Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahtisari: Jam zhgënjyer që disa vende të BE nuk e njohën Kosovën

Shko poshtë

Ahtisari: Jam zhgënjyer që disa vende të BE nuk e njohën Kosovën Empty Ahtisari: Jam zhgënjyer që disa vende të BE nuk e njohën Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 9:20 pm

Ahtisari: Jam zhgënjyer që disa vende të BE nuk e njohën Kosovën

Intervistoi Ilir Ikonomi
Marti Ahtisari, ish president i Finlandës i cili si ndërmjetës ndërkombëtar mes Prishtinës dhe Beogradit rekomandoi pavarësi të kushtëzuar për Kosovën, thotë se tani që marrëdhëniet Amerikë-Rusi duket se po përmirësohen, edhe Moska do ta njohë një ditë Prishtinën. Fituesi i Çmimit Nobel të Paqes i bëri komentet për Zërin e Amerikës pas një takimi në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington, ku ai foli kryesisht për zgjidhjen e konflikteve më të mprehta në botën e sotme si Lindja e Mesme, Afganistani dhe Iraku.
Ahtisari: Jam zhgënjyer që disa vende të BE nuk e njohën Kosovën Sh_b


Ahtisari: Jam zhgënjyer që disa vende të BE nuk e njohën Kosovën --aht1

Zëri i Amerikës: Në thelb, a po zbaton EULEX-i planin tuaj për Kosovën?
Marti Ahtisari: Jo. Vetëm disa elementë të planit. Sepse plani përmban elementë të cilët nuk janë pjesë e mandatit të EULEX-it. Por qeveria ka bërë shumë gjëra që kanë çuar në miratimin e mjaft ligjeve siç janë ato për sigurinë. Pra roli i Bashkimit Europian duhet parë si një element mbështetës në krejt procesin.
Zëri i Amerikës: Në komentet tuaja këtu në Uashington ju nuk e përmendët shumë Kosovën. A do të thotë kjo se Kosova nuk përbën më problem?
Marti Ahtisari: Gjendja në Lindjen e Mesme, në Afganistan, Iran dhe Irak është krejtësisht e ndryshme nga Kosova, ajo është më e mprehtë. Sot, Kosova është një shtet i pavarur, gjë që ka rëndësi të pohohet dhe gradualisht po integrohet në organizatat ndërkombëtare. Shpresojmë se do të pranohet edhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Kosova po njihet nga gjithnjë e më tepër vende.
Zëri i Amerikës: Kosova nuk u përmend as nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kur ata biseduan për një fillim të ri në marrëdhëniet mes tyre.
Marti Ahtisari: Mendoj se si amerikanët ashtu edhe rusët e dinë se Kosova është tashmë një shtet i pavarur dhe do të mbetet e tillë. Mendoj se ata nuk duan të harxhojnë kohë dhe të flasin për Kosovën prandaj Kosova nuk duhet të jetë dhe aq e preokupuar që nuk po flitet për të. Mendoj se kjo është shenjë e mirë.
Zëri i Amerikës: Jeni i shqetësuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë? Apo mendoni se gjendja atje është e qetë ose relativisht e qetë?
Marti Ahtisari: Krahasuar me shumë vende të tjera në planetin tonë, mendoj se Kosova po ecën përpara. Ajo ka nevojë për shumë punë, kërkon durim dhe gjykim të mirë nga udhëheqja e saj por unë kam besim tek ata dhe shpresoj se këtë verë do të kem rastin të vizitoj Prishtinën.
Zëri i Amerikës: Cilat duhet të jenë shqetësimet e tyre kryesore, politike apo ekonomike?
Marti Ahtisari: Patjetër ekonomike sepse hyrja në institucionet financiare ndërkombëtare është me rëndësi të jashtëzakonshme. Vetëm kështu ato mund t’i japin Kosovës kredi për të zhvilluar, për shembull, burimet e energjisë që ajo ka.
Zëri i Amerikës: Përse Bashkimi Europian nuk u tregua i njëzëshën në njohjen e Kosovës?
Marti Ahtisari: Jam i zhgënjyer që disa nga vendet anëtare nuk e kanë njohur Kosovën. Shpresoj se disa prej tyre do ta bëjnë këtë herët a vonë. Por kjo ka patur gjithashtu një efekt negativ në procesin e zgjerimit të BE-së dhe kjo për mua është shumë më shqetësuese. Fakti që afro 60 vende e kanë njohur Kosovën është shenjë e mirë dhe ato përbëjnë 60-70% të ekonomisë botërore. Pra është një fillim i mirë. Ky proces do të shpejtohet dhe shpresoj sinqerisht që edhe vendet e botës islamike do të fillojnë ta njohin Kosovën.
Zëri i Amerikës: Çfarë mendoni se përpiqet të arrijë Rusia duke mos e njohur Kosovën?
Marti Ahtisari: Mendoj se rrethanat në atë kohë ishin të tilla që kjo nuk ndodhi dhe ndoshta duhet të presim një farë kohe që kjo njohje të vijë. Por shpresoj se, në fund të fundit, sidomos tani që marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duket se po përmirësohen, edhe ata do ta njohin Kosovën. Megjithatë, kjo nuk është ndonjë gjëmë e madhe. Nuk duhet zmadhuar.
Zëri i Amerikës: Serbia po përpiqet t’i vonojë njohjet ndërkombëtare të Kosovës duke paraqitur ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e njëanëshme të pavarësisë. A mund të ketë sukses kjo përpjekje?
Marti Ahtisari: Nuk e di sepse nuk e kam parë dokumentin e paraqitur prej tyre në gjykatë. Mendoj se çdo vend i pavarur ka të drejtë ta përdorë Gjykatën por është tjetër gjë se sa mund të ndihmojë kjo. Sepse çështja thelbësore këtu është që Serbia duhet të fillojë të kuptojë se çfarë gabimi u bë në Kosovë, të kuptojë se duhet ta pranojë atë që ndodhi. Nuk ka dobi nëse ata thonë se “fajtorë nuk ishim ne por ishte Millosheviçi dhe të tjerët”. Sepse edhe qeveritë e tjera që erdhën pas Millosheviçit nuk i lejuan serbët e Kosovës të bashkëpunojnë me Prishtinën dhe ta integrojnë pakicën serbe në strukturat të cilat u mirëpritën nga të tjerët. Pra, ata e penguan integrimin e serbëve të Kosovës dhe ky proces nuk ka filluar as tani.
Zëri i Amerikës: Nëse Beogradi dhe Prishtina do të duhet të fillojnë negociata mes tyre, çfarë natyre duhet të kenë këto negociata?
Marti Ahtisari: Negociata mund të ketë por jo për çështjen e statusit. Gjithnjë ka çështje që fqinjët mund të diskutojnë, për shembull, si të përmirësohet kontrolli i kufirit, por jo për statusin. Statusi nuk është në rend të ditës. //ii
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi