Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermania mbështet shëndetësinë e Shqipërisë

Shko poshtë

Gjermania mbështet shëndetësinë e Shqipërisë Empty Gjermania mbështet shëndetësinë e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 9:13 pm

Gjermania mbështet shëndetësinë e Shqipërisë

Bota sot, Tiranë
Kryetarja e Kuvendit shqiptar, Jozefina Topalli takon Sekretaren Parlamentare të shtetit gjerman, Marion Caspers-Merk.


Gjermania mbështet shëndetësinë e Shqipërisë JOZAF
Nga takimi Topalli-Marion Caspers-Merk.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot një takim Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë së Gjermanisë, Marion Caspers-Merk, e cila ndau me Kryetaren e Kuvendit përshtypjet e saj tejet pozitive të kësaj vizite të parë në Shqipëri.

Zonja Caspers-Merk shprehu kënaqësinë se Shqipëria po ecën tashmë në rrugë të mbarë në proceset e saj të zhvillimit dhe integrimit.

Për Kryetaren e Kuvendit mbështetja qe Qeveria, parlamenti dhe populli i Gjermanisë i kanë dhënë Shqipërisë, mbetet shumë e rëndësishme, jo vetëm në zhvillimin ekonomik por mbi të gjitha në proceset e integrimit në NATO dhe në rrugën drejt BE-së.

Në vijim të këtij vlerësimi, Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin në mbështetjen e Gjermanisë edhe në procesin e liberalizimit të vizave, duke e cilësuar këtë si një nga çështjen më të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, që vuajtën gjysëm shekulli izolim dhe që pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe të sistemit diktatorial shpresuan në lëvizjen e lirë në Europë.

Duke u ndalur tek shëndëtësia, Kryetarja e Kuvendit falënderoi zonjën Caspers-Merk për mbështetjen konkrete të Gjermanisë në këtë fushë, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim midis 2 vendeve, të nënshkruar një ditë më parë.

Kryetarja e Kuvendit, e cila prej disa vitesh është angazhuar personalisht në fushata sensibilizuese në mbrojtje të shëndetit të gruas, veçanërisht në luftën kundër kancerit, shprehu rëndësinë jetike që kanë për gratë dhe qytetarët reformimi i sistemit shëndetësor.

Zonja Caspers-Merk e konsideroi shumë të rëndësishme përfshirjen dhe kontributin e Kryetares së Kuvendit në fushata ndërgjegjësuese mbi shëndetin e gruas pasi, siç u shpreh ajo, ndërgjegjësimi për këto sëmundje është një sfidë e vështirë edhe në Gjermani.

Kryetarja e Kuvendit, duke theksuar se shëndetësia do të jetë një prioritet në katër vitet e ardhshme, vlerësoi se mbështetja e Gjermanisë në këtë sektor por edhe aplikimi i përvojës gjermane do të ndikojë ndjeshëm në reformimin e këtij sektori sensitiv për jetën e qytetarëve.

Zonja Caspers-Merk shprehu kënaqësinë për këtë bisedë dhe siguroi se bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë do të intensifikohet dhe do të konkretizohet me shumë nisma e projekte të tjera të përbashkëta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi