Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raporti i CIA-s

Shko poshtë

Raporti i CIA-s Empty Raporti i CIA-s

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 9:59 pm

Raporti i CIA-s

Carolyn Presutti



Raporti i CIA-s CIA

Një raport i mëparshëm sekret lidhur me metodat e marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm nga ana e CIA-as u bë publik të hënën. Administrata e presidentit Obama e publikoi raportin nën presionin e Unionit Amerikan për Liritë Civile. Informacioni i raportit mund të çojë në ndjekjen penale të disa prej hetuesve, që morën në pyetje të dyshuarit gjatë administratës së Presidentit George W. Bush.
Raporti ka 109 faqe dhe gati gjysma është sekret dhe me tekst të nxirë.
Në të jepen hollësi rreth hetimeve nga CIA të të dyshuarve të rëndësishëm, kryesisht të al-Kaidës pas sulmeve në Qendrën Botërore të Tregëtisë.
Në të jepen gjithashtu hollësi rreth metodave të përdorura në hetimin e komplotuesit të sulmit në vitin 2000 kundër luftanijes amerikane USS Cole, ku humbën jetën 17 marinarë amerikanë. Në raport thuhet se ai ishte kërcënuar me trapan elektrik, ndërsa kishte një kapuç në kokë.
Raporti konfirmon se autori i vetëshpallur i sulmeve të 11 shtatorit 2001, Kalid Sheik Mohammed, u torturua 183 herë me metodat e mbytjes së simuluar.
Në raport thuhet gjithashtu se hetuesit e kërcënuan atë duke i thënë se fëmijët e tij do të vriteshin nëse Shtetet e Bashkuara sulmoheshin përsëri.
Prokurori i Përgjithshëm, Erik Holder, ka emëruar një prokuror për të bërë hetime. Ndërsa ka mbështetur prokurorin e tij të përgjithshëm, Presidenti Obama ka nguruar të lejojë ngritjen e akuzave kundër hetuesve nëse ata vepruan në bazë të rregullave ligjore të asaj kohe.
"Ne duhet t'ua lëmë këto medota të kaluarës. Ato nuk na përfaqësojnë as neve e as Amerikën".
Michael Barone i Institutit konservator amerikan Enterprise thotë se emërimi i prokurorit është hap i gabuar sepse departamenti i drejtësisë kishte bërë tashmë hetime dhe kishte vendosur të mos ngrinte akuza.
"Një hap i tillë përbën rrezik të dyfishtë, duke i bërë njerëzit dy herë objekt të ndjekjes së mundshme penale, gjë që është në kundërshtim me frymën, në mos vetë thelbin e kushtetutës amerikane".
Ish nën-presidenti amerikan Dick Cheney tha me anë të një deklarate të hënën se nga hetimet e CIA-s u nxorr informacion, që parandaloi sulme të tjera.
"Ne arritëm të mbronim amerikanët dhe popujt nëpër botë si rezultat i teknikave intensive të marrjes në pyetje. Ato ishin të efektshme. Mendoj se ato duhet të përdoren në përputhje me nevojat e presidentit e të administratës për të mbrojtur popullin e Shteteve të Bashkuara".
Në një përpjekje tjetër për t'u distancuar nga vitet e administratës Bush, administrata e tanishme po krijon një njësi të quajtur Grupi i Posaçëm Hetimor për të Dyshuarit e Rëndësishëm, që do të marrë në pyetje këta të dyshuar. Përgjegjësitë do të ndahen mes CIA-s, FBI-së dhe Shtëpisë së Bardhë.
Nuk është ende e qartë në se metodat e ashpra të marrjes në pyetje çuan në nxjerrjen e informacionit të vlefshëm. Në raportin e CIA-s thuhet se një vlerësim i tillë është vështirë të bëhet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi