Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Favorizohen serbët, inatosen shqiptarët!

Shko poshtë

Favorizohen serbët, inatosen shqiptarët! Empty Favorizohen serbët, inatosen shqiptarët!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 9:54 pm

Favorizohen serbët, inatosen shqiptarët!

Decentralizimi po merr përmasa të një procesi që mëton të joshë minoritetin serb për të marrë pjesë në pushtetin lokal të Kosovës, por që në masë të madhe po revolton shumicën shqiptare për shkak të ndarjes etnike të komunave me shumicë serbe.


Favorizohen serbët, inatosen shqiptarët! +decentralizimi
Decentralizimi, reformë e pushtetit apo ndarje etnike?


Jo vetëm qytetarë, por edhe udhëheqës komunash nga pjesë të ndryshme të Kosovës që do të preken nga decentralizmi nuk kanë “simpati” të madhe për procesin e decentralizmit që ndodh në Kosovën e pavarur. Qytetarët mendojnë se po bëhet më shumë një decentralizim me prapavijë politike sesa një afërsi e shërbimeve për qytetarët e të gjitha komuniteteve. Komunitetet jo shumicë kanë mundësi që nëpërmes pushtetit lokal të pranojnë të gjitha të drejtat që parashikohen me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kjo njëkohësisht është një mundësi më e madhe që ata të janë aktiv edhe në ndërtimin dhe udhëheqjen e komunave me shumicë ashtu siç parashikohet me Ligjin e Kosovës ku është paraparë të ketë 38 komuna, 10 me shumicë serbe, një më shumicë turke dhe të tjerat me shumicë shqiptare. Procesi i reformimit të pushtetit lokal dhe decentralizimi është njëri prej obligimeve që Kosova ka marr mbi vete në drejtim të “përmirësimit” të nivelit të jetës së qytetarëve. Këto janë përgjegjësi para qytetarëve dhe i mundësojnë atyre që të bëjnë të sigurt dhe avancojnë jetën e qytetarëve.
Do ta bëjmë decentralizimin!
Skënder Zogaj, këshilltar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për gazetën “Bota sot” se procesi i decentralizmit po bëhet sipas planit dhe ka për qëllim reformën lokale. Normalisht mund të ketë edhe interpretime tjera dhe proces implementimi tjetër në lokalitetet serbe, sepse serbët në këto mjedise do të kenë rol më të theksuar sepse janë shumicë në ato komuna. “Kjo nuk mendojmë se do duhet të jetë adut i kundërshtimit nga ana shqiptarëve, sepse nëse komunat e reja dhe pjesëmarrësit do të jenë në kuadër të institucioneve të Kosovës atëherë gjithçka do të jetë në kandër të kornizës ligjore të Kushtetutës së Kosovës”,-tha Skënder Zogaj. Sipas tij krejt është normale që gjithkush në një mjedis të caktuar të qeverisë me vetveten dhe të realizojnë qëllimet. “Interpretimet janë nga më të ndryshimet, me brenga gjithsesi mirëpo shqetësimet para se të jepen konstatime duhet të jenë me të thella në mënyrë që asgjë të mos supozohet kot, sikurse gjithçka konkrete dhe e dëmshme duhet të thuhet me kohë”, -tha këshilltari i MAPL-së. Ai me tej shtoi se kjo ministri ka marr të gjitha masat që në kuadër të angazhimeve që ka marr Qeveria e Kosovës duke pasur për bazë planin e Ahtisarit të implementojë decentralizimin që është i bazuar në reformën unike në të gjitha mjediset e Kosovës njësoj. Skënder Zogaj, tha se qytetarët serbë mund të mendojnë ndryshe, mirëpo të tillët do të mbesin jashtë procesit dhe kanë me humb hapësirën e tyre, gjë që institucionet e Kosovës nuk do të jenë fajtore për ngecjen e tyre. MAPL-ja është e hapur dhe i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në decentralizim të vërtet, sepse ky proces konkret dhe i bazuar në reformë u ofron nivel tjetër jete në rrethanat brenda komunës.
Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se disa kryetarë dhe qytetarë të komunave që preken nga procesi i decentralizmit nuk e shohin këtë proces me simpati. Sipas tij në shtetet evropiane niveli lokal funksionon në bazë të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe në bazë të kësaj nuk ka diskrepancë sa i përket përgjegjësive. “Shpresojmë që ky proces do të jetë pozitiv, nëse e gjithçka funksionon sipas ligjeve të Kosovës dhe nuk ka nevojë për panik”, -tha Sazan Ibrahimi. Ai më tej shtoi se me proces të subsidiaritetit mendohet që shërbimet duhet të ofrohen afër qytetarëve, por jo që këto shërbime të ofrohen më lehtë me formimin e komunave të reja.
E kemi duartrokitur Kushtetutën, prandaj...
Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se shqetësimet kanë ekzistuar prej kur është bërë publik propozimi për decentralizim. Sipas tij ky proces ishte bërë në mënyrë jo transparente, pa komunikim të duhur me komunën e shoqërinë civile. “Ne atëherë ishim të befasuar me mënyrën sesi është komunikuar me ne. Mirëpo pavarësisht asaj përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Kosovës e kanë miratuar këtë proces sipas pakos së Ahtisarit që është obligative”, -tha kryetari i Gjilanit. Qemal Mustafa, më tej shtoi se e mbron pozicionin që decentralizmi duhet të implementohet duke u pyetur edhe qytetarët. Ka reaksion te shumica e cila pëson shumë në Komunën e Gjilanit. Po ashtu këtë proces nuk e duan as serbët. Decentralizimi është proces i pastër politik e territorial, përcaktimi është shumë i qartë akomodimi i komunitetit serbë dhe formimi i komunave serbe. Shumica e qytetarëve janë të irrituar me këtë proces, por nëse investohet më shumë në punësim ky proces do të kalohet me lehtë. Begzad Sinani, kryetar i Komunës së Dardanës, tha se çështja e decentralizmit është çështje komplekse, por puna ime mbështetet në sugjerimet e qeverisë së Hashim Thaçit dhe bëhet konform Kushtetutës së Kosovës, pakos së Ahtisarit dhe në harmoni me MAPL. “E kemi duartrokitur Kushtetutën së Kosovës dhe atë duhet ta respektojmë dhe të punojmë sipas kushtetutës”, -tha kryetari Begzad Sinani.
Besim Toska
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi