Shqiptarët dhe amerikanë sëbashku në pritje të Vitit të Ri
Faqja 1 e 1
Shqiptarët dhe amerikanë sëbashku në pritje të Vitit të Ri
Në Long Island në Nju Jork, më 31 Dhjetor 2008, shqiptarë dhe amerikanë së bashku festuan ndërrimin e viteve |
Restoranti Per Un Angelo, në Long Island, Nju Jork, pronare e të cilit është kantautorja nga qyteti Sarandë Eli Rizo-Gjezo ishte zbukuruar si për festë. Në një atmosferë tepër të këndëshme, zbukuruar me shije nga pronarja, ambient tepër i bukur, shlodhës dhe festiv, të dyja sallat e mëdha të restorantit ishin mbushur plot me bashkatdhetarë shqiptarë dhe amerikanë për të festuar ndërimin e viteve 2008-2009. Midis bashkatdhetarëve, shoh të kishin ardhur edhe ish Presidenti i Klubit Sportiv "TIRANA" zoti Bujar Bakalli me familjen e tij. E ftuar në atë mbrëmje festive nga vetë Eli Rizo-Gjezo ishte edhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare Kleopatra Dokle me familjen e saj. Atmosferë festive, ambient i këndshëm, muzikë e bukur, menuja e ushqimit e pasur. Shqiptarët dhe amerikanët vallëzonin nën ritmet e muzikës amerikane të shoqëruar në DJ dhe nga dy këngëtarë amerikanë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen. Edhe fëmijët e ardhur me familjet e tyre u bënë pjesë argëtuese e asaj mbrëmjeje gazmore muzikore, tek lëviznin këmbët dhe trupat e tyre nën tingujt e muzikës. Dhjetë sekondat e fundit të vitit 2008 ishin edhe çastet emocionante, kur nga zëri që dilte nga boxet dëgjonim: "teen, naain, ejet, seveen, siiks, faaiv, foor, thrii, tuu, uaan, HAPI NJU JËËËËËR" Dritat e lokalit fiken dhe salla ndriçohet nga fishekzjarret. Tingujt muzikorë shoqërohen me zhurmën gazmore të balonave. Muzikë, puthje, përqafime. "Hapi Nju Jër" "Hapi Nju Jër". Amerikanë dhe shqiptarë u bëmë një. Edhe pse të panjohur, ajo mbrëmje na bashkoi të gjithëve, për t'ë shtrënguar duart me njëri tjetrin, për të uruar Hapi Nju Jër, Gëzuar Vitin e Ri. Filloi muzika amerikane tradicionale e vitit të ri. Çiftet e ndryshme me buzë të bashkuara, të përqafuar, vallëzonin nën tingujt e valsit të lehtë. Ishin sekondat e para të vitit të ri 2009. "Hapi Nju Jër, Hapi Nju Jër evri badi". Gëzuar Vitin e Ri. Viti i Ri 2009 po na gjente të qeshur, duke vallëzuar e kënduar, të gëzuar. Kështu qofshim përherë. Me emocione dhe duartrokitje u prit edhe këngëtarja e mirënjohur Kleopatra Dokle, jo vetëm për shqiptarët që e njihnin, por edhe për amerikanët, që e dëgjonin për herë të parë zërin e saj. Pas disa këngëve të lehta të muzikës shqiptare, Kleopatra Dokle këndoi edhe disa këngë amerikane. Ndërsa Kleopatra këndonte këngën amerikane "Instant Replay", pjesëmarrësit shqiptarë dhe amerikanë u bënë një me këngëtaren, duke kërcyer nën ritmin e tingujve. "Shi is sou suiti! Shi is sou kjut! Oh maj Gad!" u shprehën disa amerikanë, që iu afruan dhe e përqafuan këngëtaren Dokle. Tre gra, kliente të përhershme që e frekuentojnë atë lokal, iu drejtuan Elit. "Edhe ti je këngëtare, edhe ti këndon shumë bukur. Hajde këndo, na kënaq sonte; të këndojmë të gjithë së bashku". Kantautorja Eli Rizo-Gjezo ua plotësoi dëshirën. Bashkë me Kleopatra Doklen filluan të këndojnë këngën : "Nju Jork, Nju Jork", këngë, e cila pastaj u shoqërua edhe nga të tjerë pjesëmarrës. ishte një kombinim i shkëlqyer zërash i duetit Rizo-Dokle. Duartrokitje, vallëzim, muzikë; me këto pjesë argëtuese e përcollëm vitin 2008 dhe e pritëm vitin 2009. Kështu qofshim përherë me njëri tjetrin, me dashuri, lumturi, me harmoni të përhershme. Faleminderit Eli Rizo-Gjezo për çdo gjë kishe bërë, që na krijove atë ambient kaq të këndshëm! Faleminderit këngëtarëve amerikanë! Faleminderit këngëtarja Kleopatra Dokle! Gëzuar Vitin e Ri 2009 të gjithëve. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shqiptarët dhe amerikanë sëbashku në pritje të Vitit të Ri
Dokle, Simsia dhe Rizo-Gjezo |
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Restoranti Per Un Angelo, në Long Island, Nju Jork, pronare e të cilit është kantautorja nga qyteti Sarandë Eli Rizo-Gjezo ishte zbukuruar si për festë.
Në një atmosferë tepër të këndëshme, zbukuruar me shije nga pronarja, ambient tepër i bukur, shlodhës dhe festiv, të dyja sallat e mëdha të restorantit ishin mbushur plot me bashkatdhetarë shqiptarë dhe amerikanë për të festuar ndërimin e viteve 2008-2009.
Midis bashkatdhetarëve, shoh të kishin ardhur edhe ish Presidenti i Klubit Sportiv "TIRANA" zoti Bujar Bakalli me familjen e tij.
E ftuar në atë mbrëmje festive nga vetë Eli Rizo-Gjezo ishte edhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare Kleopatra Dokle me familjen e saj.
Atmosferë festive, ambient i këndshëm, muzikë e bukur, menuja e ushqimit e pasur.
Shqiptarët dhe amerikanët vallëzonin nën ritmet e muzikës amerikane të shoqëruar në DJ dhe nga dy këngëtarë amerikanë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen.
Edhe fëmijët e ardhur me familjet e tyre u bënë pjesë argëtuese e asaj mbrëmjeje gazmore muzikore, tek lëviznin këmbët dhe trupat e tyre nën tingujt e muzikës.
Dhjetë sekondat e fundit të vitit 2008 ishin edhe çastet emocionante, kur nga zëri që dilte nga boxet dëgjonim: "teen, naain, ejet, seveen, siiks, faaiv, foor, thrii, tuu, uaan, HAPI NJU JËËËËËR"
Dritat e lokalit fiken dhe salla ndriçohet nga fishekzjarret. Tingujt muzikorë shoqërohen me zhurmën gazmore të balonave.
Muzikë, puthje, përqafime. "Hapi Nju Jër" "Hapi Nju Jër".
Amerikanë dhe shqiptarë u bëmë një. Edhe pse të panjohur, ajo mbrëmje na bashkoi të gjithëve, për t'ë shtrënguar duart me njëri tjetrin, për të uruar Hapi Nju Jër, Gëzuar Vitin e Ri.
Filloi muzika amerikane tradicionale e vitit të ri.
Çiftet e ndryshme me buzë të bashkuara, të përqafuar, vallëzonin nën tingujt e valsit të lehtë.
Ishin sekondat e para të vitit të ri 2009. "Hapi Nju Jër, Hapi Nju Jër evri badi". Gëzuar Vitin e Ri.
Viti i Ri 2009 po na gjente të qeshur, duke vallëzuar e kënduar, të gëzuar. Kështu qofshim përherë.
Me emocione dhe duartrokitje u prit edhe këngëtarja e mirënjohur Kleopatra Dokle, jo vetëm për shqiptarët që e njihnin, por edhe për amerikanët, që e dëgjonin për herë të parë zërin e saj.
Pas disa këngëve të lehta të muzikës shqiptare, Kleopatra Dokle këndoi edhe disa këngë amerikane. Ndërsa Kleopatra këndonte këngën amerikane "Instant Replay", pjesëmarrësit shqiptarë dhe amerikanë u bënë një me këngëtaren, duke kërcyer nën ritmin e tingujve. "Shi is sou suiti! Shi is sou kjut! Oh maj Gad!" u shprehën disa amerikanë, që iu afruan dhe e përqafuan këngëtaren Dokle.
Tre gra, kliente të përhershme që e frekuentojnë atë lokal, iu drejtuan Elit. "Edhe ti je këngëtare, edhe ti këndon shumë bukur. Hajde këndo, na kënaq sonte; të këndojmë të gjithë së bashku".
Kantautorja Eli Rizo-Gjezo ua plotësoi dëshirën. Bashkë me Kleopatra Doklen filluan të këndojnë këngën : "Nju Jork, Nju Jork", këngë, e cila pastaj u shoqërua edhe nga të tjerë pjesëmarrës. ishte një kombinim i shkëlqyer zërash i duetit Rizo-Dokle.
Duartrokitje, vallëzim, muzikë; me këto pjesë argëtuese e përcollëm vitin 2008 dhe e pritëm vitin 2009.
Kështu qofshim përherë me njëri tjetrin, me dashuri, lumturi, me harmoni të përhershme.
Faleminderit Eli Rizo-Gjezo për çdo gjë kishe bërë, që na krijove atë ambient kaq të këndshëm!
Faleminderit këngëtarëve amerikanë!
Faleminderit këngëtarja Kleopatra Dokle!
Gëzuar Vitin e Ri 2009 të gjithëve.
Eli Rizo-Gjezo |
Kleopatra Dokle |
DJ Kengetaret amerikane |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shqiptarët dhe amerikanë sëbashku në pritje të Vitit të Ri
Bujar Bakalli me familjen e tij |
Kleopatra Dokle dhe Eli Rizo-Gjezo |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Foto lajm-Shqiptarët në pritje të Papës
» Kasam Shaqirvela: PRITJE ShEKULlORE *** Të nderuar miq në Fb, ju përshëndes juve si dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
» Sekretarja amerikane Hillari Klinton uron shqiptarët për 100 vjetorin
» Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane:US Troops in Kosova / Trupat Amerikane ne Kosove
» Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"
» Kasam Shaqirvela: PRITJE ShEKULlORE *** Të nderuar miq në Fb, ju përshëndes juve si dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
» Sekretarja amerikane Hillari Klinton uron shqiptarët për 100 vjetorin
» Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane:US Troops in Kosova / Trupat Amerikane ne Kosove
» Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi