pa njohura). Kjo gjasë shënonte njëkohësisht triumfin e parë drejt çkyçjes ( që s’ndodhi ) dhe modernizimit të poezísë shqipe soc - realiste. Poezia e Rreshpjes “ u derdh “ natyrshëm përkëtej shekulli të XXI dhe me qetësi olimpike kulmoi poezinë e sotme lirike bashkohore shqiptare ( Rreshpja vdiq më 17 shkurt 2006 ) duke e rilartësuar atë dhe njohur nëpër botë si art letrar tronditës... sot në letërsine shqiptare ( pas '90 ), poetë të njëjtit klan ngatërrojnë fytyrat poetike me njëri tjetrin… Kjo kishte ndodhur më parë me Migjenin ( 1966 ), kur u përkthye në Paris…
Ishte Rreshpja ai që ngriti shtëpinë e parë të UNIT të poezisë lirike, duke e nxjerrë atë nga bujtinat e ndyra kolektive dhe akomoduar aty, veçmas. Edhe Lasgushi të njëjtën gjë kishte bërë matan vitit 1944.
… është një zog që vajton dit’e natë
Fshehur tek shtëpia e gjetheve.
Si na erdhi kjo stinë me emrin harrim!
Si na erdhi kjo stinë me emrin dimër!... habit, për të mos e besuar gjëmën Rreshpja, tek “ Është një zog “.
Por ja, që ka ndodhur përfundimisht, gjëma e ardhjes së dimrit të shpirtit, ndër bashkëkombas.
Ndonjëherë Rreshpja më kujton Trifon Xhagjikën.
Formacioni stilistik i Rreshpjes
Duhet ta theksoj që në fillim të mendimit tim se Formacioni stilistik i Rreshpjes është gjigant, ambig dhe tejet monolit.
Ai është tjetër formacion stilistik… Si kostum ende pa prerë për të tjerë.
Reshpja i takon të së shkuarës soc - realiste si materie fizike dhe të tashmes – së ardhme si formacion stilistik e më gjërë.
Ky kontrapunkt e radhiti atë pa hezitim në rreshtat e parë të lirikës bashkohore estetike, ballkanike duke i dhënë jetë edhe një herë ( fat! ) lirikës soc - realiste.
Lirikë pas lirike stili i tij demon na përqas e na lidh në komunikim brilant fal një kodi mbretëror gjithëshprehës siç është e tëra gjuha shqipe.
Zemra ime
Në asnjë dorë të botës nuk më zë gjumi
Isha mësuar me kokën në duart e tua.
E ke ditur që kam diçka nga deti;
Breg më breg dhe gjumi nuk më zë.
Dua të shtrihem dhe të vdes,
Por ti vjen dhe nga balta më ngre.
… i tregon zemrës së vetë më në fund trishtimin Rreshpja. Mos është vall nëna e Rreshpjes zemra e Rreshpjes?
… ç’është kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?
…
Dhe duart që më mbanin mua, tani janë rënduar
Por s’ka gjë. Nga shpirti i saj
Zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull.
( Nëna )
Lirika e Rreshpjes
Është e çuditëshme! E gjithë lirika e tij poetike është e mbushur me dashuri, dhe pse me situata absurdi, me lirizëm tragjik, ku detajet peizazhore, piktoreske të çmendura e të dhimbëshme e nostalgjike ( Nëna ) gëlojnë gjurmë pas gjurme në tokën e premtuar , ku ai lindi, shkeli e udhëtoi i helmuar.
Rreshpja përzgjedh nga kujtesa e tij skena pikante nga teatri absurd i jetës së vetë. Kujtime të ndyra i ringjallen atij gjatë gjithë odsisesë së uritur e të rreckosur deri në legjendë. Asnjëherë poetika e tij e hijëshme nuk u bashkua dhe të flinte me historinë dhe burrat e Shqipërisë që “ asnjëherë nuk qenë gjallë “. Ajo ndalonte për pak, derdhte një vështrim dhe një lot mbi të e ikte. Personazhi poetik i kësaj skene lymore është vet, ai. Të tjerë, nuk ka…
„…Gjithë ç’kam pasur e kam humbur. Nuk ankohem nga fati im…Nëse rri me njerëz, këtë e bëj vetëm për edukatë…Kohën e kaloj në dhomën time ( … në universin tim ), i vetmuar…“. Do të deklaronte dikur.
Poezia e tij lirike i kishte besuar vetëm natyrës shqiptare. Ai, i kishte të pakët shokët, miqtë. Për të mos thënë fare! Të tillë ka edhe lirikën, pa shoqe e mikesha…
… ngjitet malli nëpër rrënjë dhe bëhet lule.
O druri i qershisë që të mbolli nëna ime,
Unë jam vëllai yt!
…
( Dhembje )
Liria e lirikës së Rreshpjes
Rreshpja nuk e njihte robërinë, edhe në burg. Madje për ‘të ka edhe anekdoda. Kur i deklaruan arrestimin dhe po i vinin prangat, ai u tha me qetësi arrestonjësve: Mos u nxitoni së shtërnguari! Kohë, ju keni pambarim se keni edhe kohën që ma morët mua, tashmë, ndërsa liria e prangave është deri te kocka ime. Ndaj lirika e tij, lindi e lirë.
… Në fushë ecin ciganët dhe mbi supe
Daullet u varen si kufoma
Ku shpirtërat e shkretëtirës
S’kanë për tu zgjuar kurrë.
Nga çerdhja e shiut fluturoi
Kënga e reve tërë gjëmë…
( Lermë të vij me ty )
Uniteti me kohën
Qysh herët në rini, ai, Rreshpja e kishte kuptuar se shqiptarët jetonin vetëm një stinë në jetë, atë të dimrit. Por edhe dimrin shteti jua merrte sa herë donte.
Ndaj Rreshpja nuk ishte në unitet me kohën Shqiptare, me motin që jetonte. Ai kishte dekada që e kishte lënë jetësisht dhe poetikisht, atë. Vetëm me vendin ( Shqipërinë ) ku zhvillohej lirika e tij, kishte unitet Rreshpja.
Është diskursi deskriptiv ai që e lidh dhe njëheri e shkëput lirikun Rreshpja nga prania vizive e kohës, jetës dhe të sotmes. Për lidhjen e poezisë tij me të shkuarën nuk bëhet demarsh, fare. Tek tuk në kohë ai takonte reminishencat e De Radës, Lasgushit, Mjedës, ali asllanit, Serembes dhe i respektonte. Tek asnjë poet tjetër ai s’ndalte.
… Rreshpja ishte tejet i lëmuar për këtë natyrë të këtij shekulli, për këtë njerëzi, po kështu edhe peizazhi me lirë i tij. Ai nuk rimerrte motive, melodi prej rrethanave, verse, ato ishin brenda, në pararreshpje. Vetëm i nxirrte prej andej në mënyrë mjeshtërore .
… pashë fëmijët në rrugë. Të qeshur,
Të bukur dhe delikatë si vazot e çmuara,
Ku nënat fshehin ëndrrat e tyre.
Më panë dhe u trishtuan. E kuptuan,
Që unë nuk kam qenë kurrë fëmijë…
( Ushtari i vjetër )
Rreshpja la katër vepra ose katër hapsira të pa ana, mbushur me kuaj të pa mësuar ( të egër ).
Çdo kush mund të shkoj në ato fusha, të zërë e të zbutë kuaj.
“ Rapsodi shqiptare “ - 1967
“ Erdhi koha të vdes pësëri “ - 1994
“ Lirika të zgjedhura “ - 1996
“ Në vetmi “ - 2004
Dikush para meje shkroi një ese për Rreshpjen. “ Në muzgun e një poeti lirik! “
Bukur!
Dhe si përfundim: Rreshpja ishte vetëm një përmbledhje e asaj që s’mendoj dhe vetëm një bocet i asaj që s’jetoi.
Është gjëja më e keqe kur të bukurat shoqërore të shpirtit tënd i mban vetëm për vete. Pjesa më e madhe e së tones, u përket të tjerëve. Rreshpja jo vetëm të bukurën e brendëshme jua dha të tjerëve por edhe jetën… pa u komplikuar.
Solli:Ilira Hoxha
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Petraq Kote:GJAKMERRËSI
» Petraq Kote:Lasgushi dhe Kosova
» Petraq Kote: Një dashuri e vazhduar
» Petraq Kote: Dimali i Ri i letërsisë shqiptare
» Shkruar nga Petraq Kote:“ Hija ”… e Kadaresë
» Petraq Kote:Lasgushi dhe Kosova
» Petraq Kote: Një dashuri e vazhduar
» Petraq Kote: Dimali i Ri i letërsisë shqiptare
» Shkruar nga Petraq Kote:“ Hija ”… e Kadaresë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi