Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zannier: Këtu do të rrimë

Shko poshtë

Zannier: Këtu do të rrimë Empty Zannier: Këtu do të rrimë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 1:00 am

Zannier: Këtu do të rrimë
Lamberto Zannier ka deklaruar se UNMIK’u do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, pavarësisht se këtë nuk e dëshirojnë autoritetet e Prishtinës. Sipas tij, pas shpalljes së pavarësisë, roli i UNMIK’ut është politik, por me disa kompetenca në veriun e Kosovës.

Zannier: Këtu do të rrimë Petrit_rrahmani_-__lamberto_zanieri_m010-490x320


Nga Express

Shefi i UNMIK’ut, Lamberto Zannier ka deklaruar se misioni i Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, pavarësisht se kjo nuk u pëlqen autoriteteve të Prishtinës.

Në një intervistë për gazetën beogradase “Danas”, Zannier ka thënë se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mendojnë se UNMIK’u ende ka punë për të bërë në Kosovë.

“Jam i sigurt se misioni nuk do të largohet nga Kosova”, ka thënë Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së në Kosovë.

“Gjithashtu mendoj se udhëheqësit e Kosovës kanë filluar të kuptojnë se është në interes të Kosovës që të vazhdojë angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare. Ata nuk janë kundër pranisë ndërkombëtare këtu, por dëshirojnë që roli i
OKB’së të ndryshojë edhe më shumë”, ka shtuar Zannier.

Ai ka thënë se marrëdhëniet me autoritetet e Prishtinës janë vështirësuar dukshëm pas shpalljes së pavarësisë.

“Nuk mund të them se kemi pasur kontakte zyrtare, por jemi takuar në ngjarje të ndryshme, për herë të fundit kemi biseduar para kësaj vere. Nuk mund të them se nuk ka fare dialog. Më shpesh jam në kontakt me ministrin e Jashtëm të Kosovës, takohemi rregullisht për shkak të mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit të OKB’së”, ka deklaruar Shefi i UNMIK’ut.

Sipas tij, dëshira e kosovarëve që UNMIK’u të largohet nuk ka gjetur përkrahje në Këshillin e Sigurimit.

“Një nga kërkesat e Qeverisë së Kosovës është që UNMIK’u të largohet dhe këtë kërkesë ia kanë bërë edhe Këshillit të Sigurimit. Megjithatë, mendoj se në këtë kontekst është me rëndësi që të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB’së e mbështesin rolin, të cilin e ka UNMIK’u tani”.

Në këtë intervistë, Lamberto Zannier ka folur edhe rreth kompetencave që ka aktualisht UNMIK’u. Sipas tij, roli i UNMIK’ut aktualisht është politik, me disa përgjegjësi ekzekutive në veriun e Mitrovicës.

“Misioni ka mbetur me qëndrim neutral ndaj statusit dhe pasi që autoritetet në Prishtinë kanë shpallur pavarësinë, kjo ka pasur ndikim në rolin tonë të mëtutjeshëm dhe aktivitetet tona në terren. Megjithatë, disa kompetenca të caktuara i kemi ruajtur, para se gjithash në administrimin e Mitrovicës së veriut, ku administrata gëzon përkrahjen e njerëzve që jetojnë aty”, ka thënë ai.

Shefi i UNMIK’ut ka komentuar edhe situatën e krijuar në Mitrovicë. Ai ka thënë se është e drejtë e çdokujt që të kthehen në shtëpitë e tyre. Derisa u ka bërë thirrje palëve që t’i zbusin tensionet.

Në intervistën që dha për gazetën “Danas”, Lamberto Zannier ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e sivjetshme lokale është shumë e rëndësishme.

“Misioni, me qëndrimin e vet neutral ndaj statusit, nuk ka qëndrim zyrtar ndaj këtyre zgjedhjeve. Mendimi im zyrtar është se këto zgjedhje, si lokale që janë, janë tejet të vlefshme për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe se mund të cilësohen si çështje e ndarë nga statusi”, ka thënë ai.

“Mendoj se pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve kombëtare në këto zgjedhje është me interes të veçantë, sidomos për pakicat, ngase në të kundërtën ato do të mbeteshin të izoluara dhe të dobësuara”, ka shtuar Zannier.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi