Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahtisari: BE mos të pranojë Serbinë pa e njohur Kosovën

Shko poshtë

Ahtisari: BE mos të pranojë Serbinë pa e njohur Kosovën Empty Ahtisari: BE mos të pranojë Serbinë pa e njohur Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 12:23 am

Ahtisari: BE mos të pranojë Serbinë pa e njohur Kosovën

Ndërmjetësi për statusin e Kosovës, presidenti Ahtisaari, bartës i çmimit Nobel për paqe, thekson se Kosova do t’ia dalë në rrugën e vet edhe pa tutorizmin e Bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë investime në Kosovë.



Ahtisari: BE mos të pranojë Serbinë pa e njohur Kosovën AHTISARI
Ish-kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.
Tashmë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë pranuar Kosovën dhe do të investojnë atje, ndërsa shpresoj se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe institucione financiare evropiane.


Vjenë - Ish-kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari thotë se Kosova do t'ia dalë në rrugën e saj edhe pa tutorizmin e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ka bërë thirrje për investime. "Ajo që duhet bërë është kthimi i zhvillimit ekonomik dhe investimet në prioritet shtetëror. Tashmë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë pranuar Kosovën dhe do të investojnë atje, ndërsa shpresoj se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe institucione financiare evropiane", është shprehur Ahtisari për gazetën vjeneze "Presse". Sipas tij, një nga shanset e zhvillimit të Kosovës është fusha e energjetikës, sepse Kosova me rezervat e veta të thëngjillit mund të shndërrohet në një vend të rëndësishëm të eksportimit të energjisë, ka thënë Ahtisari. Ahtisari ka paralajmëruar Serbinë se nuk guxon ta minojë pavarësinë e Kosovës, dhe i ka sugjeruar BE-së që të mos e pranojë Serbinë në radhët e saj para se Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Prioritet zhvillimi ekonomik
Ajo që duhet bërë është kthimi i zhvillim ekonomik dhe investime në prioritet shtetëror. Tashmë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë pranuar Kosovën dhe do të investojnë atje, ndërsa shpresoj se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe institucione financiare evropiane. Një prej shanseve të zhvillimit të Kosovës është në fushën e energjetikës. Kosova me rezervat e veta të thëngjillit mund të shndërrohet në një vend të rëndësishëm të eksportimit të energjisë. Para së gjithash duhet krijuar vende punë për të ë rinjtë, ndryshe ata do të bien viktima në kurthin e kriminalitetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi