Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëfimi nga Prizreni

Shko poshtë

Rrëfimi nga Prizreni Empty Rrëfimi nga Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 12:42 am

Rrëfimi nga Prizreni
Familjarët e personave të arrestuar në Prizren, tri ditë më parë, thonë se djemtë e tyre janë të pafajshëm. Dy prej katër të arrestuarve janë liruar. Ata pohojnë se janë arrestuar për shkak se i kanë bërë konak Bekim Kazit nga Maqedonia. Burime të policisë besojnë se akuzat kundër këtyre personave mund të zgjerohen edhe për përfshirjen e tyre në akte terroriste.


Rrëfimi nga Prizreni Jetmiridrizi_ramadan_berisha1-490x320


Nga Dafina Myrtaj

Ramadan Berishës që prej dy ditësh nuk i është kthyer në shtëpi djali i tij, Bajrami. Arsyeja e kësaj është që ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, ku më pas nga Gjykata e Qarkut në Prizren i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Duke qëndruar në oborr të shtëpisë së tij, në lagjen Tusus të Prizrenit, se bashku me fëmijët e djalit të arrestuar, plaku 75 vjeç, nuk beson se djali i tij të ketë kryer ndonjë krim. Ai beson se të gjitha janë shpifje të kurdisura kundër tij.

“Djali im është i pafajshëm. Për çka do që e akuzojnë, unë jam sigurt që ai nuk ka bërë asgjë. Unë besoj që i vetmi dyshim që i ka lindur policisë është se ne i kemi ofruar konak një djali shqiptar nga Maqedonia e që kish lindë në Amerikë (Bekim Kazi)”, rrëfen babai i Bajramit të arrestuar.

Ai sqaron se djali i tij nuk kishte njohur kurrë më parë Bekim Kazin, por se ata ishin njoftuar para pak ditësh, gjatë lutjeve fetare në një prej xhamive të Prizrenit.

“Gjithkush që vjen tek ne, sidomos në muajin e Ramazanit, gjithmonë është i mirëseardhur. Ashtu ka ardhur edhe ai djalë. Nuk më është dukur asgjë i dyshimtë, kishte një lap top të vetin me të cilin ka luajtur bashkë me fëmijët.
Nuk e kam ditë se ai po ndiqet nga policia, se nuk e kisha pranu në shtëpi”, shton ai.

Plaku Ramadan Berisha pohon se pas qëndrimit prej një natë në shtëpinë e tij, Bekim Kazi kishte shkuar të nesërmen në xhami, ku më pas ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Më pas, ai thotë se ky person ishte pyetur nga policia se te kush ishte duke qëndruar në Prizren, ndërsa ai ka treguar se ka qenë në shtëpinë e Bajram Berishës.

“Kanë ardhur në shtëpinë time shume vetura të policisë edhe ma kanë marrë djalin. Ashtu, pa faj i kanë arrestuar edhe dy shokët e tij, Iljaz Islamin edhe Shaban Dilin. Edhe ata janë të pafajshëm, nuk kanë bërë asgjë”.

Sa i përket akuzës për armëmbajtje pa leje, Ramadan Berisha arsyetohet se armët e gjetura janë që prej kohës së luftës, pasi që tre djemtë e tij kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa njëra nga armët thotë se i përket atij dhe se atë e përdorë për në gjueti. Ai thotë se që prej më shumë se 30 vjetësh është pjesëtar aktiv i shoqatës së gjuetarëve.

Pas qëndrimit prej 48 orësh në arrest, me urdhër të Gjykatës së Qarkut në Prizren, nga akuzat janë liruar Iljaz Islami dhe Shaban Dili.

Tashmë deri sa Bajram Berisha dhe Bekim Kazi po qëndrojnë në burg, deri në përfundim të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, këta të fundit i janë kthyer jetës së tyre normale.

Deri sa qëndronte në shitoren e tij në qendër të Prizrenit, Iljaz Islami thotë se arrestimi i tij është bërë gabimisht dhe se ai nuk i përfshirë në kurrfarë grupi kriminal. Ai pohon se shokët e tij janë Bajram Berisha dhe Shaban Dili, ndërsa për shqiptarin nga Maqedonia, Bekim Kazin thotë se nuk e ka njohur kurrë më parë.

“E gjitha ka qenë gabim, nuk kam bërë unë asgjë. Askujt nuk jam në gjendje t’i bëj diçka keq. Më kanë arrestuar pa faj, për atë edhe unë jam tani i liruar. Vetëm pse kam shkuar të pyes se çka ka ndodh me shokun tim Bajramin, policia më kanë arrestuar. Ashtu edhe shokun tjetër, Shaban Dilin. Ne të tretë jemi shokë, e atë djalin e Maqedonisë nuk e kemi njohur kurrë”, thotë Islami.

Ndërsa shoku i tij, i cili nuk do të identifikohet, beson se arsyeja e vetme që Islami është arrestuar është për shkak se ai ka lëshuar mjekrën dhe se për këtë e vë në dyshim policinë se është i përfshirë në ndonjë sekt fetar.
“Ky njeri është shumë njeri i mirë, është i pastër si loti. Nuk e di se çka i ka pengu disa personave, apo me siguri që i pengon mjekra e Iljazit”, thotë ai.

Express ka tentuar të kontaktojë përmes telefonit edhe me të liruarin tjetër, Shaban Dilin, mirëpo ai nuk është përgjigjur.

Ndërsa një kushëri i tij, në kushte anonimiteti pohon se Shaban Dili, pas lirimit i kishte thënë se është arrestuar vetëm për shkak se pas arrestimit të të dyshuarit Bajram Berishës, policia kishte zbuluar se numrin e tij kishte qenë i fundit në thirrjet telefonike të Berishës.

Ky person mohon çdo përfshirje të mundshme të Dilit në ndonjë grup kriminal apo në ndonjë sekt fetar.

“Shabani është fetar si çdo mysliman tjetër. Nuk bën pjesë në ndonjë grup ekstremist. Ashtu janë edhe dy shokët e tij, Bajrami me Iljazin. Shpresoj që të gjithë të lirohen se askujt nuk i kanë bërë keq”, thotë ky person.

Gjatë ditës së premte, Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren Bekim Kazin me orgjinë nga Dibra dhe me shtetësi amerikane, shqiptarët: Bajram Berisha dhe Iljaz Islami si dhe boshnjakun Shaban Dili.

Pas qëndrimit prej 48 orësh, këta të fundit janë liruar në mungesë provash, ndërkaq të dyshuarit, Kazi dhe Berisha janë ndaluar për 30 ditë qëndrimi në paraburgim me akuzën për “armëmbajtje pa leje” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Burime të policisë besojnë se akuzat kundër këtyre personave mund të zgjerohen edhe për përfshirjen e tyre në akte terroriste.

Po ashtu, këto burime kanë pohuar se përmes dhënies së informatave, në arrestimin e tyre ishte e involvuar edhe FBI.

Hetimet për këtë rast nuk janë mbyllur, ndërkohë që policia e rajonit të Prizrenit po punon në verifikimin dhe ekzaminimin e provave tjera materiale të gjetura në lokacionet e të dyshimtëve, për të dalë me rezultate konkrete.
Po këto burime kanë konfirmuar se të arrestuarit dyshohet t’i përkasin sektit fetar Wahabi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfimi nga Prizreni Empty Re: Rrëfimi nga Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 12:43 am

Ndalohen 4 vetë për terrorizëm



Rrëfimi nga Prizreni Prizren-490x320


Nga Express

Policia e Kosovë bën të ditur se ka arrestuar katër persona në rajonin e Prizrenit nën dyshimin për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Bekim Kazi me orgjinë nga Dibra, shtetas amerikan, është arrestuar bashkë me Shaban Dilin, Bajram Berishën dhe Ilaz Islamin, që të tre shtetas të Kosovës gjatë një operacioni me ç’rast janë zbuluar dhe konfiskuar edhe disa armë dhe municione.

Zyrtarët e policisë nuk dhanë shumë hollësi për të arrestuarit të cilët po merren në pyetje për armëmbajtje dhe rrezikim të sigurisë, por nuk përjashtuan mundësinë që hetimet të përfshijnë edhe lidhjen e mundshme të tyre me veprimtari terroriste.

Policia nuk pohoi dhe as nuk mohoi njoftimet se operacioni i arrestimeve është bërë në bashkëpunim me FBI-në amerikane. Po ashtu policia nuk ka konfirmuar njoftimet e mjeteve lokale të informimit sipas të cilave të arrestuarit mund t’i takojnë një sekti më radikal islamik, Wahabi. /Zëri i Amerikës/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi