Monika Shoshori Stafa: Të jemi krenarë
Faqja 1 e 1
Monika Shoshori Stafa: Të jemi krenarë
Të jemi krenarë!
Nga Monika Shoshori Stafa
Gjithë bota e qytetëruar, qysh prej vitit 2000, e përkujton viktimizimin masiv të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Ditën e Kujtesës, më 27 janar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetur në një propozim të Memorial Museum of Holokaust, prej shumë vitesh e përkujtojnë këtë tragjedi të njerëzimit, më të madhen në shekullin e 20-të, edhe më 22 prill. Kjo është në traditën dhe sjelljen e vendeve dhe shteteve që gjithë filozofinë e zhvillimit të tyre e kanë ndërtuar mbi institucionin e denjë të kujtesës. Memorial Museum of Holokaust dhe muzeu i kujtesës i Izraelit, Yad Vashem institucionalisht kanë përkujtuar edhe rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë kohës së rrezikimit publik të tyre. Që nga viti 1997 e këndej, Kongresi Amerikan ka miratuar tri rezoluta nderimi për popullin shqiptar.
Duke filluar prej vitit 2004 edhe në Shqipëri në Ditën e Kujtesës bëhen veprimtari me karakter shkencor, akademik, përkujtimor dhe reflektues. Por ta harrosh atë ashtu si dhe ndodhi sivjet do të thotë të jetë në pikëpyetje i gjithë sistemi i mënyrës se si ndërtohet jeta e një vendi. Kur harrohet Dita e Kujtesës bëhet qesharake edhe përpjekja agjitative për të rishikuar dhe rishkruar historinë.
Duke qenë në një proces kërkimi tashmë disavjeçar për këtë argument, më ka bërë përshtypje se sa më shumë shtohet vëmendja për fatin e hebrenjve në Shqipëri, aq më e qartë del se njohja e deritashme e dijes shqiptare është e kufizuar.
Në të vërtetë, janë më shumë studiuesit e huaj që, duke u mbështetur në burime të panjohura arkivore, kanë pohuar të vërteta që ende nuk gjenden në studimet shqiptare.
Sipas historianit francez, Patrick Najbor, autor i një monografie prej pesë vëllimesh kushtuar historisë së mbretërisë shqiptare (1928-1939) "sovrani shqiptar u ka dhënë pasaporta të rregullta rreth 350 familjeve hebreje, që do të thotë se deri në prag të luftës në territorin shqiptar kishin hyrë afërsisht dymijë hebrenj (përkundër mendimit të B. Fischer, që më 1939 në Shqipëri kishte jo më shumë se 800 hebrenj). Eshtë me shumë interes gjithashtu pohimi i historianit amerikan B. Fischer, që në arkivat e familjes mbretërore, arkiva që nuk janë këshilluar asnjëherë, ka shumë dokumente që dëshmojnë politikën prohebraike të ish-mbretit Zog. Ndoshta këto dokumente, ndonëse të dëmtuara përgjatë dekadave të ngatërruara të mërgimit, një ditë do të dëshmojnë një të vërtetë më të plotë rreth kësaj çështjeje.
Eshtë për t‘u veçuar pohimi i Sir Martin Gilbert, autor i një prej veprave themelore të historisë botërore të holokaustit, "The Atlas of Holokaust", në një prej studimeve të fundme të tij, me titull "Winston S. Churchill: The Prophet of Truth" - "Uinston Çërçill - profeti i së vërtetës" (vëllimi i pestë), sipas të cilit diplomacia e Mbretit Zog vazhdonte bisedimet në Londër me qeverinë e Madhërisë së Saj për një projekt ndërkombëtar për pranimin masiv të hebrenjve në Shqipëri deri në muajin shkurt të vitit 1939, fakt që u jep fund diskutimeve të deritashme të disa historianëve më shumë të painformuar se sa skeptikë, nëse ka pasur apo jo akte me karakter antihebraik në Shqipëri. Duke u mbështetur në këtë fakt, para një muaji pata mundësinë të komunikoj drejtpërsëdrejti me autorin e librit, i cili iu përgjigj mirësisht pyetjes sime, nëse kishte burime të tjera rreth këtyre bisedimeve. Në letrën e tij, Sir Martin Gilbert shkruan: "That I am afraid is all that I know about Churchill‘s pre-war Albanian initiative. I tried to find out more about Chatin Saratji, but failed. Sir Martin Gilbert, Thursday, 26 February 2009".
Studiuesi britanik, në fakt, duke pohuar se nuk kishte mundur të gjente të tjera të dhëna përveç atyre që lidhen me misionin e Çatin Saraçit, diplomat me rol të rëndësishëm në periudhën mbretërore, konfirmon se përpjekjet shqiptaro-britanike për një zgjidhje në shkallë majoritare të problemit të shpëtimit të hebrenjve realisht vazhduan edhe në pragun e pushtimit fashist. Një episod i tillë i jep një kuptim jo vetëm simbolik, por edhe në kuadër të real-diplomacisë, faktit që dëshmohet në burimet britanike, sipas të cilave A. Zogu, gjatë mërgimit të tij në Londër, në vitin 1943, u kishte propozuar autoriteteve angleze një marrëveshje, sipas së cilës, nëse Britania do të përkrahte kthimin e tij në fron, pas kthimit ai do të mundësonte instalimin në Shqipëri të 25 mijë familjeve hebraike të mbijetuara gjatë luftës, fakt që asnjëherë nuk është marrë seriozisht.
Duke u shtuar fakteve të deritanishme këto burime të reja për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri dhe duke krahasuar kërkimet shqiptare me ato që përmban kalendari i Remembrance Day ("Yom Hashoah"), para së gjithash del pyetja se si funksionon institucioni i kujtesës në Shqipëri.
Ndërsa historia e Shqipërisë vazhdon të botohet e të ribotohet, në fakt, përpjekjet për krijimin e një baze të dhënash themelore nuk duken as dhe si projekt. Institucioni i kujtesës, që ende nuk është krijuar, duhet t‘u japë përgjigje disa pyetjeve bazë:
- A është realisht numri i dëshmorëve të luftës antifashiste në Shqipëri 28 mijë? Nëse nuk është kaq, sikurse po thuhet gjithnjë e më shpesh këto kohët e fundit, sa janë dhe cilët janë emrat e tyre?
- Thuhet se vetëm brenda një nate në kampin e Prishtinës u pushkatuan pa vendim formal gjyqi 104 shqiptarë. Cilët janë emrat e tyre?
- Në kryeqytetin shqiptar, pikërisht në anën perëndimore të rezidencës presidenciale, gjendet një rrugë që ende mban emrin "Dëshmorët e 4 shkurtit", po cilët janë emrat e atyre 80 apo 90 shqiptarëve që u nxorën nga shtëpitë dhe u masakruan për hakmarrje, sikurse shkruhet në tekstet e historisë së Shqipërisë?
- Statistikisht pranohet se gjatë luftës antifashiste u dëbuan nga Greqia afro 25 mijë çamë civilë, të cilët nuk u kthyen asnjëherë në trojet e tyre. Cilët janë emrat e tyre?
- Thuhet se gjatë luftës antifashiste zhvillimet patën edhe një përbërëse të luftës civile. Cilët qenë viktimat e luftës civile, si u vranë dhe pse?
- Thuhet se gjatë luftës antifashiste 20-25 mijë ushtarë italianë që kishin luftuar me armë kundër popullit shqiptar u strehuan në familjet vendëse dhe shpëtuan nga rreziku. Askush nuk e di se çfarë ndodhi me pjesën tjetër, afro 180 mijë, që u zunë robër nga ushtria naziste. Cila është lista emërore e ushtarëve italianë të strehuar e të shpëtuar në këtë vend?
- Thuhet se gjatë periudhës totalitare sistemi bolshevik pushkatoi me gjyq e pa gjyq afro 4 mijë vetë. Cilët janë emrat e këtyre viktimave?
Përpjekjet për të propozuar zgjidhje për secilën nga këto probleme pa krijuar bazën e të dhënave dhe pa specifikuar rrethanat e secilës prej këtyre të dhënave mbeten agjitative.
Memorial Museum of Holokaust, përkundër kësaj sjelljeje të padenjë që ndodh e përsëritet rregullisht në vendin tonë, ka një listë prej 2264 emrash të hebrenjve që prekën tokën shqiptare gjatë luftës antifashiste, duke gjetur strehim e mbrojtje në këtë vend ose duke arritur tranzitimin në ndonjë vend tjetër, më të sigurt, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht në "Remembrance Day" është dita për t‘i kërkuar ndërgjegjes intelektuale dhe politike të vendit të kryejë përgjegjësitë e veta ndaj kujtesës si institucion, ndaj kujtesës si faktor që jo vetëm shëron plagët e së shkuarës dhe rehabiliton gjithçka që është harruar, por, mbi të gjitha, lehtëson ndërtimin e së ardhmes, sepse sikurse dihet, e sotmja dhe e ardhmja janë të kushtëzuara.
Gazeta Shqip
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dr.Alban Daci:‘Të guxojmë për të ardhmen’
» Gjevdet Nikqi:Krenarë që jemi shqiptarë edhe larg vendlindjes
» Selim Hasanaj: C'farë ishim dikur e c'farë jemi sot, por dhe c'farë do jemi nesër
» Lajmërohet UÇK: Nuk jemi dorëzuar, jemi më të fortë se kurrë
» Ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë
» Gjevdet Nikqi:Krenarë që jemi shqiptarë edhe larg vendlindjes
» Selim Hasanaj: C'farë ishim dikur e c'farë jemi sot, por dhe c'farë do jemi nesër
» Lajmërohet UÇK: Nuk jemi dorëzuar, jemi më të fortë se kurrë
» Ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi