Intervista të ndryshme me Agim Gashin
Faqja 1 e 1
Intervista të ndryshme me Agim Gashin
Ekskluzive: Intervistë me rapsodin e mirënjohur Agim Gashi
Gashi: Nuk ka gjë më të rëndë se sa zbrazësia në jetën kolektive. Por është edhe më trishtuese kur ajo sundon pa dëshirën tonë. Në kolektivitetin tonë ka dikush që dëshiron të bëhet yll brenda natës. Ky është aksident gjithë popullor në të gjitha poret e jetës, pra edhe të këngës në përgjithësi. Muzikën tonë e ka kapluar një e keqe me përmasa të mëdha. Kjo shkakton dridhmë dhe ankth tek ata të cilët kulturës shqiptare iu kanë përveshur me përkushtim. Dhe s’ka se si mos të te përkujtohet thënia e Faik Konicës „Shqipërinë shpëtoje, Zot, nga shqiptarët“! Pse e përkujtoj këtë thënie? Sepse, shqiptarët me vetë dëshirë kopjuan muzikën e huaj dhe ia servojnë masave të gjëra si diçka origjinale. Vazhdimisht duke e dëgjuar këtë muzikë, njeriu ynë mësohet dhe patjetër se është i detyruar të ndahet nga origjinalja shqiptare e cila sipas mendimit tim është më e bukura, më e larmishmja dhe më besnikja në botë. Kur mendoj se një popull i tërë u hipte tankeve serbe duke shpalosur flamurin kombëtar, kur flijoheshin familje të tëra me gra e fëmijë, kur djem e vasha i suleshin armikut në istikame, sot na dalin njerëz që kërkojnë famë të karkalecit duke ndjell kaos në kulturën shqiptare. Mos të mendojnë se po bëjnë burrëri, përndryshe veprimet e tilla janë të barabarta me tradhtinë. Nuk shitet pasuria kombëtare për para. Le ta dinë të gjithë ata se nuk jam idhëtar i konfrontimit, e as materialist i degjeneruar, por nuk dëshiroj që guximi intelektual të më mbetet në periferi siç i u është mbetur disave. Këta njerëz , me zell janë duke e shfrytëzuar kaosin e dhimbshëm të kombit në të gjitha trojet etnike, duke u bërë kujdestarë të pseudovlerave dhe të pseudopatriotizmit. Në këtë kohë të tranzicionit kombëtar ma kudo që të shkosh s’ke për të dëgjuar më këngë të bukura të Nexhmije Pagarushës e Naile Hoxhës, të Qamilit të Vogël e të Jusuf Myzyrit, të Rizah Bllacës e Dervish Shages, por ke për të dëgjuar zëra insonant e të pa artikuluar të një muzike të huaj që as dreqi si bie në fije, thua se je në një vend të fosileve antiqytetruese, apo edhe në qytetet e atyre që në shekuj na i bënë shumë të këqija. Kam shpresë se pa kaluar kohë e gjatë, pa u bërë tepër vonë, do të këndellemi si kolektiv dhe do të mendojmë ndryshe , pra të mendojmë kombëtarisht.
Zemra Shqiptare: Ju keni filluar me një tjetër zhanër, pse tani merreni me folklor, madje duket se jeni prej te rrallëve qe ruani folklorin e pastër?
Folklori të mbanë më afër me atdheun
Në këtë kohë të tranzicionit kombëtar, kudo që të shkosh s’ke për të dëgjuar më këngë të bukura të Nexhmije Pagarushës e Naile Hoxhës, të Qamilit të Vogël e të Jusuf Myzyrit, të Rizah Bllacës e Dervish Shaqes. Për dhjetë vjet këndova në ato vende ku Dr. Rugova shkonte ta përsëriste vargun kolosal „Shqiptarët donë liri“! Edhe në burg kam kënduar. Ti kthehemi të mbarës, traditës e kulturës sonë kombëtare, ta duam këngën e mirëfilltë shqipe.
Intervistoi: Jeton Kelmendi - Ekskluzive per Zemra Shqiptare
Zemra Shqiptare: Çka e lidhe Agim Gashin dhe muzikën folklorike?
Gashi: Kur isha i vogël, në odat tona flitej edhe për Skënderbeun, lexohej „Lahuta e Malcisë“ dëgjoheshin këngë kreshnike dhe ato historike. Natyrisht se sa folklori që të mbjell dashuri për atdheun dhe popullin , nuk ma merr mendja se mund të ketë diçka tjetër si zëvendësim. Kur piqet nuk hiqet thonë të moçmit tanë. Edhe mua mu poq kjo dashuri, më hyri në shpirt për të mos u ndarë kurrë. Folklori është shkencë. Shkenca folklorike shqiptare ka vërtetuar se në saje edhe të Barletit, italianit Antonio Sebelikës, që ishin bashkëkohës të Skënderbeut, apostolikut të Romës M. Bicit, pastaj Frano Bardhit, ditarit francez Ami Buos e të tjerëve, se populli ynë pat krijuar shumë këngë për Skënderbeun dhe bashkëluftëtarëve të tij. E ceka mu këtë sepse këngët e krijuara u kënduan në etapa të ndryshme kohore, në të gjitha periudhat e historisë sonë që pasuan, edhepse gjurmoheshin nga armiqtë turq e më vonë edhe serb, çka do të thotë se shumë këngë të folklorit tonë i breu koha. Por shumë nga to i mbijetuan kohërat e vështira dhe akoma këndohen. Një këngë për Skënderbeun u bë shkaktare që unë mos ti ndahem folklorit që nga ditët e rinisë së hershme, dhe ajo këngë ishte „Kthimi i Skënderbeut në Krujë“, që edhe sot e këndoj me ëndje. Këngëtari popullor shqiptar, vlerësuar edhe sipas këngëve që na u lanë trashëgim, e ka për detyrë që ti përcjell hap pas hapi të gjitha ndodhitë, të mëdha e të vogla, ato individuale e kolektive sepse me këtë, ai i këndon historisë sonë të lavdishme. Jam munduar që edhe unë ta përcjell këtë rrugë, ti këndoj lëvizjeve tona çlirimtare, ndodhive, si dhe vërsuljeve të huajve mbi popullin tonë.

Zemra Shqiptare: Ku ka mbetur sot folklori dhe cili është primati në artin muzikore shqiptare në përgjithësi?
Agim Gashi me vajzën Azalenë |
Zemra Shqiptare: Ju keni filluar me një tjetër zhanër, pse tani merreni me folklor, madje duket se jeni prej te rrallëve qe ruani folklorin e pastër?
Gashi: Unë kam filluar pothuajse në të dy zhanret paralel. Si i vogël imitoja Rizah Bllacën e Dervish Shaqën, njëkohësisht këndoja këngë edhe të Qamilit të Vogël e Ibrahim Tukiqit. Këndoja kështu sepse në familjen tonë, atëbotë në fshatin Okllap, pothuajse këndohej çdo natë. Babi im ndjesë pastë, e ka dashur këngën dhe ka kënduar së bashku me familjarët në ndeja e dolli të fshatit e diku edhe ndër miq e të njohur. Vegla popullore kishim me bollëk sepse axha im Sabiti i bënte me një mjeshtëri të rrallë. Çiftelinë e lidhte me bilbila druri që kur lozte në atë instrument, loznin edhe bilbilat thua se janë të gjallë. Kishte diçka domethënëse ajo kohë e ahengut dhe e të kënduarit shqip dhe vetëm shqip. Ndjellte një të ardhme më të mire duke përgatitur gjenerata të shëndosha që do të jenë në shërbim të çështjes kombëtare. Pas shkollimit fillor regjistrohem në shkollën normale në Prishtinë. Aty hasi një kulture më ndryshe , por edhe me një jetë të pasur kulturore. Në klasë kisha edhe një dashamir të këngës që më vonë do të jetë një këngëtar i mirëfilltë i të dy këtyre zhanreve. Ishte ai Rizah Bytyqi, me të cilin për pesë vite ishim pothuaj të pandarë në mësim, këngë dhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike. Një detal të jetës si nxënë do e veçoj me respekt të madh: e tërë klasa ime ishim pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968. Më pas u pranova edhe si këngëtar i RTP-së ku fillova të regjistroj këngë të ndryshme popullore. Të gjitha tekstet dhe muzikën ua bëja vete. Nga incizimet e mia në RTP, vetëm kënga pjesëmarrëse e “Akordeve të Kosovës ´76” e Sabah Bytyqit “Ditët që kaluan”,është këngë që ka autorë tjetër, tjerat janë këngë të shkruara, përpunuara e komponuara nga unë. Aso kohe kishim një orkestër fenomenale nën udhëheqjen e Isak Muqollit, ku anëtarët e kësaj orkestre ishin edhe kompozitore me fame. Në anën tjetër, krahas si punëtorë arsimi, këndoja edhe në dasma dhe krahas këngës popullore që e këndonim me këngëtarin e ndjerë Feim Jupen, gjithnjë kisha sharkinë time për ti kënduar këngët e reja e të shkruara pas çdo ngjarje të rëndësishme. Robërimin nga zgjedha sllave e përjetoja rëndë, andaj edhe nuk mund të isha indiferent edhe në veprimtarinë politike. Kështuqë si shumë vasha e djelmosha shqiptarë, edhe unë burgosem në vitin mars të vitit 1986. Me këtë u “përshëndeta” edhe me këngën, me RTP-në por edhe me dasmat dhe veprimtarinë time. Në vitin 1981 veq isha larguar nga proqesi arsimor si i pa pershatshem politikisht. Pas daljes nga burgu në fundin e vitit 1989 i bashkëngjitëm Lëvizjes gjithë popullore të Ibrahim Rugovës dhe aksionit për pajtimin e gjaqeve. Këndoja përsëri por jo më në RTP, sepse pos ndalesës së këngëve të mia, isha ndaluar edhe si person të hy në lokalet e RTP-së. Tani këndoja me sharki, në pajtimet e gjaqeve, ku fushat dhe logjet ku faleshin gjaqet për liri e për flamur, merrnin emra “Fushat e Pajtimi”. Pas kësaj periudhe jam ndeshë me shumë vështirësi të jetës ndër të cilat veqoj më të rënden: kurbetin.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Intervista të ndryshme me Agim Gashin
Zemra Shqiptare: Një këngë që i kushtohet ish-presidentit të Dardanisë Ilire e këndoni ju, a mund të na flisni më në detaj rreth kësaj kënge?
Gashi: Këtë këngë e kam shkruar në vitin 1992 në Vjenë të Austrisë. E kisha filluar në Slloveni, e përpunova në Kroaci për ta kënduar të plotë në Metropolet e Evropës, në ato vende ku Dr. Rugova shkonte ta përsëriste vargun kolosal „Shqiptarët donë liri“! Punën që e nisi Dr. Rugova, isha i bindur se mund ta niste vetëm njeriu që vërtetë e do atdheun, popullin e lirinë. Këtë këngë e këndova plot një dekadë e gjysmë, me gëzim e krenari, në koncerte humanitare, në përvjetorë e përkujtime, por edhe shumë herë me frikë nga njerëzit tanë. Fatkeqësisht kishte, por ka akoma pjesëtar të popullit tim që i trishton kjo këngë, i trishton suksesi kombëtar i Dr. Rugovës sepse e dinë fare mirë se Ai e ka fituar pavdekësinë. Me vdekjen fizike të Presidentit tonë të parë, këtë këngë e përpunova në tekst dhe me muzikën e njëjtë e shëndrrova në Elegji. Mendoj që s’ka më mirë se një këngë e burrërisë dhe veprimtarisë së një pësoni ti shëndrrohet në Elegji. Kjo donë me thënë se Ai ishte i madh me vepër të madhe, e që lum ky popull që e pat.
Zemra Shqiptare: Ju këndoni, por tekstet nga i merrni dhe kryesisht çfarë tekstesh këndoni?
Gashi: Zakonisht tekstet i shkruaj vet. Por, kam tekste edhe nga dy miqtë e mi të mirë. Nga poeti ynë me renome botërore Ali Podrimja dhe nga poeti ynë dhe gazetari Faruk Tasholli. Faruku me ka shkruar dhjetëra tekste te cilat i kam renditur ne albumet e mia te deritashme. Por unë si rapsod dhe këngëtar ia kam dhënë vetës obligim që të përcjell ngjarjet tona, duke pasur si burim të pasqyruarit e realitetit, në ushtimën e drejtpërdrejtë të ngjarjeve, duke i poetizuar me parë ato e më pas duke i kënduar. Vargjet e mia janë tetërrokëshe me theksin ritmik në të tretën dhe të shtatën. Por kam edhe vargje tjera si janë dhjete e dymbdhjetë rrokshe, por ka edhe katermbedhjeterrokshe. Jam munduar që të jem shumë afër me dëgjuesin sepse kënga ime i mundëson përcjellje të ngadalshme të rrëfimit, si dhe të thellimit dhe përjetimit të ngjarjes së pasqyrimit.
Zemra Shqiptare: A mendoni se po dëmtohet folklori nga disa qe po e përziejnë folklor me instrumente tjera, gjithë kjo në emër të modernitetit?
Gashi: Po si. Folklori veç është dëmtuar. Folklori në breza ka luajtur rolin e krahut të fortë të historisë, traditës, kulturës, gjuhës dhe gjakut shqiptar. Të rebelohesh kundër dhunës dhe armikut është jo vetëm detyrë kombëtare por edhe krenari, por të rebelohesh kundër kulturë dhe traditës, është tradhti dhe poshtërsi. Sot të paktë janë ata që mund të quhen rapsod të mirëfilltë. Këndohen heronjtë, dëshmorët, liria, pavarësia me vegla të çoroditura. Merret kënga greke apo sllave, turke apo rome, i përshtaten tekste të pa përmbajte, grumbullohen buzuka e sinta, tarabuka e vegla tjera, bëhet hallakamë me zërime tej masës së lejuar, dhe, bëjnë muzikë „shqip“! E si ti quajmë ndryshe ata pos xhelatë të muzikës shqiptare!?

Zemra Shqiptare: Nga e shkuara juaj, dihet se keni qenë i përkushtuar në shërbim të këngës dhe atdheut, a janë këto motive që mbajnë njëra tjetrën tek ju?
Gashi: Edhe në burg kam kënduar. U këndoja shokëve të dhomës, këndoja edhe në qeli të vetmuar. Më kanë zënë disa herë, por vetëm njëherë me pasoja. Por, për disa të rëna shpinës nuk ndahesha dot nga të kënduarit. Disa këngë i kam krijuar në burg siç është „Kënga e të burgosurve“. Unë si këngëtar dhe rapsod, jam munduar të këndoj vlera historike. Në të gjitha ato vende ku kam kënduar, në oda burrash, ndeja, kremte kombëtare e kudo tjetër, jam munduar ta ushtroj zanatin tim prej këngëtari, jo vetëm në ruajtjen e kujtimeve të shtrenjta nga historia jonë e lavdishme, por edhe në edukimin e ndjenjës sonë patriotike të pastër tek rinia dhe popullata jonë. Kënga më ka mbajtur të pathyeshëm edhe kur më kanë rrahë, edhe kur më kanë burgosur, kur më kanë nënçmuar duke më futë revole e shkopinj gome në gojën time, por edhe kur më shtinin të i ha albumet e mia. Këtë e kam përjetuar nga serbët por edhe nga gjaku ynë, he mos qoftë i yni.

Zemra Shqiptare: Si jetohet me muzikën folklorike sot, kur ka marshuar shundi e kiçi, të cilat janë të paguara majmë?
Agim Gashi me vajzën Azalenë në ishullin Borkum te Detit të Veriut |
Zemra Shqiptare: Çka do të ju thoje lexuesve dhe dëgjuesve tu në këtë interviste për Zemra Shqiptare?
Gashi: Kisha dërguar porosinë shqiptarëve, të mbledhim mendjen, sepse është momenti dhe shansi ynë historik të jemi të bashkuar e të besatuar, duke i lënë anash ideologjitë e huaja, duke lënë hasmëritë nder veti, sepse shqiptarët janë ata që dinë të fjalosen por dinë edhe të bëhen tok kur e lypë nevoja. Ti kthehemi të mbarës, traditës e kulturës sonë kombëtare, ta duam këngën e mirëfilltë shqipe. Shqiptari di të bëjë edhe vepra të mira. Dhe krejt në fund ju them se ju dua të gjithëve, edhe ata që më donë por edhe ata që më urrejnë. Unë nuk kam shqiptar të hidhi në anët tjera. Edhe po ti hidhnim, po na i kthejnë mbrapa sepse askush s’po na donë. E mbasi është ashtu, ta duam vetveten pra. Ta duam njëri tjetrin që ta bëjmë Shqipërinë-Shqipëri.
Gashi: Kisha dërguar porosinë shqiptarëve, të mbledhim mendjen, sepse është momenti dhe shansi ynë historik të jemi të bashkuar e të besatuar, duke i lënë anash ideologjitë e huaja, duke lënë hasmëritë nder veti, sepse shqiptarët janë ata që dinë të fjalosen por dinë edhe të bëhen tok kur e lypë nevoja. Ti kthehemi të mbarës, traditës e kulturës sonë kombëtare, ta duam këngën e mirëfilltë shqipe. Shqiptari di të bëjë edhe vepra të mira. Dhe krejt në fund ju them se ju dua të gjithëve, edhe ata që më donë por edhe ata që më urrejnë. Unë nuk kam shqiptar të hidhi në anët tjera. Edhe po ti hidhnim, po na i kthejnë mbrapa sepse askush s’po na donë. E mbasi është ashtu, ta duam vetveten pra. Ta duam njëri tjetrin që ta bëjmë Shqipërinë-Shqipëri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Intervista të ndryshme me Agim Gashin
Gazeta „Jehona“-faqja e kulturës-20 shtator 1994
INTERVISTE
KENGA KERKON ÇASJE TE MBARE
Agim Gashi në vitin 1990 në restoranin „Dubrovnik“ të Prishtinës duke kënduar para kongresmenëve dhe senatorëve anerikan që ishin për vizitë Kosovës.
Njëri nga këngëtarët tanë të popullarizuar, Agim Gashi, karrierën e filloi me interpretimin e këngës popullore, ndërsa më vonë u dallua edhe si rapsod. Si shumë bashkëatdhetarë të tij, edhe ai tash jeton në mërgim, në Gjermani. E takuam këto ditë dhe për lexuesit e „Jehonës“, me këtë këngëtarë zhvilluam një bisedë të shkurtër.
Z. Agim, dashamirët e këngës , sidomos ata që këtë fushë të krijimtarisë e kanë përcjellë më herët, iu njohin si interpret të këngës popullore, të emituara nga Radio Prishtina dhe Radio Tirana. Mirëpo, si u bë që raporti i juaj në këtë lloj kënge të jetë i ngushtë?
Dikur në vitet shtatëedhjeta, u krijuan ca kushte pak të volitshme , kështu çdo krijues e artist mund ta gjente veten diku. Kishim institucione, manifestime të muzikës dhe organizoheshim pak më mirë. Por edhe aso kohe, këngëtari në provincë, pra jashtë Prishtinës, e kishte të vështirë. Prandaj edhe unë si këngëtar i tillë, rrallë merrja pjesë në ndonjë manifestim dhe për fat, atëherë regjistrova disa këngë për Radio Prishtinën, kuptohet me orkestrin e këtij institucioni. Ishin këngë dashurie, këngë dasmash dhe disa balada. Por si shumë kë tjetër, pas vitit 1981, për veprimtari politike, edhe mua m٥ mori burgu. Me këtë rast u burgos edhe kënga ime, pra, ajo që mund të emetohej përmes valëve të radios, ndërsa u ndërpre ajo që mund të krijohej e të regjistrohej. Kështu që për disa vite me radhë m´u imponua heshtja.
Por më vonë defiluat si rapsod?
Rapsoditë I kam dashur gjithmonë. Gjithashtu duke dëgjuar rapsodë të vjetër, jam frymzuar të këndoj edhe vetë. Më vonë me disanga rapsodët virtuoz kam kënduar nëpër shumë dasma. Por viti 1990 ishte vendimtarë që ti kthehem rapsodisë dhe këngës folklorike në përgjithësi. Atbotë u hoq cenzura dhe njerzit u çliruan edhe nga vetëvetja. Meqë koha nuk priste të angazhohesha në ndonjë orkestër profesionale për interpretimin e këngës popullore, me sharkinë time iu qasa flklorit burimor. Ishte edhe viti I madh I pajtimit të gjaqeve. Madhështia e këtij akcioni kombëtar bëri që pikërisht në këtë temë ta krijoj një rapsodi, të cilën e këndoja në shumë kuvende të pajtimit, në aktin madhështor të lotëve të burrërisë. Ai vit bëri që në rapsodinë time të zënë vend shumë ngjarje. Kështu linden edhe dy audiokaseta të cilat tashmë publiku I ka në dorë. Më vonë botova e3dhe një album këngësh folklorike. Edhe ai u prit mire. Njerzit e duan këngën sepse ajo pasqyron shpirtin e tyre, madje edhe në këto kohë të rënda për popullin tone.
Sipas afinitetit që kanë, rrallë ndonjë këngëtar gjen mundësinë që të prezentohet me profiling e vet interpretuaes. Madje shpeshherë bëhet një punë shkel e shko sa që kënga shpeshherë në këtë kohë u ngjanë prodhimeve serike. Cili është mendimi i juaj përkitazi me këtë?
Deinstitucionalizimi i jetës, edhe I asaj artistike në Kosovë, na ka kushtuar shumë. U shpërndanë kompozitorët, u shpërndanë edhe këngëtarët. Secili mori nga një udhë për ta siguruar bukën. E kënga, për t´iu afruar publikut, përpos mundit krijues kërkon edhe mjete. Këto mjete i ka rrallëkush, aq më pak krijuesit që gjithë jetën me punën e tyre vetëm sa mund të mbeteshin gjallë. Kështu pra, sot bën muzikë ai që nuk din e ka mjete, e që shkurt i bie punëws krijuese të vijë më lehtë deri te fitimi. Sot është vështirë për ta gjetur një orkestër të mirë, një kompozitor të mirë që do të punonte me orkestren dhe këngëtarin, sepse kjo punë kërkon kohë dhe mjete.
Thënë më shkurt, edhe në këto rrethana kënga jonë po gjallëron disi, por vetëm një pjesë e saj. Po bëhen edhe punë të liga në këtë drejtim. Krijohen këngë që nuk fisnikrojnë shpirtin, madje shumë poshtë nën nivelin mesatar. Kopjohet muzika e huaj me instrumente kompjuterike dhe vetëm fjalët janë shqip. Për interpretim as të mos flasim. Kanë vërshuar zëra disonantë. Kjo „punë“ do ti hakmerret këngës sonë dhe kulturës sonë në përgjithësi, ndërsa një pjesë e këngës është dënuar që të harrohet.
Çka mendoni se duhet të bëni që kënga të dalë në udhë të mbarë, ashtu si i ka hije?
Konsolidimi i një orkestri kombëtar brenda një institucioni kombëtar, si është Radio Tirana është i domosdoshëm. Aty do të duheshin të krijoheshin si dhe të verifikoheshin vlerat. Atëherë do ta kishim me të vërtetë një këngë shqipe, që do t´i qëndronte kohës. Aq më tepër tash kur nuk ka kthetra ideologjike. Kështu ngadalë do të eliminohej muzika e importuar, do të zhdukej kënga e bashkëdyzuar. Ajo më në fund do ta merrte çiltërinë e duhur.
Secili këngëtar punon diçka, pretendon një sikses. A keni diçka nëpër dorë në puntorinë tuaj krijuese?
Edhe në këtë kohë e në këto rrethana të vështira po mundohem të krijoj hapsirë për këngën. Përpos pjesëmarrjes nëpër koncerte e tubime të ndryshme me bashkatdhetarët, kam përgaditur një album të ri këngësh folklorike. Aty kan zënë vend disa këngë kurbeti dhe disa balada. Pres që brenda kasetës dëgjuesi im ta ketë në dorë sa më shpejt këtë album. Ndërsa, ëndërra ime mbetet regjistrimi i një albumi me këngë popullore, të orkestruara ashtu si duhet. Vetëm atëherë do të ndihesha mire si këngëtar.
Intervistoi: Faruk Tasholli

Java shqiptare, e diel, 30 gusht 1998
Takimi në faqen e fundit
Me grykë pushke këndon Kosova
Agim Gashi
Agim Gashi, këngëtar i muzikës popullore në vitet e shtatëdhjeta në Radiotelevizionin e Prishtinës , ku i kanë mbetur të bllokuara dhjetëra inçizime në zhanrin e kësaj muzike, viteve të fundit para publikut u paraqit si rapsod. Deri tash ka publikuar katër albume me këngë folklorike. I strehuar në Gjermani, këto ditë regjistroi edhe albumin e pestë, po me këngë folklorike, pasi me vete ka vetëm një sharki, ndërsa orkestri i mungon kur në këto kohë të vështira mezi mund të takohen dy artistë mes veti. Përkitazi me albumin e fundit bëmë një bisedë me të.
Z. Agim, ju sapo nga studioja ku regjistruat albumin më të ri. Çka përmban ky album i realizuar kohët e fundit?
Se çka përmban albumi brenda një shiriti prej një ore program, besoj se është një përmbajtje modeste krijuese me përmbajtjen jetësore që po rrjedh në Kosovë. Çdo kohë te krijuesit sjell shqetësimet e veta. Por shqetësimet e kësaj kohe te njerëzit e rëndomtë dhe të krijuesit janë tepër të mëdha. Kur krisi lufta në Drenicë, menjëherë i drejtova vetes se çka mund të bëj. Prandaj iu ktheva letrave të bardha që gjithë ato krisma, gjithë atë gjak, gjithë ato klithma, gjithë ata heroizma t´i kthej në këngë. Por e kisha vështirë të ndalem vetëm në Drenicë, pasi pushka çlirimtare ushtonte kudo. Kështu bëra një rapsodi ku përfshihet një pjesë e epopsesë sonë kombëtare në tokën e Kosovës dhe e titullova „Me grykë pushke këndon Kosova“.
Por megjithate, këtë krijim e realizuat me sharki. Sa ia keni dale që ta bëni ndërlidhjen e ngjarjeve në raport me dëgjuesit?
Ende shumëkush mendon se instrumentet e folklorit duhet te futen ne muze, mbase me të drejtë. Por instrumentet e vërteta në këto kohë sikur nuk gjejnë përdorim. Lihen anash instrumentet folklorike, kalohen në ato që e bëjnë orkestren e mirëfilltë, ndërsa merret sinti për realizime artistike në fushën e krijimit muzikor. Mes sintit dhe sharkisë prap zgjodha këtë të dytën, pasi me shekuj janë përcjellë këngët tona me këtë instrument. Pra, në mungesë të një orkestre të mirëfilltë, u ndala me sharkinë time. Kjo nuk do të thotë se kjo rapsodi e përbërë nga 13 këngë nuk do të realizohet një ditë me orkestër. Mendoj se teksti është i fuqishëm sa mund t´u rezistoj të gjitha kohëve dhe, nëse nuk mundem unë ta realizoj atë me orkestër, do të dale diksuh tjetër që ta bëj këtë. Me rëndësi është që rapsodia u regjistrua dhe së shpejti do të dale për publikun e gjërë.
Mendoni se kur po kërset pushka në Kosovë, përsëri ka vend kënga?
Si kënga, si lufta, si puna kanë vendin e vet, madje të pandarë mes vete. I keni dëgjuar këngët deri para luftës? U bë një arsenal shund krijimesh me gjithë banalitetet e mundshme. Artistët e mirëfillt ishin të shpërndarë dhe publikut i servoheshin këngë nga plazhet e Ulqinit, pra, prej aty ku njerzit ishin të zhveshur në diell na vinin edhe këngët e zhveshura nga çdo përmbajtje e mirëfilltë. Mirëpo Drenica, Dukagjini dhe tërë Kosova me pushkë në dorë, e sollën edhe këngën në shtratin e vet. A ka më knaqësi se kur kërset pushka në Drenicë, dhe del Ilir Shaqiri dhe i këndon asaj pushke në të njëjtën natë. Ose derisa në Likoshan e gjetiu rrënohen shtëpi e varre, del Arif Vladi dhe me këngën e tij ngritë lapidare për të rënët dhe moral luftarak për të gjallët.
Cila figurë e koh٥ve të fundit ka zënë vend qendror në rapsodinë tuaj?
Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt rreth tij. Mendoj se ai është një figure e heroizmit sublime e gjithë luftërave që janë bërë deri tash në Drenicë . Pra, n figurn e Adem Jasharit, si e kam par nga këndi im, ka dika nga Azem Bejta, diçka nga Ahmet Delija, diçka nga Kamer Loshi, diçka nga Shaban Polluzha e kshtu me radhe. Por rapsodia e asnjë krijim tjetr nuk mund t´i zë gjithë trimat. Përkrah Ademit janë edhe gjithë ata të rënë, ata që me gjakun e tyre shkruan një pjesë të historisë sonë të dhembshme, por krenare.
Kur pritni që rapsodia të jetë në dorë të dëgjuesit?
Ende nuk kam trokitur në derë të producentëve. Por besoj së shpejti do të bëhet edhe kjo punë, pasi që tashmë ka mbetur vetë qështja e shumëzimit, pra punë teknike. Varet kush do ta merr përsipër këtë punë.
Intervistoi: Faruk Tasholli
BOTA SOT 23 shtator 2003
Faqja e Diasporës
INTERVISTE ME RAPSODIN AGIM GASHIN
HEROIZMAT E HERONJEVE TE KOSOVES I SHENJTEROVA NE KENGE
Mendoj se ende nuk ka ardhur koha që instrumentet tona folklorike tëfuten në muze. E dua folklorin, por dua të theksoj se nga viti 1973 e deri më 1986 kam qenë këngëtar i rregullt i RTP-së, dhe kam të inqizuara disa dhjetëra këngë popullore siç ishin këngët: „Morra rrugën për në deti“, „Për gabim ke me u penduar“, „Lulja qel n´dritare“ etj.
BOTA SOT:I nderuari Agim. Ju jeni padyshim, njëri ndër emrat më të njohur në mesin e rapsodëve të Kosovës, i cili aktualisht jeton në Düren të Gjermanisë. Kur erdhët në Gjermani dhe cilat ishin arsyet që Ju shtynë ta braktisni Kosovën?
AGIM GASHI: Pas daljes nga burgu në vitin 1989, ku qëndrova si I burgosur politik, ndaj meje ushtrohej dhuna dhe presion i pa parë. Sidomos presionin më të madh e kisha nga Stoshiqi i cili në vitin 1991 më shtyri që ta ha një audiokasetë në prani të shumë personave që gjendeshin në lokalin tim ku punoja. Presionet nuk ndaleshin por nuk ndalesha as unë. Në vitin 1990 u angazhova në aksionin për pajtimin e gjaqeve, dhe mendoj se ky vit ishte një ndër vitet më të frytshme të historisë kombëtare. Pastaj te krijuesit çdo kohë sjell shqetsimet e veta. Duke e ditur se kënga në kohë e hapsirë, ashtu si edhe puna në teren e kanë vendin e vet, iu përvesha punës dhe krijova ato këngët e bukura të pajtimit. Këtë akcion e udhëhiqte me shumë dinjitet figura markante e kombit i madhi Anton Çetta, dhe ku heronjët e ditës ishin ata që falnin gjaqet. Por, dhuna nuk ndalej, andaj u detyrova të wshpërngulem në Slloveni, në Kroaci e më vonë edhe në Bosnje, ku pata rastin të njihem me shumë njerz suq ishin Tugjmani e Alia Izetbegoviqi, e njëherit të kontriboj në shumë aktivitete që bëheshin në atë kohë, sidomos në formimin e aktiveve të LDK-së në këto shtete. Mirëpo në vitin 1992 u merzita dhe vendosa të kthehem ilegalisht në Kosovë, por më zunë policia, më rrahën, më burgosën e pastaj më kërcnuan me likuidim. Frika e bëri të veten dhe tani unë ende gjendem në Gjermani. Jetoj i pa punë, por me shpresë se do të vijnë ditë më të mira.
BOTA SOT: Ju keni qenë në shumë tubime të bashkatdhetarëve tanë në diasporë. A mund ta veqoni ndonjë rast?
AGIM GASHI: Që nga dalja ime pre Kosove, dhe hyrja së pari në tokë e Austrisë e deri në vitin e kaluar nuk jam ndalë. Së pari kam filluar organizimin e koncerteve humanitare në Klubet e Vienës së bashku me profesorin e nderuar Skender Gashin, për fondin e Republikës së Kosovës. Më vonë kalova në Gjermani ku fillova të njejtin aktivitet. Kam shkuar thirrë e pa thirrë në tubime të ndryshme dhe kam kontribuar për qështjen tonë aq sa kam pasë mundësi. Gjithmonë pa kompenzim material. Të vetmit që ma kanë paguar rrugën janë Miftar Dragidella në Frankfurt dhe organizatorët e mbrëmjes përkujtimore për Salih Çekun në Mynih. Por ka pasë edhe raste kur më kanë thënë se do ti paguajmë shpenzimet e rrugës, por kur e kanë kryer punën e tyre kanë humbur pa gjurmë. Ata e dinë se kush janë, dhe le ti vrasë ndërgjegja e tyre. Por cili tubim më ka lënë mbresa më të mëdha eshte veshtirë ti dalloj, megjithate në kujtesën time do të mbeten tubimet që janë organizuar nga Gani Azemi në Bruksel, ku mysafir ishte edhe poeti ynë Ali Podrimja. Poashtu do ti veçoja mbrëmjet e organizuara për nder të figurave të kombit Ahmet Krasniqit në Zvicër dhe Gjermani, për Sali Çekun në Mynih e për Tahir Zemën në Singen.
BOTA SOT: Thënë realisht, kohëve të fundit nuk ju kemi takuar si më parë në tubimet e bashkatdhetarëve tanë. Ku qëndron shkaku?
AGIM GASHI: Njeriu duhet që dy gjëra ti ruaj mirë në këtë jetë, e ato janë shëndeti dhe paraja. Unë as njëren e as tjetrën nuk i kam ruajtur si duhet. Ky është një ndër shkaqet, por shkaku kryesor është se aktiviteti i LDK-së në Gjermani ka rënë në pikën zero. Nuk ka më tubime, as aktivitete e as harmoni siç kishte dikur. Si duket këtë vend LDK-ja në Gjermani ua ka lëshuar të tjerëve. Ndërsa ata të tjerët ditën ta shfrytëzojnë, çka u vërtetuan fjalët e mia thënë dikur njerzëve kompetent të LDK-së, por edhe vetë Dr. Rugovës me anë të një letre. Në anën tjetër klubet kulturore qeë dikur ishin krenaria e shqiptarëve të diasporës u privatizuan dhe u bënë skllotë e pa parë, ku dominon interesi material dhe ai i partive të dala nga lufta. Në një klub ku unë isha duke e kënduar këngën për President Rugovën, ngriten në këmbë „trimat e dheut“ dhe më thonë: „A ke dëshirë ta hash sharkinë tënde“? Kjo mu duk si në vitin 1991 kur krimineli serb Stoshiq më urdhëronte të ha audio kaseta. U friksova mjaft por këngën për Dr. Ibrahim Rugovën nuk e ndala, nuk e ndala pa e përfunduar.
BOTA SOT: Z. Agim, ti kthehemi profesioni tuaj te kënga folklorike. Në fund të vitit të kaluar keni realizuar albumin e titulluar „Me juve erdhi liria“, me këngët kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, Ukë Bytyqit, Agim Ramadanit, Sali Çekut, Mic Sokolit etj., dhe një valle instrumentale. Si u prit ky album nga publiku?
AGIM GASHI: Për tu lidhur në pyetjen tuaj duhet të kthehem mbrapa në kohën e luftës. Në atë kohë kur ranë Jasharajt në alltarin e lirisë shqetsimet e mia si krijues ishin të mëdha, sepse e dija se nuk do të ndalet vetëm me Jasharajt. Për të luftuar me armë në dorë nuk isha i aftëandaj detyrë ia parashtrova vehtes sime, që gjithë ato krisma, gjithë atë gjak, gjithë ato klithma, gjithë ata heroizma ti kthej në këngë. Por e kisha të vështirë të ndalem vetëm në Drenicë, pasi pushka çlirimtare ushtonte kudo. Kështu bëra një rapsodi ku përfshihet një pjesë e epopesë sonë kombëtare në tokën e Kosovës, dhe e titullova „Me grykë pushke këndon Kosova“. Si kënga, si lufta, si puna e kanë vendin e vet, madje të pa ndarë mes veti. Tani përkrah Adem Jasharit bini trima të tjerë që doemos e kishin vendin në këngët e mia. Kam porositur poetin tonë e mikun tim Faruk Tashollin që të më ndihmoj, që përkrah albumit „Me grykë pushke këndon Kosova“ ta bëj edhe albumin tjetër „Me juve erdhi liria“. Faruku iu përvesh punës së tij e unë times. Gati për një kohë të shkurtër mi bëri këngët për Sali Çekun, Agim Ramadanin, Fehmi Lladrovcin, Bekim Berishën, Luan Haradinit dhe Mic Sokolin. Ndërsa unë e kisha të gatshme këngë për President Rugovën të cilën e kisha shkruar në vitin 1992 në Vjenë të Austrisë, pastaj bëra këngën edhe për Ahmet Krasniqin, për Ukë Bytyqin dhe një valle instrumentale. Kaseta ishte gati dhe e pa drirtën e saj. Publiku natyrisht se e priti në mënyra të ndryshme, por qëllimi im ishte se unë duhej ta kisha një album kushtuar atyre që na e solën lirinë.
BOTA SOT: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen në fushën e muzikës?
AGIM GASHI: Plane kam shumë por mundësitë janë të pakta. Nga firma e njohur „Libonia“ kam një kërkesë që të bëj një album me këngë të nizamëve dhe një tjetër poashtu me këngë të vjetra.
BOTA SOT: Çfarë do ti kishit shtuar për fund kësaj bisede për lexuesit e gazetës kombëtare Bota Sot?
AGIM GASHI: Gazetën kombëtare „Bota Sot“ e uroj për të mbarë. Që nga numri i parë e deri sot i kam të gjithë ekzemplarët. Më vjen keq se ndoshta jam i detyruar ti hudhë pasiqë mundësitë për ti dërguar në Kosovë i kam të pakta.Pos tjerash kam edhe disa mijëra ekzemplarë të gazetave tjera që dilnin në diasporë që nga viti 1992. Por, nese do i hudh, edhe gazetave të mia do tua bëj një këngë.
Intervistoi: Besim Krasniqi

Similar topics
» Intervista të ndryshme
» Shkrime për Agim Gashin
» ALEXANDRA ADAMI:PER AGIM GASHIN
» Ftojmë zotin Agim Gashin
» Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi