Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë

Shko poshtë

Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë Empty Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 11:02 pm

Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë U1qanishabaninasalca1
Qani Shabani (1933-2009)

U SHUA SHPIRTI KRIJUES PËR FËMIJË

Nga Bilall MALIQI


Sot në moshën 76 vjeçare ndërroi jetë poeti, veprimtari dhe punëtori i palodhshëm kulturor Qani Shabani-Nasalca.
Qani shabani ishte poet, autor i shtatë veprave letrare kryesisht për fëmijë me vargjet e tij u fut thellë në kërshërinë dhe imagjinaten e fëmijëve.
Para lexuesve të vegjël për herë të parë doli me botim në vitin 1977, dhe prej ati viti deri në ditët e fundit të jetës së tij u mbeti besnik lexuesve, duhe iu ofruar vargje tërheqëse botës së ligjerimit poetik pë femijë.
Qani Shabani ishte anëtar i Klubit Letrar “Feniks” për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku dhe një kontribut të madh në promovimin e kulturës letrare të këtyre trevave dhe më gjërë, duke qenë gjithnjë aktiv nëpër orë letrare, përurime të librave të ndryshme dhe manifestimeve me karakter letrar.

Veprat letrare

1.Olimpiada e bishave ( poemë për fëmijë, 1977 Prishtinë )
2.Gjeli me pizhame ( Poezi per fëmijë 1994 Prishtinë )
3.Kuizi i bishave ( Poemë për fëmijë 1995 Prishtinë )
4.Akordet e Sharrit ( Poemë e dramatizuar për fëmijë 2001 Gjilan )
5.Dhelpra manekene (poezi për fëmijë 2004 Bujanoc )
6.Daci me zile (Poemë për fëmijë 2004 Bujanoc )
7.Babadimër në shkollën tonë 2006 Bujanoc )


Përkujtim

Qani Shabani lindi më 1933 në fshatin Nasalcë, komuna e Bujanocit.Në vendlindje mbaroi shkollën fillore, ndërsa Normalen në Vrajë,dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkup.
Në procesin edukativo-arsimor si mësimdhënës Qaniu la përshtypjen e një arsimtari të përmendur për veprimtari në fushën e kulturës.Për kontributin e tij dy herë është shpallur për arsimtar të mirë, më 1977 dhe më 1985.
Qani Shabani gjatë viteve të ‘90-ta u gjetë në ballë të proceseve demokratike duke dhënë ndihmesën e tij si anëtar i kryesisë së PVD-së.
Qani Shabani vdiq më 25.08.2009 në Bujanoc, duke iu shkëputur mundësia për krijime të mëtutjeshme, por do të mbetet në kujtesëtë lexuesve e sidomos të atyre të ciklit të ulët të cilët do ta kujtojnë këtë figurë emblematike të poezisë për fëmijë të Kosovës Lindore dhe më gjerë…
Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e qytetit të Bujanocit në ora 16,30 në praninë e mijëra qytetarëve nga vise të ndryshme shqiptare…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë Empty Re: Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 11:03 pm




Ngushellime
Ilir Dardani26-08-2009, 07:02pm

Faleminderit per aq sa na dhe.

Ngushellime te afermeve.

Qofsh prane zotit.
Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë Spacer

Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë Spacer



Ngushllime familja Shabani
Agimi26-08-2009, 04:15pm

Eshte ky nje lajm i hidhur per te gjithe dashamiret e fjales se shkruar shqipe, por edhe per tere ate armate intelektualesh nga Kosova, Lugina e Presheves e me gjere, Qaniu nderroi jete, per te lene pas vetes tere ate opus veprash, ai pra do te mbetet vazhdimisht ne kujtesen e te gjithe atyre e kane njohur, edhe perems shkrimit. Familjes Shabani u shprehim ngushllimet e sinqerta per humbjen e anetarit te tyre familiar, duke ndare me ta nje pjese te dhimbjes per t'ua lehtesuar se paku me nje fjale te shkruar.

I qofte i lehte dheu i tokes shqiptare, i Kosoves lindore, ndersa ju familiare pranoni ngushllimet e sinqerta. Allahu e shperbleft me xhehnet. Amin!

Agim Vuniqi me famile
Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë Spacer

Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë Spacer



NGUSHELLIME
Sabit Rrustemi26-08-2009, 08:46am

Ngushellime per familjen, per miqte krijues dhe te tjeret ne pergjithesi.
Shpirti i Qaniut gjithnje do jete prezente ne boten krijuese, i rrethuar prore me buzeqeshjet e atyre per te cilet krijoi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi