Selim Hasanaj: Xhevahir nga Kukësi - Poetja Sose Dumani
Faqja 1 e 1

XHEVAHIR NGA KUKESI POETJA SOSE DUMANI
Nga Selim Hasanaj
Rastësishtë lexova këte emen të publikuem në saidin zemrashqiptare.net dhe meqense kamë shprehi dhe lexojë edhe ata që nuk i njof,unë nga kurreshtja u futa të shoh shrimet e kësaj malësorje.
Dhe cka të shoh, poezia e parë me terhjek me titullin e saj PER TY KOSOVË, lexojë tutje dhe shof se ky emen i panjoftun per mue qenka thesar i ardhshem i muzes së letersisë shqiptare. Vjersha "Per ty Kosovë" padyshim asht nji varg me të cilin poetja me tan vrullin e shpirtit shpreh dhimbjen e saj per ate që ndodhë në nji pjesë të atdheut, pra i dedikohet kohës kur Kosova akoma ishte e okupueme nga falanga e pushtetit fashist të Serbisë millosheviqjane.
Shqipe nënë!
Ti pren Krah e këmbë
Vec trupi si trung i pa degë
mbet të ka.
Kthe kokën, shih KOSOVËN
dhe mënxyren e madhe që i ra.
Kthe kokën ti nënë e madhe,
se bij e nipa të gjallë po ti djegin,
e në uterin e nënës fëmijt po ti shitojnë,
Këto qenje monstruoze SHKJA në emër,
edhe varret e të parve po ti dhunojnë.
Asht pra kjo strofa e parë që poetja dhimbshem me lutje e vajtim shpreh ndjenjat e veta njerzore e patriotike dhe me shpresen e fundit lutë nanë madhen që ti del zot trojeve dhe fëmijve të vetë, që ti mbron shejtrin e varreve të të parve.
Tutje shkon vargu i Sose Dumanit dhe udhzon nënë madhen që ta qojë zanin në Evropen bushter e cila ka nji shekull që banë sehir dhe thotë:
nuk ka paqë me ulkojen,
nuk ka pakte me hordhit.
Dhe kështu strof mas strofe kjo poete , vajton fatin e Kosovës, dhe lëshon kushtrim: BASHKOHUNI JU BURRAT E KOMBIT.
shpirti i saj patriotik shperthen ndjenjat e saj bujare të atdhedashurisë sepse ajo thrret Kosovën të zgjohet nga heshtja dhe ta ndal egzodin e shpernguljeve të bijve të saj që marrin boten në sy per nji jetë ku së paku do jenë gjallë.
Dil!
Zgjohu nga heshtja Kosovë!
Mblidh bijt që mueren boten në të kater anet
Merr bekimin nga nënë lokja,
tokë e qiell le të trandet
se të ka dhën emër Zoti
SHQIPËTAR!
Me nji stil mjeshtror si rrallkush tjeter deri sot , kjo poete këndon me mallë, me lotë dhe gëzime, me mburrje e krenari per të bukuren, per historinë dhe stergjyshnat e gjyshet. Mjeshtrisht lëshon edhe kushtirmin me nji za malësorje dhe derisa njeriu i lexon vargjet e saj ndjen se asht diku në thellsitë e Malësisë së Dukagjinit atje te ujvarat e Valbonës dhe ndegjon zanin kumbues të kanges malsorqe. Dhe asht kjo aq ma shumë terheqëse kur ai za nuk del nga malësori , burr trim e trupmadhë me ftyren e vetë të vrazhdt , por ftyrë e cila shendrit si nur dhe tregon karakterin e bujarit dhe njeriut të urt, por ky za del nga shpirti i nji grueje, i nji nane e cila sado me telashet e jetes pathyeshem ashtu si dikur në lashtësi Amazonet pellazgjike arrinë te jetë nanë e të rritë dhe edukoj fëmijë dhe në anën tjeter me vjershat e saj thur histori per vete dhe zani i saj del nga mbrendia e shpirtit i cili verteton se gjaku pellazgo-ilir gjithmonë do qarkullojë dhe jetojë në token e shejt të Gadishullit Ilirik ku edhe sot jetonë shqiptari.
Nuk jamë kompetetnt dhe as që di të baj kritikë letrare , por poezitë e kësaj poetje më nxiten dhe më dhanë kurajo që të shkruej pak sado pak që ta senzibilizojë në publikun e lexuesit shqiptarë se kjo poete asht e mrekullueshme dhe asht nji thesar i pazbuluem.
Vjersha PER TY KOSOVË vazhdon tutje deri te paraqitja e UCK-së dhe kjo poete mjeshtrisht u thur edhe aty clirimtarve hymn per trimnin dhe guximin si dhe sakrificen e tyne per atdhe.
Vjersha KU JANË BIJT E TU NËNË? asht poashtu nji klithje që del vrullshem nga zemra e poetes, ate e tmerron aktualiteti dhe situata në të cilen ndodhet atdheu, andaj ajo perkujton kohnat e kalueme në histori kur gjithcka ka lulzue dhe jeta ishte normale, e tmerrueme me largimin e shqiptarve nga atdheu dhe ikja e tyne në mergim ajo klith deri në kupen e qiellit KTHEHUNI O TRIMA NË TË SHENJTEN "ITAKË".
Poezia që padyshim ma së shumti i pelqen secilit lexues do jetë CIGARESHITËSIT TË VOGËL
Ka kohë që rrugët e atdheut janë perplot me fëmijë të cilet nuk i kanë pa kurr dyert e shkollave, apo asi që ato i kanë harrue sepse janë jetim, apo janë me prind të sëmuet dhe fati ju ka sjell jeten sketerr. Ata në vend të librave dhe lojnave fëminore shesin cigare rrugve dhe metrove. Me parat e fitume ata mbajnë familje. Të burrnuem para kohe. Disa herë e lexova këtë vjershë dhe kjo ma perkujton MIGJENIN e madhë dhe POEMEN E MJERIMIT si dhe LULIN E VOCËRR. Poetja Sose Dumani mjeshtrisht vajton fatin e këtyne fëmijve sikurse njikohësishtë mallkon ata që me perbuzje kalojnë pran këtyne të mjerve shumë herë edhe tue i perbuz dhe kerrcnue. Pra poezi VAJ i nji karakteri social, i mjerimit që kurr nuk po hiqet nga kurrizi i shqiptarit. Ja vetem nji varg i kësaj poezie:
Ti zemër e vogël me ata sy
të trishtë, mijra ëndrra të lëngojnë
në këtë botë të pistë
Ti qenie e pafajshme që erdhe në
këtë botë
Koha perpin femijrinë tënde,
dhe të paguan vetem lot.
Nuk kursen askend per tu dal në mbrojtje këtyne fëmijve dhe ashper sulmon pushtetaret deshtak, PADRON TË SHQIPNISË.
Vjersha FUNDSHEKULLI asht e shkurt me pak strofa por edhe këtu poetja vajton fatin e atdheut, se si at e zuri edhe ky shekull dhe e deshprueme deri në ZGENJIM ajo shkruen:
Në shekuj ky popull po pret
LIRIIII
Ky emer qiellor ëndrruer perjetsishtë
nga shqiptaria
Mbi qiellin shqiptar u lëshuan
pëllumbat e paqes por të gjakosur
u kthyen per të sjellë mesazhin e kobshem
se edhe kësaj here abortoi DEMOKRACIA.
Vjersha ZHGËNJIM ZGËNJIM ZHGËNJIM mejstrisht pershkruen shpresat e popullit i cili shpresonte se pas ramjes së sistemit monist dhe shembjes së idhujve prej bronxit ( sikur thotë poetja) jeta do jetë ndryshe dhe do jetë ma e mirë. Por nga dita në ditë e nga java në javë per të vazhdue nga muj në muej e viti në vit mjerimi nuk i hiqet qafet atdheut as popullit. Mjeshtrisht vargon fjalet Sose Dumani per ta shpreh deshprimin e saj , zhgenjimin e saj që asht edhe deshprim e zhgenjim i popullit shqiptarë sepse asgja apo fare pak ndryshon me pushtetaret e ri që erdhen në kohen e demokracisë. Pra këtu poetja paraqet kohen e pas tranzicionit dhe vitin e tmerrshem 1997 si dhe pushtetin e piramidave të qeverisë së asaj kohe. Zhgenjimi i saj vazhdon dhe ma në fund shperthen me tanë vrullin shpirti i poetes per ta shkrue poezinë në maj të vitit 1999.
Vjersha AKUZOJ asht prap nji paknaqësi e nji mospajtim i shpirtit të poetes Sose dhe në këtë ankth të shpirtit të saj ajo mjeshtrisht paraqet ankthin e shpirtit të popullit të saj dhe akuzon per padrejtësitë që i bahen ati. Shifet kjart se ma së shumti poeten e mundon fati i saj personal e edhe i popullit të saj shqiptarë per tu largue nga vendlindja dhe marr boten në sy. Mergimi asht i tmerrshem dhe poetja shpreh pakënaqësit e saj dhe shpirtit të popullit të saj me poezitë e saja kunder pushtetarve që nuk bajnë asgja per ndalimin e ikjes së popullit jasht atdheut. Tue kjen edhe vet mergimtare me vite ajo AKUZON dhe shpreson se ka gjet fajtorin. Ja disa rreshta të kësaj poezie;
Rrënjet tua truall amtar,
Identiteti ynë i fyer e vrarë!
Trungun e fisit e shperngule,
e frytet e tua i shperndave
anë e mbanë!
Vargu VENDIT TIM duket të jetë shkrue para vargut FUNDSHEKULLI sepse kanë mjaftë ngjajshmëni dhe njana del në versin paksa ndryshe , cka besoj se poetja asht orvatë të rirregullojë apo rishfaq dicka pak ma ndryshe se heren e parë. Nuk e di saktsisht se cila do jetë shkrue ma perpara andaj nuk kamë guxim të spekulojë por e ceku se edhe në vargun VENDIT TIM mjeshtrisht pershkrueht situata e atdheut, vajtohet me nostalgji per të miren dhe me perbuzje sulmohet e keqja.
Padyshim del se viti i kobshem 1997 ka lanë ma së shumti vrragë në shpirtin e brisht të patriotes tropojane dhe per këtë ai shpirt këthen këtë grue malsore në nji poete të mrekullueshme. Vandalizmat e cmendunisë kur thyheshin kazermat ushtarake dhe plackiteshin armë e municioni, kur qielli mbullohej me zjarr që delte nga rafalet e automatikve të rrugaqërisë cmendurake e banditeske, kur digjej flakë pronë e pasuni dhe kur nuk kurseheshin as vlerat kulturore, as biblioteka e arkiva, poetja e deshprueme pezmin e grumbulluem per at makabritet ajo e shfryen në vargun: ARMATOSJE MASIVE SHTET PA SHTET Poezi kjo e shkruer dy vite ma vonë me 1999.
Asht poashtu terheqëse poezia me titull: KUR LINDA UNË
E vetdishme se shovinizmi mashkullor tradicional jo vetem i shqiptarve por kryesisht i popujve të Gadishullit Ilirik që shumë rrall i gëzohet lindjes së fëmiut vajzë, poetja shkruen:
Kur linda unë....
Thonë se gjyshja mallkoj shumë
Askush s`më dha nji emer
se shpresuan, të largohesha
nga kjo botë, e quajtur anonim...
Por, unë nuk ika
qendrova këtu, per të falur
per të vuajtur, per të qenë
edhe e lumtur...
Që perfundimisht në vargjet e fundit të kësaj vjershe shprehet; Sot dyshoj.... nuk e di nese jamë vetvetja.
Poezia e tuitullueme SOT asht padyshim shprehje e mallit të poetes per atdhe dhe ashtu si në kohen e rilindasve tanë të cilet nga largsitë i kenduen atdheut dhe bukurive të tij, poetja Sose Dumani këtu shpreh mallin që e ka marr per ta vizitue varrin e gjyshit dhe të ja lajë faqet atdheut ku don ti thotë DIELLIT MIRMENGJES.
Pikrisht ky varg mue më banë pershtypje sepse më bind per të saten herë se jemi gjak PELLAZG neve shqiptaret. Ata kishin DIELLIN ZOT dhe nuk asht rastësi që poetet tanë gjithmonë e mot nuk harrojnë pa i thur së paku nji varg ZOTIT TË TYNE.
Poetja Sose e permallueme per atdheun nxjerr nga thelsitë e shpirtit (ashtu sikur Mjeda, Shiroka e Cajupi ) vargjet që do i shkruej këtu ma posht të tana.
SOT
Sot kamë kohë të lirë të mendoj me nge
Po ku jamë unë sot, dhe c`bej¨në këtë dhe?
Kur të shkoj te varri i gjyshit
Kur ta prek emnin e tij
Kur tìa laj faqet atdheut.
Ti them diellit"mirëmengjes"
Ta prek pragun dhe të vdes!
Se po shkoj vetem në ëndrra
Gjumi më qon në Shqipëri
Zot mi thuej nënes sime
se nji ditë do të vi....
Këtu dielli nuk shkelqen
Iken dita, nata vjen
se prek hënen se s`me gjen
ajo është te kulla ime
ku dhe nata atje ndrinë
këtuvec, rutinë.
Zürich 1998
Pra kështu ngadal erdha edhe deri te vjersha e fundit e kësaj poeteje që unë e gjeta dhe së pari i kerkojë falje asaj sepse unë nuk di të bajë vlersime poezitë e shkrueme nga nji poete kaq e mrekullueshme, dhe ndjehem i privilegjuem që pata fatin dhe gjeta këto poezi të cilave ua kushtova pak kohë këtë pasdite të fillim shtatorit 2009.
Unë urojë nga zemra zonjen Sose Dumani per këto vargje të mrekullueshme të shkrueme me nji mjeshtri të rrall dhe të cilat vargje tregojnë edhe per karakterin bujar, natyren e dashur dhe shpirtin atdhedashes që nga koha arkaike të amazones shqiptare të cilen sot e reprezenton denjsisht vetem Malësorja e sotme shqiptare. Sose Dumani asht shembulli ma i mirë i këti karakteri dhe këte e vertetojë ajo mvetë me poezitë e saj të cilat unë pak sado ashtu thjesht dhe si amater megjithate sinqerisht u mundova ti paraqes këtu per lexuesin e ZSH-së.
Urojë që kjo poete të na vershojë me poezi tjera.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
03.09.2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Këndi poetik i së premtës në diasporë (Sose Dumani)
» Sose Dumani:ME PRIT!
» Sose Dumani: Fëmijë të ngujuar
» Cikël poetik nga Sose Dumani
» Sose Dumani:Fëmijë të ngujuar
» Sose Dumani:ME PRIT!
» Sose Dumani: Fëmijë të ngujuar
» Cikël poetik nga Sose Dumani
» Sose Dumani:Fëmijë të ngujuar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi