Qemal Sakajeva:Mos i lutni më!
Faqja 1 e 1
Qemal Sakajeva:Mos i lutni më!
Mos i lutni më!
Qemal Sakajeva
Kërkojnë që Kosova të mbetet koloni
A e mbani mend që, menjëherë pas luftës, shtete perëndimore dhe personalitete më të rëndësishme të politikës së tyre, i patën drejtuar shqiptarëve dy lutje: Mos u ktheni në shtëpitë tuaja pa u kryer kontrolli kundër minimit që ka kryer armata serbe! Mos u hakmerreni ndaj serbëve për çka ata bënë ndaj jush? Lutja e parë, u mor parasysh disi nga që, gati një milion të të spastruarve, nuk u pritej sa të mbërrinin një orë e më shpejt, pranë të afërmve të vrarë dhe shtëpive të djegura. Ndërsa, lutja e dytë, që, më qartë nga të gjithë dhe me ndjesi njerëzore prekëse e pati shqiptuar Presidenti Bill Klinton, gjatë fjalimit të tij në Ferizaj, u përmbush në mënyrën më shembullore nga shqiptarët. Mjaft parashikues si më zi, duke u nisur nga barbarizmi i skajshëm serb, janë befasuar dhe u duket një mrekulli se si shqiptarët, që së brendshmi i gërryente kanceri shpagues, kurrë nuk kryen hakmarrje. Midis vetëpërmbajtjes së tyre të pabesueshme dhe lutjes së sinqertë të miqve perëndimorë, e dyta besohet të ketë qenë vendimtare kah paqja e dhimbshme, por e domosdoshme. Ndërsa, ndodhi kjo që në ato kohë ishte e vështirë për t’u besuar, ditë pas dite problemi shtegtoi në anën tjetër, te serbët dhe Serbia: Beogradi do të heshtte në shenjë pendese apo do të kërkonte faljen qetësuese? Asnjëra nuk ndodhi, as heshtje penduese nuk pati, as falje nuk u belbëzoi goja! Serbia sillet armiqësore, bëhet provokuese, zhurmon politikisht dhe ka mbetur inatçore mesjetare, a thua se, ato që ata iu bënë shqiptarëve, janë shqiptarët t’ua kenë kryer serbëve! Nëpër këtë fushë të politikës së tyre absurde, janë shqiptarët që hodhën hap të papërfytyrueshëm, dhe jo një, por kanë plot dhjetë vjet që nuk reshtin:
U lutën serbëve të shpërngulur që të kthehen në Kosovë dhe të vijojnë bashkëjetesën. Ata nuk kthehen, aspak pse në Kosovë janë të pasigurt, por nga që, në atdheun e vet - Serbi ndjehen më mirë, kanë mundësi jetese më të begatë, ose një pjesë vuajnë frikën e përzierjes në krimet e përbindshme gjatë luftës.
U luten serbëve të përfshihen në administratën e Kosovës. Ata nuk dëgjojnë nga ky vesh, sepse vetshërbehen e shpërblehen për të mbajtur ndezur brenda Kosovës politikën e Beogradit, që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.
U luten serbëve të ndjehen qytetarë të shtetit të Kosovës. Ata nuk e pranojnë pavarësinë. Shteti që njohin është Serbia. Ata vijojnë të jetojnë në Kosovë, në po ato vende dhe si më parë, si shtetas serbë në krahinën serbe të Kosovës.
U luten serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje, të përgjithshme e vendore. Që prej dhjetë vjetësh, ata nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në zgjedhjet e Kosovës, ndërsa nuk kanë munguar kurrë të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, të zhvilluara përdhunshëm në territorin e një shteti tjetër, madje duke votuar në shumicë për krahun radikal serb, në klimën e formulës së keqe ndërkombëtare, “ as i lejojmë as i ndalojmë”.
U luten serbëve që të pranojë fqinjësinë mes dy popujve dhe dy vendeve. Beogradi ka përsëritur prerë që, Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë dhe, e vetmja gjë që mund të bëhet është, të hapen bisedime të reja, me të cilat të përcaktohet statusi i shqiptarëve në shtetin unik të Serbisë.
U luten serbëve të njohin pavarësinë e Kosovës, sepse ky është një realitet i pakthyeshëm dhe se Serbia duhet të pajtohet me të. Por, ndaj çdo hapi që bën vendi drejt BE-se apo çdo lehtësi të BE-së ndaj Serbisë, Beogradi është i vëmendshëm të përsërisë qartësisht se, “kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës”.
Ndokush, këto shqiptime politike të shqiptarëve, nuk i cilëson lutje, por mund t’u vërë emrin “thirrje”, “kërkesa” apo “deklarata”. Le të quhen edhe ashtu, por ato janë thënë aq shpesh, me aq mirësi e fqinjësi, bindje të thellë dhe, thuajse, përunjësisht sa, është droja që, pala serbe i ka marrë për dobësi të shqiptarëve dhe gjetje ngushtë të politikës së Prishtinës, për njohje të tjera. E fundit që atyre mund t’u thuhet, është: Çfarë u kemi drejtuar, mbetet në fuqi! Veproni kur të doni! Ndër shqiptarë nuk ka kurrfarë shenje dobësie dhe, ca më pak ndjesi nënshtrimi. Shqiptarët janë të lirë, kanë shtetin e tyre dhe mbeten realistë: Serbia është vend fqinj. Edhe serbët janë të lirë, e kanë shtetin e tyre, por nuk janë realistë: Kosova duhet të mbetet koloni e tyre!
Për Beogradin e qeverisur nga properëndimorët e sotëm, të cilët sillen ndaj Kosovës si ai që është në varr dhe si ata që gjenden Hagë, lutja e shqiptarëve nuk është as ndjenjë, as vlerë, as politikë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qemal Sakajeva:Doris Pack qorton Frashërin
» Qemal Sakajeva:Nënë Terezen, ashtu siç (nuk) e njihnim?
» Qemal Sakajeva: Një shekull për t’u kthyer te deti
» Qamil Sakajeva:Çfarë toke i duhet njeriut
» Qemal Sakajeva:Luftë politike me shtegtimin e ikësve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi