Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Partia socialiste

Shko poshtë

Halit Bogaj: Partia socialiste Empty Halit Bogaj: Partia socialiste

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 1:40 am

Partia socialiste

Nga Halit Bogaj

Partria Socialiste në Kongresin e saj të jashtëzakonshëm paszgjeor u pa edhe njëherë se vërtet është në një krizë të madhe të identitetit dhe të profilizimit ..Lideri saj i dërmuar shpirtërisht dhe fizikisht, nga humbja e pësuar në zgjedhje, edhe mëtej është duke e kënduar këngën e tij monotonte se Partia socialiste nuk i humbi zgjedhjet por doli edhe më e fortë si’’një ngadhnjimtare morale’’dhe e pamposhtur së cilës ‘’zullumin kryesor’’ia paska bërë kush tjetër përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës!Sali Berisha që ka pasur pushtetin dhe ‘’i ka vjedhur votat’’kurse Ilir Meta’’Pse e ka tradhëtuar nënën Parti’’dhe është bërë me Salihun thuase Iliri qenka ndonjë objekt manipulimi me të cilin mund të bëhet çfardo që dëshiron Edia Rama dhe Partia mëmë e trashëguar nga xhaxhi!Për të qenë imazhi edhe më i plotë i kësaj që thuhet këtu, tregojnë ulurimat dhe britmat çjerrëse të Edi Ramës dhe’’Shokut’’të tij të jetës dhe idealit Gramos Ruçi i cili tërheq vërejtjen e unitetit midis lidershipit të partisë së tyre të dashur emrin e së cilës e patën konvertuar/dhe për të na hidhëruar pa masë neve kosovarëve/e patën pagëzuar adliteram me Partinë fashizoide të Millosheviqit ,ndaj shqiptarët e kosovës nga fakti se u vranë, masakruan, u dëbuan ga vatrat e tyre, u dëbuan në egzil nga zullumi për ta fituar ndonjë kafshatë goje dhe për t’i mbajtur familjet e tyre/sot e atë ditë janë të iriuar nga emri i kësaj partie të cilin ia vunë vëllezërit e tyre në Shqipëri!Prandaj kurrë nuk janë pritur mirë në Kosovë : Fatos Nano, Ilir Meta , Rexhep Mejdani etj.të cilët ia vunë atë emër Partisës së tyre thuajse nuk ekzistonte emër tjetër përveç emrit të partisë së Satrapit Sllobodan Millosheviq me emrin e të cilit është e lidhur Golgota më e madhe kosovare gjatë historisë së saj të përgjakshme.Pra të gjithë duhet kuptuar iritimin kosovar nga emri i asaj partie edhepse dikush mund të thotë se ekzistojnë disa Pari socialiste nëpër botë por ne e thamë arsyen tonë se përse jemi aq alergjik në atë emër të larë me gjakun e qenjes sonë kombëtare.Sa për Partinë socialiste në Kosovë nuk kemi çka të bëhemi merak fare ngase ajo mund t i ketë vetëm nja dy tre qind anëtarë dhe asnjë delegat në Parlament. Partia socialiste në Shqipëri pra, për ne është një krijesë e dyshimtë së cilës nuk i zihet fort besë dhe kemi të drejtë ngase asnjëherë nuk tregon burrëri për t’u përballë me realitetin , e‘’të hidhur’’por të vërtetë me të cilin është duke u përballur në kohën e sotme.Duke e parë se çka fliste lideri i saj dhe ‘’shoku i tij’’Gramoz Ruçi vërtet bënim pyetjen se a janë në tokë të Zotit këta dy njerëz të cilët fajin e tyre donin t ua hedhnin të tjerëve, përkatësisht Sali Berishës dhe Ilir Metës.Madje madje e sulmonte edhe Fatos Nanon i cili në çastet vendimtare/kur duhej të zgjidhej kryetari i shtetit /bëri bum dhe burrëri të paparë me 4 -5 delegatët e vetë duke fituar simpati shumë të madhe edhe në Kosovë, që donte të toshte se kur e thirri zëri i patjetërsuar i atdheut dhe gjendja e tij e vështirë politike, ai u vu në krahun e duhur, duke mbeur kështu si një lider shumë i çmuar , i vendosur, atdhetar dhe besnik.Pra për të qenë ironia dhe gafi edhe më i madh, Edi Rama e sulmoi edhe Fatos Nanon për t’ia shtuar edhe më tepër autoritetin/atij dhe të tjerëve që nuk mendojnë si ai , Gramoz Ruçi, Arta Dade, ajo tjetra etjetj.

Në natën e saj të gjatë kongresiane/errësira e së cilës ua lëndoi shpirtin./dolën në dritë edhe mendje të ndritura, të khjellta dhe që kthejnë kokën drejt atij realitett’’të hidhur’’por të vërtetë të cilin/sipas Ben Blushit, Arben Malajt, Kasriot Islamit e disa të tjerëve/duhet pranuar gjithsesi.Kjo edhe është madhështia njerëzore për t ‘i parë gabimet e veta secili anëtar i lidershipit , siç ishte pra Ben Blushi,i cili me të drejtë thoshte’’Se gabimet për humbjen nuk ishin te Sali Berisha por te lideri i Partisë socialiste i cili jo vetëm që nuk dëshiron ta pëmbush premtimin e dhënë për ta paraqirut dorëheqjen, por vazhdon avazin e tij të vjetër për t i fajësuar për humbjen e vetë, kënd tjetër përveç Edi Ramës dhe Sali Berishës!!!Kësaj maskarade, për fat tëkeq, iu bashkangjit edhe Pandeli Majko i cili në Kosovë pat fituar një rspekt të madh por të njejtin e njollosi duke folur’’Çka s’bën hiç’’.

Pra,kur e mira është e mirë asaj ia thonë edhe emrin e vërtetë.Eshtë fjala për dy të rinjt perspektiv dhe vizionarë të Partisë socialiste/Ben Blushin dhe Arben Malajn /të cilët na mahnitën me qëndrimet e tyre të palëkundshme dhe shumë progresive me të cilat, /po të drejtohej Partia socialiste nga këta dy/do të ecte shumë shpejt përpara.Ata tregonin haptas se ku ishte problemi kryesor i cili duhej të zgjidhej, parasëgjitash me dorëheqjen e p arevokuar të udhëheqësit të gjertanishëm i cili në vend që të ishte autokritik ndaj asaj që kërkohej prej tij ai asesi nuk mund të pajtohej të shkonte atje ku e ka vendin, pëkatësisht në histori.Nuk mund të pajtohet ngase aty ku shumë më tepër se’’Humbja e fytyrës, dinjiteti, besa e dhënë etj.etj.’’.Ka shumë më tepër ngase atëherë vdes përgjithmonë ai uni enverian i trashëguar nga xhaxhai tek Edi dhe Gramozi të cilët jetojnë akoma në iluzionet e kërcënimeve të cilat qysh moti i ka ngrënë ujku.Në vend të tyre natyrisht se dalin djem të mençur, të moderuar, që shkruajnë libra të nivelit të shkrimtarëve eropian dhe të cilët, parasëgjithash heqin dhe çrrënjosin frikën nga’’Partia mëmë stalinise’’e cila ua ka pirë gjakun shqiptarëve për gjysmë shekulli dhe nuk i ka lënë t i hapin sytë në asnjë çast.Pra Edi Rama dhe shoku Ruç vërtet do të shëndrrohen në dy’’ fntazma të shkuara ‘’për të cilat nuk do t i mbetej askujt merak!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi