Arsim Halili: Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë
Faqja 1 e 1
Arsim Halili: Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë
Prof. Dr. Faik Shkodra |
Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë
Është i palodhshëm në fushën e studimeve te letërsisë për fëmijë. Ai, si pedagog shumë vjeçar, ka dhënë ndihmesë madhe në ngritjen e dijes te studentët e tij, por jo vetëm kaq, ai është edhe një hulumtues e studiues në kontuinitet që jep kontribut të çmuar kësaj dege të letërsisë, natyrisht letërsisë për fëmijë. Prandaj për të na dhënë më shumë informata, revista jonë i bëri një ftesë për intervistë, gjë që pranoi me kënaqësi të ndaj pak kohë nga agjenda e tij mjaft e ngjeshur. Ai na sqaroi shumë çështje në interes për lexuesit. Me mua në këtë intervistë është prof dr Faik Shkodra- ligjërues i lëndës Letërsi për fëmijë me teori të letërsisë.
z, Shkodra. Kosova ka qenë dhe është objekt studimi dhe krijimi, për shumë krijues të zhanreve letrare dhe në përgjithësi artit. Mendoni se duhet vazhdohet ende me këtë çështje?
U mor vesh, se çështja e Kosovës, problemi i Kosovës, liria e Kosovës, ka qenë, është sot dhe do të jetë nesër, prandaj ekziston një libër, i cili tash këto ditë më ka rënë në dorë “ “Një qind vjet i thërrasë lirisë”, d,m,th, të gjithë krijuesit pa marrë parasysh përgatitjen e tyre dhe nivelin e tyre artistik, estetik dhe intelektual i janë qasur Kosovës, se problemi Kosovës, është një plagë që dhembë. Problemi i Kosovës është një padrejtësi e bërë nëpër shekuj nga fuqitë e mëdha, por edhe një pjese të intelektualëve, le të themi jo të intelektualëve të mirëfilltë, por të asaj klase politike e cila me vite nuk ka ditur të jap kontributin e saj, që Kosova të jetë objektivisht çfarë është sot.
z, Shkodra. Jeni studiues i letërsisë për fëmijë, mund të na thoni, sa i kushtohet rëndësi kësaj fushe të letërsisë?
Po, letërsia për fëmijë është një degë specifike e letërsisë së përgjithshme, e cila natyrisht dallohet prej letërsisë së përgjithshme. Për veçorit dhe specifikat dhe veçantit e saj që i ka. Dhe duke u marrë, me vite të tëra për vlerat e kësaj letërsie, konsideroj se ende ka vend, që kësaj dege te letërsisë t’i jepet një hapësirë më e madhe, të kemi një seriozitet të veçantë. Për arsye se krijuesit e rinj, duhet të dinë se çka trajtojnë dhe çka rrokin për temë dhe motiv. Konsideroj se në të ardhmen, duhet të jetë një gjeneratë e cila duhet t’i qaset edhe më shumë kësaj fushe, shumë të rëndësishme për letërsinë, në veçanti letërsinë për fëmijë posaçërisht.
z,Shkodra. Cilat nga temat trajtohen nga ana e krijuesve letrar për fëmijë?
Po, letërsia për fëmijë, si gjithherë kap një fushë të gjerë tematike, motive, ngjarje, por viteve të fundit gjithë krijuesit, prej atyre amator e deri te ata të afirmuar, zakonisht i kapin problemet që lidhen me figura të mëdha të historisë sonë. Me ndodhitë e përditshmërisë sonë, që janë në transformim të ndryshme, të niveleve të ndryshme të zhvillimit ekonomik, shoqëror, hapësinor të emancipim të kulturës shkencës. Me një fjalë, ende ka këtu vend për të plotësuar disa tema që kanë mbetur tabu.
z, Shkodra. A e zë vendin e merituar, kjo fushë e letërsisë për fëmijë dhe sa ofrohen vlera të mirëfillta letrare dhe artistike?
Konsideroj, se kjo degë e letërsisë për fëmijë, viteve të fundit , është dhënë një mundësi dhe një trajtim tjetër fare. Deri para viteve 90, kemi një numër shumë të zellshëm të krijuesve për fëmijë, më bënë optimist një numër i krijuesve të reja, që janë pikërisht në fazën e hulumtimeve e afirmimit të tyre, prej nivelit të ndryshëm të shkollës fillore, deri te ato të shkollave të mesme të cilat kanë bërë emër me përmbledhje vjershash e tregimesh.
z, Shkodra. Në fushën e studimeve të letërsisë për fëmijë, ju merreni edhe me kritikë letrare, sa objektivisht përmbushen vlerta për të krijuar këtë zhanër?
Natyrisht, kritika letrare dhe studimi i letërsisë në rrafshe të ndryshme, në rrafshin teorik, në rrafshin estetik dhe të vlerave edukative dhe vlerave tjera arsimore, është një fushë e cila këtu, nuk mund të jap gjithkush ndihmën e vet, para se gjithash pa qenë pedagog, për arsye se pedagogët, janë ata që hulumtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, problemet letrare që ndërlidhen dhe gërshetohen brenda veprave letrare. Unë konsideroj, se kjo fushë, kjo degë specifike e artit, nuk e ka arrit atë nivel, me përjashtim të 3-4 emrave në Shqipëri dhe 2-3 emrave në Kosovë, s’kemi studiues të mirëfilltë që vazhdimisht kanë prirje dhe vullnet, hulumtimin dhe studimin e letërsisë për fëmijë.
z, Shkodra. Mund të na thoni disa emra nga krijimtaria për fëmijë, natyrisht në trojet shqiptare?
Po, u mor vesh se ne letërsinë për fëmijë, kemi shumë krijues të afirmuar, të zellshëm edhe me njerëz me potencial të veçantë, artistik, por unë do të veçoj disa kolos të letërsisë për fëmijë çfarë ishte: Akd. Bedri Dedaj, Odise Grillo, Agim Deva, Qamil Batalli, Ymer Elshanin, i cili u masakrua gjatë bombardimeve në Kosovë, konsideroj, se tash për tash, kemi emra mjaft të afirmuar, dhe që i çojnë problemet e letërsisë për fëmijë përpara.
z, Shkodra. Në opinionin e gjerë, paraqitet një numër i penave të reja krijuese, cila do të ishte porosia e juaj për ta?
Po, unë do të porosisja, që vazhdimisht të mos jenë imitues, të mos jenë kopjues, të jenë hulumtues të vlerave të njëmendta, vlera që bazohen në të menduar kreativ në forcën imagjinatave. Të mos jenë përsëritës të gjërave, të cilat në një mënyrë, a në një tjetër e devalvojnë, veprën letrare dhe emrin e krijuesit në veçanti.
z, Shkodra. A jeni aktualisht, duke u marr me ndonjë studim, apo mirë të themi, cilat janë planet tuaja në fushën e krijimtarisë dhe studimeve letrare?
Po, unë vitin që po lëmë pas kam qenë mjaft aktiv, kam bërë disa studime, për disa krijues të gjitha hapësirave shqiptare. Këto ditë mendoj se do t’i nxjerr dy vepra, të cilat do të trajtojnë veprat e reja, të disa poetëve dhe shkrimtarëve, nga Shqipëria dhe nga Kosova. Posaçërisht do të veçoja Franukë Camën, nga Fieri, i cili ka një meritë të madhe, i cili është përkushtuar letërsisë për fëmijë me shumë zell dhe me shumë përkushtim.
z, Shkodra. Mendimi i juaj, sa po ndihmohet nga ana e institucioneve, kultura në përgjithësi?
Konsideroj, se vlerësimet gati qëndrojnë te të gjithë intelektualët, kultura, arti nuk e gëzon mbështetjen çfarë e meriton. Ende si të them, kultura, jeton në forca vetjake edhe në një formë edhe në një tjetër, nuk i kontribuojnë zhvillimit të artit dhe letërsisë. Nuk kemi ende, një nivel pjekurie për të ndihmuar, kulturën dhe artin në përgjithësi.
z, Shkodra. Ka disa vite, që jeni ligjërues universitar, mendimi i juaj, sa është në nivel cilësia e studimeve?
Çështja e studimeve, është një çështje komplekse, sepse këtu ndikojnë shumë faktor. Unë, mendoj se studentët i kemi shumë të zellshëm, bëjnë përpjekje maksimale për të arritur rezultate, për të shënuar vlera të njëmendta, por këtu mund të themi se ata janë të zhgënjyer. Është shumë keq, për ta thënë, por e vërteta qëndron në atë, se ata pas mbarimit të studimeve nuk punësohen dhe mos punësimi, e pakëson vullnetin dhe përpjekjet e tyre, që ata të jenë hulumtues të vërtetë dhe të shënojnë rezultate më të mira në fushën e studimeve.
z, Shkodra. MASHT, kohë më parë vendosi që disa nga universitet, të mos i licencoj, sa është i drejtë ky vendim?
Natyrisht, se hapja e një numri kaq të madh të universiteteve, diku tridhjetë e tri, nuk arsyeton këtë. Duket se këtu, kemi një papjekuri, për arsye se universitet, nuk mund ti ngjajnë pishinave dhe hoteleve, apo disa veprimtari tjera. Mendoj, se qeveria, disa prej këtyre universiteteve, do t’i akreditoj, për arsye se ka nevojë. Mirëpo një numër kaq të madh, assesi nuk jam ithtar, në një mënyrë a tjetër, përfitohet përshtypja se edhe arsimi i lartë, ka filluar të bëhet një lloj biznesi.
z, Shkodra. Në programin e studimeve pa shkëputje nga puna, nuk janë përfshirë, ish, studentët nga Lugina e Preshevës, mendoni se është e drejtë, kjo?
Në të gjitha shkrimet e mia, edhe në Kongresin gjithëkombëtar në Tiranë, e kam zënë në gojë edhe Luginën, sepse praktikisht, kemi një obligim, kemi një përgjegjësi, kemi një ndjenjë më të madhe, ndaj Luginës. Deri sa shqiptarët e Maqedonisë, e kanë zgjidhë problemin e arsimit të lartë me dy universitete, e vetmja Lugina, na ka mbet, prandaj, unë edhe si drejtor kur kam qenë, tani edhe si profesor, kam apeluar te organet kompetente, ato që janë profesionale, ndaj studentëve, dhe ndaj rinisë së Luginës së Preshevës, nuk duhet ketë pengesa, dyert duhet të jenë të hapura. Sepse do të thosha, në mënyrën më të butë, kanë mbetur si jetim dhe nuk kanë përkrahje. Prandaj këtu edhe MASHT edhe qeveria të kenë një largpamësi më të madhe dhe një përpjekje më të madhe, që të krijojnë hapësirë më afirmative të kësaj popullate, e cila objektivisht kjo pjesë është në gjendje më të pavolitshme, se sa të gjitha trevat tjera.
z, Shkodra. Ka kohë që flitet për mundësinë e hapjes së “Fakultetit Mësuesisë” në gjuhën shqipe në Bujanoc, sa është e domosdoshme kjo, dhe a do të jepni kontributin tuaj në këtë çështje?
Unë, mendoj se hapja e “Fakultetit të Mësuesisë” në Bujanoc, që do të arsimohet kjo pjesë e popullatës shqiptare, kjo gjeneratë e re. Është papërgjegjësi e klasës politike të tri komunave, sepse po të dëshironim të bënim këtu një paralele, deri sa serbët në Mitrovicë, kanë hapur Universitet, ne nuk jemi në gjendje në Luginë, të hapim një Fakultet, kjo është gjë e domosdoshme, për arsye se shkollimi është pika qendrore e afirmimit, dhe e drejtë e realizimit për secilin popull. Prandaj, mendoj se këtu si duket, jemi vonuar, ndërsa sa për ketë ndihmës profesionale, si pedagog dhe si njerëz do të bëjmë të pamundurën, të mundshme.
z, Shkodra. Mendimi i juaj, për mediumet në Luginë?
Unë, i përgëzoj revistat tuaja dhe ata që janë në krye të këtyre revistave dhe punëtorëve që punojnë për to. Është me të vërtetë kënaqësi, se një grusht intelektualësh, arsimdashës, njerëz të kulturës e shkencës, me kaq përpjekje, me kaq mund, me kaq sakrificë, kanë arrit këto revista. Për mua i plotësojnë të gjitha kriteret, bile janë të një shkalle të lart edhe përmbajtjesore edhe të formës dhe të trajtimit të problemit, të cilat natyrisht, na përcjellin në përditshmërinë tonë. Dhe bëhen pjesë përbërëse e aktivitete në përgjithësi. U dëshiroj suksese dhe urime të përzemërta këtyre revistave.
z, Shkodra. A keni qenë pjesëmarrës i seminarit 27 për gjuhë letërsi dhe kulturë shqiptare?
Në seminar nuk kemi qenë, për arsye se drejtori i seminarit dr. Imri Badallaj, nuk na ka bërë ftesë, dhe ne studiuesit, aty ku nuk na bëhet ftesë, nuk shkojmë.
z, Shkodra. Opinioni i juaj për Luginën e Preshevës?
Unë, mendoj se koha po punon edhe për këto tri komuna, të cilat objektivisht, pa të drejtë janë shkoqur, prandaj në kontekstin historik edhe në proceset demokratike,
shpresoj që në një të ardhme, jo të largët, kjo ëndërr e jona dhe e juaja do të realizohet, duke qenë pjesë përbërëse e Ilirisë së dikurshme. Atëherë do të jetë, një fitore dhe një gëzim, por edhe një realizim i të gjitha përpjekjeve, të atyre që sakrifikuan; martirët, dëshmorët, dhe ata që na ndihmuan pra të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre të çmuar, për çështjen e lirisë dhe Shqipërisë etnike, në përgjithësi.
z,Shkodra. Mesazhi i juaj për lexuesit e revistës Perspektiva?
Llogarisë që këto revista të bëhen e pjesë e përditshmërisë, jo vetëm në Luginë, por në të gjithë hapësirën shqiptare, sepse vetëm në këtë mënyrë do jemi më afër Luginës dhe më të bashkuar. Besoj, që punëtorët që punojnë, për këtë revistë, të vazhdojnë me këtë tempo, duke dhënë kontributin e tyre me vepra konkrete.
z, Shkodra. Faleminderit për të gjitha, këto informata.
Kënaqësia është e imja dhe suksese.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arsim Halili: Seminari i 28-të ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare
» Arsim Halili: Intervistë me Albina Idrizin - krijuese letrare
» Arsim Halili: Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Bilall Maliqi
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Hasan Qyqalla
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
» Arsim Halili: Intervistë me Albina Idrizin - krijuese letrare
» Arsim Halili: Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Bilall Maliqi
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Hasan Qyqalla
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi