Progradeci në pritje të turistëve
Progradeci në pritje të turistëve
Progradeci në pritje të turistëve
Të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit po shtrohen me një pllakë të veçantë dekorative duke i dhënë qytetit një pamje krejt të veçantë.
Plazhet Piskupat -Hudënisht dhe Mëmëlisht
Janë tre plazhe të njëpasnjëshëm me lokale të shumta luksoze dhe fshatra turistike ku nuk mungojnë as pishinat. Kanë ujë të pastër dhe frekuentohen shumë nga të ardhurit, sidomos nga korçarët. Ashtu si plazhi i Shkëmbit të Linit, janë plazhe shkëmbore
Pogradeci, dikur një nga rezidencat e Enver Hoxhës ku kalonte orë të tëra mes rrepishtave dhe mështeknave, ndodhen tre lokale që servirin nga tavat tradicionale të koranit deri tek mishrat e pjekura në hell, ndërsa tash në këtë park vijnë vizitorë nga të gjitha rrethet dhe kalojnë orë të tëra në formën e një pikniku familjar...
Në çdo ditë të vitit Pogradeci mirëpret turistë. Të qenët një qytet buzë liqenit i jep atij tërheqjen e duhur për njerëzit që duan të pushojnë qoftë një fundjavë apo më tepër ditë në çdo stinë stinë të vitit. Freskia e ujërave të ëmbla, por edhe historia e bëjnë Pogradecin tepër të vizitueshëm. Ky qytet e pret gjithmonë stinën e verës me vetëpërsosje, por ky sezon veror i ka dhënë prurje të veçanta të një qyteti turistik i cili prej dy vitesh është kthyer në një kantier të madh pune. Projekti gjerman i ka siguruar ujë të pijshëm 24 orë. Po punohet me intensitet për të përfunduar kolektorin e ujërave të zeza. Janë hapur dhe mbyllur rrjetet kryesore të ujërave të zeza dhe nga muaji shkurt asnjë tubacion nuk derdhet në liqen.
Të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit po shtrohen me një pllakë të veçantë dekorative duke i dhënë qytetit një pamje krejt të veçantë... Në muajin qershor, me rastin e ditës së liqenit, u përurua bulevardi "Europa" ku janë shkruar 100 emrat e personaliteteve më të shquar nga Evropa dhe nga Shqipëria në pllaka të stamposura, në hyrje një portë që simbolizon Evropën, flamujt e Bashkimit Evropian dhe sigla e një peshku të madh dekorativ të vendosur në këtë shesh...
Plazhet
Uji i kaltër i liqenit dhe plazhet janë një nga të veçantat e qytetit të Pogradecit. Shumëllojshmëria e tyre i vë pushuesit në dilemë se ku duhet të pushojnë. Është një vijë liqenore prej gati 30 kilometrash nga fshati Lin deri në Tushemisht.
Plazhi i Shkëmbit të Linit
Fillon te gadishulli i fshatit Lin, ka ujin e pastër si kristal i vendosur në këmbët e një mali që sjell pa pushim fresk karakteristik në breg. Ka një kuzhinë skare dhe është një nga plazhet e krijuara gjatë viteve të fundit.

Janë tre plazhe të njëpasnjëshëm me lokale të shumta luksoze dhe fshatra turistike ku nuk mungojnë as pishinat. Kanë ujë të pastër dhe frekuentohen shumë nga të ardhurit, sidomos nga korçarët. Ashtu si plazhi i Shkëmbit të Linit, janë plazhe shkëmbore.
Plazhi i Fortesave
Është një nga plazhet në këmbët e kalasë së qytetit, i cili frekuentohet kryesisht nga pogradecarët. Është rreth 1 km larg qytetit prandaj është shumë i populluar, pasi nuk kërkohen makina për të shkuar.
Plazhi i Vjetër
Është plazhi tradicional që qyteti e ka në gjirin e tij. Është i gjithi plazh ranor, por cilësia e ujit nuk është në standardin e plazheve të tjera. Pas mbarimit të kolektorit të ujërave të zeza ky plazh popullor pritet t'i rikthehet mbipopullimit.
Plazhi i Vilave deri në Drilon është plazhi më i ri i krijuar këtë verë me parametra bashkëkohore nga rezidenca qeveritare deri në Tushemisht. Të gjithë bregut i është trefishuar sipërfaqja e rërës përgjatë gjithë gjatësisë prej 5 km, duke ngritur trotuare dhe ndriçim përgjatë shëtitores.
Tushemishti
Është një nga fshatrat turistike model i cili çdo verë mbipopullohet me të huaj. Në të gjithë fshatin është shtrirë turizmi familjar me kushtet nga më komodet. Plazhi është ranor me ujë të pastër dhe ka shumë hotele dhe lokale luksoze në breg të liqenit. Aty ndodhen shumë hotele me kuzhinë tradicionale dhe karakteristike pogradecare. Çmimet e këtij fshati variojnë deri tek 5 000 leke të reja dhoma.
Driloni
Një relaks i vërtetë nën mrekullinë e një pylli në bregun e liqenit në një park gjigant prej 20 ha me lumin e Volorekës që ndahet nga ishuj dhe ku mund të vozitësh me varkë përgjatë lumit. Dikur një nga rezidencat e Enver Hoxhës ku kalonte orë të tëra mes rrepishtave dhe mështeknave. Aty ndodhen tre lokale që servirin nga tavat tradicionale të koranit deri tek mishrat e pjekura në hell. Në këtë park vijnë vizitorë nga të gjitha rrethet dhe kalojnë orë të tëra në formën e një pikniku familjar. Driloni është një nga ndalesat kryesore të çifteve të reja, të cilët ditën e dasmës filmimet kryesore i bëjnë në këtë vend.
Jeta e natës
Pasi ke shijuar ujin e liqenit dhe plazhet e bukura, drekën e shijshme dhe çlodhjen në hotel mbrëmja të ofron një fresk karakteristik që në orët e mbrëmjes duhet edhe një triko rezervë. Shëtitorja buzë liqenit me lulishtet e shumta ofron muzikë. Gjithashtu janë edhe katër disko. Hyrja në këto disko shkon deri në 500 lekë/person, ndërsa më të larta janë çmimet e pijeve që shkojnë 300 - 500 lekë.
Çmimet
Çmimet e një dhome variojnë. Mund të gjesh në hotel dhomë me 2 000 lekë/nata, ka dhoma me 3000 lekë/nata dhe dhoma luksoze që shkojnë deri në 5000 lekë. Por në Pogradec ka edhe turizëm familjar, sidomos në fshatin turistik të Tushemishtit. Për 15 ditë çmimet shkojnë 25 000 - 35 000 lekë për një familje. Këto janë shtëpi me oborre dhe ofrojnë kushte nga më komodet për të pushuar.
Çfarë mund të vizitoni në Pogradec:
1 - Kishën paleokristiane dhe mozaikun e Linit të ndërtuar në shekullin e V,VI të erës sonë
2 - Urën e Golikut, ura e rrugës "Egnatia"
3 - Kalaja e Pogradecit që i përket shekullit të V të erës sonë deri në shek XIX
4 - Kulla e Shpatit të Blacës që ka një shtrirje kohore nga shekulli XII para erës sonë deri në shekullin e III të erës sonë
5 - Varret monumentale të Selcës që datojnë shekullin IV para erës sonë
Gatimet
Padyshim që tava e koranit me zarzavate është një nga specialitetet që e kanë të gjitha lokalet në Pogradec.
Në disa lokale korani mbahet i gjallë në vaska dhe gatuhet i freskët pasi është zgjedhur më përpara nga klienti.
Edhe mishi i pjekur edhe pulat e fshatit në gatime tradicionale nuk mungojnë në shumë lokale. Pa dyshim pijet karakteristike si vera artizanale dhe rakia perlë dhe muskat gjenden nëpër lokalet pogradecare.
Telashet turistike
Por për Pogradecin, përveç arritjeve, gjeni dhe një sërë telashesh turistike .Që të futesh në qytet duhet të endesh mbi 30 minuta rrugë pas rruge dytësore, pasi firma që po ndërton kolektorin, ka bllokuar të gjitha rrugët kryesore, që nga shëtitorja buzë liqenit, rruga në hyrje të qytetit, rruga që të çon në Korçë. Ndodh që trafiku në qytet të bëjë që për 45 minuta rresht të qëndrosh në të njëjtin vend, pasi të gjitha akset janë të bllokuara. Por dhe ato rrugë që janë të pabllokuara, janë gropa-gropa dhe vetëm të kishin gojë makinat e shkreta të flisnin se çfarë heqin nëpër rrugët e Pogradecit .
Lokalet buzë liqenit kanë bllokuar trotuaret me tavolina shërbimi dhe duhet të ecësh në bulevard atje ku kalojnë makinat duke rrezikuar jetën. Shumë persona kanë kthyer plazhet në plazhe private si në Pogradec dhe në Tushemisht duke vendosur shezlone dhe të detyrojnë të paguash që të bësh plazh. Në parkun e madh të qytetit janë hapur lokale ambulante që tregtojnë qofte maqedonase dhe birrë pa asnjë kusht teknik, pa ujë, dhe njëkohësisht mbeturinat askush nuk e di se ku shkojnë.
Plazhi nuk ka roje të liqenit dhe një skaf që t'u vijë në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë kur janë duke notuar. Këtë verë ka humbur jetën një qytetar, ndërsa vitin e kaluar janë mbytur 8 vetë. Policia ka disa skafe dhe gomone, por asnjëra nuk patrullon në kohën e plazhit. Ato përdoren pas aksidenteve në liqen për të nxjerrë kufomat nga fundi i liqenit. Shefi i policisë, Kujtim Isaj, në fillim të sezonit u shpreh se skafet varen nga drejtoria e kufirit, e cila duhet të bëjë një plan masash me bashkinë! Të gjithë ia hedhin njëri tjetrit (Maqedonia vetëm në liqenin e Ohrit ka vendosur 150 roje të vendosur në 30 skafe, të cilët mbajnë siglën e kryqit të kuq dhe patrullojnë përgjatë bregut.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pasojat e vrasjes së dy turistëve çek në Theth
» Edhe kjo ndodhë në Shqipëri: Veturës së turistëve holandezë i vidhen gomat
» Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy turistëve çekë [video]
» Mjacaj pranon se kreu vrasjen e dy turistëve çekë (Video)
» Vrasja e turistëve çekë, policia ka një të dyshuar si autor të krimit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi