Maqedonia dhe djathtizmi në Kosovë
Faqja 1 e 1
Maqedonia dhe djathtizmi në Kosovë
Maqedonia dhe djathtizmi në Kosovë
Faton Abdullahu
Kalkulimet politike
Ka kohë që Maqedonia konsiderohet shtet i brishtë edhe problemor dhe sipas shumë analistëve dhe vlerësimeve kjo ka të bëjë në rend të parë me mospajtimet apo thënë më saktë me kundërshtimet që i bënë Greqia ndaj emrit të këtij shteti. Përkundër kësaj Shkupit zyrtarë i duket se ka komoditet të mjaftueshem politik, dhe me një kryeneçësi e ngritë në problem, një çështje, atë lidhur me vijën kufitare me Kosovën. Duket se kjo në kalkulimet e saja, Maqedonisë i leverdisë dhe do që këtë tensionim ta shfrytëzoj me qëllim që duke e zvarritur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, të fitoj poena pozitiv para Serbisë. Por në anë tjetër ajo ka probleme edhe me Serbinë, konkretisht lidhur me autoqefalinë e Kishës ortodokse. Në anën tjetër ajo nuk mundi të anëtarësohet në NATO, sepse as për këtë nuk i përmbushi kushtet të cilat gjithsesi ishin të njëjta me ato të Shqipërisë dhe Kroacisë.
Kështu me problemin mbi emrin e këtij shteti, me problemin mbi kufirin me Kosovës, me çështjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse, para reflektorëve përgjues të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar, çuditërisht eklipsohet tash sa kohë me një mjeshtri djallëzore çështja e mosbarazisë shqiptare në Maqedoni. Dhe sigurisht se për këtë nuk mund të fajësohet vetëm pala maqedone, apo konkretisht Shkupi zyrtarë. Kjo pozitë e shqiptarëve atje, e në rend të parë mos jetësimi i “Marrëveshjes së Ohrit”, në vend se t’i shtyjë ata që t’i konsolidojnë radhët e të veprojnë në mënyrë unike për të qenë më efikas në kërkesat e tyre, ata ndahen, nuk pajtohen, akuzohen dhe tani janë të përçarë. Kush humb nga e gjithë kjo? Shumë e thjeshtë, interesi nacional i shqiptarëve në këtë shtet. Dhe duket se edhe atje, ashtu sikundër në Kosovë kemi të bëjmë me sindromin e të kënaqurit me pak. Kënaqet me pak ai që kurrë nuk ka pasur sa duhet. Kënaqen me pak, sepse duket se janë të prirë të bëjnë krahasime me pozitën se si ishin më parë e jo të bëjnë krahasime me atë se si do të duhej të ishin sot, apo së paku të krahasohen me pozitën ligjore dhe tjetër të popujve në vendet e tjera të Ballkanit. Mjafton vetëm mosbarazia gjuhësore në Maqedoni ndërmjet shqipes dhe maqedonishtes ta bëjë çështjen e barazisë së shqiptarëve në këtë shtet çështje primare. Ta bëjë çështje mbi të gjitha çështjet. Kur krejt kësaj i shtohet arsyetimi i neveritshëm se këto çështje duhet të zgjidhen gradualisht, se nuk bën të nxitohet, kuptohet sheshazi se interesat nacionale po flijohen në emër të interesave personale e klanore.
E çfarë bëhet lidhur me këtë çështje në Kosovë. Asgjë. Po ama në Kosovë na qenkan shumë djathtistë. Po veçse janë të zënë. Dëgjuat kohëve të fundit tek po flitet për djathtizmin në Kosovë. Ka apo nuk ka? Kush është e kush nuk është djathtist?. Këtu harrohet se djathtizmi në Kosovë nuk matet vetëm me atë se çfarë është qëndrimi ekonomik e financiar ndaj taksave, por mbi të gjitha djathtizmi matet me atë se çfarë është qëndrimi dhe veprimi ndaj interesave kombëtar. Në Kosovë mendojnë se mund të bëhesh djathtistë duke ra nën hijen e trungut të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Harrojnë ata se Sali Berishën më shumë se çkado tjetër djathtist të mirëfilltë e ka bërë qëndrimi i tij dhe i Partisë së tij, ndaj çështjes së Kosovës. Dhe po kështu ajo që nuk e bënë të pranueshëm sa e si duhet Edi Ramën në Kosovë nuk janë çorapet e tija shumëngjyrëshe, as jeta e tij private, por qasjet gjithmonë hezituese ndaj interesave kombëtare të Kosovës, të cilës ai si qershinë mbi tortë e bënë, thuajse për inat, duke e dekoruar Goran Bregoviqin për qytetarë nderi të Tiranës.
Por ku është djathtizmi i partive tona politike këtu në Prishtinë, kur është fjala për interesat nacionale të shqiptarëve në Maqedoni? Cili është reagimi i tyre? Në të vërtetë cili është kontakti dhe bashkëpunimi i këtyre partive me partitë simotra atje? Pothuajse të gjithë sillen lidhur me këtë çështje, thua se e gjithë kjo ka përfunduar me nënshkrimin e “Marrëveshjes së Ohrit”? Jo more jo. Djathtizmi është ndryshe. Si na është dukur neve, kur nga Tirana zyrtare, në kohëra të vështira për fatin e Kosovës, ka pasur reagime jo të mira, herë të pamatura, herë hezituese e shumë rrallë të qëlluara e vëllazërore, (e madje shpesh kur është dashur nuk ka pas fare). Ata në atë kohë në Tiranë nuk ishin djathtistë. E pse mund të ketë sot djathtistë në Kosovë, kur për pozitën e pabarabartë e diskriminuese të shqiptarëve në Maqedoni nuk e qajnë kokën?
Por arsyetimi për këtë pozicionim dhe për këtë qasje ndaj Maqedonisë është që ç’ke me te. Nuk bënë të involvohemi atje - sikur thonë në Prishtinë - nuk është koha, duhet ta forcojmë shtetin tonë, ta bëjmë atë funksional. Sa çudi e pse nuk e kanë një qasje të tillë ndërtimi e forcimi shtetëror, kur është fjala për ta luftuar korrupsionin, keqpërdorimet dhe shkeljen e parimeve të demokracisë me dy këmbë nga ana e shumë ndërkombëtarëve. Jo se do të keqkuptohemi - sikur thonë prapë ata - në arsyetimet e tyre plotë pragmatizëm shtetformues - jo se akuzohemi se po nxisim nacionalizëm - shpjegojnë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ngjarjet e fundit/ Shqiptarët ikin nga Maqedonia në Kosovë (Video)
» Baki Ymeri: Maqedonia Multietnike dhe Albano-Maqedonia
» Maqedonia në kurthin e një konflikti të ri
» Maqedonia, përballë vetove
» Agim Vuniqi: Djathtizmi i deklaruar i spektrit politik kosovar është mashtrim-nuk ka djathtizëm pa Bashkim Kombëtar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi