Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!

Shko poshtë

Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë! Empty Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:45 pm

Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!

Rizah Sheqiri
Ne duhet të tregojmë dashurinë e zjarrtë për fëmijët tanë, për gjuhën tonë, për traditën tonë, për kulturën tonë për të ardhmen tonë. Se çfarë do të jetë ajo, varet nga të gjithë ne. Dhe të gjithë bashkë, me mund e sakrifica më të mëdha, mund t’i arrijmë qëllimet tona. Bashkë mund ta mësojmë gjuhën tonë të bukur shqipe, bashkë mund t’ua mësojmë edhe fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë.


Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë! NXENES
Nxënësit shqiptarë në diasporë pos mësimit kultivojnë edhe traditat tona kulturore

Shkolla shqipe e mësimit plotësues në diasporë është e një rëndësie jetike për të gjithë shqiptarët kudo janë ata. Këtë mendim e ndajnë besoj gjithë shqiptarët dhe dashamirët e gjuhës shqipe. Dhe për këtë Shkolla shqipe e mësimit plotësues në diasporë do përkrahje morale e materiale nga të gjithë shqiptarët. Kjo shkollë e do edhe përkrahjen e institucioneve shtetore e kombëtare, por edhe të shoqatave, të biznismenëve dhe të vetë prindërve, mësuesëve e të nxënësve shqiptarë kudo qofshin ata. Në këtë vazhdë duhet përkrahur pa masë mësuesit, nismëtarët e hapjes së shkollave shqipe, si dhe entuziastët dhe drejtuesit e tyre.
Seminaret për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, veçanërisht seminari i kombëtar me mësueset e mësuesit dhe me veprimëtarët e shkollës shqipe në diasporë që organizohet vite me radhë nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe nga ajo e Kosovës, dëshmoi edhe njëherë se është shumë i rëndësishme mobilizimi i përgjithëshëm kombëtar në këtë fushë. Por edhe vetë takimi i mësuesëve nga shumë shtete si dhe këmbimi i përvojave arsimore janë shumë të rëndësishme. Përveç këtyre edhe integrimet gjithë shqiptare kanë një rëndësi të veçantë (parësore do të thoshim) për gjuhën dhe për shkollën shqipe gjithandej në diasporë. Shkollë kjo e cila ku më pak e ku më shumë ballafaqohet me probleme të shumta e të natyrave të ndryshme.
Mësuesit dhe arsimtarët shqiptarë pa dallim gjithandej po bëjnë një punë të rëndësishme dhe tepër të çmuar e shumë fisnike në mbrojtje të gjuhës dhe të kulturës shqiptare dhe në kultivimin e saj tek gjeneratat e reja, dhe gjithë këtë punë e sakrificë ata po e bëjnë pa ndonjë përkrahje të veçantë nga institucionet dhe duke u përballur me shumë pengesa të natyrave nga të ndryshmet.
Por, përballë të gjitha vështirësive për t’ia arritur qëllimit mund të gjenden rrugë gjithmonë.
Po për gjëra të tilla duhet edhe mund, edhe sakrificë si dhe guxim intelektual e njerëzor.
Që puna e mësimit të gjuhës shqipe të shkojë më mirë e më mbarë duhet të përmirësohet edhe ndihma e vetë prindërve, ndihmë e cila është jashtëzakonisht e madhe dhe pa të cilën nuk mund të arrihen rezultatet e dëshiruara. Pra mobilizimi i arsimdashësve bashkë me prindër kudo qofshin ata, do të bëjë që numri i nxënësve të përfshirë në mësimin e gjuhës amëtare të rritet. Mobilizimi i mësuesve, biznismenve shqiptarë dhe i vetë prindërve do të ndihmojë padyshim edhe në rritjen e numrit të fëmijëve që do të mësojnë gjuhën e tyre shqipe. Poashtu do të krijojnë mundësi dhe rrethana lehtësuese për vetë punën e mësuesëve. Në këtë drejtim mbetet shumë për t’u dëshiruar.
Megjithatë mësuesit dhe arsimtarët shqiptarë në këto rrethana të jashtëzakonshme po bëjnë të pamundurën. Me gjasë ne shqiptarët në rrethana të jeshtëzakonshme jemi më të suksesshëm.
Pra mësuesit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe në diasporë sot digjen si qiriri për fjalën shqipe, ashtu si rilindasit tanë dikur.
Dhe me këtë rast, nuk është koha vetëm t’u thurim lavde këtyre mësuesëve dhe arsimdashësve të gjuhës sonë, por t’i përvilemi punës dhe të gjithë bashkarisht të bëjmë atë që është e mundur që situata e mësimit të gjuhës shqipe edhe më të përmirësohet gjithandej në diasporë, sepse askund në asnjë shtet nuk ka vend për vetëknaqësi. Gjithkund, ku më shumë e ku më pak, ka nevojë që përfshirja e nxënësve në mësimin e gjuhës të jetë sa më e madhe dhe cilësia e kualiteti i mësimit të shqipes të ngritet.
Këtu siç e thashë edhe më parë, më e rëndësishmja është ndihma e prindërve shqiptarë të cilët në emër të gjuhës sonë shqipe, në emër të ëmbëlsisë dhe bukurisë së saj do t’i kisha lutur që t’i dërgojnë fëmijët e tyre edhe në shkollën shqipe.
Sepse të gjithë e dijmë, çdo gjuhë më së miri mësohet në shkollë.
Një bashkëpunim më i ngushtë i prindërve, mësuesëve dhe arsimdashsëve, jemi shumë të bindur, do ta ndryshojë sadopak situatën që nëpër shumë shtete ku më pak e ku më shumë është në një gjendje tepër kritike.
Të gjithë themi shpesh, edhe këtu në kurbet jemi vetëm për të mirën e fëmijëve!
Pra të mos i harrojmë ata, të mos ua humbim gjuhën atyre që më së shumti i duam, fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë!
Sepse vetëm duke dashur vetën mund të na duan dhe t’i duam edhe të tjerët.
Të tregojmë pra dashurinë e zjarrtë për fëmijët tanë, për gjuhën tonë, për traditën tonë, për kulturën tonë për të ardhmen tonë. Se çfarë do të jetë ajo, varet nga të gjithë ne. Dhe të gjithë bashkë, ju garantojmë, me mund e sakrifica më të mëdha, mund t’i arrijmë qëllimet tona. Bashkë mund ta mësojmë gjuhën tonë të bukur shqipe, bashkë mund t’ua mësojmë edhe fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë.
Të gjithë bashkë, jo vetëm që do ta ruajmë gjuhën tonë të bukur, por ne mund ta kultivojmë e ta pasurojmë atë.
Pra, duke përkrahur pa rezervë mësuesit e mësimdhënësit e gjuhës shqipe, arsimdashësit dhe drejtuesit e shkollës shqipe, dëshmojmë se e duam vetvetën, se e duam arsimin shqip, se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi