Shqiptarët dhe serbët shkëmbejnë zjarr te “Kroi i Vitakut”

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 10:45 minuta në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës ndërmjet banorëve shqiptarë dhe serbë.
Këtë incident e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila e ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë viktimë apo të plagosur nga ky shkëmbim zjarri.
Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se situata është tensionuar në momentin kur zyrtarët e administratës së UNMIK-ut kanë kërkuar që të ndërpriten punimet në shtëpitë të cilat janë duke u ndërtuar nga banorët shqiptarë në lagjen Kroi i Vitakut, ndërtime këto të cilat janë kundërshtuar nga banorët serbë të kësaj lagjeje.
“Si duket një situatë e tillë ka inkurajuar aty më tepër banorët serb të asaj lagjeje, të cilët kanë kundërshtuar rindërtimin e shtëpive. Ka pasur hedhje të gurëve nga ana e këtyre serbëve, si protestues në atë aspekt".
"Ndërsa, për tu tensionuar situata edhe më tutje dhe më thellë, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, që nuk dihet se prej çfarë lokacionesh kanë ardhur. Por, besohet se se të dyja palët kanë vënë në përdorim armë zjarri. Fatmirësisht, nuk kanë shkaktuar lëndime të njerëzve apo dëme materiale”, u shpreh Hoti.
Ai ka shtuar se Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën nga EULEKS-i dhe KFOR-i për ta qetësuar situatën në atë pjesë të Mitrovicës. Aktualisht, sipas tij, te Kroi i Vitakut po qëndrojnë njësitë e specializuara të Euleksit dhe Policisë së Kosovës.
Incidentet e shpeshtuara në veri
Rastet e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm janë shpeshtuar kohët e fundit në veriun e Kosovës, ndërkohë që organet e rendit janë duke i hetuar motivet dhe autorët e mundshëm.
Vetëm gjatë natës ndërmjet të hënës dhe të martës, janë shënuar tri zjarr-vënie të qëllimshme në vetura private, në dy lokacione në veriun e Kosovës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj policie, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se rastet janë shënuar pak para mesnatës, por edhe pas saj, kur persona të panjohur deri më tash për policinë, kanë shkaktuar zjarr-vënie të qëllimshme dhe rrezik të përgjithshëm të sigurisë.
“Dy rastet e para janë shënuar në veri të Mitrovicës, në rrugën Sutjeska, ndërsa rasti i tretë është regjistruar në Zveçan. Në të tri rastet nuk kemi pasur persona të lënduar. Do të thotë cak i sulmeve ishin automjetet. Ndërkaq, motivet, deri në këtë çast, mbeten akoma të panjohura ashtu sikurse edhe të dyshuarit e këtyre akteve kriminale”, ka thënë Hoti.
Ndryshe, vetëm një natë më parë, në Zveçan, në rrugën “Mbreti Petër”, është shënuar një shpërthim, nga i cili, siç ka njoftuar policia, kanë pësuar dëme një lokal dhe dy vetura civile, ndërkaq, ditë më parë është shënuar edhe zjarr-vënia në pronën e një shqiptari ku i është djegur shtëpia e sapondërtuar.
Zëdhënësi i policisë, Hoti, thotë se në veri është krijuar një situatë, e cila ua mundëson grupeve kriminale, përfaqësuesve të grupeve të interesit, grupeve të strukturuara apo strukturave ilegale, që të veprojnë dhe përfitojnë.
“Është krijuar një situatë e favorshme për njerëzit që të përfitojnë nga situata, duke kundërshtuar ngjarjet, bisedimet ose të arriturat për marrëveshje rreth IBM-it (Menaxhimit të Integruar të Kufijve) apo edhe rreth kundërshtimit të arrestimeve që janë bërë kohët e fundit në veri të Mitrovicës".
"Do të thotë, kryesisht ka të bëjë me një karakter apo motiv të tillë të mundshëm, për ta mbjellë frikën kryesisht tek popullata serbe, me qëllim që të parandalojnë çfarëdo lloj bashkëpunimi me institucionet e Kosovës dhe kjo është dukshëm e qartë”, tha Hoti.
Ai ka shtuar se policia dyshon që organizuesit e mundshëm të këtyre sulmeve janë grupe, të cilat ai i përmendi, por nuk ka ende ndonjë dyshim për ekzekutorët e mundshëm të këtyre akteve kriminale.
Sipas tij, rezultatet e policisë në hetimin dhe zbulimin e kryerësve të akteve kriminale varen shumë nga afërsia dhe sinqeriteti për bashkëpunim i qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës, të cilat sipas tij, janë nën presionin dhe frikësimin që të mos bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
Hoti ka theksuar se Policia e Kosovës i ka të kufizuara veprimet e saj në veri të Kosovës për shkak se edhe njësitë shtesë dhe të specializuara të policisë janë të kufizuara në atë pjesë të vendit, duke marrë parasysh që mandatin për siguri në veri, në radhë të parë, e kanë EULEX-i dhe KFOR-i.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» EULEX-i nuk lejoi vazhdimin e punës te Kroi i Vitakut
» Vazhdojnë rindërtimet te Kroi i Vitakut
» Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut”
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» KFOR-i nuk e lejon ROSU-n për të shkuar te ”Kroi i Vitakut”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi