Gëzim Voda: Poezi per jetën, vendlindjen dhe atdheun
Faqja 1 e 1

Poezi per jetën, vendlindjen dhe atdheun
Nga Gëzim Voda
Korriku i këtij viti , na pruri në duar vëllimin me poezi “Kur mendon për të tjerët” të poetit përmetar Kujtim Mateli, i cili prej disa vitesh punon e banon në Tiranë. Eshtë libri i tij i parë , ndonëse Kujtimi falë talentit të tij , ka thurur e botuar vargje shumë më herët në organe të ndryshme të shtypit të kohës.
Libri në fjalë përmban 68 vjersha në 108 faqe, të sistemuara në shtatë nëndarje (kapituj). Ato janë përgjithësisht të shkurtra. Paraqitja estetike në libër e mbi të gjitha nga tematika që rrokin , të nxisin t’i lexosh me dëshirë , pa e ndjerë aspak lodhjen apo mëdyshjen kur ke përpara një vëllim që nuk e ke hapur ende.
Ajo c’ka e bënë më tërheqës këtë vëllim,është fryma jetësore e këtij botimi,lirizmi i tij. Kujtimi duke qenë një njeri që ka vëzhguar me vëmendje dhe ndjeshmëri ndodhitë , ngjarjet apo fenomenet në ndryshim , sidomos në vendlindje , ka hedhur në këtë vëllim të parë të tij realitete të përshkruara jo vetëm artistikisht, por edhe me dashuri për vendin, kohën dhe tipat e disa njerëzve që ai i ka patur ose i ka për zemër.
Ato gjenden në krahinën e Dëshnicës, sidomos në Mazhanin e tij , në stanet e Trebeshinës , në fushat e Ballabanit apo edhe më tej. Autori duke qenë midis këtyre realiteteve ka shkruar me ndjenja të holla dhe lehtësisht të dallueshme duke dëftyer efektet psikologjike të tyre në ambjentin përreth, siç janë ato të nxënësve për mësuesin , të etërve dhe gjyshërve për traditat atdhetare , të lidhura me dashurinë për punën e vendlindjen , të agronomit për tokën dhe bimën, të çobanërisë në stane për natyrën dhe gjënë e gjallë etj.
Kujtimi nuk paraqitet thjesht si një kronist ngjarjesh , por me larminë e figurave artistike dhe pozimin në vargje , të bën të ndalosh e të mendosh për mesazhet që merr prej tyre të cilat fund e krye kanë në themel njeriun punëtor , njeriun që do tokën, do pyllin , do bukuritë e vendit të tij, njeriun që do dhe respekton zakonet dhe traditat e fshatit e të zonës ku banon.
Ndërkohë autori është i apasionuar me natyrën. Pranvera, vera, vjeshta dhe dimri apo gruri ,misri, rrushi etj janë pjesë e zbukurimit dhe frymëzimit në jetën e njerëzve si kudo edhe në krahinën ku Kujtimi lindi dhe ka kaluar një jetë si mësues , por edhe si pjesëmarrës në ato mbresa njerëzore që shpalos.
Në libër gjen edhe përkushtime humane për çupën e bërë nuse duke e dhëne diku pa deshirën e vet dhe ajo vetsakrifikohet, për njerëz të emigrimit që kanë flijuar veten në dhe të huaj etj , të inspiruara nga realitete të ndodhura.
Natyrisht e veçantë në këtë vëllim është edhe paraqitja e vargjeve me dy,tre,katër pesë,gjashtë apo dhe me tetë rreshta, çka bën një risi më vete. Botimi në fjalë është shkruar e paraqitur me kulturë, çka pasqyron edhe vetë nivelin e autorit si një dëshnicar që e do atë vend dhe zotëron tre gjuhë të huaja duke i bërë nder krahinës së tij. Mund t`i urojmë Kujtimit arritje më të medha në krijimtarinë e tij për të ardhmen.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gëzim Uruçi:Poezi montazhi nga dora e artë e Gëzim Uruçit
» BORËZBARDHJE (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI)
» Gezim Uruçi:KESHILLA PER JETEN
» Unë e dua jetën-Është e bukur!-poezi nga-Raimonda Moisiu
» Gëzim Halili: Dy poezi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi