Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu e Thaçi: Të mbyllet debati për protokollin

Shko poshtë

Sejdiu e Thaçi: Të mbyllet debati për protokollin Empty Sejdiu e Thaçi: Të mbyllet debati për protokollin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 27, 2009 9:17 pm

Sejdiu e Thaçi: Të mbyllet debati për protokollin

Bota sot
Në takim me përfaqësuesit e BE-së në vendin tonë, Feith e Kermabo, liderët e Kosovës ritheksuan qëndrimin e prerë në kundërshtim të këtij protokolli dhe theksuan se me ditën e sotme mbyllet përfundimisht çdo debat dhe bisedë në këtë temë.



Sejdiu e Thaçi: Të mbyllet debati për protokollin --+seTh
Sejdiu dhe Thaçi: Republika e Kosovës nuk merr asnjë obligim dhe përgjegjësi për çështjet për të cilat nuk ka vendosur në mënyrë sovrane.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi, kanë zhvilluar një takim me shefin e ICO-së, Peter Faith dhe atë të EULEX-it, Yves de Kermabon,ku kanë marrë pjesë edhe zv.kryeministri Hajredin Kuçi dhe Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.
Me këtë rast ata patën një diskutim të gjithanshëm rreth gjendjes së përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë rreth situatës së krijuar me të ashtuquajturin Protokoll bashkëpunimi me Republikën e Serbisë. Në takim, liderët e Kosovës ritheksuan qëndrimin e prerë në kundërshtim të këtij Protokolli dhe theksuan se me ditën e sotme mbyllet përfundimisht çdo debat dhe bisedë në këtë temë. “Institucionet e Kosovës janë institucione sovrane dhe rrjedhimisht marrin vendime sovrane ne pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Republika e Kosovës nuk merr asnjë obligim dhe përgjegjësi për çështjet për të cilat nuk ka vendosur në mënyrë sovrane”, theksohet me këtë rast.
Krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës theksuan në takim me Faith dhe Kermabon se institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in dhe ICO-në në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
U theksua se gjendja në Mitrovicë është e papranueshme dhe se duhet të krijohet ambient i përshtatshëm dhe i papengueshëm për kthim në pronat e tyre dhe për rindërtimin e shtëpive për të gjithë qytetarët. “Dhuna e demonstruar në Mitrovicë dhe demolimi i pasurisë së EULEX-it është e papranueshme dhe institucionet dhe populli i Kosovës e dënojnë në mënyrën më të ashpër”, u tha në mes tjerash në takimin e sotëm.

Dhuna e demonstruar në Mitrovicë dhe demolimi i pasurisë së EULEX-it është e papranueshme dhe institucionet dhe populli i Kosovës e dënojnë në mënyrën më të ashpër, u tha në mes tjerash në takimin e sotëm, thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga Zyra për informim pranë Presidentit të Republikës së kosovës.
Qendrim zyrtar dhe i unifikuar
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka njoftuar kabinetin qeveritar për qëndfrimin që kënë shprehur Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ai, në takim me shefin e ICO, Piter Fejt dhe shefin e EULEX-it, Iv de Kermabo. "Qëndrimi i institucioneve të Kosovës sa i përket situatës së krijuar në të ashtuquajturin protokoll bashkëpunimi me Republikën e Serbisë është shumë i qartë. Ne kemi theksuar edhe në takim, por edhe publikisht, se kjo çështje mbyllet përfundimisht sot. Çdo debat, çdo takim, çdo bisedë për këtë temë tashmë është e mbyllur", ka theksuar ai, në hapje të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi ka folur edhe lidhur me gjendjen aktuale politike në vend, progresin e arritur në Kosovë si edhe për rastet e fundit të dhunës. "Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të gjitha këto zhvillime ka qenë shumë i qartë, shumë i vendosur dhe plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës", ka thënë kryeministri Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi