Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu e Thaçi: Të hetohen të gjitha veprat kriminale të pasluftës

Shko poshtë

Sejdiu e Thaçi: Të hetohen të gjitha veprat kriminale të pasluftës Empty Sejdiu e Thaçi: Të hetohen të gjitha veprat kriminale të pasluftës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 03, 2009 11:27 pm

Sejdiu e Thaçi: Të hetohen të gjitha veprat kriminale të pasluftës


Transparencë
Kërkojmë distancimin e plotë të politikës nga gjyqësia dhe transparencë të nevojshme të mbështetur në ligj. Çdo veprim jashtë institucional është i papranueshëm për institucionet e Republikës. Sejdiu e Thaçi: Të hetohen të gjitha veprat kriminale të pasluftës +sejdiu-thaciPrishtinë, 3 dhjetor - Presidenti i Kosovës dr.Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi lëshuan një deklaratë të përbashkët për zhvillimet e fundit në Kosovë. Në deklaratën tyre të përbashkët ndër të tjerash thuhet:

“Duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, Presidenti dhe Kryeministri i Republikës theksojnë:
Përsërisim përkushtimin dhe angazhimin tonë për funksionimin sa më të efektshëm të shtetit ligjor. Suksesi ynë drejt zhvillimit dhe integrimeve është thellë i kushtëzuar me sundimin e ligjit dhe krijimin e perspektivës për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.
Institucionet vendëse të drejtësisë dhe EULEX-i, në kuadër të përgjegjësive që kanë, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar se të gjitha veprat kriminale të periudhës së pasluftës të hetohen thellësisht dhe të pandikuara nga politika.
Kërkojmë distancimin e plotë të politikës nga gjyqësia dhe transparencë të nevojshme të mbështetur në ligj. Çdo veprim jashtë institucional është i papranueshëm për institucionet e Republikës.
Edhe këtë herë, ftojmë të gjithë qytetarët e vendit që të ruajnë qetësinë dhe të kontribuojnë në stabilitetin e vendit, duke besuar dhe mbështetur institucionet e drejtësisë në punën e tyre” thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi.
Kjo deklaratë e liderëve më të lartë institucionalë të Kosovës vjen në momentin kur situata politike në Kosovë është tensionuar pas publikimit të CD-së dhe dëshmisë së ish-agjentit të SHIK-ut Nazim Bllaca për disa krime të kryera pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sejdiu e Thaçi: Të hetohen të gjitha veprat kriminale të pasluftës Empty Re: Sejdiu e Thaçi: Të hetohen të gjitha veprat kriminale të pasluftës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 04, 2009 12:21 am

Sejdiu e Thaçi: Të hetohen të gjitha veprat kriminale të pasluftës Petrit_rrahmani_-_thaqi_sejdiu-490x320
Sejdiu dhe Thaçi (Foto: Petrit Rrahmani)

Drejtësia të hetojë krimet e pasluftës, pa ndikim politik


Nga Express

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, nëpërmes një deklarate të përbashkët, kërkojnë nga institucionet e drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar se të gjitha veprat kriminale të periudhës së pasluftës do të hetohen thellësisht dhe të pandikuara nga politika.

Duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, Presidenti dhe Kryeministri i Republikës theksojnë përkushtimin dhe angazhimin për funksionimin sa më të efektshëm të shtetit ligjor.

“Suksesi ynë drejt zhvillimit dhe integrimeve është thellë i kushtëzuar me sundimin e ligjit dhe krijimin e perspektivës për secilin qytetar të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët, të Presidentit dhe Kryeministrit, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Institucionet vendëse të drejtësisë dhe EULEX-i, në kuadër të përgjegjësive që kanë, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar se të gjitha veprat kriminale të periudhës së pasluftës të hetohen thellësisht dhe të pandikuara nga politika”, thekson deklarata.

Sejdiu dhe Thaçi kërkojnë distancimin e plotë të politikës nga gjyqësia dhe transparencë të nevojshme të mbështetur në ligj. “Çdo veprim jashtë institucional është i papranueshëm për institucionet e Republikës”.

Krerët e institucioneve të vendit ftojnë të gjithë qytetarët e vendit që të ruajnë qetësinë dhe të kontribuojnë në stabilitetin e vendit, duke besuar dhe mbështetur institucionet e drejtësisë në punën e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi