Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyseni:Turqia lobon për Kosovën

Shko poshtë

Hyseni:Turqia lobon për Kosovën Empty Hyseni:Turqia lobon për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 9:02 pm

Hyseni:Turqia lobon për KosovënBota sot
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Mehmet Ali Shahin.

Hyseni:Turqia lobon për Kosovën HYSENI
Hyseni kërkoi nga Turqia ta intensifikojë ndikimin e saj për njohje të reja të shtetit të Kosovës.



Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Republikën e Turqisë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka takuar udhëheqësit më të lartë të shtetit turk.
Ministri i MPJ-së në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, vlerësoi lart rolin e shtetit turk për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë. Po ashtu, ministri Hyseni, ka falënderuar kryeparlamentarin turk për mbështetjen dhe njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës. Ai ka theksuar se Kosovën e kanë njohur deri tash 62 vende, duke vënë në pah se rritja e njohjeve nga shtetet e tjera është jetike.
Sipas mediave turke, ministri i Jashtëm i Kosovës ka kërkuar nga Turqia të intensifikojë ndikimin e vet për njohjen e shtetit të Kosovës, veçanërisht te vendet arabe. Hyseni, gjithashtu, u ka bërë thirrje biznesmenëve turq që të investojnë në Kosovë. Nga ana tjetër, kryeparlamentari turk, Shahin, ka theksuar se Turqia e ka monitoruar nga afër procesin e pavarësisë dhe ka ofruar mbështetjen e shtetit të tij. Sipas tij, populli turk që jeton në Kosovë ka një rol të rëndësishëm dhe është urë lidhëse ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.
Në kuadër të vizitës, Ministri Hyseni ka vendosur kurorë në mauzoleun e themeluesit të shtetit modern turk, Kemajl Ataturk.Gjatë qëndrimit të tij në Ankara, ministri Hyseni do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Abdullah Gül.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi