Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monika Mureshan: Romancë për një këngëtar apo Një Odisejadë e re

Shko poshtë

Monika Mureshan: Romancë për një këngëtar apo Një Odisejadë e re Empty Monika Mureshan: Romancë për një këngëtar apo Një Odisejadë e re

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 1:16 am

Monika Mureshan: Romancë për një këngëtar apo Një Odisejadë e re U1_MonicaMuresanRomancë për një këngëtar apo Një Odisejadë e re

(Medalion estetik që e fisnikëron librin e Hysen Këqikut „Melodia e pritjes”, që pritet të dalë këto ditë në gjuhën rumune, në Bukuresht)

Nga Monika Mureshan (Bukuresht)

Ja dhe një libër tjetër, edhe një zë i ri Kosovës letrare dhe artistike!
Ja dhe një tjetër romantik mesianik, Hysen Këqiku në gjuhën e Emineskut. Në përshtypjen e parë duket si një trubadur që na troket në portën e muzgut, duke na prurë përrallat e disa vendeve dhe personazheve legjendare. E pranojmë në konakun e mikpritjes dhe kuptojmë se ky pelegrin nuk është një njeri i rëndomtë, ndërsa në shpinën e përrallave të tij të romancuara fshihet një Odisejadë e re, e vërtetë dhe tragjike, por totalisht me personazhe tjera dhe nga vende të tjera. Në të vërtetë, ai nuk bën tjetër veçse një riprodhim të ri për dëgjuesin.

Monika Mureshan: Romancë për një këngëtar apo Një Odisejadë e re U1_HysenKeqikuKështu kuptojmë se si në kopshtin e Hesperideve rritet ajo pemë që bën molla të arta, të mbrojtura me rigorozitet nga një dragua me njëmijë koka. Faktikisht nuk është kopshti i atyre qenjeve të famshme nga legjenda, por kjo lulishte gjendet në vendlindjen e gjallë të poetit, e cila, ja, shfrytëzon krahasime dhe alegori të ndryshme për të kënduar në gjuhën e „Eritesë së shenjtë” (Erythea duke qenë njëra nga nimfat), duke e joshur kështu kujdesin dhe vullnetin e mirë të dëgjuesit. Madje edhe rrugëtimi i tij nuk është i rastësishëm, por „rrugëtimi i shenjtërisë”, i realizuar me një qëllim të veçantë, i rrëfyer në „Buzëqeshja më tërhiqte”: „Unë mendoja/ se po t’i mëkoja plagët/ kur shtrija rrugët para vetes,/ Ecja/ me hapin lodharak/ të vargut”

Impresioni na transformohej në bindje në bazë të lekturimit, sinkronik me vetë përrallën e pelegrinit: i rinjohim të gjitha elementet e disa etapave, jo vetëm parapregatitëse por edhe iniciuse të udhëtimit në një hapsirë temporale/kontinuitive, të një historie legjendare dhe kombëtare, duke evokuar personazhe dhe lokalitete të lashtësisë shqiptare apo të kohës moderne, përmes një procedeu të panoramimit virtual: pasi që e ka shaluar kalin e Aga Ymerit, dhe hëna ia jep bekimin për „dëshirën e rikthimit”, pelegrini përshkon vendlindjen e tij me të cilën është ndërlidhur me fijet e padukshme të dashurisë.

Në një farë mënyre, autori duket të ketë vajtur larg, duke përshkuar vende të ndryshme të prekura nga evenimente të ndryshme, me fuqinë e mendimit, në një mënyrë vizionare. Dhe aq më shumë, autori ka ndjenën e revelacionit, të ndriçimit, që buron nga një vetëdije e zgjuar dhe lucide se duhet të dalë nga përkufizimet e traditës, se nuk mjafton të shkojë e të flasë, po qe se e dëshiron transformimin: „Ecja dhe ngecja në vend/ Duhen tejkaluar”. Për atë historia e kombit të tij është një leksion jete që gurgullon nga rezolucioni: „Nga kitara/ Me tela të këputur/ Dhe tremolo të frenuar/ Pres një moldi/ (...)/ Melodinë e pritjes”.

Monika Mureshan: Romancë për një këngëtar apo Një Odisejadë e re U1_BallinaLexuesi kupton se autori jo vetëm që riprodhon duke krijuar poematikisht atë proces të jashtëzakonshëm transformimesh të brendshme, krahasuar me revelacionin e përjetuar pas një pelegrinimi të shenjtë e të dobishëm, por kjo vetëdijëson edhe barrën që duhet marrë dhe për të cilën duhet luftuar në emër të ndjenjës më të çiltër – dashurisë së pakushtëzuar, për dheun dhe kombin e vet. Kështusoj, poemi Të dashuroj është i një intenziteti dhe koncentrimi stilistik të rëndësishëm, duke impresionuar përmes dramatizmit të brendshëm çdo lexues, dhe aq më shumë lexuesin rumun, që do ta krahasojë sigurisht me Këngëtimin e Rumanisë të Aleku Rusut, i inkuadruar nga Gjeorgje Këlinesku në spektrin e mesianikëve pozitivë, formulë e aplikuar edhe në rastin konkret: „Të kam dashur Dardani/ Të dua sot/ Kosovë/ Do të të dua edhe nesër”. Ky është zjarri që e djeg poetin, kudo që të shkojë.

E ka kapluar nata deri në piskun e saj, dhe, sa poeti pelegrin, po aq edhe lexuesi që i ka ofruar mikpritje në shtëpinë e zemrës së tij, duhet të prehen. I pari është i kënaqur pse e ka thënë gjithë atë që ka patur për ta thënë, dhe ka qenë i dëgjuar dhe kuptuar, ndërsa i fundit do ta rikujtojë edhe gjatë kohë përrallën e tij, si dhe fjalët e lamtumirimit pas këtij rrugëtimi të gjatë të shenjtërisë që i ka ndenjur pranë: „Dhe pas ecjes sime në shenjtëri/ Në vepra të më ngjallni/ Feniks”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi