Miranda Haxha:Qose, apo grindaveci i zi i Vuthajt
Faqja 1 e 1

Qose, apo grindaveci i zi i Vuthajt
Miranda Haxhia
Si nuk mësova dot që ta pi kafen! E dini sa kam vuajtur për të mësuar kuptimin e fjalës - kallakanxhë? M'u desh të shkoja në një qebaptore me pronarë gjakovarë për të mësuar se cila ishte përkëdhelia që z.Qose kishte rezervuar si replikë për mua. E dini që më pëlqeu shumë? Pronari me origjinë nga Kosova më shpjegoi se fjala kallakanxhë, sipas tij, ishte Dreq, Xhind, Shtrigë. Pra, i bie që të jem Dreqi, Shtriga, Xhindi i Partisë Demokratike.
Ndjehem mjaft e përkëdhelur, sidomos kur kjo fjalë më thuhet nga një njeri që duke u marrë me zhvillimin e huqit të tij të të qënurit Grindavec, gati-gati të duket si fjalë dashurie. E dini çfarë jam e gjitha unë, z.Qose? Një dashuri dhe shtatë xhinde! (jo "një dashuri dhe shtatë faje") Një dashuri e madhe për letërsinë dhe shtatë xhinde për ta kuptuar, vlerësuar dhe dëshiruar kulturën e vendit tim!
Dhe si kallakanxhë - Shtrigë që më ka pagëzuar Grindaveci i Zi i kësaj kohe, po shkruaj këtë reagim pa përfillur më tej leximin e nesërm të vijimit të grindjes Qose. Se duke u marrë shumë me grindavecë, bëhesh vet më shumë se ta. Zoti na ruajtë nga epidemia e tyre!
***
I dashur Qose, do të doja shumë të isha Xhind i Rilindjes Demokratike, sepse do të kisha fuqi të mbinatyrshme për të mbyllur gojën e një lloj tjetër dreqnaje që sillet mes kombit tonë, mes njerëzve tonë, mes gjakut tonë. Gjuha e përçmimit, gjuha e urrejtjes, gjuha e mllefit dhe gjuha e katundarit, që duke qëndruar gjatë përpara vitrinës së një pastiçerie, kujton se është pronar i atyre ëmbëlsirave.
I dashur Qose, nuk mund t'i gëzoheni dot kënetës për shkak të zambakëve të ujit që e zbukurojnë sipërfaqen e saj, e të harroni gropat thithëse, kunupin, apo malarjen. Gjuha juaj e së ashtuquajturës analizë apo pikëvështrim i kulturave është gjuhë shushunjash, të cilat me gjasë se shërojnë ndonjë sëmundje, justifikojnë rëndësinë e kënetës.
Në këtë debat ju mësuat se ka disa shkrimtarë shqiptarë, njohët Besnik Mustafajn, Diana Çulin, Ylljet Aliçkën apo studiuesin Behar Gjoka. Dhe kaq. Po grindja juaj do dorëzohet përpara se të arrini të lexoni ndokënd më tej. Ju njihni të Mëdhenjtë! Dhe kujtoni se jeni i madh!
Kuse unë, Xhindi, Dreqnia me emrin Miranda H., lexoj edhe Koço Kostën me "Absurdin" e tij magjepsës, edhe Ben Blushin, me "Otellot" dhe "Ishujt" e tij, edhe Ervin Hatibin në "Republikën" e tij, edhe Agron Tufën në "Duelet", edhe Diana Çulin në "Engjëjt e saj të armatosur", edhe Besnik Mustafajn në "Boshin" e tij, edhe poezitë e pakta të Ilir Belliut që rrjedhin si lumenj të vegjël në kafkën time, edhe poezitë e shqetësuara të Ali Podrimjes; edhe rrëfimet e mrekullueshme të At Zef Pllumit; edhe ditarin e një postieri të zakonshëm. Po me aq dëshirë e lexoj, edhe një njeri krejt të panjohur që boton për herë të parë dhe kur më pëlqen shumë, e dua fort letërsinë e atij që e zhvillon atë, sipas mënyrës së tij. Por mbi të gjitha, do vdisja për një "Darkë" me Kadarenë, le të ishte qoftë edhe e gabuar!
Meqë jeni në kulmin e zhvillimit të dijeve tuaja, meqë përpiqeni të grindeni gjithmonë e më shumë, merruni më mirë me veten tuaj, silluni rreth veprës suaj. Nëse gjithë meraku juaj është se nuk po i keni librat fort të lexueshëm, ky është problemi i "engjëjve" tuaj që iu gënjejnë dhe iu bëjnë të besoni se keni autoritetin e duhur për të patur pushtet kulturor të padiskutueshëm në një kulturë, e cila është e krijuar në shekuj, i ka shërbyer një vendi në shekuj dhe do të shërbejë me aq sa të mundet. Nuk është faji im që Qose nuk vlerëson Kadarenë!
Por nuk është faji im që Qose nuk ka mundur të lexojë edhe një novelë të vogël të një vajze të panjohur nga Lushnja me emrin Manjola, e cila, në vitin e hidhur '97, provoi fatin të jetë personazh i një bande rrëmbyesish, dhe kur prindërit e gjetën, e mbyllën në shtëpi, një vit të tërë, e dini ju zoti Qose se çfarë bëri kjo vajzë që ishte vetëm 15 vjeç e mbyllur në shtëpinë e saj? Filloi të lexojë ato pak libra që kishte në shtëpi. Ishin libra të shkrimtarëve shqiptarë. Aq sa ishin. Sepse ajo nuk ishte pasardhëse e bibliotekave shekullore. Dhe filloi të shkruajë. Botoi një histori magjepsëse, (Oh, do thoni ju duke u krruajtur, paska dalë edhe një shkrimtare e re!) Jo, nuk është ky qëllimi. Asaj i shërbeu letërsia e vendit të saj. Ajo u nginj me librat që gjeti nëpër raftet e shtëpisë së mbyllur, e izoluar mes një kulture që i erdhi krejt e copëzuar. Dhe iu siguroj se nuk kishte në shtëpinë e saj as libra voluminozë të emrave që ju i keni studiuar tërë jetën, sepse prindërit i kishte të varfër e i blinin pak libra.
I shërbeu letërsia, i dashur Qose! Nuk u vetëhelmua! Nuk ra në dëshpërim për shkak të fatit të saj. Nuk e bëri shtëpinë burg. Por i shpërtheu muret e asaj shtëpie me librat që lexoi. Kuptoi se po aq sa një ushtri turke në faqet e letërsisë së Kadaresë nuk e mundi dot një Kështjellë, ashtu edhe atë nuk do ta pushtonin dot dhe ta vinin përfund muret e përgojimit, të mbytjes dhe dëshpërimit. Gjeti një mënyrë për të dalë nga rrethimi i shoqërisë me paragjykime, gjeti një formë për t'u çliruar nga skllavëria në të cilën e vunë për ta ruajtur më mirë prindërit.
Ju mund të pyesni veten i çuditur pas kësaj historie: po kjo dreqnajë e Rilindjes Demokratike, kjo shtrigë e RD-së, kjo kallakanxhë e PD-së, përse më tregon një histori kaq të thjeshtë? Kur mund të flasim për Volterin apo Shekspirin?
Ua tregoj unë, nese do rrini pak minuta urtë, nëse nuk do grindeni kot më kot.
Sepse është një letërsi që i shërben jetës, i shërben njeriut të thjeshtë, i shërben atyre që nuk shkojnë dot në auditoret tuaja, t'ju dëgjojnë dhe të krahasojnë. Ku ta gjente Manjola nga Lushnja letërsinë tuaj, i dashur Qose? A ka shpëtuar nga luftrat apo epidemitë e mjerimit ndokënd letërsia juaj, i dashur Qose? Përse silleni si ai djaloshi që kur mbërriti në qytet, i tha të atit: - bab' mos më fol se këtu nuk është katund! Atje je baba im, se nuk kam ku të fus kokën, kurse këtu mos m'u afro, jam qytetar!
Më kujtohet se një herë e një kohë, kur nuk isha kaq shumë - kallakanxhë - kam botuar një shkrim me titull: "Unë nuk e dua Shqipërinë, por nuk duroj kur e shajnë atë!"
Tani po iu them me po atë përkëdheli me të cilën ju më nderuat në kujtesën tuaj prej grindaveci nga Vuthaj: - Edhe unë nuk e pëlqej të gjithë letërsinë që shkruhet në Shqipëri, por nuk duroj dot të më shajë njeri shkrimtarët e vendit tim.
Sepse ajo Manjola i shpëtoi Europës e nuk shkoi me gomone, por denjoi të ecte përmes kulturës, pavarësisht se deri ku e çoi mundësia dhe hapi. Doni apo nuk doni ju, ne po i shkojmë Europës, jo më me gomone, me drogë, me prostituta, por me kulturë, me dije, me demokraci dhe dinjitet.
Vendi im është Shqipëria. Le ta ketë edhe Shqipëria ime një Kallakanxhë! Ju keni kohë derisa të gjeni atdheun tuaj, sepse me këtë gjuhë që përpiqeni të bëni të rëndësishmin, jeni shumë larg një atdheu demokratik.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Miranda Haxha:Për t’i shkulur nga rrënjët!
» Miranda Haxha:Për poetët e vetëshpallur
» PTK: Haxha është detyruar të paralajmëroi dorëheqje
» Bedri Tahiri: Bahri Haxha - Intelektual dhe atdhetar i shquar
» Dodona Qose:EJA, EJA...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi