Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Maqedonia Multietnike dhe Albano-Maqedonia

Shko poshtë

Baki Ymeri: Maqedonia Multietnike dhe Albano-Maqedonia Empty Baki Ymeri: Maqedonia Multietnike dhe Albano-Maqedonia

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 23, 2009 12:30 am

Baki Ymeri: Maqedonia Multietnike dhe Albano-Maqedonia U1_BakiYmeriShtypi shqiptar i Rumanisë
Maqedonia Multietnike dhe Albano-Maqedonia
Nga Baki Ymeri, Bukuresht
Maqedonia pësoi fiasko në samitin e Bukureshtit si pasojë e papregaditjes paraprake të terenit për të gjetur gjuhë të përbashkët me Greqinë lidhur me zgjedhjen e një emri të ri. Studentët e Maqedonisë në Konstancë dhe Bakëu e turpëruan republikën e bananve duke duke shpërndarë qindra manifeste me karakter destruktiv. Lajmet nuk i nxjerrim nga xhepi por i shkëpusim nga e përditshmja bukureshtare Evenimentul Zilei, që del në 500 mijë ekzemplarë. Po qe se janë të paaftë diplomatët e Shkupit lidhur me emrin, mund t’i nxjerrin shqiptarët nga „qorsokaku” ballkanik, siç i nxorrën disa herë përgjatë historisë. Përveç propozimit të liderit të BDSH-së (Bardhyl Mahmuti) ja dhe dy nga emërtimet e mundshme që i lanson zëri i Shipkovicës në Bukuresht: Albano-Maqedonia, apo Maqedonia Multietnike. Është e vërtetë historike se Maqedonia aktuale, e krijuar sipas rekomandimeve serbe për debullgarizimin dhe deshqiptarizimin e saj, nuk është tjetër veçse një „krijesë artificiale”, fakt të cilin e konfirmon edhe analistja e shquar rumune, Sabina Fati, e cila shton faktin se po qe se nuk do të dalin para opinionit botëror për t’u anëtarësuar në NATO me një emër të ri, „një ditë mund të shpërbëhet”, siç u shpërbë edhe perandoria jugosllave. Çështjen e shpërbërjes së mundshme e ka bërë publike edhe analisti më i shquar shqiptar i kësaj republike, Arbën Xhaferi.
Maqedonët e vërtetë jetonin para dyndjes sllave dhe flisnin vllahisht
Po shkojmë më tej. 45 vjet pas daljes së gazetës së parë shqipe (L’Albanese d’Italia, 1848), nis të dalë në Bukuresht, fletorja Albano-Maqedonia. Numri i saj i parë del në vitin l893, nga e cila ruhet në Bibliotekën e Akademisë Rumune vetëm numri 2 (25 janar 1894). Është një vlerë e rrallë dhe e vjetër e Maqedonisë multietnike e cila lanson idenë e arumunëve të atëhershëm për krijimin e një shteti të përbashkët shqiptaro-vllah, me emrin Albano-Maqedonia. Çudit fakti se pas okupimit serb (1913) dhe atij komunist (1945), politika pansllaviste e Shkupit ka bërë çmos për sllavizimin e shqiptarëve ortodoksë të Rekës shqiptare dhe të arumunëve të kësaj republike. Vetëm përmes numrit të tyre Maqedonia përfiton rreth pesëqindmijë banorë që deklarohen si maqedonë, sëbashku me do rromë e me do egjejas që deklarohen si të tillë pa qenë të tillë, edhepse të tillë nuk janë as ata që deklarohen si sllavë, ngase maqedonët e mirëfilltë jetonin para dyndjes sllave dhe flisnin vllahisht. Vllehët janë një racë e përzjerë trako/ilire, fosilet e së cilës i gjen sot, që nga fshatrat e Pindit në Çamëri, e deri te inzhenier Branisllav Stefanoski në PTT të Tetovës, veteran i komunitetit arumun të Maqedonisë. Është fatmjerim i disa vllehëve të shitur të kësaj republike, që për të mbajtur privilegjet oficiale, shfrytëzojnë energji negative kundër shqiptarëve për t’ia bërë qejfin palës pansllaviste, njësoj siç e shfrztëzojnë një energji të këtillë antishqiptare, antiamerikane dhe antikristiane. disa bufonë të forumit Çamëria. Do kalojë kohë e gjatë derisa t’ua shërojmë memrojen duke i kërkuar së bashku rrënjët e përbashkëta të një lashtësie bimilenare, trako/ilire, respektivisht (a)rumuno/shqiptare.
Ideja kryesore e kësaj reviste ishte ajo e çlirimit të shqiptarëve dhe vllehëve
Sipas dr. Xhelku Maksutit, duke filluar nga viti 1911, kur ishte e qartë se trojet e Trakisë së okupuar nga turqit nuk mund t’i qeversnin turqit e rinj siç i qeveriste qeveria osmane, lindi ideja e krijimit të një shteti shqiptar. Kjo ide, de facto, ishte kontinuiteti i një tendence të kahershme të qeverisë rumune për themelimin e një shteti shqiptaro/vllah me emërtimin Albano/Maqedonia. Në këto kushte analizohet mundësia për krijimin e një shteti shqiptar, së pari me Albert Gjikën e më vonë me një princ gjerman, siç qeveriseshin Rumania, Bullgaria dhe Greqia nga familje mbretërore me prejardhje gjermane. Lidhur me paraqitjen e një shteti shqiptar që do ta ketë një mbret gjerman, filloi të implikohet Rumania, dhe ia arriti. Princ Wilhel de Wied-i, i nipi i mbretëreshës rumune Elisabeta, u bë princi i parë i Shqipërisë. Haxhiqamilët e tradhëtarit Esad pash Toptani tanë e bënë të veten: bënë çmos për ta diskredituar dhe detyruar të braktisë fronin.. Pse! Ngase princ Wiedi nuk e njihte mentalitetin shqiptar dhe traditat shqiptare, përkundër ungjit të tij gjerman, Carol I, Mbreti i parë i Rumanisë, i cili u bë më katolik se papa: e lulëzoi Rumaninë, e ngriti standardin dhe ua mësoi rumunëve krenarinë për të qenë rumunë.
Në vend që të na flasë për përqindjen e shqiptarëve në Institutin e Historisë së Maqedonisë (godinë e ndodhur në afërsi të Gjykatës komuniste të Shkupit ku u dënuan mbi njëmijë shqiptarë të pafajshëm për motive politike), zonja Ekaterina Naumovska hidhërohej para disa vitesh pse thamë se termi maqedon në Rumani përdoret vetëm për vllehët, duke lansuar në replikën e saj që e botoi Nova makedonija edhe do gënjeshtra: nuk munda të gjej asgjë vllah në këtë revistë. I vjente keq Ekaterinës pse dyshimet e saj nuk mund t’i sqarojmë me dëshmi faktografike. Replikën që ia dhamë në pranverë të atij viti (N. Makedonija, 17 prill 1994), këtë herë po e përforcojmë me argumente të reja. Në kuadrin e artikullit Revista të vjetra arumune: Albano-Maqedonia, që e botoi revista Deshteptarea e Bukureshtit (nr.3/1992), zonja Sulltana Craia, kuadër i specialuzuar shkencor pranë Bibliotekës Nacionale të Rumanisë, thekson se Ideja kryesore e kësaj reviste, është ajo e çlirimit të shqiptarëve dhe arumunëve.
Pronari i fletores është Shteflu al Damçiu Maqedon me kompaninë e tij. Rezidenca e tij ishte në Bukuresht (strada Aureliu nr.14), ndërsa botimi i gazetës është realizuar në Tipo-litografinë E. Weigand dhe C.C. Savoiu. Kjo fletushkë delte në gjuhët rumune dhe greke, në dy versione identike për nga pikëshikimi grafik. Zonjusha Kristia Maksuti, në kuadrin e një studimi mbi shtypin shqiptar të Rumanisë, konstaton se „ky botim nuk është i befasishëm, duke patur parasysh identitetin interesave të shqiptarëve dhe arumunëve në atë periudhë, kur qarkullonte madje edhe ideja e krijimit të një shteti shqiptaro-vllah, duke patur parasysh faktin se pas Kongresit të Paqës në Berlin (1879), shqiptarët dhe arumunët ishin të vetmit popuj të Ballkanit, që nuk kishin shtetin e tyre, duke vazhduar të mbeten edhe më tej, nën sundimin osman”. Subjektin në fjalë e kanë trajtuar edhe do shkencëtarë me vepra serioze: Max Demeter Peyfuss (Vienë), Rexhep Qosja dhe Ismet Dërmaku (Prishtinë), Xhelku Maksuti dhe Gjorgje Zbuqea (Bukuresht).
Ku janë shkollat dhe kishat arumune që i kishte Maqedonia para pushtimit serb?
Pasi e përshkruan ilustrimin në ballinë: mbi shtatin e një kuçedre, qëndrojnë dy femra krenare që simbolizojnë arumunët dhe shqiptarët, respektivisht Shqipërinë dhe Maqedoninë nën një diell të përbashkët, nga shkëlqimi i të cilit lind një shtat me flatra shqiponje. Kuçedra e atëhershme ishte invazioni osman: i rrezikshëm, edhe për shqiptarët, edhe për arumunët, edhe për bullgarët, edhe për hebrenjtë. Kuçedra aktuale është shija paranoike e albanofobëve të Shkupit që ende s’e përfillin Marrëveshjen Historike të Ohrit, kur ia shtrinë dorën e pajtimit njëri-tjetrit, edhe shqiptarët, edhe “maqedonët”. Mos e kanë harruar vallë, pseudo-demokratët e republikës së bananave proverbin e tyre Posle kaçenje nema kaenje (Pas hypjes nuk ka pendim)? Vetëm kameleonët e ultranacionalizmit maqedonas mund ta injorojnë një marrëveshje të nënshkruar para faktorit ndërkombëtar. Le të mos preket kush ngase pjesa dërmuese e artikujve të botuar para pushtimit serb të Maqedonisë (1913), sllavët e kësaj republike i konsideron si bullgarë, ndërsa arumunët si maqedonë. Sa shkolla në gjuhën amtare kanë bullgarët e kësaj republike? Ku janë dhjetra shkollat dhe kishat arumune që i kishte Maqedonia para pushtimit komunist?
Ne s’kemi gjë kundër palës pansllaviste ngase jemi komb heronjsh që dimë edhe të falim, edhe të polemizojmë, edhe të luftojmë, edhe të fitojmë, edhe të nënshkruajmë, edhe të bashkëjetojmë. Edhepse mbajmë do emra të imponuar me konotacione turko/arabe, dimë t’i respektojmë porositë e shenjta të Biblës së shenjtë dhe të lutjes së shenjtë Aty Ynë. Kurrë do të kërkojnë falje ata që ndërmorrën ekspedita të panumërta, ushtarake, policore, juridike, politike e diplomatike për terrorin kundër Brodecit dhe diskriminimin e një populli që ka lindur heronj? Thonë se xhelozia e palës pansllaviste ka vajtur deri atje saqë është duke e reduktuar në tekstet shkollore, madje edhe figurën e Pitu Gulit, pse na qenka vllah përnga nëna, dhe shqiptar përnga baba.
Shqiptarët para shtatë vtesh, luftuan për realizimin e kërkesave të Kryengritjes së Krushevës



Baki Ymeri: Maqedonia Multietnike dhe Albano-Maqedonia U1_Albano-Macedonia
Albano Maqedonia
Po i rikthehemi fletushkës në fjalë. Zonja Sulltana Kraja deshifron në një banderolë të ballinës së kësaj gazete mbishkrimin “Infratire-Libertate” (Vëllazërim dhe Liri), dhe shton rumanisht se kjo shenjë “simbolizon bashkimin ndërmjet arumunëve dhe shqiptarëve për çlirimin e tyre”. Vizatimi i përket N. S. Pelesc, dhe mban datën 1883. Në kuadrin e tij, figuron një moto e dyfishtë: “Jerusalim, po qe se do të të harrojmë, më mungoftë gjuha nga gabzheri im, m’u thaftë e djathta në lutjen time!”.. Ja pra, edhe një nga argumentet e shumta që dëshmon se shqiptarët dhe vllehët e kësaj republike kanë patur lidhje tregtare, fetare e vëllazërore, edhe me hebrenjtë. E kanë thënë të tjerët dhe e themi edhe ne: Shqiptarët janë një bioritëm i posaçëm që harxhuan miliona fyshekë përgjatë luftës, pa vrarë ndonjë fëmijë, apo ndonjë civil, ndërsa „milicia” pansllaviste e Shkupit, Tetovës, Manastirit e gjetiu, e preku popullatën civile duke shkaktuar viktima të pafajshme (2001).
Pos atyre që mund të kishin bërë ndonjë lajthitje prej haramxhiu, qëllimi i ushtarëve shqiptarë ishte më se fisnik: mbrojtja e dinjitetit kombëtar, përfitimi i të drejtave të barabarta, realizimi i kërkesave të kryengritësve të Krushevës për një Maqedoni të barabartë e multietnike. Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka dorëzuar asnjë hebre. Ku janë hebrenjtë e kësaj republike dhe të ish/Jugosllavisë? Kush i shiti ata? Kush ua dorëzoi pesëmijë hebrenj nazistëve, pyet një i persekutuar politik, i viteve ‘50-të (tetovari Izmit Bajrami nga Vlora, veteran i Shoqatës së të persekutuarve politikë në Shqipëri)? Luftë psikologjike, apo jo! Janë këto pyetje të rënda para të cilavet duhet të japin llogari ata që ende nuk u konvenon t’ua japin të drejtat totale, njerëzore, kombëtare, sociale, politike, juridike, policore, kulturore e universitare, shqiptarëve dhe arumunëve të Maqedonisë.
Një gazetë që na i mbush zemrat me gëzim
Tekefundit, këto “klithje” kontemporane për paqë e drejtësi, si parakusht për pengimin e ndonjë konfrontimi të ri, reflektohen edhe në vlerësimet e zonjës Sulltana Kraja: “Sido që të jetë, ideja kryesore është ajo e çlirimit rë shqiptarëve dhe arumunëve. Shqipëria që do ta përfitojë pavarësinë më 1912, ende gjendet në një periudhë luftërash për këtë qëllim, ndërsa arumunët ua përqafojnë idealin. Bëhet kështusoj, aluzioni ndaj një „Albano-Maqedonie të vëllazëruar” me theksin mbi një militantizëm shpirtëror, të ndërgjegjes së një kauze të drejtë: “Duhet të themi sinqerisht dëshirat intime të popullit Albano-Maqedonas, pa ia lënduar të drejtat e asnjërit”. Në fletushkën bukureshtare Albano/Maqedonia, flitet pra, për zgjim, për çlirim, për drejtësi, për Europë. Lansohen apele për bashkimin e shqiptarëve dhe arumunëve, për “përlindjen e atdheut”, për punë në dobi të tij. Në kuadrin e artikullit “De Crëçiun” (Për Kërshëndellat), paraqitet entuziazmi i atyre që e lexojnë me kërshëri këtë gazetë, “që na i mbush zemrat me gëzim, që na e flakëron mendimin me shpresa të ëmbla, që nga koha kur fletorja jonë e pa dritën e botimit, duke qenë e përshëndetur me entuziazmin frenetik, të lexuesve të saj”. Edhepse Albano-Maqedonia pati një jetë të shkurtë, idetë e saja ishin të njerëzishme, sipas dikujt ndoshta naive, por ato mbeten si një dëshmi e përpjekjeve të rilindësve tanë me prejardhje arumune, që ishin në gjendje të bëjnë edhe sakrifica materiale, të cilat, sipas zonjës Kraja, “ishin gjeste të një patriotizmi militant, rëndësia e së cilës mbetet dhe dëshmohet, ende si aktuale”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi